Prej dy ditësh nuk ka guxuar të shkojë në punë, aty ku prej më shumë se dy vjetësh është punonjëse e administratës së Bashkisë së Kamzës. E vështirë se këmba e saj do të shkelë ndonjëherë tjetër në këtë institucion, për sa kohë që drejtues të jetë Xhelal Mziu. Ky njeri e ka ngacmuar sistematikisht me sms erotike duke i bërë presione të ndryshme, deri sa vajza nuk ka duruar më dhe e ka denoncuar. Ka kërkuar ndihmën e drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar, e kur askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, ka vendosur të flasë. Jo vetëm për të mbrojtur vetën, pasi prej muajsh ndiet e kërcënuar, por edhe punonjës të tjera të bashkisë që për të siguruar bukën e gojës përballen me arrogancën dhe dhunën verbale të një kryetari Bashkie. Për gazetën “Shekulli”, vajza që ka bërë publike sms-të, thotë se është kërcënuar me vdekje, ndërkohë që tashmë ka frikë dhe për familjen saj. E sipas saj, nëse ndodh ndonjë incident, përgjegjës dhe autor, është kryetar i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Zonjë, pasi u bënë publike sms-të që ju keni marrë nga kryetari i bashkisë së Kamzës, a keni shkuar në punë?
Jo! Dhe nuk besoj se mund të shkoj më aty deri sa në krye të këtij institucioni të jetë një njeri si Xhelal Mziu. Që kur nuk pranova ofertat e tij, unë kam pasur shumë probleme. Fillimisht në punë, pastaj dhe me kërcënime, që shkonin me ekzekutimin tim fizik.
Përse nuk denoncuat në organet kompetente këto ngjarje?
Kush tha që nuk e kam bërë? Për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi, që unë të punoja e qetë e të vijoja normal jetën time, shqetësimin tim ua kam bërë më dije drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar. Por askush nuk denjoi qoftë edhe të verifikojë këto sms, që unë ende vazhdoj t’i ruaj. Pasi unë ua kam bërë me dije këto sms kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, sekretarit organizativ të PD-së, Flamur Noka dhe deputetit të zonës, Myqerem Tafaj, me kanë ardhur njerëz më kanë kërcënuar. Janë shprehur se do të ma marrin shpirtin dhe kjo qe arsyeja përse unë vendosa t’i publikoj këto fakte. Është shumë e çuditshme që pasi unë kërkoj ndihmë tek drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të partisë sime, jam anëtare me teserë të PD-së, njerëz të caktuar fillojnë dhe më kërcënojnë me vdekje.
Kur ia keni dërguar mesazh kryetares së kuvendit Jozefina Topalli?
Në fakt i kam çuar disa mesazhe ku e vija në dijeni çfarë kishte ndodhur dhe i kërkoja ndihmën e saj si kryetare e Kuvendit, por mbi të gjitha si grua për të më ndihmuar. I kam treguar gjithçka, mesazhet erotike, si dhe faktin që kur unë nuk pranova kërkesat e z. Mziu, ai më kaloi thjeshtë një operatore në Bashki. Prisja që znj. Topalli, së paku të më thërriste për të më pyetur, por nuk ndodhi aspak kështu. Unë fillova të kisha dhe më shumë problem, ndërsa njerëzit e partisë ku unë aderoj as që denjuan të rishikonin këtë problem. Ndaj dhe për të shpëtuar vete, sepse z. Mziu u vu në dijeni që unë po denoncoja ngacmimet e tij, dhe gra të tjera në Bashki unë vendosa të bëj publike gjithçka që ka të bëjë me moralin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës.
Ju thatë që ju kanë kërcënuar, ka qenë z. Mziu që ju ka kërcënuar?
Jo. Por ka dërguar njerëz të tij dhe unë këtë mund ta provoj.
Keni frikë?
Sigurisht. Por më shumë më kam frikë për familjen time. Ata ende nuk dinë asgjë, sepse nuk guxoja t’u tregoja. Po tashmë jam shumë e qartë, nëse më ndodh mua diçka apo dhe familjes sime, i vetmi përgjegjës për këtë është kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Unë deri më tani nuk kam asnjë problem tjetër, po ashtu edhe familja ime. Ndaj, nuk presim të keqe prej askujt tjetër.
Nga mesazhet vihet re se ju keni komunikuar me Xhelal Mziun. Si është e vërteta?
Unë çdo kërkesë së z. Mziu e kam refuzuar dhe kanë qenë ftesa për darka, dreka apo edhe për të kaluar diku fundjavat. Këto sms që unë kam publikuar nuk dëshmojnë se mes meje dhe z. Mziu ka pasur komunikim, por kjo është gjuha që përdor ai për çdo femër për ta joshur, ose për t’i bërë presion për të mbajtur vendin e punës. Dhe atëherë kur e refuzon nxjerrë në pah anën e tij më brutale.
Pse, çfarë bën?
Kur unë refuzova kërkesat e tij, ai mori vendim që të më kalonte në një pozicion pune që nuk ka fare të bëjë me arsimin tim. Kur kam marrë këtë vendim unë nuk kam qenë në punë, por e sëmurë me raport. Madje, kishte vendosur që as ditët e raportit të mos më paguhen. Kam kërkuar takim zyrtar me të, për të ditur arsyet, por nuk pranon. I thotë sekretares të shporret së bashku me mua. Pas kësaj, unë vendosa të kërkoj ndihmën e drejtuesve të Partisë Demokratike me shpresën që provat dhe historia ime do të merrej në konsideratë nga ata. Por ndodhi krejt e kundërta.
Ju po thoni se kaq brutalisht sillet më këto kryetari i Bashkisë së Kamzës, apo vetëm me ju?
Me njerëzit që nuk i shkojnë pas vijës sjellja e tij është tejet brutale. Por të gjithë kanë frikë dhe nuk flasin. Kanë frikë se humbasin vendin e punës dhe durojnë sjelljet e tij arrogante.
A do të bëni denoncim në prokurori, qoftë edhe me akuzën e ngacmimit seksual?
Në qoftë se mua apo dhe ndonjë anëtari të familjes sime u ndodh diçka, sigurisht që do të bëj denoncim në prokurori, sepse njeriu i vetëm prej të cilit mund të më vijnë të këqijat është z. Mziu. Por, nëse gjërat nuk shkojnë me tej, dua të vijoj jetën time. Ua thashë, që unë këto sms i bëra publike për të shpëtuar veten dhe shumë gra të tjera që ndihen nën presion psikologjik të një kryetari që ushtron dhunë verbale ndaj punonjësve të tij, që në fund të fundit të gjithë ne paguhemi nga taksapaguesit shqiptar.
Comments are closed.
Vete prokuroria me kaq sa ka pare e degjuar duhej te niste hetimin per funderrinen Mzi dhe te marre ne pyetje kete punonjese dhe punonjset e tjera. Pse duhet pritur qe dikush ta denoncoj? Sikur te ndodh nje vrasje ne mes te rruges e askush mos ta denoncoj, i bie qe s’ka nevoje as te hetohet.
Kjo qe thua ti eshte logjike,por a ka prokurori ketu dhe a i fut dot ne burg militantet?
Sistemi i sali berishes ka ne perberjen e tij vetem pushta te pa moral,shumica keshtu jane,ne dime sa raste te tilla dhe qe njerezit jane larguar nga puna.Nuk e di a do te marrin fund kjo situate e qelbur ne vendin tone.Poshte pd. dhe drejtuesi i saj qe e degjeneroj me dashje sali shpellari.
Cfare pret. Plehren Ylli Pango e ke sot drejtor te “Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit”. Ku eshte Xhuzepinka qe te protestoje
Kjo grua viktimë duhet marrë menjëherë në mbrojtje nga OJF të specializuara.
Boll më duke e endur nëpër faqe gazetash. Vetëm kështu ajo do të shpëtojë dhe Mziu do marrë dënimin që i takon.
Po cila Prokurore do ta hetoje kete çeshtje , Kryeprokurorja ?- s’eshte gje tjeter veçse nje aktore teatri ne favor te regjimit.
Turp i madh per kete dibran! Une jam vet nga dibra dhe e denoj kete veprim. Mesa duket koha e maskarenjve po shumezon me zero te gjitha vlerat e kombit shqiptar. I lumte kesaj gruaje per guximin qe ka ne demaskimin e ketyre mostrave.Te jet ne Diber ky rast, jam e bindur se problemi ishte zgjidhur brenda 24 oreve( pa ndihmen e gjykatave). Nderi i familjes mbrohet me kanun.
N.q.s kllouni Berisha do kishte qofte dhe 0.01%moral ,,vetem disa min mbas publikimit te ketyre SMS,ky shpellari perverti.do ishte pushuar dhe te jepej per ndjekje penale drejtesise..ka disa nene interesante ne Kodin penal ,per keta kodoshe.qe bein presione te tilla ,dhe harrojne cfare lene mbrapa…grate e tyre…kercenimet qe i behen kesaj gruaje duhet te ngrejne ne kembe te gjithe femrat shqiptare ,pasi kjo eshte fyerje ndaj tyre,…me i mira ..,i sugjeroj kesaj .zj ,te kerkoje strehim ne nje nga zyrat e organizatave nderkombetare apo perfaqsive diplomatike ,per kercenim jete….Kjo do diskreditonte me shume ceten e morracakve te Sali Morrit
Ah si vajti kjo pune more cuna. u shua gjysma e shqiperise per te hequr krye armikun e shqiperise sali shpellarin ne 97 dhe e e solli armiku tjeter i shqiperise ilir meta me lule ne 2005. mir te na behet , jemi popull qe arojme shpejt, dhe me e keqja eshte qe populli cohet ne protesta per klodi pederastin e bb3 dhe nuk cohet ne protesta per kete ME ZIUN qe jua ka sh….r femrat e shtepise. Cohen ne protesta per klod pederastin dhe nuk cohen ne protesta kur saliu shet detin . KULMIIIIIIIII. NUK KA SALIST TE MIR NE SHQIPERI , TER SALISTAT JANE HAJDUT, HIPOKRIT , IMORAL ETJ ETJ. NJE NJERI NORMAL KURREEEEEE NUK DO MBESHTESTE QEVERINE E HAJDUTERISE.
Edhe nje dicka tjeter se harova. Un jam 100% i sigurt qe sali krimineli do ti vjedhi prap votat kesaj radhe.Gjithashtu jam po aq i sigurt qe sali shpellari nuk iken pa e futur prap popullin ne lufte civile. Pa nje 97 tjeter nuk hiken kure saliu , dhe shum mir te na e beje se jemi popull cop cop qe vrasim njeri tjetrin per nje fjal goje kurse nje politikane kur se kemi vrare. turpppppppp.
kjo nuk po tregon te verteten!!sepse kur i ankohej Jozefines,,ajo i dergoi pergjigje dhe i tha,,Po per keta qe me ngacmojne mua!,kujt i ankohem!!,,kjo i sygjeroi dhe i tha,,kerkoi ndihme Saliut,,Jozefina ia ktheu,,po ai eshte i pari qe me ngacmon,,e ketu u mbyll komunikimi mes te dyja hallexheshkave qe nuk kan gjetur mbrojtje as sot e kesaj dite..
ky xhelal ziu ne qeveri imoraleshe punone bashke me ishe ministrine pango, dhe keta horra i mbrone i ndershmi….berisha. Mjere femrate shqipetare shkojne pere bukene e gojese dhe drejtuesi i pushtetite kerkone ti beje prostituta. Z. JUVE JENI SHQIPETARE E NDERUARE, KURSE xhelal ziu kerkone nje koqe plumbe ne lule te ballite. harroje kete funderrine. FISNIKE E NDERUARE.
Sugjeroj 2 gjera:
1. Ajo zonja e molestuar nga Mziu, duhet patjeter te kerkoje “STREHIM POLITIK” ne nje ambasade Evropiane, psh ne ate Francezen apo Gjermanen, me kerkesen dhe arsyen madhore se “I KERCENOHET JETA” me vdekje. Asgje e keqe nuk do ta gjeje, PERKUNDRAZI!
2. Gjithe FEMRAT e TR e ne cdo rreth, duhet te ngrihen ne kembe e te protestojne per te drejta civile qe u jep ligji, kunder ketyre funderinave qe ka sjelle ne pushtet Sali Berishani.
(Do Zoti, qe nje levizje e tille ta demtoje pushtetin e Sales me shume sesa votat neser, se votat ata i vjedhin kollaj!!!)
Kta jane klyshte vrases te sekretarit,maskareje,duhet pa tjeter ti nenshtrohet atije fshatarit,ai ka hake kokrren e plumbit po te kete njeri ajo vajza.Arsyeja se ajo i eshte drejtuar edhe kurves topalli,per ta ndihmuar po nuke ka reaguar,e sa e sa laperave te grupit komuniste,qe drejtohen nga fshatari i tropojes.Deri kure do te zgjidhen pa drejtesite e poshtersite me vetegjyqsi,deri sa te kemi komunistin ne pushtet me votat e vjedhura e vrasjet makabre prej tije.
Kujte e ku te ankohet ajo vajze,ju drejtu dizinjatores,jozi nuke reagoje,edhe disa plera te tjere te ktije grupi komuniste nuke reaguan per kyte punojse te kesaje bashkie, qe kerkoje ndihme,ti drejtohet prokororise ku munde te jete shpresa e vetme per ndihme,e kunderta si ka thene populli i zoti e nxjerre gomarin nga balta.Per ne funde mbetet vete gjyqsia,pa nji pa dy.
turp turp per shqiptare si ky far kryetari po motren e tije te ngacmonte dikush si do te reagonte se per gruan e tije sbesoj se do ti mbetej hatri pasi ky s qemka i interesuem me e punue aren e tije po po lypka ndihme