Kur kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita e zgjedhjeve vendore, Presidenti Bamir Topi ka bërë apel për pjesëmarrje në votime duke deklaruar se janë qytetarët që vendosin për të ardhmen e tyre me anë të votës. “Të nderuar qytetarë ju ftoj të merrni pjesë në zgjedhje, të jeni aty për t’i dhënë jetë e forcë demokracisë funksionale, – dhe kështu të ndihmoni që me zgjedhjen tuaj të lirë të shkurtojmë rrugën evropiane të Shqipërisë. Kjo është sfida jonë, është interesi ynë i përbashkët”, bëri thirrje dje presidenti i republikës në mesazhin drejtuar qytetarëve. “Të dielën me 8 maj në mbarë vendin qytetarët janë të ftuar të votojnë për organet e reja drejtuese të pushtetit vendor. Për herë të gjashtë në 20 vjet ju keni të gjithë pushtetin dhe hapësirën e nevojshme për të vendosur me votën tuaj për qeverisjen lokale të katër viteve të ardhshme”. Duke shprehur keqardhje për incidentet gjatë fushatës, Presidenti theksoi se vota e popullit është vendimtare dhe do përcaktojë cilësinë e zgjedhjeve. “E di gjithashtu se administrimi zgjedhor në Shqipëri është atribut ligjor direkt i partive politike dhe se vullneti i partive është faktor përcaktues në cilësinë e zgjedhjeve. Gjithsesi as detajet teknike dhe as natyra partizane e procesit, nuk mund të zëvendësojnë peshën dhe rolin përcaktues që ka vota qytetare më 8 maj”. Topi kërkoi që kjo ditë të mos kthehet në ditë militantësh, por të demonstrohet qytetari, kurse institucioneve ligjore (KQZ, polici, prokurori, gjykata) u kërkoi të jenë sa më aktive ndaj cdo lloj problematike që mund të haset gjatë procesit zgjedhor. “Dita e zgjedhjeve është ditë e qytetarëve dhe jo e militantëve partiakë, ndaj pres e inkurajoj partitë politike ta përdorin natyrën bipartiake të procesit administrues në dobi të interesave qytetare e publike, siç edhe inkurajoj median të informojë dhe ndikojë pozitivisht në transparencën e procesit”. “Zgjedhjet e 8 majit janë momente përgjegjësie për të gjitha institucionet e parashikuar me ligj në përgatitjen, mbarëvajtjen dhe administrimin e tyre. Bashkë me ju, të nderuar qytetarë, pres që dita e votimit të kalojë në atmosferë të qetë, që administrimi i votës të jetë korrekt dhe në kohë, që KQZ, komisionet e niveleve të dyta dhe grupet e numërimit të jenë zbatues të paanshëm të ligjit, që vëzhguesit vendorë e të huaj të ushtrojnë pa asnjë vështirësi funksionin e tyre” tha Topi duke shtuar se pret dhe kërkon nga institucionet e rendit dhe sigurisë, prokuroria, gjykatat dhe Kolegji Zgjedhor, – të jenë aktivë dhe tërësisht profesionalë në përmbushjen e misionit të tyre ligjor”.
Comments are closed.
I nderuar z.Bamir!Me vjen keq qe sa here qe tentoj te lexoje thirrjet qe ju i drejtoni popullit nuk ngjallin as me te vogelin ngacmim.Ndoshta Ju i dashur Topi jeni i konsumuar qysh ne zgjedhjen tuaj e qe per pasoje as nuk ju ka peshe fjala,as nuk done t’ju degjoje njeri !Thirrjet qe drejtoni Ju i ngjasojne me teper thirrjeve qe na bene ndonje i derguar pertej kufijeve te ketij vendi,i ngjasojne thirrjeve te diplomateve qe kollaret e jakat e kemishave u jane bere me yndyre nga drekat e darkat qe kalojne ne nje vend ku institucionet qendrore i drejton mafja prej mese 20 vjete,jeten e njerezve e ka zaptuar analfabetizmi,e ku per çudi te kohes mungon nje gjuhe zyrtare e zevendesuar me nje gegerishte qe te vjen turp ta ndigjosh.Tashme Ju i dashur Bamir perfaqsoni nje institucion si ne kohen e monizmit,qe me shume vlere kishte godina se sa personi qe e drejtonte kete institucion.Se fundi me behet qejfi qe edhe Ju beni pjese ne kete shou e qe per ironi te fatit me shume efekt bene foto e Juaj se sa mesazhi qe kerkoni te lini!
saimir,
Mendoj se presidenti ben mire qe nuk i kalon kufijte qe i ka dhene kushtetuta e vendit .
Vete fakti qe Sala ( i plotfuqishmi ) e shan ( 21 janari ) tregon se presidenti nuk ben lojen e Sale injorantit ( qe di vetem te gjenjeje ), por respekton kushtetuten e vendit te tij. Kam mendimin se ai eshte nje president i mire, m,gj. presionet qe i ben Sala. Pershendetje.
I nderuari plaku. Respekt per maturine, thellesine e komenteve dhe drejtpeshimin.
Presidenti eshte e vertete se nuk ben lojen e Sal-iut, por une mendoj se kjo nuk mjafton per nje president tek i cili populli duhet ti kete syte. Une mendoj se ne momente kyce nepermjet dekreteve drejtuar parlamentit, mesazheve drejtuar publikut dhe aktiviteteve te tjera, ai duhet te godase veprimet antidemokratike te kujtdo.Kjo duhet bere jo nepermjet heshtjes, jo me fraza qe sejcila pale ti mare si mbeshtetje per vete, por drejperdrejt duke i vene festen kokes se cilitdo qe e ka te shtrember. Ne nje shtet demokratik kjo veprimtari e presidentit duhet te jete pike reference per politiken.
dymi,
Te faleminderit per fjalet e mira. Une fatkeqesisht ( dhe per kete nuk jam krenar ) nuk e njof kushtetuten e Shqiperise . Prandaj nuk i di detyrat dhe te drejtat e Presidentit te Republikes. Di qe nje President Republike nuk duhtet te jete partiak. Fakti qe Sala dhe Topalli e kritikuan pa te drejte ne lidhje me demostratat e 21 tregon se ai eshte asnjanes. Prandaj te me falesh, une nuk mund te shtoj gje tjeter sepse fatkeqesisht nuk njof Kushtetuten. Ndoshta ndonjeri ketu ne forum, qe njef kushtetuten, mund te jepte mendimin e tij kompetent. Pershendetje
http://www.youtube.com/watch?v=84QmhaMfPJ0
http://www.youtube.com/watch?v=-hUgghj7hUM
I nderuari plaku. Kushtetuta nuk e lejon presidentin qe te nderhyje ne lojrat politike te partive, por per ceshtje me rendesi kombetare, te demokracise e te miredrejtimit te shtetit ne interes te qytetareve, ai mund ta gjeje menyren per ta thene fjalen e tij. Dhe fjala e Presidentit, pavarsisht se tek ne ai nuk eshte ekzekutiv e zgjidhet nga partite, duhet te kete peshe te madhe. Ai nuk duhet te flase me heshtje, por me dekrete drejtuar Parlamentit, ne aktivitete presidenciale e duke nxitur veprimtarine e institucioneve te shtetit qe mbrojne jeten e qytetareve.
Po marr nje shembull. Presidentit ju vrane 4 qytetare ne bulevard dhe tha “ngjarja ne buleverd”,nderkohe qe presidenti francez e tha qarte se ne vendet demokratike nuk mund te lejohet vrasja e qytetareve gjate demonstrimeve. Eshte krim shtetror. Megjithe kete reagim gjysmak terhoqi merrine e plakut goje ndyre qe e quajti “horr bulevardi”. Cfare beri ne kete rast? U tulat. U pergjigj me heshtje ne nje kohe qe duhej te pergjigjej fort ,me ze te larte, drejtperdrejt e jo me fjale te sperdredhura e me dy kuptime. Ne kete rast nuk mbronte Bamir Topin, por Presidentin e Republikes, Garantin e kushtetutes, Institucionin ku qytetaret shikojne mbrojtjen e tyre.Nje president qe nuk i del dot garant institucionit te tij, nuk mund t’i dale dot garant kushtetutes e qytetareve
Ne komentin tend thua se ne rastin e 21 janarit presidenti u tregua asnjanes. I nderuari plaku, nuk mund te kete asnjanesi ne raste te shkeputura.Cdo rast ne vetvete duhet te trajtohet me drejtesi, sepse nuk mund te kete dy te verteta. Te kater demonstruesit u vrane ne mes te dites, ne mes te bulevardit, duke demonstruar paqesisht( te 4 te vraret nuk ishin ne grupin qe u konfrontua me policine) Koncepti i asnjanesise ne kete rast eshte barazi midis vrasesve dhe te vrareve. Per kete rast duhet thene me ze te larte:- Sal-iu dhe Lul-i i tij jane vrases te shqiptareve te pafajshem. Asnjanesia e Presidentit duhet te duket ne veprimtarine e tij ne teresi, ne drejtesine qe ai ve ne baze te te gjithe aktivitetit te tij presidencial..
Z.Topi juve duhet te ishit lideri i PD dhe jo kafsha e vucidolit.Ai po shkaterron kete vend.Sa here vjen ne pushtet vetem terror ndjell.POSHTE KELYSHI I FUNDIT KOMUNIST.
Me Topin kryetar te PD une 15 vjet qe nga ky moment do te kisha votuar nje here per PS dhe nje here tjeter per PD. Mendoj se per momentin qeverite(partite politike) duhet te jene nen presionin pozitiv te popullit.
Topi,me kohe duhej te kishte bere me PD ne ate qe beri udheheqjq e re e Ps dhe Edi Rama me Ps.Kjo dueh bere me kohe , tani demi i shkaktuar eshte katastofik per Shqiperine dhe per vete demokracine.Rrumpalles nuk i intereson ta lere repartin e tij qe e ka kthyer ne repart paramilitaresh te dhunshem,ne duart e njerezve me dinjitet dhe integritet.Ai do njerez plasteline te bindur verberisht qe te demtoje deri ne vdekje Shqiperine e shqiptaret.Ky sic duket eshte dhe misioni i tij historik.Asnjehere nuk eshte vone.
“te mobilizohemi shoke te mobilizohemi…”
Per mendimin Presidenti duhej te ishte me i prere dhe me i vendosur, ai duket sikur ben nje pune sa per te shtyre. Gjjithashtu mendoj se e ka forcen qe ta rrezoje psikopatin nga PD.