Policia e Tiranës publikon masat për zgjedhjet

6 Maj 2011, 12:04Politika TEMA

Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, ka publikuar gjatë ditës së sotme masat që kjo polici ka marrë për procesin zgjedhor të 8 majit.

“Në zbatim të pergjegjesive ligjore, është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit lista perfundimtare me 1069 punonjës policisë, që do të angazhohen me detyra për ruajtjen dhe sigurimin e 878 Qëndrave të Votimit, 16 KZAZ / VNV, si dhe shoqërimin e Komisioneve e materialeve zgjedhore nga Qëndrat e Votimit për në Vendin e Numërimit të Votave”, ka thënë Muçaj.

Sipas këtij të fundit: “Në datë 07 maj 2011, punonjësit e policisë, do të marrin në ruajtje Qëndrat e Votimit nga momenti i mbërritjes së materialeve zgjedhore në Komisionin e Qëndrës së Votimit dhe do të largohen nga këto Objekte në datë 08 Maj 2011, kur Komisioni i Qëndrës së Votimit, fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit, duke u vendosur me pas, pranë Komisariateve/Stacioneve të Policisë apo Vendeve të grumbullimit të punonjësve të policisë, sipas planifikimit të bërë.

v     Sipas kërkesës së KZAZ-ve, në periudhën kohore 20.00’ deri në orën 08.00 gjatë kohës kur KZAZ-të nuk janë në punë, janë marrë në ruajtje nga Policia 16 KZAZ.

v     Në datë 08 Maj 2011, në orën 18.00’ do të merren në ruajtje 16 Vende të Numërimit të Votave, shërbim i cili do të vazhdojë deri në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga KZAZ-të.

v     Në orën 19.00’ të datës 08 Maj 2011 punonjësit e policisë të planifikuar do të jenë pranë Qëndrave të Votimit në pritje për shoqërimin e Komisionit dhe materialeve zgjedhore nga KQV-të për në Vendet e Numërimit të Votave.

Strukturat e Policisë Kriminale, më datat 07 dhe 08 Maj 2011 do të qëndrojnë brenda institucioneve të policisë, ndërkohë që shërbimet e brendshme dhe sigurimi i objekteve do të kryhet vetëm nga këto struktura”.

2 komente në “Policia e Tiranës publikon masat për zgjedhjet”

  1. rexha italia says:

    E verteta nuke eshte ajo qe thuhet , por ajo qe BESOHET .

  2. linda76 says:

    shpresojme mos te kemi nevoje per nderhyrje te policise dhe t etregohet qytetarim dhe civilizim!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje