Partia Socialiste ka isur mitingun e vet përmbyllëse për këtë fushatë elektorale.
Për PS-në, mitingu është hapur nga kandidati për bashkinë e Kamzës, Rakip Suli, i cili ka thënë se fitorja e opozitës në këto zgjedhje do të nisë pikërisht nga Kamza.
Kjo e fundit është kthyer në një nga epiqendrat e betejës gjatë fushatës elektorale, ku janë shënuar edhe një sërë incidentesh të dhunshme, madje, zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, kishte kërkuar shtypjen e militantëve të PS-së.
Ndërkohë, mitingu i Partisë Demokratike është vonuar dhe ende nuk ka nisur.