Në prag të zgjedhjeve të 8 majit, ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, i ka bërë apel politikës shqiptare, duke kërkuar realizimin e zgjedhjeve në mënyrë sa më të ndershme dhe profesionale. Ajo ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Zgjedhjet janë një mundësi për zyrtarët, politikanët, komisionerët dhe policinë që të punojnë së bashku për të mbështetur qytetarët e tyre dhe një proces pozitiv e transparent. Këto zgjedhje janë edhe një mundësi për Shqipërinë për të forcuar më tej përparimin e saj si një komb demokratik evropian. Unë shpresoj se Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, thuhet në një njoftim për media të ambasadores britanike në Tiranë.
Comments are closed.
Shpresojme qe anti-shqiptaret te na lejojne te integrohemi ne BE.
Ne qofte se PD-ja po ben hapa drejt integrimit, PS po ben hapa mbrapa dhe po e shtyn vendin gjithmone e me poshte. 21 Janari eshte nje shembull bashke me fushaten e eger qe po nderrmarin!