Të votosh Lul Bashën është njësoj si të votosh Esat Pashën

7 Maj 2011, 09:47Politika TEMA

Nga Kledian Lula

Për 1 muaj, ndoqa fushatën e kandidatit të koalicionit qeverisës “GERDEC-BLLOKU” zotit Lulëzim Basha, ose LULI siç e thërrasin (si për rastësi me këtë emër thërret edhe Sabri Godo qenin e tij të bardhë). Të them të drejtën, premtimet e tij ma “mpinë trurin” gjatë fushatës elektorale, jo për shkak se ai buzëqeshte, por sepse pak e nga pak, premtimet e tij po më dukeshin ëndrra-realitet. Dje që u mbyll fushata, që nuk po e dëgjoja më LULIN, pasi truri shpëtoi nga “bombardimi” intensiv e agresiv “non stop” i premtimeve të tij, sikur më doli “hashashi” dhe nisa të mendoj e të pyes veten për disa gjëra:

 

1. Cila është mënyra konkrete e realizimit të këtyre premtimeve, 90% e të cilave nuk varen fare nga bashkia, sepse gjatë fushatës nuk dëgjuam asnjë “formulë”?

2. Ku do të sigurohen burimet bazë e ato mbështetëse të financimit për realizimin e këtij programi gjigand me super volum punësh?

3. A mjaftojnë 4 vite qeverisje bashkie, për të realizuar në Tiranë gjithë këtë listë premtimesh “VIP?

4. A mund t’i besohet një kandidati të tillë, se do të punësojë vërtetë 30 mijë persona, kur qeveria e tij mbylli gjithë ndërmarrjet dhe po falimenton bizneset, duke krijuar afro 1 milion të papunë?

5. A mund ta besojnë qytetarët buxhetin e Tiranës në duart e një kandidati të tillë, i cili kur ishte Ministër i Punëve Publike, për 3 sekonda zhvati 240 milion euro në një tender?

6. A mund t’i besohet një kandidati të tillë, premtimi  se do të mbroj qytetarët nga çmimet e larta të tregut monopol, kur është qeveria ku ai bënë pjesë, “shpk”-ja që i ka krijuar dhe po i kontrollon vetë këto çmime të larta në tregun konsumator masiv?

7. A mund t’i besohet deklarata e “dashurisë për Tiranën”, një kandidati të tillë që familjen e  tij e ka ç’regjistruar edhe si banore të Shqipërisë?

8. A mund të besohet se do të LULI do të ketë transparencë të fondeve publike të bashkisë, kur ai nuk po i tregon opinionit burimet e tij pasurore?

9. A mund t’i besohet një kandidati të tillë, respekti ndaj qytetarëve të Tiranës, i cili kur ishte Ministër i Brendshëm, inskenoi dhe urdhëroi vrasjen në bulevard të 4 demonstruesve që kërkonin bukë dhe punë?

10. A i duhet besuar kryeqyteti një kandidati të tillë, i cili kur ishte Ministër i Jashtëm, firmosi në 3 sekonda shitjen e Atdheut tek të huajt?

 

Këto pyetje që dje po ia bëja vetes, kandidatit LULI ia kanë bërë shumë qytetarë në Tiranë, përveç “intelektualëve të inkubatorit PD-SALI”. Por nuk u ka dhënë asnjë përgjigje, asnjë shpjegim, përveçse ka përsëritur si në një radio-kronikë premtimet e tij të fiksuara në memorie dhe ca grushta bodigardësh pedagoges Flora Hanelli. Në fakt, ky është kallëp “i ri” kandidati mister, që shfaqet në politikën shqiptare, i cili premton zgjidhje, por nuk sqaron mënyrën e zgjidhjeve. Ky mister, ky bunkerizim i transparencës me ata që u kërkon votën, të bën të mendosh pa asnjë mëdyshje, se kandidat LULI vetëm mashtron sa për të marë votën, siç ka bërë përherë pushteti I tij “SALI”. Pse e themi këtë? Në rastin konkret, kandidat LULI përveç buzëqeshjesh dhe spotit “Unë jam ndryshe”, nuk ka thënë asgjë tjetër, u është shmangur shpjegimeve duke përsëritur pa fund refrenin: “Unë jam ndryshe”! Që je ndryshe këtë kemi 1 muaj që e dëgjojmë. Por nuk po dëgjuam se si, ku dhe përse je ndryshe?  Përse e fsheh këtë “ndryshen” tënde?! Sepse, na ka thënë edhe Saliu në vitin 2005, që “Do qeverisim me duar të pastra”, por rezultoi se u zhyt në korrupsion e krime deri në “majë të hundës”. Sepse, na ka thënë edhe Saliu në vitin 2009, që “Shqipëria po ndryshon”, por populli është fundosur në varfëri e papunësi ekstreme, pushteti po noton në korrupsion e krime. Dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar deri tani në Shqipëri është ORA dhe MOTI.

Po i rilexoja në mënyrë përmbledhëse të gjithë premtimet e kandidatit për bashkinë e Tiranës, figurës mister LUL Basha. Realisht, evidentova se do të ndërtonte nga dy shkolla në çdo lagje të Tiranës. Se do të ndërtonte afro 200 kilometër rrugë të reja brenda Tiranës, se do asfaltonte rreth 300 kilometër rrugë ekzistuese, se do të ndërtonte afro 1.5 milion metër katrorë parqe të gjelbëruar ose 150 hektarë. Se do të ndërtonte 40 kënde lojërash dhe 70 çerdhe e 80 kopshte për fëmijë. Se do të ndërtonte 5 parkingje nëntokësore me kapacitet nga 2000 makina dhe 10 mbikalime në të gjithë kryqëzimet nyje të unazës së vogël e mesme të Tiranës. Lexova, se do të punësojë 30 mijë hallexhinj, se do të zbraz rregullisht kazanet e plehrave në periferi, se do të sjell 24 ujë, se do të heq e do të ulë taksat, se do të asfaltojë gjithë Tiranën. Se do të respektoj intelektualët, se do të ndërtoj shkolla të reja, teatër të ri, tramvaj e transport modern modern. Se do të hap tregun e punës për studentët dhe se do të jap 1500 bursa në vit nga “xhepi” i bashkisë. Se do të zhduk varfërinë, përmbytjen e rrugëve kur bie shi dhe monopolet e tregut. Se do të ul çmimet, se do të strehojë çiftet e reja dhe çiftet e vjetra, se do të vërshojnë turistë me bollëk, se do ta bëjë Tiranën të “bukurën e dheut” në Europë.

Të gjitha këto “mrekulli” i kemi dëgjuar në 1922, në 1996, në 2001, në 2003, 2005, 2007, 2009 nga shefi i tij politik e shpirtëror SALIU, por që kryeqytetasit, madje as shumë prej “tironsve të vjetër or taj”, nuk ia kanë marrë për të vërteta, mbasi dihet se si e bëri SALIU Tiranën kur e kishte 8 vjet nën sundim. Tashmë, këto “mrekulli” urbanistike e social-ekonomike, po i dëgjojmë nga kandidat LULI, ose junior SALIU. Nëse këto premtime “parajse’, do të botoheshin si broshurë, i vetmi ndryshim është viti elektoral dhe emri i autorit premtues. Edhe pse gjithë premtimet janë një “tabaka me llokume” alla-SALI, banorëve të Tiranës, jo atyre që e duan Tiranën për biznes, por që e duan për qendër jetese e pune, nuk besoj se këto “lajle-lule” të LULIT, do t’u hedhin “trutë e gomarit” për t’a dorëzuar përsëri në dorë kryeqytetin shkatërruesit SALI”.

Saliut iu besua Shqipëria në vitin 1992 nënë premtimet për jetë të lirë e europiane, por shkatërroi dhe plaçkiti ekonominë kombëtare, zhvati shqiptarët me firmat piramidale, la pa punë, pa bukë dhe detyroi largimin e 1 milion shqiptarëve në emigracion. Masakroi opozitën me dhunën e SHIKU-t, rrëmbeu, torturoi dhe zhduku biznesmenë, burgosi gazetarë e intelektualë, duke e mbyllur sundimin e parë me zjarrin që i vuri Shqipërisë, me pasojë vrasjen e 3000 shqiptarëve. Monstra me e shëmtuar e sundimit “SALI” deri në vitin 2000 ishte Tirana, të cilën e ktheu në një “hamam” të stërmadh e qendër banimi geto. Që prej vitit 2005, pushteti SALI-LULI po komandon jetën e vendit, duke faktuar se ka si objektiv mashtrimin, vjedhjen, korrupsionin dhe krimin njerëzor, deri me vrasje kolektive për të përfituar prej pushtetit dhe për ta mbajtur atë me dhunë, siç veproi në Gërdec e në 21 janar 2011. Shqipëria 2011, kur SALIU kërkon vota shqiptarësh për sozinë e tij LULI dhe “lulet” e tjera në të gjithë vendin, ka këtë tregues e vlerësim ndërkombëtar: Eshtë vend i përfshirë ne listën e shteteve që janë në klasifikimin botëror të krimit zyrtar ekstrem, të varfërisë ekstreme dhe krizë-emergjencës ushqimore të popullatës. Me këtë “CV” pushteti “SALI” po premton e “buzëqesh” përpara shqiptarëve.

Duke e lënë kandidatin LULI dhe “engjëllin” SALI të marrin përgjigje në 8 Maj, po përmend diçka që më ka më ka bërë përshtypje në bisedat me shumë banorë të Tiranës, të cilët përmbledhtazi, më kanë thënë: Edhe sikur të bëj çudira, nuk vlen të votojmë për Lulëzim Bashën, Nuk na duhet as puna, as apartamenti social, as lulishtja para pallatit, as bursa për djalin nga bashkia, as shtrati i lumit Lana, kur pikërisht ky LUL, na shiti Atdheun. Dhe të votosh për kryetar bashkie LUL BASHËN, është njësoj sikur të votosh për ESAT PASHËN. Kështu, “parajsë” u premtoi banorëve të veriut edhe Esat Pasha, pasi bëri pazarin për falje-shitjen e Shkodrës tek Serbët. Të dy, përveçse matrikullit “mashtrues” kanë edhe një damkë në historinë e tyre të përjetshme: Tradhtar të Atdheut.

41 komente në “Të votosh Lul Bashën është njësoj si të votosh Esat Pashën”

  1. Frederik says:

    Bukur Klodian !
    Kufijtë e tiranisë janë ata, që lejon
    durimi , i atyre që ajo shtyp.?

    Pra le te tregojme se nuk mund te pranojne shqiptaret kete lloj tiranie mbi ta ….”Dhe të votosh për kryetar bashkie LUL BASHËN, është njësoj sikur të votosh për ESAT PASHËN. Kështu, “parajsë” u premtoi banorëve të veriut edhe Esat Pasha, pasi bëri pazarin për falje-shitjen e Shkodrës tek Serbët. Të dy, përveçse matrikullit “mashtrues” kanë edhe një damkë në historinë e tyre të përjetshme: Tradhtar të Atdheut”.

  2. Rani says:

    Duhet ti dergohet nje peticion Rames qe ti behet e qarte edhe atij se nqs nuk arrestohen keta persona atehere ata njerez qe jane vrare kane qene me te vertete thjesht sa per mish per top dhe jo per ndryshimet qe propagandon Rama se pa arrestimin e ketyre nuk vendoset shteti ligjor, mjaft me me rremuje institucionale, te vendoset pavaresia e pushteteve de facto dhe vetem kur keta te jene brenda atehere dhe vetem atehere mund te qetesohen njerezit.

    1. sociologu says:

      Jam plotesisht dakort me ty, Rani! Drejtesia kunder krimit dhe korrupsionit duhet ndeshkuar me ligj, me LIGJIN e Drejtesise.

    2. labi says:

      e kush do ta zbatoj ligjin qeveria me salen ne krye jane sic thote ajo fjala e urte dmth ata jane edhe ligji edhe maliqi.

  3. eddy says:

    ka nje pjese komentues qe kalojne kohen ne kafe internet si ky plaku ne vend te japi nje mendim shikon pikat shkronjat e madhja e vogla eshte me gjithe mende maladie albanaise

    1. plaku says:

      eddy,
      Une mendoj qe ne nje forum shqiptar duhet pare jo vetem permbajtja por edhe forma. Sepse ne se forma ( gramatika, shenja te piksimit ) atehere shpesh here, permbajtja nuk kuptohet mire. Sepse ne se do ishte ndryshe , atehere pse cdo gjuhe ne bote ka gramatiken e saj dhe regullat e saj te venjes se shenjave te pikesimit. Eddy, me sa mbaj mend, nje here te kam kerkuar te falur ( kete historine tende ja kam treguar edhe Ranit ) ne lidhje me rregullat e gramatikes, sepse nuk e dija se je larguar nga Shqiperia ne moshen 8 vjecare. Mendoj se ne se me kalimin e kohes do mesosh rregullat e gramatikes se gjuhes shqipe edhe mendimet e tua do kuptohen mire nga anetaret e forumit, sepse ky forum edhte forum shqiptaresh. Pershendetje

      1. plaku says:

        eddy,
        Me fal, se nuk e kisha lexuar mire komentin tend. Mos valle eshte krim te kalosh kohen ne kafe internet ? Une mundohem te te ndihmoj me ndonje keshile, dhe ti ka paturpesine te me ofendosh. Une kam qejf qe, ne ketu te mos ofendojme njeri tjetrin, ne se do te perdorim ofendimet, mendoj se une kam avantazhin se di shume menyra ofendimi, m.q.s. e njof me mire se ty gjuhen shqipe. Meso nje histori te vogel shqiptare : Nje fshatar ndihmoi nje qytetar tjeter duke e mare ne kalin e tij per te kaluar lumin. Pasi kaluan lumin, qytetari i thote fshatarit te dhjefsha kalin.Pershendetje.

      2. labi says:

        jam ne kundrshtim me komentin tuaj.une jetoj ne greqi,vete kam mbaruar shkollen e mesme megjithate shenjat e piksimit nuk i vendise ne komentet e mia.por problemi nuk eshte i imi por i vajzes e cila ka ardhur 1 vjece ne greqi dhe nuk ka bere as edhe nje dite shkoll shqipe,megjithate lexon dhe shkruan shqipe,e njejta gje ndodh me shume femije te emigrantve ne europe,ateher forumi si mund tu kerkoj ketyre personave shenjat e piksimit.me respekt labi

  4. mender tafuti says:

    Mua me bente pershtypje gjate fushates kur Luli (ky i Saliut,jo qeni i Sabriut,ju lutem!) dilte neper tribuna te reklamohej si “tironas” me nje nenshtetase holandeze.Mire ky qe mund te martohet me cdo nenshtetase te botes,po kjo cfare donte ne tribuna?-Te tregonte se si mund te largohesh nga nenshtetesia shqiptare?–Kjo nuk eshte ndonje gje qe ja vlen te vet-lavderohesh!
    Po si nuk e pyeti dikush per kete fakt,kjo me cudit:Pse nje holandeze qe fle me Bashen del ne tribune me te????

  5. PAULIN SHKODRANI says:

    O POPULL SHQIPTAR; MJAFTON TE CITOJ DISA THENIE TE DREJTEPERDREJTA TE NJE GJENIU TE STUDIMEVE POLITIKE TE MES-SHEKULLIT TE KALUAR NE US; Prof.Dr.ELLIOT B. BERNISTEIN. PER DIKTATURAT:
    “”DIKTATURAT NUK TOLEROHEN, ATO VETEM DUHET TE RREZOHEN, E PER KETE DUHET QE TE MOS BEJME KOMPROMISE AFAT-SHKURTERA ME VETVETEN DHE KEDO TJETER TE MADH APO TE VOGEL, PACKA SE KOSTOJA MUND TE JETE E MADHE DHE MEMORJA ZGJAT DISI GJATE””. “”DUKE ANALIZUAR DIKTATURAT JO THJESHTE NGA PRETENDIMET SE NGA KUSH KRAH VIJNE, ATO JANE TE GJITHA KRIMINALE NE CDO DREJTIM DHE MISHEROJNE TE KEQEN ME TE MADHE TE SISTEMEVE POLITIKE QOFSHIN MAJTAS APO DJATHTAS, E NE DISA RASTE QE PO SHFAQEN HERE-HERE DHE RREZIKSHEM, ESHTE KOMBINIMI I TE DYJAVE NE NJE; NEN MASHTRIMIN E KOALICIONIT TE GJERE PER INTERESAT E SHOQERISE DHE ZHVILLIMIT. KETO JANE KOMBINIME INTERESASH TERESISHT MAFIOZE DHE ASPAK DEMOKRATIKE.””
    BESOJ SE KJO MJAFTON O POPULL SHQIPTAR…

  6. kosova 77 says:

    kandidimi i lulit fyen jo vetem kryeqytetysit por gjith shqiptaret ku do qe jan ,fyen qdo vler e simbol kombetar,fyen endrren e shqiptareve per bashkim ,fyen rend luften e uck sepse ky lul nuk pertoi te ngjitete maleve te koshares e pashtrikut legjendar e te kerkoj eshtrat e policve e ushtareve te vrar serb vetem e vetem te kriminalizoj ,njellos luften e uck vleren-pasurin ton me te ,madhe kombetare,ky kandidim i ndan edhe me shum shqiparet

  7. Neorealizmi says:

    Indeferentizmi nuk e ndryshon gjendjen. Shume njerez nuk pajtohen me thirrjet histerike te Sales dhe petkun e qengjit qe ka veshur Basha. Por jane viktima te mosveprimit. Ndryshimi behet me vote. Ajo do te marre vetem 1/2 ore. Mbase dhe me pak.

  8. eda says:

    luli qe eshte nje moster e morem vesh me 21 janar por qe eshte nje mashtrues kaq i madh vetem e vetem per te mbushur xhepat e tij kete e mesova ne kete fushate
    per kete arsye e jo per bindje politike ju bej thirrje te votoni per edi ramen per aleancen per te ardhmen per kandidatet e saj kudo ne shqiperi dhe per partine socialiste si te vetmen rruge per nje te ardhme me te mire te familjeve tuaj te femijeve tuaj dhe sigurisht per te ardhmen tuaj le ti themi saliut me 8 maj qe nuk i duam politikat e tij dhe te lulit per sa i perket ketij titullit te votosh lul bashen si te votosh esat pashen per mindimin tim te votosh lul bashen si te votosh osama bin laden

    1. tourkofagos says:

      jam dakord me ato qe thoni,por problemi eshte ,a do te denohen kriminelet,se qe dihen cilet jane ,kjo eshte siguro,por mosdenimi i krimineleve,i shton atyre imunitetin,i ben te patundur,ata neser ne opozit,i gezohen fryteve qe volen kur ishin ne pushtet.E.RAMA,merr nje barre te rende per nderrimin e rrotes se historise se fatit te kombit shqiptar,merr mbi shpatulla deshirat dhe fatin e te rinjeve shqiptar,per nje te ardhme evropiane,qe keta te rinje mos ta ndjejne veten te ofenduar perpara evropianeve,,,,,,vetem se linden ne nje vend te mallkuar qe quhet SHQIPERI! Personalisht,nuk besoj te E.RAMA,jo se nuk ka njohje te problemit shqiptar,por politika do vendosmeri dhe asnjegje nuk behet vetem,ka ikur koha e shpates.Cilet jane mbeshtetesit e RAMES,ose me thjesht grupi socialist qe do te denoi krimin apo korrupsionin,kush eshte krahu i djathte i RAMES!!!!Me RUCI,K.ISLAMI,DOKLE,apo te tjere karta te djegura,u ka kaluar koha,nuk gezojne respekt ne popull!!!Megjithate zemra na e do ,se dicka e mire do te behet,te pakten te frenohet e keqja e madhe qe po shkaterron SHQIPERINE,,,,,sali berisha!! Te shpresojme!

  9. dorand says:

    bravo lulo e gezofsh tironen se e meriton. te henen kur te hysh ne bashki si fitimtar do me bohet qefi se me te vertete qe ke bere nje fushate elektorale per te marre shembull. bravo te qofte dhe tashi per nja 20 vjet mos luj nga bashkia. i modh je. fitorja qenka shume e embel. kisha 2 vjet qe nk e pata shijuar qe ne 2009 po ja tani erdhi prape.

  10. Rani says:

    O deodorand ketu qenke ti mor bab hahah aman o deodorand ik or burre parzotin shko te 55 se atje eshte terreni juaj po si thua qenka e embel fitorja, je i sigurt ti deodorand qe do te fitoje tuli??????,,

    1. dorand says:

      po o rani se i kam bo nja 20 mije karta fallso ktu. shife qe rezultati do dali me 20 mije vota plus per lulin

      1. dymi says:

        Ja ku bazohet demokracia juaj o dorand. Demokraci horrash e cubash. Nuk mund te kete demokraci te vjedhur, sepse ajo pjell vetem gjak e horrllek.

      2. plaku says:

        deodorand,
        Po te fitosh a do ngresh dolli per Ducen siç ke thene ketu ne forum. ? Mor ish komunist, tani ish sigurmis dhe fashist si babai yt politik, fashisti Sali Berisha.Pershendetje

  11. Jeniceri says:

    Jam dakort me shkrimin i goditur

  12. raimondi says:

    Ketu zihet ne goje emri i Esat Pashe Toptanit -, dhe mu kutjua dicka interesante per Esatin—-Kam lexuar ne kujtimet e kolonelit Amerikan, Bonsal qe ishte ne delegacionin Amerikan te konferences se Parisit ne Versaje ,ne 1919 me presidnetin Willson –

    Koloneli amerikan e mburte shume Esatin, e quante tamam Burreorr dhe e pelqente se ishte me trupmadhi ne konference sebashku me nje politikan te larte Belg , dhe e kishte shume mik,

    Ai thote se Esati ,dukie pare qe Presidenti Willson ishte hezitues ne mbrojtjen e Shqiperise per shkak te propagandes qe behej se Shqiptaret ishin myslymane , atehere i propozon ketij Kolonelit duke i thene qe ti thote Presidentit Willson se

    : …..Populli im nuk e ka problem dhe e nderon besimin fetar myslyman , nqs Presidenti e njef Shtetin tone shqiptar , ,pasi ne e zgjodhem besimin fetar ne menyre qe te mbijetonim ne kushtet e pushtimit turk , dhe te mos iknim maleve sic benin malazezet …. etj—

    Pra ketu duket se Esati ishte shume inteligjent dhe mendje mprehte , dhe kete thoshte edhe ai koloneli amerikan , dhe natyrisht qe Esati beri dem kur vajti ne Versaje te Parisit sepse shqiptaret ishin te percare ne dy delegacione
    —Por qe duhet thene se Esati ishte shume njeri i zgjuar dhe ishte edhe patriot ,por ishte karrierist sic jane gjithe shqiptaret dhe kjo e bente qe te demtonte patriotizmin e tij…

    –Ngaqe beri ate aktin e tradhetise qe shiti Shkodren tek Malazezte,dhe qe duke kerkuar qe te ishte vete ne krye i beri shume dem pavarsise se Shqiperise ,pasi ai per te bere kariere behej me te gjithe , si dhe jepej shumne pas parase //
    Keto vese e fundosen historikisht….

    Porse duhet kuptuar edhe ambjenti historik ne te cilin ndodhej , sepse drejtuesit shqiptare kane qene gjithmone ne poziticon te veshtire dhe perballe presioneve te fqinjeve tane qe kishin mbeshtetje nderkombetare , kjo ka bere qe ata te thyen ……

    Porse ne tani me pas,kur ka kaluar kaq shume kohe duhet ti gjykojme me zemergjeresi……

    1. tourkofagos says:

      po te mos kishte gjak turku ne damaret e tij,normalisht qe do te ishte patriot dhe jo servil i te huajve!!!! saliu eshte nje tjeter turkoshqiptar,qe shet shqiperine! historia perseritet!

      1. raimondi says:

        Ne Shqiperi gjak Turku kane vetem Kauret —sepse Kauret ishin Janisari —ushtar -Jani
        qe luftonin per sulltanin-

        —— Dhe keta kauret Jenicere _Janisari nuk e kishn ndyrshuar fene

        —– Feja e tyre ishte feja Ortodoxe —- sepse Patriarku grek i Kostandinopjes ishte Aleat me Sulltanin –sci thote edhe Anglezi ,Lordi Kinross –Historiani me i mire i pernadorise Osmane

        Patrtiarku bekonte trupat – Janisari te Sulltanit dhe sulltani i lejonte kauret te mbanin fene ortodoxe ,por i quajti KAURE sepse ishin te pabese ndonjehre me te ,

        ———– Ne 1800 , Sulltani i prishi taborret e Janisarri dhe i ndoqi nga Stambolli –edhe shume nga keta kauret -Janisari erdhen en Shqiperi

        ——- Dhe po ti shikosh kauret jane ne shumice me lekure te zeze —–se jane nje perzjerje e Grekut
        qe eshte me origjine nga Eitopia dhe e turkut aziatik

        –Ndaj edhe ti psh . je Gjak -Turku perzjere me Gjakun Etiopian te Grekut

        –Je gjysem Grek – Zezak Afrikan dhe gjysem Aziatik ———–Ju nuk keni azgje europiane

        Ndaj edhe nuk keni prona ju kauret ———-sepse ju jeni Emigrante te ardhur nga Turqia ne Shqiperi ne vitin 1800

        — Keshtu qe ne duhet tju ndjekim ju Kaureve , tu nxjerrim jashte Shqiperise ,se ju jeni
        USHTARET E fundit te Sulltanit ne Ballkan ….. Ju jeni me te vertete GELBAZE Anadolli & Afrike

        1. Mentari says:

          sipas arkivave turke myslymanet e shqiperise jane turq nga azia e vogel qe jane vendosur ne keto troje nga shekujt 16 17 dhe u bene shqipfoles me kalimin e shekujve

          1. tourkofagos says:

            hahahaha,,,,,,,,,c’qenka ky anormal!!!!hahaha!Mentari,megjithmend ky rajm…..ti, qenka qesharak!!!!turku i thote kristianeve;ju jeni turq!!![te lutem,moderator,per hire te se vertetes,tregohuni rreal,,,,eshte e drejta ime te rreplikoj me gjuhen qe me komenton,mostra rajmondi!!]

  13. Veledin Cumani says:

    Edhe pse Shqipetaret e zgjuar nuk kane pas aspak nevoje per fushat, me vjen keq qe mereni ende me nje vocrak si Luli Basha qe e con Saliu ne Bashki, prej dore se ai nuk di rrugen …..!!! Populli nuk mund te konsiderohet me turme, ka shkuar koha e Haxhi Qamilit, Saliut i genjehet mendja!!

  14. sociologu says:

    Kam nje pyetje::: Si mendoni ju do i veje halli, sikur votat do “PREFERONIN” PD-istin Luli e keshtu me rradhe PD-iste te tjere neper rrethe? A do flene te qete TR ne Darke? Une parashikoj perseritje te ’97-es po kesaj radhe me me shume gjakderdhje, se qeveria eshte e armatosur, kurse populli jo!

    Pergjigjuni ju Lutem!

    1. zana19 says:

      Gjaderdhja do te ndodhi nqs nuk fiton luli, jo nqs fiton. Bisha e plagosur behet me bishe kur sheh qe po e humb. berish qeni do te luftoje me gjithcka qe ka ne dore te mos pranoje rezultatin. Kur arrijne te paguajne gjithe keto para edhe ne castin e fundit per studentat e Italise te vijne te votojne per bashuqin, cfare mendon ti qe do bejne po te humbin? (Kjo tregoi se kedo qe ata po paguajne per ti mesuar si ta drejtojne kete fushate, jane shume te specializuar e me eksperience per vende si ky in yni.)
      Nqs fitojne, Edi do beje demonstrata paqesore qe berish qeni do ti injoroje, dhe europa e amerika do bejne sehir e do thone pranoni rezultatet.

  15. Gjergji says:

    SALIU eshte FATKEQSIA ME E MADHE QE I KA NDODHUR NDONJEHER KETI VENDI
    luli i vocer eshte pjella e kesaj fatkeqsia
    NESE ZGJIDHET AI ME IRE TE IKIM TE GJITHE NA KU VEND,SE LULI E BENE SHUME MIRE SHKATERRIMIN.
    AI ESHTE NJERIU ME HIPOKRIT NE KEETE VEND,QE DHE GRUAN DHE FEMIJEN E TIJ UA KA HEQUR NENSHTETSINE SHQIPTARE DHE NGA ANA TJETER BEN SIKUR E DO TIRANEN.
    hipokriti luli do ZHDUKUR SI FARE

    1. zana19 says:

      Ai eshte nje neperke, qe rri nen gur qe del e kafshon kur eshte momenti i duhur. Neperkat sa te rrezikeshme jane dhe terheqese, me ate fytyre femre, pothuaj kalamani krijon iluzione ne njerez mendjeshkurter qe nuk e ndjejne pickimin se jane te mpire nga helmimi.

      A e di pse i mban gruan me femijet ne ate shtetesi, qe te kene imnunitet ndaj cdo akuzimi per para, prona apo krime. Jam e sigurte qe te gjitha pasurite, te tundeshme apo te patundeshme do jene ne emer te gruas.

  16. tironci says:

    ky njeri e ka vendin ne banken e te akuzuarve .. dhe jo ti japesh te drejtoj tinonen..ky moster produkt i qeveris sali berisha

  17. kastrioti says:

    I nderuar Klodian.Te pergezoj per autopsin qe i bere Lulit.Edhe te doja te shtoja ose te hiqja dicka nuk do te ma falte as zoti.Edhe nje her te pergezoj ty dhe gazetn Tema per kurajon qytetare qe keni,per tja perplasur ne fytyre gjithe maskarenjve e hajdutve, te verteten, dhe qe do te vije nje dite,dhe per kete te jene te sigurt qe,do ti paguajne te gjitha.

  18. Anti-dorandi says:

    Per (deodorantin) dorandin , si fillim. Deodoranti duhet te jete ndonje hundeshpuar i kapur prej leshit te hundes nga Lulsat e Lulit. Nejse sja vlen te flasesh per deodorantin se puna e tij osht te mbyse eren e keqe te sqetullave te Lulsave. Per sa i perket Lulit dhe pseudo-fushates se tij , duhet thene qe eshte nje pseudo-fushate e ndertuar ne themelet e fantazise dhe enderrimeve. si ne ditare adoleshentesh , ku i dihet ndoshta dhe luli mban ditar , po s’besoj se ne te shkruan per dallaveret e ndyra qe ka pas bere me pare. Habitem pse Luli nuk premtoi te me rregullonte pak halen prapa pallatit. Ok jashte cdo banalizme dhe brenda suazeve te seriozitetit. NUK MUND TE NDERTOHET NJE TIRANE SI PREMTON LULI , PA PATUR BURIMIN ESENCIAL EKONOMIK , TAKSAT. BANORET JANE KOSHIENT QE ATO DUHET TE PAGUHEN , NESE DO TE DUAN NJE TIRANE TE PASTER DHE TE SIGURTE. FALEMINDERIT DHE E PERSHENDES SHUME DORANDIN OSE (DEODORANTIN) LOOOL

  19. Lir Koka says:

    Cfare Esat Pashe ,ky nuk arrin me qene as’ Lul’ hollandisht.Esati te pakten u vra me dy dashnore ne krah, ky s’ben dot grun per vete.

  20. bledi says:

    I dashur Kledjan,
    Kam jetuar disa vjet jasht shtetit dhe po te tregoj shkurtimisht ca nga ato qe kam pare…
    ne 1996 ne izmir(qytet me mbi 3 miljon banore) brenda 4 vjeteve u cane rruget e qytetit dhe nen qytet ndertuan nje metro… Ne Ankara brenda disa muajve sheshe si sheshi i skenderbeut konvertoheshin ne lulishte dhe i gjith trafiku qe dikur kalonte mbi ato sheshe tashme kalonte poshte lulishtes…
    Pra kto nuk jane endrra po thjesht duan nje vizjonar…Me nej pike ke te drejte”a eshte Lul Basha ai vizjonar”. Nuk mund te them sepse nuk e kemi provuar por ajo cka mund te them eshte se Edi Rama nuk eshte dhe ne menyre apsolute duhet te largohet nga drejtimi i Tiranes.

  21. xh.hasani says:

    ju ne shqipri keni harru qe jeni shqiptar se ma shum jeni pro grek ,pro serb dhe mundoheni ta ngrani njeri tjetrin mish po kam kalu krejt boten dhe si shqiptaret nuk pash se kan nji fjalor te ndyt e pa kontrolluar dhe bajn qpifje te pa verteta por si me than te thash e po ku ka ne bot qe 8 dit e nuk ka ende fitus
    po ju njerz e ksaj bote qa asht me ju po ma ne fund kush do qe fiton asht shqipta fiton shqiprija e ju si domos ju socijalist jeni ba si kriminelet e teksasit veq ju keni qef qe te jeni te paret por nuk mundeni se asht kry politika komuniste e ju jeni pjell e atyre vrastarve qe nuk din te heshtin

    1. Mentari says:

      te lutem shkruaje dhe nje here ne gjuhen shqipe se nuk kuptohet cfare ke shkruar.duhet te jesh serb qe e ke mesuar shqipen ne kosove

  22. fule says:

    Fatkeqsisht jo te gjithe i lexojne keto. Injorance qe mbizotron ne popull eshte rrenqethse. Ka ngelur vetem nje TCH perballe nje morie tv qe s’prodhojne asgje; vetem raportojne cu vjen nga qeveria

  23. Mentor Lame says:

    Lul Domatja po te fitonte do ta ulte varferin ne Tirane duke ndertuar sera ne taracat e pallatave,gjynah qe s”fitoi.Luli eshte mendje ndritur si babai tij Saliu,ule taksat,ule cmimet e ushqimeve dhe barnave,nderton tramvai,hap vende pune .Aferim z.Luli,juve dhe z.gomar babait tuaj..

  24. labi says:

    pershendes autorin e shkrimit z Klodian Lula.shkrimi i perkryer ku i sqaron te gjitha . Nuk kam se cte shtoj mr teper.

    1. labi says:

      pershendes autorin e shkrimit z Kledian Lula.shkrimi i perkryer ku i sqaron te gjitha . Nuk kam se cte shtoj mr teper.e perseris komentin per nje gabin ne emrin e autorit

Comments are closed.

Lini një Përgjigje