Shpërthim në fabrikën e çimentos në Fushë- Krujën turistike të Berishës, i pesti sulm brenda muajit

5 Maj 2011, 21:44Politika TEMA

Një tjetër shpërthim ka ndodhur dje pasdite në fabrikën e çimentos në Fushë- Krujë. Kësaj herë nga shpërthimi janë dëmtuar muret rrethuese. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje. Kjo është e pesta herë që kjo fabrikë sulmohet. Në raste të mëparshme është tentuar të dëmtohet lidhje e kësaj fabrike me hekurudhën apo edhe sistemi i furnizimit të saj me energji. Banorët e fshatrave përreth janë ankuar vazhdimisht për fabrikën për shkak të ndotjes, por edhe për shkak të problemeve që janë krijuar me dëmshpërblimin e banorëve për pronat. Po ashtu fabrika ka qenë subjekt lajmesh për plagosjen e punonjësve në punë. Fabrikat e çimentos dhe gropat e gëlqeres e kanë shndërruar këtë zonë të vendit, nga Fushë- Kruja, në Krujë dhe më përtej në zonat më të shëmtuara në vend. Megjithatë Berisha thotë se ato do bëhen zona turistike. Se kush do ua kompensojë këtyre banorëve kodrat e malet e rrafshuara e pyjet e zhdukura, këtë nuk e di askush. Po ashtu nuk dihet kush do ua kompensojë ato vite jetë të humbura nga pluhurat e tymi i rëndë.

1 komente në “Shpërthim në fabrikën e çimentos në Fushë- Krujën turistike të Berishës, i pesti sulm brenda muajit”

  1. fule says:

    Tritolin mafjes se kancerit.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje