Nga Kledian Lula, [email protected]
Në listën e premtimeve të (stër)përsëritura të profesor doktorit të mashtrimeve SALI, përveç “parajsës ekonomike si në BE”, gjendet e përdoret nëpër mitingje edhe gjoja “modernizimi i mjekësisë”. Se sa moderne është mjekësia shqiptare, këtë po e provojnë përditë shqiptarët. Aq e “sigurt dhe moderne” është shëndetësia shqiptare, sa edhe dora vetë ministri i Shëndetësisë i pushtetit “SALI-ILIR”, tenderxhiu Petrit Vasili, kur u aksidentua vuri “duart në kokë” kur e shtruan 10 sekonda në spitalin publik, prej nga me “b..izhame nëpër këmbë” u ngrit e ia mbathi urgjent në spitalin privat. Aq “modern, i sigurt dhe efikas” është shërbimi shëndetësor në Shqipëri, sa edhe dora vetë kryeministri SALI PARAJSA, kur i lindi nipi, çoi në pavionin e maternitetit 3 furgona me pajime, madje deri tek luga e kondicioneri privat, montuar me urgjencë, me urdhër të Halim Kosovës, drejtor-intelektualit “Basha”.
Shëndetësia e “sëmurë” nga ç’organizimi dhe “racizmi”
Shëndetësia shqiptare ngjason me një ambulancë të shpërndarë me filiale nëpër qytetet e vendit e në disa zona pranë qyteteve. Ky shërbim publik është i shkallëzuar në tre nivele: Në spitalet dhe ambulancat qendrore në qarqe; në spitalet në rrethe; në shërbimet ambulatore në qytete. Sipas kësaj skeme ata që banojë në qendrat e prefekturave i kanë të gjithë llojet e shërbimit. Ata që jetojnë në qendrat e rretheve, kanë vetëm gjysmat e shërbimeve mjekësor. Ata që jetojnë në qytete kanë vetëm shërbim ambulator ditor. Ndërsa ata që banojnë në fshatra kanë nga 1 mjek në shkallë komune e nga një infermier për injeksione dhe asgjë tjetër. Ky shkallëzim “racial” i bërë dhe i quajtur “reformim e modernizim” prej pushtetit “SALI”, nuk është gjë tjetër, veçse një shkatërrim e ç’organizim i shërbimit shëndetësor ndaj popullatës. Pushteti “SALI”, i cili në vitin 2005 e 2009 premtoi për “shëndetësi moderne” e të kompletuar me pajisje, qendra shëndetësore dhe mjekë specialistë deri në “majë të malit”, realisht mbulon me shërbim shëndetësor fizik vetëm 42% të territorit të vendit dhe 55% të popullsisë. Pjesa tjetër, pra 58% e territorit dhe 45% e popullsisë nuk kanë shërbim shëndetësor atje ku jetojnë, por shkojnë atje ku ua ka caktuar pushtetit “SALI”. Konkretisht, në 12 qytete të vendit qeveria dhe platforma “VASILI” mbylli spitalet, duke lënë banorët pa shërbim spitalor, aq i domosdoshëm në një qendër banimi. Këtë shërbim, banorët e mashtruar e të denigruar prej këtij pushteti deri tek shëndeti, detyrohen ta kryejnë në qendrat e rretheve, ose të prefekturave. Në zbatim të platformës “VASILI” për asfiksimin dhe zhdukjen e shërbimit mjekësor në afro gjysmën e territorit të vendit, pushteti “SALI” firmosi dhe vulosi vendimin absurd, që në 22 rrethe hoqi mjekët e specialiteteve, duke i përqendruar në poliklinikat e 12 prefekturave. Njerëzit që i zë halli, në mungesë të shërbimit mjekësor në qendrën ku banojnë e punojnë, detyrohen të shkëputen nga punët e ditës dhe të “marshojnë” me dhjetëra kilometra lodhje e shpenzime, për të kryer shërbimin që kanë nevojë. Shkak është ky ç’organizim, që pushteti SALI” e quan “organizim e reformim shëndetësie”. Një fakt: Në shkallë vendi, ky “organizim” i shërbimit shëndetësor “alla-Sali”, ka lënë afro 500 fshatra pa mjekë, pa mami, pa infermierë e pa ndihmësmjekë, aq sa nga largësia dhe urgjencat, punën e këtyre e bëjnë veterinerët.
Shëndetësia e “sëmurë” nga primitivizmi
Kush është detyruar të shkojë në spitalet e pushtetit “SALI”, padyshim që është gjendur përballë një shërbimi mjekësor primitiv, tamam si në ato qendrat vullnetare të ngritura në periferitë e vendeve të Afrikës. Duke mos bërë komente, po përmendim disa “tregues” primitiv që të ofron shërbimi në spitalet dhe poliklinikat e ambulancat shqiptare. Nëse do të bësh një analizë, duhet të sigurosh shiringat dhe provëzat. Nëse do të mjekohesh, duhet të blesh vetë pajisjet e medikamentet. Nëse do të shtrohesh në spitale, duhet të shkosh me të gjithë pajisjet personale, që nga batanijet e deri tek pantoflat e lugët, mbasi ato ose mungojnë, ose janë jashtë standardeve higjienike minimale.
Nëse do të mjekohesh kur je shtruar në spital apo shërbim ambulator 24 orësh, duhet të blesh çdo medikament e pajisje nga xhepi. Spitalet shqiptare nuk kanë as ashensor, as aspirim, as ngrohje, as freskim. Nuk kanë as ujë në dhoma për të larë duar e sy, madje as dushe, aq sa të sëmurët lahen në tualete, ose shkojnë e lahen në familjet e tyre. Ushqimi i të sëmurëve është jashtë standardeve të cilësisë së gatimit dhe normës së kalorive. Në spitale mungojnë aparaturat që kryejnë shërbime specifike për jetën e pacientëve, madje në shumë raste edhe aparatet rontgen e skaner, rezultojnë “me defekt”. Gjithandej sundon një rrumpallë e vërtetë e cila finalizohet me prepotencën dhe mungesën e shërbimit prej personelit të të gjithë niveleve, përveç rasteve kur e “prenoton” me pagesa private. Aq kritike është gjendja në institucionet shëndetësore shqiptare, sa mund të futesh si vizitor dhe del si pacient, sa mund të futesh me një sëmundje dhe del më dy e tre sëmundje të tjera. Qytetarët dhe pacientët, të gjendur përballë këtij realiteti primitiv në spitale e në krejt shërbimet mjekësore, thonë se ky nivel shërbimi jo vetëm nuk shëron, por rëndon shëndetin e tyre. Ndërsa kryeministri SALI del e reciton bejte premti-mashtrimesh për “shërbim modern”.
Fakti: 1 veteriner për 50 lopë, 1 mjek për 10 mijë banorë
Se sa vlerë ka jeta e njerëzve për këtë pushtet kusar e të kriminalizuar deri tek tenderat për letrat higjienike, këtë e dëshmon shërbimi shëndetësor që vepron në Shqipëri. Se sa prioritet i jep pushteti “SALI” jetës dhe shëndetit të njerëzve, po përmendim një ballafaqim të 3 fakteve zyrtare, ku dy kanë lidhje me shëndetin e kafshëve dhe një ka lidhje me shëndetin e njerëzve.
1. Në zonat fshatare në Shqipëri, sipas evidentimeve të bëra nga Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit në prefektura, rezulton se ka 1 veteriner për 50 lopë.
2. Në Shqipëri, në çdo prefekturë, sipas borderove rezulton se ka 1 veteriner për 200 qen rruge.
3. Në Shqipëri, në zonat fshatare nëpër komuna, sipas evidentimeve të bëra nga Drejtorit e Shëndetit Publik në prefektura, rezulton se ka 1 mjek për 10 mijë banorë.
Mjafton ky raport skandaloz që tregon kujdesin e shtetit ndaj kafshëve dhe “kujdesin e madh” ndaj shëndetit të njerëzve, për të dëshmuar demagogjinë dhe denigrimin e pushtetit “SALI” në shërbimin shëndetësor shqiptar. Të gjithë fjalimet për “reforma” e “modernizim” të mbajtura me artopalantë rrugëve e tribunave prej kryeministrit SALI, janë vetëm broçkulla, janë mashtrime që vazhdojnë. Gjithçka e tregojnë këto tre fakte: Në Shqipëri, për çdo 50 lopë kujdeset një veteriner, për çdo 200 qenë rruge kujdeset një veteriner, ndërsa për çdo 10 mijë banorë kujdeset vetëm 1 mjek.
Ky raport i “kujdesit shëndetësor” ndaj popullatës është për zonat fshatare. Në të gjithë vendin, çdo komunë ka mesatarisht 10 mijë banorë. Në dispozicion të banorëve të tyre, pushteti “SALI” pas “modernizimit në shëndetësi”, ka caktuar vetëm 1 mjek për t’u shërbyer. Fakti që komunat në Shqipëri kanë shtrirje deri në 20 kilometër gjatësi dhe 10 kilometër gjerësi territoriale, kuptohet qartë, se sa mund t’u shërbejë 1 mjek 10 mijë banorëve, të cilët ndodhen në fshatra e lagje nga 1 deri në 2 e 3 orë larg njeri-tjetrit. Të detyruar prej pamundësisë së mjekut për tu bërë “10 mijë copa” në 10-15 fshatra që ka komuna, banorët nisen drejt qendrave të qyteteve për ndihmë dhe shërbim mjekësor. Për më tepër, që mjekët e fshatit kanë me vete vetëm stetoskopin dhe pak pajisje profesionale personale, mbasi në fshatra e komuna nuk ka jo më spitale, por as ambulanca, aq sa edhe vizitat e injeksionet kryhen mbi krevatet e familjarëve.
Shëndetësia “SALI” pa ilaçe
Shëndetësia “SALI” po zhvat pacientët shqiptarë nëpërmjet tregut të zi të ilaçeve, që organizohet nëpërmjet personelit mjekësor dhe farmacive të tyre klienteliste. Edhe pse ministri i “Shpk” ilaçeve Petrit Vasili, del e thotë ekraneve se nuk mungon asnjë medikamnet në spitale, pacientët detyrohen t’i blejnë ato me lekë, mbasi nëpër pavionet e shërbime ambulatore të shëndetësisë “SALI”, mjekët e infermierët, thonë se mungojnë. Pa bërë komente, po publikojmë një listë ilaçesh, që në spitalet “SALI” nuk gjendet, por që gjendet në farmacitë e “shefit” të tenderave të ilaçeve, ministrit Petrit Vasili:
Këto ilaçe, pacientët i blejnë me lekë
1. Medikamente reanimacioni
2. Insuline Glulisine
3. Metoclopramid
4. Hydrochloride
5. Ranitidine
6. Hydrochloride
7. Papaverin
8. Pantoprasole
9. Hyaluronidase
10. Amiodaron
11. Propafenon
12. Atenolol
13. Dipyridamole
14. Clopidogrel
15. Enoxaparinum sodium
16. Enalapril
17. Furosemide
18. Torasemide
19. Calcium chloride
20. Calcium gluconate
21. Magnesium sulfate
22. Citostatike për Onkologjinë
23. Capecitabin
24. Gemcitabin
25. Fluorouracil
26. Mitocantron
27. Docetaxel
28. Docetaxel
29. Doksorubicine
30. Cisplatin
31. Epirubicine
32. Paclitaxel
33. Carboplatin
34. Gentamycin Ciprofloxacine
35. Cefazoline sodium
36. Amikacine sulpphate
37. Trimethropim
38. Sufamethoxazole
39. Levofloxacine
40. Fluconazol
41. Cefepime
42. Medikamente anestezi
Comments are closed.
Te kesh nje kryeminister ish-mjek kardiolog dhe te mungojne ne spitale papaverine, kalcium klorid, kalcium glukonate, sulfat magnezium nuk eshte per te vene duart ne koke, por eshte per te vene kembet ne koke.
Po merrni o alkimiste nje tenxhere me bythe te nxire hidhni gelqere (CaCO3) te shuar marre ne malin e Dajtit, shtoni nje shishe litershe acid klorhidrik (HCl) dhe ja e bete kalcium klorid, CaCl2, futini nje te zier ne nje tenxhere tjeter me bythe te nxire qe te ngordhin disa mikrobe se te gjitha nuk i ngordhni dot e me pas mbushni ca shishe coca-cola dhe ja u zgjidh problemi.
Po vetem mos i injektoni se shaka bera, ore si dihet, del ndonje bakall ma merr formulen dhe i shet neper spitale ulur ne ndonje rrenxe muri. Te mjere ata njerez pastaj.
Kardiologu me diplome te pjerdhur, qe sot eshte kryeminister qe vetem nje liber ka shkruar “Hemodinamika e zemres” edhe kete ne kohen p…eshte per tu deklaruar jo me ish-mjek por ish-xherah. Turp e faqe e zeze nje kryeminister ish-mjek, ah harrova ish-xherah, te kete ato lazarete si ne kohen e luftes se pare boterore.
Mjeket e brezit pas 90′ dhe sidomos 10vjecari 95-05 mendoj se jane njerzit me te paftet qe mund te kete pasur ne historine e profesionalizmit shqiptar nqs existon nje e tille.Kane nje mungese te theksuar njohurish te domosdoshme te mjeksise per te mos hyre ne aspektet me te detalizuara te zanatit.
Jo vetem qe nuk mund te japin nje diagnoze te sakte me autoritet sic i kemi pare rendom para 90′ por dhe ato tituj kapitujsh qe mund ti kujtohen ne momentin kur me ekuivalencen e 300eurove per provim mundoheshin te shiteshin si mjeke te afirmuar deri ne ate shkalle sa kalon ne nje vetegenjeshter qe alterohet ne nje instikt, kane filluar qe te cmesojne dhe ato pak gjera qe kane mesuar.
Dhe jo vetem kaq, kjo shtrese e cuditshme e shoqerise shqipetare eshte ne formim e siper dhe me progresion gjeometrik perfshi ketu dhe dentistet qe jane si kerrmijte mbas shiu.
Dhe me ne fund por jo e fundit te dalim tek “klinikat” private ,bastionet rezerve te malokut qe jane kthyer ne “death trap” per qytetaret shqiptare nuk bejne asgje tjeter vetem se jane kthyer ne dyqane aparaturash te vjetra qe dhe vete industria qe i ka nxjerre i ka bere “ban”.
Tani, me keta “doktorre’ qe nuk i hyne ne pune as dreqit malokut po i pjell gjeli aq shume sa dhe doren qe e mbajti pa lare nga takimi me udhehqesin shpirtror nuk po i ben me pershtypje.
Te kishte qene kaq e lehte shkolla e larte kisha marre dhe te mesmen…..
Nese keto shifra jane te verteta, pasi shifrat ne Shqiperi fatkeqesisht manipulohen nga te gjitha krahet dhe e veshtiresojne analizen et nxjerrjen e konkluzioneve, atehere i bie qe Sali Berisha kur thote poshte komunistat, bllokmenet …te mbylli gojen se te pakten ne ate kohe, çdo lagje kishte ambulancen e vet. Kishte drita, uje 24 ore, kur kishte nje difekt perjashtohej drejtori i pergjithshem nga puna.
Fatkeqesisht Berisha eshte nje komunist medioker, kujtuam se se komunist i flakte e karrierist mund te kthehet ne demokrat te flakte, me ide e shpirt demokratik si me shkop magjik..
nje veteriner per 50 lope dhe nje mjek per 10.000 banore mire apo keq duhen pranuar.keto jane kushtet e shqiperise dhe duam sduam duhet te pranojme qe jane vete te rinjte e sotem qe nuk shkojne te punojme ne zona te largeta nga tirana.ndryshimi duhet te jete rrenjesor dhe duhet te filloj qe me emancipimin e rinise se sotme,per ti bere ata te kuptojne qe nuk do punojne te gjithe ne kryeqytet por disave u duhet te punojne edhe ne fshat.
Nejse lopet nuk duhet te merziten per kaq pak. Ato duhet ta kuptojne qe ka edhe me keq sic duket qarte edhe nga titulli i artikullit.