Dhunohen tre simpatizantë të PS-së në Peqin

5 Maj 2011, 10:26Politika TEMA

Tre simpatizantë të Partisë Socialiste në Peqin janë dhunuar dhe rrahur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem të komunës Pajovë, ndërsa të dëmtuar nga kjo ngjarje kanë mbetur Sabjan Xhani, 37 vjeç, Dorjan Palku 27 vjeç dhe Qazim Plaku 52 vjeç.

Këta të fundit janë dërguar në spital me shenja të shumta, ndërsa mësohet se autorët e dhunimit janë dy simpatizantë të Partisë Demokratike dhe kryetari i komunës Pajovë, Albert Kreci. Policia e Elbasanit ka thënë se në zënkë janë përfshirë pesë persona, për motive të dobëta, duke mos dhënë shpjegime të hollësishme.

3 komente në “Dhunohen tre simpatizantë të PS-së në Peqin”

  1. alketa85 says:

    dy demokrat rrahin tre socialiste….!!! dhe i rahin keq fare, me hematoma, shenja, plage, pffffffff muhabete te egzagjeruara femrash te liga.

  2. fule says:

    U be zakon qe policia e Gadafit mbyll cdo incident me fjalet ‘arsyje te dobeta’. Keto ‘arsyje te dobta’ keto 3 javet e fundit kane shperrther kudo. Banda horrash te armatosur me mbeshtetjen dhe garancite e mos-ndeshkimit, bredhin sot duke gjujtur simpatizantet e opozites
    Por populli shume shpejt do ndeshkoje krye-horrin … dhe horrat e tjere do tulaten vetvetiu

  3. hysni dajaku says:

    “bishti e qenit,sado qe ta drejtosh,bisht qeni ngelet perseri”:))))keta te Bishqemit,”bisht qeni” kan per te ngelur:)))

Comments are closed.

Lini një Përgjigje