Politika nderon dëshmorët

5 Maj 2011, 11:42Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama, kanë përkujtuar dhe nderuar gjatë ditës së sotme dëshmorët.

Presidenti i Republikës Bamir Topi zgjodhi qarkun e Dibrës për të përkujtuar dëshmorët e atdheut.

Pasi vendosi kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve, kreu i vendit u shpreh se vepra e të rënëve për liri ka në thelb vlerat e patriotizmit dhe të atdhedashurisë.

“Erdha të përkujtoj 5 Majin në Dibër, pasi ky qark shquhet për patriotizëm. Vlerësoj veprën e dëshmorëve që nderohen sot në mbarë Shqipërinë”, tha Topi.

Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës, Rama, i përkujtuan dëshmorët duke vendosur lule në Varrezat e Dëshmorëve.

Kryeministri theksoi sot është dita për të nderuar për të rënët e të gjitha kohërave me një ndjenjë krenarie të veçantë, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur as zgjedhjet lokale, duke thënë se të gjithë shqiptarët duhet të votojnë më 8 maj.

Kryetari i opozitës, Edi Rama, ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen për sakrificat e dëshmorëve të kombit.

“Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të këtij vendi dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për një vend më të mirë. Respekt për çdo veteran të luftës dhe nderim e mirënjohje për çdo njeri që diktatura persekutoi”, u shpreh Rama.

5 komente në “Politika nderon dëshmorët”

  1. dritan74 says:

    hajde kuptoje shkelqesine e tij.njehere thote se l.a.n.c. ka qene lufte civile pastaj shkon dhe nderon ata qe bene.si nuk ka frike nga zhozi kuislingia

    1. LORA says:

      Ca ka ketu per te mos kuptuar me dr.Tyryry-ne e figurinen president? C’fare beme patriotike i kane dhene vendit keta?
      Une vete mendoj se nuk duhet t’u afrohen (bile te mos lejohen nga veteranet e familjaret e te reneve) varrezave te atyre qe sakrifikuan gjakun e te rite e tyre per Shqiperine e endrave te medha.Them se atje ne varr levizin nga vendi eshtrat e djemve e vajzave nga deshperimi per “Shqiperine me krye ne hi” prej taborrit te tyryry-ve.

      1. plaku says:

        lora,
        Mendoj se bene mire qe qe te tre vajten per nderimin e deshmoreve te atdheut.
        Se ne fund te fundit jemi shqiptare dhe sic thote populli i yti mishin ta ha dhe kocken ta le. Ti e di se republikanet dhe demokratet jane kundershtare ( nuk thashe armiq, mos o Zot ) politike por kur u dha lajmi qe Bin Ladeni u vra, ata u ngriten ne kembe ( republikane dhe demokrate ) dhe duartrokiten. Pra provuan se ne radhe te pare ishin amerikane.
        Qe ketu ne forum te mos lindi ndonje keqkuptim une jam ne fillim shqiptar dhe pastaj jam i majte dhe kundershtar ( nuk thashe armik ) i te djathteve.Pershendetje

  2. Ilirian Bogonica says:

    Paradoksi eshte se ky palo ”kryeminister” me hipokrizin e tij ben homazhe dhe perulet para heronjve dhe deshmoreve te LNCL, pasi i ka perdhosur, mohuhar, poshteruar…Ketyre djemve te rene qe meritojne vetem rrespekt nga njerez te ndershme dhe i mbare populli. Ky hipokrit ”kryeminister” i ka shtuar deshmore te tjere kombit tone, gjate ketyre 20 viteve qe ka pushtuar me dhune dhe intriga institucionet e vendit tone, shpresojme qe 4 deshmoret e 21 janarit te jene te fundit qe u eleminuan nga regjimi fashist me ne krye ”kryeministrin” hipokrit qe perulet para kujdo vetem per tu shfaqur ”njerezor”!

  3. bbb says:

    Stergjygji i Bamir Toptanit, Esat Toptani e ka varrin ne varrezat e deshmorve ne Beograd…Shikoni kush na drejton ne.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje