Edhe pse mund të kesh mbi njëzet vjet që jeton larg Shqipërisë, nuk ka si të mos skuqen veshët kur shfleton gazetat e vendit tënd e shikon se ç’qëndrime mbajnë politikanët atje! Pa dashur t’i marr kohë lexuesit, po përqas dy ngjarje që kanë ndodhur kohët e fundit: njëra në Kamëz, me kryebashkiakun Xhelal Mziun, dhe tjetra, në Karolinën e Veriu, të SHBA-ës, me Terri Xhonsin, ish-mësues në një shkollë të mesme.
Terri Xhons, 28 vjeç, arrestohet para ca ditësh se në vitin 2007 kishte pasur marrëdhënie me një nxënëse 17 vjeçare, kur kjo vazhdonte gjimnazin. Si ndodhi arrestimi i Territ mbas 4 vitesh? Kush e denoncoi dhe kërkonte dënimin e tij? Askush! Po si ndodhi që përfundoi në burg? Vajza e dikurshme shtatëmbëdhjetë vjeçare, tani studente në Universitin Qendror të Karolinës së Veriut, shkruan një ese ku flet për marrëdhëniet e saj me të. Tregon sesi kishte lindur dashuria mes tyre, sesi kishte mbetur shtatzane dhe pastaj sesi e kishte dështuar fëmijën. Por në ese, ajo nuk e kishte vënë emrin e mësuesit, por vetëm emrin e shkollës së mesme. Po ashtu, nuk shprehte asnjë mendim kundër mësuesit të saj, por më tepër qortonte veten e saj. Eseja u botua në gazetën e universitetit dhe ngjalli një interes shumë të madh në kampus. Por ç’ndodhi më pas? Organet përkatëse, edhe pse nuk dinin emrin e ish-mësuesit, arritën ta gjejnë dhe ta arrestojnë. Për marrëdhëniet që ka pasur me ish nxënësen e tij para katër vjetësh, Territ i janë bërë 64 akuza ku secila prej tyre është e dënueshme me 15 muaj burgim, kështu që i bie afërsisht, 80 vjet burg, nëse do të vërtetohen të gjitha akuzat.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, duke e quajtur çiflig të vetin Kamzën dhe punonjësit e bashkisë haremin e vet, ngacmon seksualisht, kërcënon deri në largim nga puna, nëse punonjëset nuk i nënshtrohen. Ky pushtetar, e ndien veten kaq të sigurt, saqë në mes të ditës, pa u dridhur dora çon mesazhe tepër kompromentuese me “sms”. Dhe natyrisht, s’ka frikë sepse e shikon që korrupsioni e ka mbërthyer prej fyti Shqipërinë dhe s’ka kohë njeri të merret me të. Në Shqipëri mund të bësh plane me bllok në dorë për vjedhje aty në ekran të televizionit ku të sheh i gjithë vendi, mund të të vriten 30 veta e të shkatërrohet një fshat i tërë për fajin e dikasterit që drejton ti, mund të gjuash me armë zjarri e të vrasësh në mes të ditës 4 njerëz dhe shteti të merr në mbrojtje, dhe ti si drejtues vazhdon të krekosesh si gjel nëpër tribuna e në kuvend. E prandaj, zoti Mziu si të jetë skllavopronar, i shkruan punonjëses së vet se nëse s’ia plotëson dëshirën “ajo do e humb lirinë si të gjithë të tjerët.” Pra pa iu dridhur qerpiku, i tregon se fatin e saj e kanë pasur edhe shumë të tjera!!! Deri këtu, nuk ka asgjë për t’u çuditur apo për t’u skuqur veshët. Njerëz si Mziu, nuk janë të rrallë. Ekzemplarë të tillë fatkeqësisht mund t’i gjesh në çdo vend e në çdo sferë e grupime të ndryshme shoqërore e politike. Por ajo që të bën të revoltohesh, është indiferentizmi i njerëzve të veshur me pushtet të cilëve edhe kur u kërkohet ndihmë, heshtin. Si është e mundur që një grua e pambrojtur, t’i drejtohet për ndihmë si nënë, si motër e si grua, një gruaje tjetër, dhe jo thjesht një gruaje tjetër, por femrës më të fuqishme në vend, Kryetares së Parlamentit Shqiptar, zonjës Topalli, dhe kjo e fundit të heshtë?! Dhe aq më tepër, kur flitet për një njeri që ka vepruar kështu edhe me punonjëset e tjera. Sipas punonjëses së Bashkisë, ajo i është drejtuar për ndihmë edhe zotërinjve Myqeram Tafaj e Flamur Noka, dhe këta kanë bërë të njëjtën gjë: kanë heshtur. Nëse gjatë këtyre 20 vjetëve do të ishte ndërtuar vërtet një shtet ligjor, këta tre njerëz do të dënoheshin si bashkëpunëtorë të zotit Mziu.
Shikoni tani se ç’qëndrime diametralisht të ndryshme janë mbajtur ndaj këtyre dy personave, Territ në Amerikë dhe Mziut në Shqipëri, e nxirrni vetë konkluzionet:
Terri, 24 vjeçar në kohën kur kishte marrëdhënie, arrestohet, pa e paditur askush. Shteti ligjor e gjen edhe aty mes rrjeshtave të një eseje të një studenteje, (paçka se nuk i përmendej as edhe emri dhe paçka se ai ishte larguar nga ajo shkollë e mesme qysh në vitin 2008) dhe i vë prangat për një ngjarje që kishte ndodhur para 4 vjetësh, dhe për marrëdhënie që kishin qenë me pëlqimin e të dy palëve. Ndërsa zoti Mziu, ngacmon, kërcënon, pushon nga puna, dhe për këtë kanë dijeni, jo një, por dy deputetë si edhe Kryetarja e Kuvendit, dhe zoti Mziu jo vetëm nuk e gjen gjë, por e lënë të kandidojë përsëri për Kryetar Bashkie. Pra nëse deri tani zoti Xhelal Mziu është përpjekur të haremizojë vetëm Bashkinë e Kamzës, zonja Topalli dhe dy zotërinjtë që punonjësja u është drejtuar për ndihmë, me heshtjen e tyre po japin ndihmesën që zoti Mziu të haremizojë gjithë Kazmën! Mos vallë në fillim të viteve ’90 ky popull rrëzoi një regjim diktatorial e pushtetarë të tipit të Pali Miskës e Lenka Çukos për t’i zëvendësuar me pushtetarë të tillë? Ja pse të skuqen veshët kur sheh se ç’politikanë i kanë hipur në qafë popullit shqiptar.
Comments are closed.
E sa kohe do te rrije popullin i Kamzes i tulatur e i droguar?Po çmut demokracie ndertuan kamziotet me protestat e tyre ne vitet 90-te?A e kuptojne (se per te pare e shikojne)se si oktapodhi blu po i bluan me ventuzat e tij te pameshireshme?Zgjohuni se ju ka perpire e keqja!
PERPARA 90 tes ligji ishte i drejte , dhe i barabarte per te gjithe ,kurse sote ligji eshte politika dhe e drejta eshte se nuke duhet ti zeshe bese ase edhe nje njeriu
Po mire po kjo shamikuqja qe ndrin LOL, pse i ngelet qejfi ?–Ai kompliment i ka bere se nuk ja kerkuar.
Sexy zhelali duhet ta plasesh brenda ..dhe atje nderron jo mendje po dhe sex kur te kapi sapunin…
Hasan —> Ske te drejte e para te flasesh ashu per popullin e Kamzes sps sje kamzali vete ti qe te gjykosh ato si jane ne rregull se po te ishe kamzali nuk flisje ashu e para kjo dhe e dyta meso te shkruash e te shprehesh qarte mendimet se nuk shkruhet “kamziote” po “kamzalinj” leqe ca duhet me u mor me ty kur “injoranca” flet qe nga gramatika jote e pastaj ne mendimet e tua si pellazg.
Rexha —> Jam dakort me ty vertet se ligji dhe shteti nuk jan fare per terezie ne keto kohe dhe meqe dhe ti shum mir e the nuk duhet zene bese askujt pa fjalen e fundit qe ne kete rast kete fjale e ka gjykata apo prokuroria pse duhet qe njerezit te gjykojne z.MZIU kur ne akoma se dime a ti besojme kesaj femre sps ajo mund ta kete bere kete “denoncim” thjesht per ceshtje interesi personal dhe po ashu per efekt “fushate elektorale” duke marr parasysh edhe kohen momentale qe jemi apo jo ???
Raimond —> “Shamikuqja” ne fund te gjithe kesaj do i ngelet qejfi per mir apo per keq do e vertetoj koha dhe institucionet por besoj se dhe ti je i bindur qe kjo femer sic e thash me lart po e ben per fushate kete denoncim dhe nqs e gjitha kjo eshte nje “trillim i zmadhuar” kjo femer do e pesoje aq keq saqe do fus veten e vet brenda pa e kuptuar cka bere.Nuk them qe ndoshta z.MZIU nuk ka derguar sms kesaj sps faktet flasin qe i paska derguar por qe ajo nuk eshte shprehur totalisht se si ka qene mardhenja midis tyre sps nuk ben publik asnje sms qe ajo mund ti kete derguar z.MZIU kshu qe eshte e veshtire te percaktohet vendimi se kush eshte fajtor kur kjo femer per me teper eshte ANONIME.Pse duhet te jete e till kur ne fakt pati guximin e te dilte te bente 1 denoncim te tille.PSE?
Dhe se fundmi “FALCON” sa per fjalet qe shkruan ti dukesh qarte qe je kokrra qeqenit nga ato pellazget e lashte e per me teper do me thuash pak ca ndodhte ne burg se qenke i informuar mir ??? Apo mos me thuaj qe i ke vuajtur te tilla pasoja ??? Hahahaha je thjesht specie ne zhdukje pellazg.
TONDIESEL Je nje kokerr hipokriti dhe asgje me teper. Ketu shkruan:”nuk duhet zene bese askujt pa fjalen e fundit qe ne kete rast kete fjale e ka gjykata apo prokuroria pse duhet qe njerezit te gjykojne z.MZIU” dhe pastaj shkon e paragjykon tjetren duke thene ”
do e vertetoj koha dhe institucionet por besoj se dhe ti je i bindur qe kjo femer sic e thash me lart po e ben per fushate kete denoncim “.Megjithate nuk ja uroj qe asnje femre ne fisin tend qe te perjetoje ngacmime seksuale te tilla si keto qe po pesojne punonjeset e Z.Mziu.
Punonjset ??? Ku e gjete kete ne nr shumes ???
Z.Mziu?I nipi? Apo thjesht shpellaro adhurues?
Hëëë Jozefina qe llomotiste per moral dite dhe nate kur behej fjale qe te sulmonte liderin e opozites ( theksoj se ndaj askujt s’duhet te kete tolerim karshi ligjit , por ai s’ka efekt veprimi ne kushte te nje sjellje personale pa demtuar te tjeret .) . Ku je ti moj Jozefine qe per nga inteligjenca je injorante , nga guximi ngjason plotesisht me ate te budallait , nga nga fryma je komuniste e skuqur fort shfaqur ne ngjyre blu te temperimit , nga sinqeriteti i marredhenieve me te tjeret je hipokrite e plote , per nga deshira e kapjes se enderrave te tua ngjason lehte me te “nenshtruaren” agjente sidomos kur shikoj ato buzeqeshjet e tua ne krah te Sali Berishes qe i kalojne kufijte e respektit , pa e vazhduar me tej sinqerisht e them se gjynah qe Shkodra te ka nxjerre ty si perfaqesuese te saj dhe aq me pak komuniteti katolik i saj. Por ti nuk je askush tjeter perveç vetvetes , ti hesht karshi skandalit seksual dhe pranon rikandidimin e ketij pisi per kryetar , qe me ben te hamendesoj se vetem njerez qe e kane bere vete kete lloj turpi e pranojne ate dhe duke e gjykuar personazhin tjeter me te nenshtruar se vetveten dhe mendon ” po kjo me e mire se une eshte qe nuk do qe ta beje… ” . Sigurisht njera ka nivele me te larta dhe oferta me joshese , por tjetra u hidherua ne shpirt kur mbi te u hodh nje sulm i tille seksual nga nje kafshe fatkeqesisht drejtues ne pushtet. Ky eshte realisht modeli i qeverisjes dhe i moralit te Sali Berishes dhe njerezve qe ai mban pas si ne pushtet ashtu dhe ata te aferave ne fusha te ndryshme . Per ta s’ka moral dhe me e keqja eshte se kete ndyresi te tyre duan t’ua imponojne dhe te tjereve .
Boll me , vendi tuaj eshte ne oqean , atje vetem ai mbase mund t’ua laje ndyresite tuaja , pasi detrat tane nuk ju pranojne ju se e para ju i tradhetuat ata se donit dhe doni t’i shisni tek hasmi dhe se dyti se jeni aq te ndyre sa mund t’i ndotni perkohesisht edhe ata dhe per pasoje njerezit nuk mund te zhyten atje kete vere ne dliresi e duke gezuar me njerezit e zemres se tyre .
Keta PD-istat do e marrin vesh qe votojne plehra per kryeminister, deputete dhe kryetar bashkish deri ne momentin qe e keqja u vjen ne deren e vete. Per aq kohe sa pislliqe te tilla i ndodhin komshiut dhe aq me shume po te jete opozitar, keta i gjejne justifikimet menjehere… “ia ka dash qejfi vet” per rastin ne fjale… por madje duke justifikuar edhe vrasje si ajo e Gerdecit apo 21 Janarit me argumenta te llojit “aksident teknologjik” dhe “pergjigje me force ndaj pucit komunist”.
Keshtu qe mbeshtetes se Berishes jua uroj me shpirt qe pafshi sa me shume Xhelala, Pango, Lulra dhe Medijsh ne jetet tuaja qe ta kuptoni ne menyren me te trashe te te shpjeguarit qe PD-ja eshte parti Xhelatesh.
Le ti dergoje Jozefines ndonje sms se mbase i pelqen.