SKANDALI/ Një tjetër provë e trukimit të kampionatit shqiptar

6 Maj 2011, 12:50Politika TEMA

Që ky kampionat është trukuar dhe i është dhënë Skënderbeut nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, tashmë nuk ka asnjë dilemë dhe të gjithë e dinë. Është e tmerrshme në fakt, që edhe pse dihet kjo gjë, nuk merret asnjë masë dhe reagimi është kaq i vakët.

Por, e përditshmja sportive “Panorama Sport” ka zbuluar një tjetër provë të trukimit të këtij kampionati. Në ndeshjen e fundit, të cilën Skënderbeu e fitoi 1-0, gjyqtari i takimit, Artan Taullaraj, u ka thënë lojtarëve të Elbasanit që mos të mundohen kot, pasi edhe nëse shënojnë dy gola, do të pësojnë tre të tjerë, pasi ai e kishte vendosur që Skënderbeu do të fitonte me çdo kusht.

“Në momentin që Skënderbeu shënoi, shkuam me vrap tek Taullaraj dhe i kërkuam llogari pse nuk kishte sinjalizuar ende përfundimin e pjesës së parë, pasi kishin kaluar 5 minutat shtesë. Madje, edhe goli i Muzakës ishte në pozicion jashtë loje. Në këtë moment, ai na tha tekstualisht kështu: “çfarë kërkoni ju, mos jeni gjë budallenj.. Unë nuk kam ndërmend të dal i vdekur nga stadiumi. Ju doni që të mos shkoj në shtëpi fare unë?!. Po jua them që tani, se edhe sikur të bëni dy gola, prapë do të pësoni tre, kështu që mos u lodhni kot. Ndeshjen do ta fitoj Skënderbeu”. – Sigurisht, kjo bisedë na demoralizoi dhe për hir të së vërtetës i dhamë të drejtë arbitrit Taullaraj, pasi kishte një presion të jashtëzakonshëm mbi supe – tregojnë futbollistët e Elbasanit në kushte anonimaniteti, pais i tremben një ndëshkimi nga ana e Federatës së Futbollit Shqiptar, e cila drejtohet nga ana e Armando Dukës, aksioner në një kompani me presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo.

Kjo është një tjetër provë e pakundërshtueshme dhe e rëndë për trupimin e këtij kampionati, i cili është konsideruar si më i turpshmi gjatë këtyre viteve.

11 komente në “SKANDALI/ Një tjetër provë e trukimit të kampionatit shqiptar”

  1. hasan says:

    Jam tifoz i Skenderbeut.Eshte e peshtire,duket si lemoshe.Turp.Turp.U be dhe futbolli si fytyra e politieks.

    1. vinny says:

      Se pari ata qe jane poshteruar me keto trykime jane sportdeshesit e tifozet e Skenderbeut.
      Agim Zeqo kujton se ka futur ne histori Skenderbeun duke “fituar” kampionatin shqiptar, problemi eshte se e ka turperuar.
      Nese federata, prokuroria nuk bejne punen e tyre duke haput nje çeshtje e te investigojne ç’fare ka ndodhur e te vene fajtoret perpara drejetsise, atehere duhet te jete vete populli korçar qe te bojkotoje ekipin e tij, duke e len ekipin te loze me stadium boshe gjate gjithe kampionatit te ardhshem.
      Te gjitha ekipet e tjera kur te lozin me Skenderbeun, ti presin me stadium bosh, ne menyre qe ti tregojne se sa turp eshte te “luash” me nje ekip qe trykon, e thene ndryshe vjedh, mashtron, pra veset me te renda qe u mesojme femijeve te mos i perdorin asnjehere.
      Njerez si puna e Agim Zeqos jane njerez te neveritshem, njerez qe duhen injoruar.
      Njerez te tille dhe ne sistemin komunist nuk u fliste njeri me goje, tregoheshin me gishta si hajdute e fare e keqe (po flas per hajdute ordinere e jo disidente politike qe jane dy gjera te ndryshme).

  2. fule says:

    Ka prova te mjaftueshme qe Prokuroria te nise nje hetim. Te pakten sa per sy e faqe … po as kaq si lene te levizin

  3. ilir111 says:

    Ore si ka mundesi qe jemi bere si republikat kaukaze me pushtet oligarkesh fodulle qe duan te jene siper cdo gjeje edhe te nje sporti popullor si futbolli.

  4. kozma says:

    PO SI NUK KINI TURP PER KETO IDIOTESI QE SHKRUANI MORE NJEREZ ,KETO ESHTE PAK TE THUASH JANE SHPIFJE E GENJESHTRA TE TRASHA FARE..HA HA TANI DOLI QE EDHE GOLI I MUZAKES ISHTE POZICION JASHT LOJE?PO SI KA MUNDESI QE NE VEND TE FALENDERONI KORCEN PER REVOLUCIONIN QE PO BEN NE FUTBOLLIN SHQIPTAR JUVE MERENI ME SHPIFJE TE ULTA ,NUK E DI SE PERSE I BENI KETO ,KORCA ASHT PER TU LAVDERU E PER TU MARRE SHEMBELL……

  5. kozma says:

    SA PER TJUA PLOTESUAR ,,TE ASHTUQUAJTURIN SKANDAL..,,,PO JU KJTOJ QE PIKERISHT TAHULLAHU NUK I KA DHENE KORCES NJE PENALLTI TE PASTER 1 METRO LARG NGA VIJA FATALE KU MBROJTESI I ELBASANIT PREK DUKSHEM TOPIN ME DORE….HA HA VERTET PER TE QESHUR ,,Z MERO EDHE NJE HERE MOS LEJO GENJESHTRA NE GAZETEN TENDE ,PRESTIGJOZE

  6. polp says:

    jam sportdashes i skenderbeut dhe me vjen shume turp per kete kampionat si ne ceceni. iu kerkoj ndjese mbeshtetesve te flamurtarit dhe sportdashesve ne pergjithesi per shfaqjen e shemtuar dhe titullin e grabitur.

  7. Saranda2001 says:

    Te vjeterrit thonin: Paraja e hedh ujin perpjete por kjo qe po ndodh ne Shqiperi nuk ka njeri qe e beson ,te gjithe ne korce e dine qe me parate qe Bodia i ben favorizime nga tatimet bizneseve te Zeqos me shoke blehen ndeshjet e kampionatit .Sa turp jemi bere me keq se ne Afrike.PO luhet me ndenjat e qytetareve per te berre politike,ky kampionat i takon Flamurtarit.

  8. Neorealizmi says:

    Dhe sportin e politizuan deri ne palce, sikur nuk i mjaftonin problemet e tjera qe kishte.

  9. Nabukodonosor says:

    Une ka vite qe nuk e shoh kampionatin shqiptar,jo per snobizem por nga niveli eshte…Por me keto qe kam pare keto javet e fundit Bodja eshte per tu zgjedhur president i FIFA mbase Shqiperia e ka garant titulllin boteror.
    Me vjen keq qe cdo gje ketu ka arritur ne nivele qesharake.
    Urime z.Bode ja kalove Carli Caplinit me kete film humoristik.

  10. labi says:

    jam Vlonjat dhe KUQ e ZI,ndoshta dhe ne kemi gabuar kete kampionat,megjithate Korçareve qe mendojne se e kane merituar kete kampionat u them qe mbas disa vitesh do tu thuhet se dhe nje kampionat qe fituat ua falen.Per qytetaret e ndershem eshte qe ne 8 maj te votojne per kedo vetem per PD-ne jo,dhe do ta shifni sjelljen e Bodes me shoke.Pershendetje te gjithe sportdashesve korçare dhe eshte mire te mos shkojne ne vlore.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje