Gazeta zvicerane: Tirana, një metropol i vërtetë

7 Maj 2011, 20:05Politika TEMA

Gazeta zvicerane, Tages Anzeiger, i kushton një reportazh zgjedhjeve në Shqipëri, duke u përqendruar në kryeqytetin, Tiranë. Në reportazh thuhet se qyteti është kthyer nga një vend provincial në një metropol të vërtetë. Qytetin mund ta shijosh nga lart duke udhëtuar me një teleferik në malin e Dajtit, shkruan gazeta. Por nga afër, ai është shumë atraktiv. “Turistët nga e gjithë bota kanë zbuluar tani qytetin. Japonezët bëjnë foto ng Sky Toëer,” shkruan gazeta.

Gazeta përmend bllokun ku dikur jetonte nomenklatura komuniste, e ku tani bëhet jeta e natës. Sipas gazetës, në Tiranë mund të pish kafen ekspres më të mirë nga Viena deri në Stamboll.

Sipas saj, ndryshimi i qytetit lidhet me emrin e Edi Ramës. Gazeta përmend megjithatë angazhimin e tij politik si kryetari i PS dhe tensionin e lartë në vend pas zgjedhjeve të vitit 2009. Gazeta citon Fatos Lubonjën të thotë se ky qytet megjithatë nuk ka memorie dhe kontrollohet nga mafia e ndërtimit.

Kundër Ramës, shkruan gazeta, konkurron Lulzim Basha, ish- ministër i Brendshëm, që është sulmuar ashpër nga mediat opozitare që e quajnë atë vrasës. Po ashtu përmendet edhe çështja e abuzimit me rrugën Durrës- Kukës.

“Vëzhguesit shpresojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu vendi do afrohej më shumë me BE-në,” përfundon gazeta.

14 komente në “Gazeta zvicerane: Tirana, një metropol i vërtetë”

  1. Rani says:

    Tirana eshte me e sigurte se disa qytete evropiane dhe kete e them me bindje te plote. Mezi pres qe te shkoj se atje te çlodhen syte, nuk sheh njerez me ngjyre ne pozicione irrituese nga me te ndryshmet po do te n

  2. Rani says:

    Tirana eshte me e sigurte se disa qytete evropiane dhe kete e them me bindje te plote. Mezi pres qe te shkoj se atje te çlodhen syte, nuk sheh njerez me ngjyre ne pozicione irrituese nga me te ndryshmet, po do te na çlodhen syte edhe me shume kur te shporrim Saliun dhe shoket e tij.

  3. Claus says:

    Ne origjinal ishte nje nga artikujt me te shpifur qe kam lexuar. Desha te beja komentim tim tek “Tages Anzeiger” por lejonin vetem 250 fjale. Diku shkruhej:” ndonje kalimtar u tregon japonezeve shtepine ku ka banuar Hoxha dhe ata shpejt drejtojne aparatet fotografike drejt asaj vile duke bere fotot e rastit”
    Nuk e kuptoj perse na qenka aq magjike qenka ajo vile? Une kur kaloj andej nuk ben aspak pershtypje, ajo eshte sot nje vile e zakonshme dhe pike. Qiramarresi ka me shume se nje cerek shekulli qe ka ikur nga kjo bote.

    1. plaku says:

      Nuk e di por kur jam ne avjon, sa here qe vij ne Tirane, me kujtohet kenga e bukur e Tom Xhonsit : the green gras of my sweet home (bari jeshil i shtepise sime te embel ), dhe papritmas me mbushen syte me lote.
      Gjermanet thone : Bukur ishte ne veri dhe juge, por ama ne shtepi eshte me bukur nga te gjitha. Dolce casa. Tirana eshte qyteti ku kam lindur dhe nuk e nderroj me asnje qytet ne bote. Jam i bindur se anetaret e forumit do thone : ” O plaku, ke rrjedhur nga trute, kete e di edhe bufi ?! Pershenetje.

      1. Claus says:

        Plaku, i ke hyre nje teme teper te diskutueshme, por me mire ta leme kete teme per date 9 se jam pak “abergläubig”, besoj se me kupton. Jam per Ramen per faktin se i permbahem thenies se Mustafa Nanos: ” E dime se c`m.. eshte Berisha, por nuk e dime se c` dreq eshte Rama”. Sqarimet e tjera besoj se jane te teperta.

        pershendetje

        1. plaku says:

          Claus,
          Kam lexuar librin e Churchilit “Kujtime nga lufta e dyte boterore ” ku ai thote : ” Beme koalicion me Stalinin sepse ishte e keqja me e vogel.”
          Mendoj se edhe ti do ishe dakord me Churchilin ( nuk e di se si shkruhet shqip ). Pershendetje.

          1. Mentari says:

            Krahesimi me Esat Pashen ,Ahmet Zogollin dhe Sali Berishen me cilin do diktator eshte fare pa vend.Ata i shtuan trojet e vendeve te tyre kurse keta tanet falen troje te SHQIPERISE per te mbajtur pushtetin.

      2. Rani says:

        O Plaku normal qe Tirana eshte dhe po behet edhe me e bukur çdo dite. Une kam qene ne Zyrih dhe Lugano te them te drejten Zyrihun nuk eshte se e kam shetitur komplet po Luganon e vogel po. Normal qe jane qytete te urbanizuara po nuk kane kushedi çfare po atehere kur kam qene une duke e ditur qe Tirana ishte katastrofe na bente pershtypje, po sot nuk me bejne fare pershtypje.

      3. i riu says:

        te rrosh vete se truri te paska vajt per lesh,hajde te jetosh ketu,ku nuk shikon njerez me ngjyre,por shikon fshatare dhe malok nga me injorantet e botes.imagjino ti kesh ne pallat qe ta nxijne jeten.ky eshte metropoli me fshatare ku Tirana ngjan me nje fshat te madh.

        1. plaku says:

          i riu,
          Mendoj se edhe fshataret dhe maloket jane shqiptare. Tirana eshte pjese e Shqiperise. Mos duhet te sjellim italjane dhe franceze qe te vijne te jetojne ne Tirane. Edhe sikur te duam neve, ata nuk vine se dashurojne vendet e tyre dhe kane pune atje. Ne qe jemi largur, jami largur perkohesisht dhe une mendoj se nje fare menyre ndihmojme duke sjelle devize. Mos harroni se edhe ne vendet e zhvilluara te Europes Itali,France,Gjermani shume vite me pare kane qene fshatare. Une mendoj se, nuk eshte e drejte te ofendohen njerezit, para se gjithash ata jane shqiptare. I riu, mendoj se edhe gjyshi dhe gjyshja jote ashtu si gjyshi dhe gjyshja ime ( une kam lindur ne Tirane ne vitin 1947 ) kane qene fshatare. Une i desha shume dhe isha krenar per gjyshin dhe gjyshen time, ashtu si ti, qe i do dhe je krenar per gjyshin dhe gjyshen tende.. Pershendetje.

  4. raimondi says:

    Kafja expres me e mire behet ne Vlore , jo ne Tirane –Kete e thone te gjithe te huajt dhe vendasit

    1. plaku says:

      raimondi,
      Ne gjuhen tone te bukur shpesh thuhet : ” Varet nga shija qe ke “.
      Mua personalisht me pelqen ta pi kafene ne Tirane, tek tajvani nen tingujt e muzikes se Verdit dhe levizjen sipas muzikes te shatrevanit. Nuk e di por ne keto momente me duket sikur jam ne nje bote tjeter. Raimondi, kuptohet qe eshte shija jote, qe Kafja expres me e mire behet ne Vlore dhe une nga ana ime te uroj, qe te jesh sa me shpesh ne Vlore qe te shijosh ( sic shijoj une ) kafen expres vlonjate. Pershendetje.

  5. Claus says:

    Shtypi austriak, gjerman dhe Euronws hapen sot me lajme mbi mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne Shqiperi.
    Gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung” raporton se zgjedhjet e kesaj te diele mbahen nen peshen e nje krize te gjate midis pushtetit dhe opozites shkaktuar nga zgjedhjet e vitit 2009, krize e cila mori edhe kater jete njerezish.
    Edhe gjate fushates zgjedhore pati fenomene te ushtrimit te dhunes, zgjedhjet jane nje peshore per te pare se cila ane ka me vete shumicen e popullsise.
    Midis te tjerash thuhej se Rama rriti profilin e tij me larmine e ngjyrave qe i dha kryeqytetit te murrme postkomunist si dhe me projekte te tjera ndertimi. Ndersa qeveria akuzon Ramen per afera korruptive, Basha gjate kohes kur ishte minister transporti u akuzua per parregullsi dhe shperdorim detyre ne ndertimin e autostrades. Imuniteti parlamentar pengoi hapjen e procesit penal.
    Ky vend Ballkanik me 3,1 milione banore gjendet qe pas zgjedhjeve te vitit 2009 ne nje krize te thelle politike. Opozita nuk i njeh rezultatet e zgjedhje dhe akuzon Berishen dhe PD per manipulim te zgjedhjeve.
    Berisha nuk lejoi nje rinumerim te votave, megjithe protestat e vazhdueshme deri ne hyrjen ne nje greve urie, qellimit te Rames per rinumerimim te votave nuk ju arrit. Thirrjet e Presidentit Topi, BE dhe USA dhe aktoreve te tjere nderkombetare nuk sollen zgjidhje te situates.
    Gjate protestave antiqeveritare ne muajin Janar ne perpjekjen e protuestesve per te sulmuar godinen e Keshillit te Ministrave u vrane kater demostrues nga plumbat e Gardes se Republikes e cila varej direkt nga Ministri i Brendshem Basha. Me shume se 100 demostrues u plagosen.
    Edhe gjate fushates elektorale pati dhune, goditje me thika dhe gjeri ne shperthime eksplozivesh tek te cilat nuk pati te vrare ose te plagosur.
    400 vezhgues nderkombetare jane derguar ne ate vend per vezhgimin e zgjedhjeve.

    1. plaku says:

      Claus,
      Faleminderit per informacjonin. Pershendetje.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje