Kreu i delegacionit të parlamentit europian për europën juglindore dhe raportuesi për Shqipërinë, Eduard Kukan, ka vizituar disa qendra votimi dhe më pas Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Duke folur pas vizitës në KQZ, Kukan tha se situata duket e qetë. Kukan tha se shqiptarët meritojnë votime të lira. “Kjo është një mundësi e mirë për të çuar një mesazh pozitivë tek autoritetet europiane,” tha Kukan.
Kukan kryeson një delegacion të PE, që do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri.