SHBA: Të shqetësuar për dhunën në fushatë, votat duhet të numërohen siç duhet

5 Maj 2011, 21:01Politika TEMA

Mesazh i fortë i kongresmenit amerikan: Votuesit duhet ta dinë se pas dy dekadave me zgjedhje që nuk plotësuan standardet se këtë vit do jetë ndryshe

 

Komisioni për Sigurinë e Bashkëpunimin në Europë, i njohur si Komisioni Amerikan i Helsinkit, një strukturë e përbërë nga kongresmenë, senatorë e zyrtarë të tjerë, ka bërë thirrje për autoritetet shqiptare dhe të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e 8 majit që të ndërmarrin çdo përpjekje për të siguruar se këto zgjedhje do të mbahen në përputhje me normat e angazhimet e Organizatës për Sigurinë e Bashkëpunimin në Europë.

“Pak ditë përpara se të votohet dhe të numërohen fletët e votimit, duhet të ketë maksimumin e transparencës sa u përket këtyre zgjedhjeve dhe duhet demonstruar një angazhim nga ana e zyrtarëve zgjedhore për një proces të lirë e të ndershëm elektoral,” tha kryetari i Komisionit, kongresmeni Kris Smith. “Votuesit gjithandej duhet ta dinë se vendimi për votimin duhet të respektohet dhe të numërohet, dhe në Shqipëri veçanërisht, votuesit duhet ta dinë se pas dy dekadave me zgjedhje që nuk plotësuan standardet se këtë vit do jetë ndryshe. Ky vit duhet të jetë një pikë kthese ku duhet të prevalojnë principet demokratike dhe njerëzit duhet të kenë vërtet besim tek saktësia e rezultatit zgjedhor.”

Smith po ashtu shprehu shqetësim për raportet për incidente të dhunshme që kanë prishur fushatën e tanishme.

“Pasi kam takuar njerëz të mirë e të talentuar nga disa parti politike në Shqipëri, e di se shumë kanë ide pozitive për të ardhmen e vendit,” theksoi kongresmeni Robert Aderholt, një komisioner që ka vizituar shtëpinë disa herë në të shkuarën. “Shpresoj që këto zgjedhje do të jenë të ndershme e do reflektojnë vullnetin e popullit, në mënyrë që ata që do zgjidhen, të punojnë në mënyrë konstruktive në nivel lokal. Shpresoj që këto zgjedhje do të vendosin një shembull pozitiv për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.”

Smith theksoi, se pasi shumë votues vendosin në ditët e fundit, ky mesazh është në kohën e duhur. “U bëjmë thirrje zyrtarëve zgjedhore shqiptare që të sigurojnë se vota do të numërohet siç duhet.”

 

7 komente në “SHBA: Të shqetësuar për dhunën në fushatë, votat duhet të numërohen siç duhet”

  1. fule says:

    Nuk po permbet fare dhe nje ‘detaj’ i zgjedhjeve te meparshme. Jane qindra lejet per kete fundjave qe Drejtoria Pergjithshme Brugjeve jep per disa nga banditet dhe kriminelet me famekeq te burgjeve ne vend.

    1. raimondi says:

      Fule nderro emrin ,beje Fyell –jo per gje por te pershtatet shumne hahahahahahahaahahaha

  2. hysni dajaku says:

    TE KERKOSH ZGJEDHIE TE NDERSHME NGA SALI BERISHA ,ESHTE NJELLOJ SI TI KERKOSH VIRGJERINE NJE PROSTITUTE

    1. raimondi says:

      hahahaahahahaaha –Bukur e ke thene Dajak –Je i sakte fare

  3. dymi says:

    O kongresmeni Kris Smith keto thuaja ambasadorit Arvizu dados se Sal-iut, se mbase ja mbledh pak rripat. Megjithate kam shume pak besim sepse, qeni, qe eshte mesuar me ate ushqimin qe e dini te gjithe, edhe po u betua per te njomin, te thate do te haje se s’ben.

  4. hasan says:

    Avash avash edhe keta amerikanet(edhe europianet) po behen bajat me sjelljet e tyre me dy standarde ndaj demokracise shqiptare.Jane keta shkaktaret e katandisjes se demokracise tone ne demodiktature fashiste.Shqiptaret dine te numurojne e te bejne hesape.Ata dine te numurojne votat me ndershmeri e paanshmeri.Po jane pikerisht keta ustallare hileqare qe na futin shkopinj ne rrota. Jane keta qe u mesojne hilet politikaneve tane dhe jo tu mesojne rruget per te ndertuar te ardhme per popullin.E meren pastaj e lagu se lagu.Jo shteti ligjor jo kushtetuta.Tani duhet ta kene kuptuar se sa boje ju ka mbetur persiper para shqiptareve.

  5. rexha italia says:

    NE shqiptaret zgjedhjet i bejme simbas mynyres tone , dhe ju amerikanet na gjykoni jemi ne shtete qe kemi burra shteti si zoti SALI BERISHA , apo jemi te barabarte si shtete te AFRIKES

Comments are closed.

Lini një Përgjigje