SKANDAL/ Ja si raportojnë tek Flamur Noka anëtarët e KQZ-së (VIDEO)

5 Maj 2011, 19:22Politika TEMA
SKANDAL/ Ja si raportojnë tek Flamur Noka anëtarët e KQZ-së

Anëtarët e propozuar nga Partia Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sillen në fakt si anëtarë të forumeve të PD-së dhe jo si komisionerë të një institucioni të pavarur kushtetues. Jo vetëm marrin vendime të ndikuara politikisht, siç vërejti dhe raporti i OSBE-ODIHR-it, por anëtarët e këtij komisioni arrijnë pikën kulminante të servilizmit politik duke i raportuar partisë që i propozoi dhe duke u bërë vegël të kësaj partie. Njëri prej tyre komunikon direkt me Flamur Nokën. Hysen Osmanaj, anëtar i KQZ-së i shkruan sms Nokës:  Z.Flamur! Po te keni komisionere gati, trajnuesit e KQZ-se i kemi gati që sot pasdite, edhe nesër gjithë ditën (në oren 16.00 jo, se kane trajnim me ata të numërimit të votave). Vetem te PD, ku te doni ju. Suksese!”

Nga ky tekst kuptohen qartë dy gjëra, e para se si një anëtar i një institucioni, që sipas ligjit, duhet të ishte i pavarur i raporton direkt një zyrtari të partisë në pushtet dhe e dyta se si ky institucion vihet në shërbim të kësaj partie duke bërë trajnimet e komisionerëve demokratë në mënyrë preferenciale. Tre anëtarë të KQZ-së dhe kryetari Arben Ristani janë propozuar nga PD-ja dhe kanë lidhje të forta me drejtues apo eksponentë të saj. Vendimet e marra për 8 majin përgjithësisht dhe ato më të rëndësishmet janë marrë 4 me 3 duke shënuar kështu një ndarje me thikë të KQZ-së mes PD-së dhe PS-së. Tre anëtarët e zgjedhur nga opozita nuk kanë dhënë votën e tyre për vendimet e këtij institucioni duke e bërë atë pak të besueshëm në prag të zgjedhjeve shumë të debatueshme të 8 majit. Për më tepër, disa vendime të rëndësishme të KQZ janë rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor si të paligjshme. Edhe raporti i dytë i vëzhguesve të ODIHR, raportoi se KQZ ka shkelur ligjin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5 komente në “SKANDAL/ Ja si raportojnë tek Flamur Noka anëtarët e KQZ-së (VIDEO)”

  1. Arberor says:

    Ti duket ke qene bir komunisti, por jo komunista te thjeshte, nga ata qe bertisnin “Varje ne Litar”, ndaj edhe e do shume Saliu!

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Korbat e papagallet e shpellarit kane dale ne aksion.Gati te gjithe keni nje prerje, ate te injorances dhe urrejtjes patetike. Ky eshte website i gazetes TEMA dhe leximi i lajmeve ketu eshte falas. Nqs ti apo gjithe trushplaret e shpellarit nuk u pelqen cfare lexoni shkoni se keni gazeten tuaj te PPSH “55”.

    1. Tan_Tironci says:

      Mos ja vini veshin, perderisa Alketa85, sle shkrim pa komentuar, kjo tregon, se sa e acaron nga nervat kte simpatizante te zelshme te Lul Bashes…
      Merite e gazetes qe e ben Alketen te fol me vehte,. lol.

  3. Tan_Tironci says:

    Alketa85… ose Korbatps… na je ngjit, si “Muti pas Kepuces” . Ik nderseu o goc, se te ka ardh koha.

    “Fshati qe duket, zdo kallauz”, apo dhe kjo e montume si i Ilir Metes!!

  4. Jeniceri says:

    Kjo vidio eshte e njejte me ato mesazhet e ambasadorit amerikan qe shkembente me pacollin diten qe ai u zgjodh president e qe me vone nga keto lloj sms dhe fakte te tjera u rrezua si president.Po fale teknollogjise se sotme qe cdo celular eshte dhe kamer ju keni per te pare diten e zgjedhjeve cudira te manipulimit por qe te ghitha do te regjistrohen fale teknologjise .Sa i perket alketes 85 ai apo ajo qofte ka marre detyr qe te prishi forumin tone por nuk ka per tja arritur sepse ne jemi aq shume sa saliu do cmendet kete radhe.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje