Diplomatët më të rëndësishëm të përfaqësive perëndimore dhe stafet e tyre po nisen drejt Tiranës të votojnë, me shpenzime të qeverisë shqiptare. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se dhjetëra diplomatë në perëndim dhe punonjës të zakonshëm ambasadash, po kthehen për të votuar në Tiranë me shpresë të përmirësojnë rezultatin.
Siç dihet, diplomatët shqiptarë nuk mund të votojnë në distancë. Kthimi i tyre në atdhe për votime me shpenzime të qeverisë, është një shkelje tjeter që i shtohet listës së fushatës më të pandershme që është bërë në historinë e Shqipërisë.