Problemi i Bashës nuk është Flora Hanelli

5 Maj 2011, 10:37Politika TEMA

Nga Bledar Lumani

Mediat pranë qeverisë e injoruan fillimisht ndoshta lajmin më të rëndësishëm të kësaj fushate, reagimin e pedagoges Flora Hanelli ndaj kandidatit të mazhoracnës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, të cilin e cilësoi vrasës. Ishte lajm i rëndësishëm jo se i tha vrasës, por sepse i rrëzoi Bashës komplet fushatën e tij të montuar. Por, siç ndodh rëndom në mediat shqiptare, që nuk japin lajmin, por përgënjeshtrimin, mediat qeveritare një ditë më pas kishin rrëmuar për Flora Hanellin dhe kishin gjetur se ajo ka qenë kandidate në vitin 2005 me Partinë e Gjelbër, e cila drejtohej nga bashkëshortja e Koço Kokëdhimës. Dhe më pas bënë lidhjen: Flora Hanelli është shtyrë nga Koço Kokëdhima për të inskenuar atë skenë. Ndoshta mund të ketë ndodhur edhe kështu- vetë zonja Hanelli ka thënë se reagimi i saj nuk kishte lidhje me pikëpamjet e saj politike.

Por, përpara se të merren me Flora Hanellin mediat dhe analistët e shtabit të Bashës, ndoshta do të bënin mirë që të merreshin me përmbajtjen e këtij akti: cilësimin e Bashës vrasës. Atë që e tha Flora e beson vetëm ajo, apo shumë shqiptarë, të cilët nuk kanë mundësi t’ia thonë Bashës në fytyrë? Pra, a ka shqiptarë të tjerë që mendojnë si Flora, se Lulzim Basha  është përgjegjës për vrasjet dhe dhunën e 21 janarit? Mjafton të shohësh reagimet e komentuesve në mediat e shkruara, bloge dhe rrjete sociale, për të kuptuar se Flora është vetëm një nga mijëra njerëz që mendojnë se Lulzim Basha është vrasës. E vetmja gjë që bëri Flora, ishte se atë që e mendojnë këta mijëra njerëz, ja tha në sy Bashës. Për këtë duhet vlerësuar, sepse në këtë rast nuk foli vetëm në emër të vet, por edhe të mijëra të tjerëve që mendojnë njësoj si ajo, por që nuk kanë mundësi t’ja shprehin në sy Lulzim Bashës, për shkak të fushatës së tij të montuar.

Në vend që të merren me biografinë e Flora Hanellin, njësoj si në kohën e komunizimit, edhe pse pretendojnë se janë anti-komunistë të tërbuar, mediat dhe analistët e shtabit të Bashës ndoshta do të bënin mirë që të merreshin me këta mijëra të tjerë që mendojnë si Flora.

Në vend që të na mbushin mëndjen që Flora Hanelli është komuniste, do të ishte më e udhës që t’u mbushin mëndjen njerëzve që Lulzim Basha nuk është vrasës.

Për fatin e tyre të keq, ata që e mendojnë këtë gjë janë të shumtë në numër. Dhe këtë, Basha dhe njerëzit që i rrinë nga pas, nuk mund ta mbulojnë apo fshehin me sulmet ndaj Flora Hanellit. Problemi i Bashës nuk është Flora Hanelli, pasi në vend të saj mund të kishte qenë kushdo nga ata mijërat e tjerë që mendojnë njësoj si ajo. Problemi i Lulzim Bashës janë emrat e katër të vrarëve më 21 janar, të cilët i rëndojnë mbi sup dhe për të cilët konsiderohet si përgjegjës nga njerëzit. Dhe këtë peshë nuk mund t’ja heqin nga supet analistët që ka në krah. Është një peshë që Basha duhet ta mbajë vetë dhe të përgjigjet.

 

21 komente në “Problemi i Bashës nuk është Flora Hanelli”

  1. turizmi says:

    Shqipetaret duhet ti ulen ne gjunje Znj.Hanelli, per kurajon dhe sinqeritetin e saj. Keta kafshet bejne mire te mbyllin makinerine e baltes dhe te pergjigjen per krimet monstruoze dhe shkaterrimin e Shqiperise ne 20 vitet e fundit.

    1. reformatori says:

      Jam dakord! Jo vetem kaq, kjo zonje ka bere ate qe do te kishin dashur te benin shume nga ne, prandaj duhet ta nderojme dhe ta mbrojme! Sidomos opozita duhet ti mbroje te gjithe keta heronj te heshtur, qe te mos shkelen me kembe nga pushteti!
      PD eshte nje ushtri e disiplinuar, e organizuar mbi baza partiake, me nje organizim te tipit komunist-agjenturor, qe skedon qytetaret dhe qe zhvillon te gjitha llojet e presioneve dhe kercenimeve. Eshte naive te mendosh se mund ti mposhtesh ata me sinqeritet dhe ndershmeri!
      Te gjithe anetaret dhe simpatizantet e PD-se jane agjitatore vullnetare, qe perpiqen pa pushim te manipulojne dhe demoralizojne opinionin publik! Kjo eshte nje lufte e ftohte, qe nganjhere behet edhe “e nxehte”!

  2. denisa says:

    Problemi i Bashes nuk eshte vetem 21 janari, problemet e Bashes dhe partise ne pozite qe ai perfaqson jane:
    1. Mungesa e transparences ne lidhje me deklarimin e pasurise,
    2. palo-pakti shqiptar i ujrave teritoriale me palo-greket,
    3. finalizimi i shitjes se albtelekom me cmim qesharak
    5. kostoja ekstreme e durres-kukes-morine

    ca te thuash me shume, do na mbaroheshin numrat. Po rendis vetem 5 ku z. Basha ka pasur pozicion vendimares ne keto ngjarje.

  3. alketa85 says:

    po mo po na kenaqe ti… fushata e Bashes duhet tiu behet shembull sot e ne vazhdim sepse ka nivel politik te larte dhe nuk bazohet ne shantazhe, shpifje, sharrje. do iu duhet pak kohe ju analisteve, gazetareve, opinionisteve te mesoheni me kete fryme te re pasi jeni lindur e rritur ne modelin komunist te shprehjes se mendimit nepermjet paragjykimit,gjykimit dhe denimit publik pa fakte. nuk e pranoni dot te perballeni me edukaten dhe llogjiken e debatit prandaj jeni c’orientuar dhe nuk dini me si ta luftoni Bashen. problemi i Bashes nuk eshte Flora por hipokrizia e njerezve. sa lek/ euro merr pedagogia per nje provim?

    1. plaku says:

      alketa85,
      Me vjen keq, por me ato qe shkruan, verteton katerciperisht, se je nja avokate e keqe e Lulit.
      Sa e ke honorarin te lutem. Pershendetje

      1. fule says:

        Plak, me mire mos denjosh ti kthesh pergjigje CILjetave. Aman o burre ca pret nga ato, shkruj komentin tend aty.
        Kemi Dorand-er boll, turp te merremi dhe me Ciljeten tani

        1. plaku says:

          fule,
          Ke te drejte kur thua qe te mos merremi me Ciljeten. Por te lutem vere vehten tende ne vendin tim dhe Ranit. Ajo na akuzon te dyve indirekt per pederasti.
          Dhe konkretisht sot me daten 5 Mai tek tema : “Kryetari i bashkise……ajo shkruan :

          “qe ti dhe plaku po afroheni shume me njeri tjetrin, komentoni bashke, keni frymen e bashkepunimit, komunikimit, respektit, mebshtetjes. a mos po lind dicka e bukur midis jush??? mos valle eshte dashuri? ”

          Mendoj se une duhet te kem nerva shume te forta te lexoj budallalliqet qe shkruan. Mendoj se forumi ka disa rregulla loje ne lidhje me mendimin kunder, te cilat duhet te respektohen nga te gjithe ne. Mendoj se edhe ti do ta kishe veshtire te gelltisje keto akuza. Pershendetje.

          1. fule says:

            Ke te drejte. Po keto tipe jane shtuar se tepermi kohet e fundit.
            Ca te them tjeter, sheno nje here keto emra se mund ti degjosh se shpejti:

            Argita, Monika

    2. dritan74 says:

      85-sa pas emrit duhet te jete viti kur keni lindur.per fat te mire nuk e ke njohur modelin komunist por pe fat te keq je duke jetuar ne nje model edhe me te keq se ai se eshte nje surrogato e tij dhe vetem me te anet me negative te tij.kjo per shkak se pushtet eshte nje nga “komunistet”me te eger te asaj kohe.thonjzat jane per te treguar se ai vetem komunist nuk ka qene.komunisteve u ndalohej dhe perjashtoheshin nga partia kur vidhnin,genjenin.kurse per vrasjet qe rendojne mbi te te ditura dhe jo nuk ka pasur dallim per denimin.ai vete vari dy ne fier kur e pati ne dore.zoti nuk merret me shpirtra te humbur e njerez te shitur si ai por historia do e terheqe zvarre emrin dhe veprat e tij

    3. Sokol Tirana says:

      Sa mirè qè u kènaqe njè herè alketa85?! Se ndoshta jeni mèsuar gjithmonè qè ti kènaqèsh punonjèsit e ‘selisè blu’. Po ti elketa85 sa lek&euro merrni pèr njè shkrim?????

  4. fule says:

    Saliu dhe mini-Saliu, jane me keq se vetem vrases, sepse nuk jane thjeshte disa ekzekutore.
    Jane urdheruesit e masakres, penguesit e drejtesise, fshehesit e provave, akuzuesit mashtrues dhe denigrusit e viktimave.
    Nuk ka shpetim nga keto, them une. Nuk falen keto gjera dhe po u mbyllen sot kollaj, po aq kollaj mund te hapen neser, kur te kete 5 pare drejtesi. E kane nje shpetim c’eshte e verteta. Mos ta lene asnjehere pushtetin me cdo mjet dhe kosto. Po te shikosh duket sikur per kete po pergatiten. Po kjo vetem sa i shton malin e krimit dhe i nxin diten e largimit

  5. andi says:

    Ekzekutim ne mes te sheshit kur vendi yne ka hequr denimin me vdekje edhe per kriminelet qe bejne me shume se nje vrasje?????Paradoksi i demokracise qe kemi 20 vjet qe e kerkojme nga personi i gabuar qe eshte rritur nen hijen e enver hoxhes.Poshte komunisti i fundit ne pushtet ne ballkan!!!

    1. Clea says:

      Spoti i Lulit e thote qarte pavaresisht se nuk do nje pjese e popullit qe ta kuptoje:
      UNE JAM LULEZIM BASHA
      UNE NUK JAM SI TE TJERET
      JAM NDRYSHE SEPSE NDRYSHE NGA TE TJERET UNE JU VRAS ME DUAR NE XHEPA NE MES TE BULEVARDIT.
      Pastaj kush e kupton ndryshe problemi i tyre qe shesin veten per nje kothere buke…

  6. liripopullit says:

    Po kaq shume lek kane vjedhur keta shushunja nga populli? Luli me leket e KORRUPSIONIT po u paguan udhetimin falas me avion qytetareve shqiptare qe jetojne jashte vendit, me kusht qe ata te votojne per te .

  7. spiro says:

    problemi qendron se keta jane te dhunshem.dhe nuk ka zot ti dale perpara edhe pse del nje zonje dhe i tregon vendin cfare eshte ai,ose me mire cfare perfaqson ai.ketyre po i dole perpara te shtypin dhe kjo eshte fatkeqesija jone.nuk e di po ka edhe shqiptar te mire e te zgjuar brenda PD por forca madhore te llumit nuk i lene te japin edhe ata ndimesn e tyre per te pare veten se ku jane katandisur.megjithate populli duron por nuk te fal.kini parasysh 97.

  8. linda76 says:

    ne te gjithe boten ndodhin aksidente te tilla ( qe sipas mendimit tim eshte haptazi dicka e organizuar dhe kjo eshte nje rrogtere e Rames, por thjesht mendimi im), por nuk ekziston ne bgote qe nje gje kaq e ulet dhe e felliqur te prishe fushaten gjigande te Bashes.
    CIVILIZIMI, QYTETERIMI, ELEGANCA, KULTURA e fushates se tij nuk ka te barabarte me asnje tjeter dhe eshte nje shembull per te gjithe. Basha asnjehere nuk ze ne goje kundershtarin e tij por vetem merret me programin dhe synimet e tij qe ka per Tiranen.
    Dhe prandaj eshte per ti hequr kapelen!

  9. une says:

    Une do te shtoja qe Basha ka shume probleme te tjera pervec atyre qe ka permendur Denisa.

    Te tjera jane:
    +Shembja e mbikalimit te zogut te zi
    +abuzimet e rruges se kombit (u la i qete per procedura dhe jo se eshte i pafajshem)
    +perfshirja e kushurinjve dhe kunatit te tij ne kompani me Fazllic (mos harrome tokat e jugut te shqiperise)
    +mungesa e personalitetit-ajo buzeqeshje e shpifur dhe hipokrite qe mban ne fytyre gati (atij dhe ngjirja ne podiume te mbyllura qe ka provuar kohet e fundit nuk i shkon fare, se duket qe eshte pa ide dhe personalitet…kot fare). Thjesht po mundohet te mbaje privilegjet e tija dhe kastes qe perfaqeson.

    Nuk ka moral, Nuk ka ideal, Nuk ka ide dhe nuk motiv pervec piserise se ndotjes se gjerave dhe zhvatjes.
    +

    1. labi says:

      ja fute kot ti(per te qeshur pa Ju ofenduar),ai eshte me moral te larte partie,ç’do e ç’thote partia(Sala) ben ai.megjithate kush ka moral,ketu ne thjeshte bejme komente dhe shif si shkruajne,bejne te gjithe te informuar,jane te gjithe(ose 99%) avokate dhe te gjithe PATERIOT dhe mbeshtesin nje qe ka shitur detin(them detin pasi kjo eshte e vertetuar),ka pergjegjesi ligjiore dhe morale(sipas Juristeve te vertet,une s’jam i tille),keta jemi ne shqipetaret.Une do te votoje vetem per ALEANCEN KUQ e ZI,megjithate uroj te fitoje Rama dhe e majta se me keta tipat qe jane ne qeverri duhet te fillojme te kerkojme na nje pashaporte tjeter(mundesisht te BE) se saliu me ilirin dhe na nje tjeter kane si qellim te mos lejojne berjen e SHQIPERISE ETNIKE.Per Shqipetaret e Kosoves dhe Maqedonis doja te thosha vetem te mos i besojne Saliut.

  10. odi says:

    Mos harroni ti shtoni listes se akuzave edhe parate e vjedhura te VEFA hollding nga bashkeshortja e Bashes dhe prinderit e saj . Ky popull perpara se te hedhe voten duhet te kete te qarte se Basha dhe familja e tij ne fillim e vodhen e mepas e vrane pa meshire. Nuk mund te them se Edi Rama eshte nje engjell ,por ne krahasim me Lulin ai nuk ka vrare te pakten .Sot behet fjale te eleminohet vrasesi ,i cili eshte rreziku me i madh per nje zakon te ri ,per nje diktature te ardheshme . Nese votojme Lulin , kjo do te thote qe ne e quajme te drejte dhunen e vrasjet e 21 Janarit . E kjo e fundit do te na coje 20 vjet mbrapa ne vitet e diktatures se Hoxhes .

  11. beso says:

    Basha nuk ka probleme;ne kemi shume probleme me Bashen

  12. kasemi says:

    Mbas shembjes se sistemit komunist perdite e me shume njihemi me bema e protagoniste qe pa
    gje te keq i veshim epitete te vyera qe skane kerkund lidhje me ta si : mandela,heronj e heroina,patriote,
    pishtare e lloj lloj epitetesh qe do ti kishte zili gjithkush.Disa pretendojne qe kishin krijuar parti kunder sistemit,disa shperndanin trakte,te tjere ishin artista e shkrimtare dekadent pa cka se me demek shkrimet e tyre i botuan ne demokraci,Per pak harrova ata qe rrezuan bustin dhe komunizmin njeheresh per gjysem ore duke cuditur boten.Dhe se fundi heroina qe i doli tanksit perpara dhe shau Lulin e vogela thua se Luli ishte Enveri. Trimeri e pashoqe,merrni shembull dhe Ju burra qe shkruani papushim.
    Edhe nje here:Shqiperia vuan nga semundja me emrin”Fake ” qe ne shqip ka kuptimin FALLSO .
    Uje me shishe fallso,mbushet direkt nga rrjeti, buke Fake mengjyra kimikate,domote Fallso ,mish Fake,mishin e mire e shesim jashte,shkolla Fake pa prefesore profesioniste,diplloma blihet me pare,Gjykatat ,fake,nuk i shkon mendja per te dhene drejtesi por vetem don ca ……re.Vargu eshte pa mbarim po e mbyll,politikane Fallso,dhe Heronj me shume se Fallso.
    Jetojme nje jete “Fake”.As me shume e as me pak kjo eshte semundja eShqiptarit qe nuk don te shohe te verteten e hidhur ne sy.Arsyeja e kesaj semundje eshte se nuk duam te sakrifikojme per vendin
    por parapelqejme gjerat e lehta Fallso.Lidera politike Fake , patriote fallso, dhe Heroina te reja Fallso.
    Ky vend ishte i bukur per aq kohe sa burra trima vune ne rrezik koken per atdheun.Ata ishin patriote pak rendesi,komuniste apo balliste.Dhane jeten or Mik.Kush ka rrezikuar jeten per atdhe nga keta Politikane pordhace.Mos u lodhni duke i bere qejfin njeri tjetritm.Nuk mund ta mbuloni.Ju jeni “FAKE”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje