Kolegji Zgjedhor rrëzon PS-në për vulat

5 Maj 2011, 12:45Politika TEMA

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte ndalimin e prodhimit të vulave rezervë për zgjedhjet e 8 majit.

Përfaqësuesi i opozitës Eno Bushi tha se prodhimi i vulave rezervë do të cënonte integritetin e zgjedhjeve, sepse iu lihet në dorë administimi i vulave rezervë komisioneve zonale, çka rrit mundësinë e manipulimit apo abuzimit.

Por, sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, prodhimi i vulvae rezervë është vetëm një masë paraprake për të parandaluar largimin e komisionerëve me vulën, duke bllokuar proçesin.

Pasi ka dëgjuar argumentet e të dyja palëve, Kolegji Zgjedhor ka arritur në përfundimin se vendimi i KQZ-së për prodhimin e vulave shtesë nuk përbën problem dhe për këtë arsye ka rrëzuar kërkesën e PS-së.

 

8 komente në “Kolegji Zgjedhor rrëzon PS-në për vulat”

  1. alketa85 says:

    kjo eshte menyra me emire per te parandaluar ikjet skenike alla socialiste qe bllokojne procesin zgjedhor. KQZ i mbylli rrugen njeres prej mundesive te PS per te prishur zgjedhjet.

  2. fule says:

    Kjo parashikohej. Aty ku vertet dhemb dhembi, rrogetaret e kolegjit tulaten dhe strkuen sic bene heren e pare. Mendoni ca mund ti urdheroje Saliu komisionereve te tij qe shtien vulen rezerve ne dore… “Ju vulosni rezultatin tuaj – ata te tyrin” Prag katrahure

  3. turizmi says:

    Keto zgjedhje jane te shitura nga kreret e dy partive te medha, te cilet ka gjasa vetem dita i ndan sepse nata i gjen ne te njetin krevat.Turp Rames qe hyri ne zgjedhje, mbas vrasjes se 4 fatkeqeve, pa marre asnje garanci, turp kolegjit zgjedhor qe ben te vlefshme/te pavlefshme dy dite para zgjedhjeve perdorimin e kasetave, vualve etj etj. Ky vend duhet shkulur a shkundur nga rrenjet…fatkeqesi per nje popull fukara e te kapur mat per nje kore buke. Tmerr i zi ne kete vend, nese nuk ndryshon brenda 2011, 100 vjetori i pavaresise do ta gjeje me nje Eksod perfundimtar te trurit dhe te njerrezve punetore e te ndershem, gje qe do coje ne ndryshimin e kufijve dhe asimilimin e nje kombi. Ky eshte Skenari SALI/EDVIN e politikaneve te tjere qe na drejtojne, mbill injorance duke shkaterruar Edukimint, perdhunuar psikologjikisht administraten, trumbetuar dhe promovuar Intelektuale spiune e servile si Fevzo,Cili, Cani, Zheji e kompani dhe ne fund te dites duke i thene o me ne ose merrni mergimin. Pacin fatin e Osama Bin Laden keto kriminele te ndyre qe as me vdekje nuk i shlyejne te zezat qe kane bere.

  4. petushi says:

    Fituesi nuk ka arsye t’i prishe zgjedhjet!.Fituesi eshte PS,ALEANCA PER TE ARDHMEN,EDI RAMA.Kjo administrate ka mara fund,perderisa ne orar te punes nuk kryen detyrat e shtetit per te cilat paguhet por detyrat e partise.

  5. Blue Sky says:

    Me ne fund do kemi nje proces i cili nuk do bllokohet me nga komisioneret e PS qe marrin urdhra nga kryetari per te bllokuar procesin e zgjedhjeve, kur ata e ndjejne veten te humbur, duke mbajtur peng zgjedhjet e nje vendi. Bravo Kolegji Zgjedhor.

  6. hysni dajaku says:

    Sali Berisha eshte kapur nja tre here duke perdhunuar zgjedhiet,keasj radhe do dali qe zgjedhiet do perdhunojne Saliun:)),njerez te tille nuk u lejohet te afrohen tek kutit e votimit nen 5 km:))

  7. Pjeter Mustakuqi says:

    O hyse kur behesh edhe ti si humorrist me qafsh. A i ke dhen bar lopeve o gerdalle, lere kompjuterin lumadh se sje per ate pune.

  8. hysni dajaku says:

    ti Pjeter! mustaqet i ke te “kuqe” edhe vet qenke “blu”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje