Gazetari i NEWS24, Artan Hoxha, dëshmon për NEWS24 se ka udhëtuar një ditë më parë me makinën e kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar të komunës Shtiqen të Kukësit, Astrit Cengu. Sipas dëshmisë së Hoxhës, gjatë gjithë ditës së djeshme ai është shoqëruar me Cengun. Hoxha rrëfen se makina e kandidatit të PS ishte e parkuar përballë hotelit të tij, ndërsa tritoli u vendos në pjesën e pasagjerit, ku ai kishte udhëtuar një ditë më parë. Sipas gazetarit vendosja e tritolt ishte e komanduar.“Jam ndjerë shumë keq sot në mëngjes, kur kam marrë vesh për ngjarjen. Për faktin se dje jam ulur disa herë në kafe me zotin Cengu dhe kam udhëtuar me atë makinë. Kam lëvizur me atë mjet në aksin Kukës- Krumë. Dje kam pasur takime me titullarë në gjykatë e polici”, rrëfen Hoxha. “Pashë vendin që eksplozivi ishte vënë në krahun e majtë, nuk e di nëse kjo është bërë qëllimisht, por dua të them se unë kur lëvizja jam ulur në atë pozicion. Pyeta në policinë e Kukësit për eksplozivin, dhe mora vesh që ka qenë një shpërthim i komanduar. Ka qenë një shpërthim me kronometër. Kjo më shtyn të besoj se autorët e krimit e kanë menduar mirë se cili ka qenë objektivi i tyre. Fatmirësisht Cengu ka zbritur dhe e ka kapur vetëm vala e shpërthimit”, shton Hoxha më tej.
Gazetari Artan Hoxha shton se “Cengun nuk e njoh si përfaqësues të PS, e kam njohur si përfaqësues të policisë. Ai mu duk i shqetësuar në krahasim me herët e tjera. Më ka thënë që ka presion në zonë, pasi Shtiqeni është një nga bastionet e së djathtës. Ndërkohë që edhe rivali i tij ishte i fortë në zonë, si kandidat.”
Hoxha rrëfen se në Kukës ndodhej për të hetuar një ngjarje korrupsioni në nivel vendor, të cilën ende nuk e ka përfunduar. “Kam qenë aty për të hetuar një histori korrupsioni, ku është përfshirë qeverisja vendore. Jam duke hetuar në atë çështje dhe nuk mund ta nxjerr përpara zgjedhjeve, pasi nuk plotësohen të gjitha kushtet. Them që nëse do të botohej do ndikonte edhe në fushatën zgjedhore në Kukës. Në të gjitha institucionet që hyra u krijuar përshtypja se kërkoja informacione për një ngjarje të tillë dhe u krijua një përshtypje që do të përdorej për fushatë. Nga ajo skenë që pashë unë dje, nuk gjej ende një shpjegim të qartë se kush janë autorët. Fryma nga fushata zgjedhore ka nxitur akte të tilla”, thekson ai.
Hoxha kërkon që policia të reagojë dhe të parandalojë këto grupe krimi të rrezikshme.
Comments are closed.
Kot lodhesh o Artan ne Krume aty dhe delet me gjithe kuajt te votojne prape maloku i dragobise do fitoje.
Ndiq ndonje kamion kromi dhe do ta marresh vesh se kujt i sherben policia dhe bashkia….
O bablok….
ti bablok pre krume:
gabon qe ofendon te tan tropojanet biles edhe ata te Dragobise te cilet jan shum larg qofte me fis qofte gjeografikisht nga ai Berishes ?
Jidhi nje sy kesaj video te fresket se sa maloke jemi http://www.youtube.com/watch?v=Fh7cTHaXJmM&feature=player_embedded#at=242
Z. Hoxha ti i ke dhene nje shkelm te fuqishem ketij rregjimi, prandaj konsiderohesh armik madje i denje per eleminim fizik me sa duket. Me 21 Janar ti mjeshterisht bere te deshtoje alibia e ngritur per mbrojtje nga i dyshuari kreysor per vrasjet. Mirenjohjen e popullit per kete do e kesh te perhershme.
mirnjohje per guximin dhe kembnguljen profesionele Artan hoxha se jane te pakte njerzit me keto vlera por korupsjoni eshte aq i thelle sa vete thellesite e miniers .
Edhe nje here mirenjohje te thelle per cfare po ben per ne sherbim te kombit. Ne mengjezin e 22 Janarit te kam takuar ne bulevard perballe kryeministrise dhe te kam thene se “je nje hero kombetar, por ruaju se mendja dhe dora e PERBINDSHIT saliu eshte perverse dhe nga ai mund te presesh çdo gje”. Natyrisht misioni qe ju i keni vene vehtes kerkon guxim te madh, por njeres si ju jane te rralle dhe ju i duheni vehtes, por na duheni dhe ne. Populli i kujtdo preference te jete majtas apo djathtas te mbeshtet, por kujdes nga horrat qe rrethojne perbindshin!!
I nderuar z.Hoxha!Duke lexuar detaje nga levizjet qe keni bere Ju e pikerisht Ju,sepse pa dashje me shkon pernjehere mendja tek i ndjeri K.Trebicka i cili ndoshta edhe ai ka shkuar per te ç’koklavitur ndonje gje ne lidhje me trafikun e armatimeve e u tha qe kisshte vajtur per gjah!Uroje qe mos te levizesh keto dite te veshtira ,se gjithçka ndodh ne kete vend qe ne mes te dites kryhen vrasje selektive e jo me aksidentet qe jane te zakoneshme!Jo per ndonje gje po kush ri e pret edhe nje here ardhjen e “eksperteve” !Uroj te jesh me fat pasi mos haro qe jeni shkaktari numer 1 qe treguat se vrasjet e 21 janarit nuk u bene nga opozita por pozita!E kjo nuk eshte pak per nje vend demokratik si shqiperia e cila eshte e rrethuar nga te kater anet me “Miq”.Nuk eshte ndonje habi qe Ju z.Hoxha te ruheni qe pas 21 Janarit nga Garda e Saliut!
O Artan se komentuesit nuk kane faj ketu se nuk dine po ti o vlla e di shume mire qe ai Cengu qe thua ti nuk eshte kushedi ça burri……………………pastaj pse nuk ke shkuar ne komuna te tjera per te pare se nga çfare negativesh perfaqesohet PS, se persa i perket atyre te PD s’ja vlen te diskutosh se jane te gjithe negative si partia e tyre…..Kur them une se atje ka nevoje per nje reforme te thelle ju nuk me besoni.
Edhe pse kane kaluar me shume se gjysmen e jetes keta pushtetare ,zemra e ketyre nuke u ngope kurre si me korrupsion , si me vrasjete njerzeve
NUKE paska kafshe me te eger se sa njeriu kure humbete ndjenjat njerzore
Inderuar Artan Hoxha:”Mbahe nje sy hapur,Ju duhet te merni nje pushim Larke zyve te salinjeve…