Votimi për zgjedhjet lokale në Shqipëri ka nisur pa shumë probleme. Votohet në 4.865 qendra votimi në të gjithë vendin. Rreth 3,186,569 shqiptarë janë thirrur në votime ditën e sotme.
Janë raportuar disa probleme të vogla, nuk ka munguar edhe marrja e vulës nga ndonjë komisioner vendor, por kjo është një ccështje që KQZ do e zgjidhë me vulat rezervë.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 900 vëzhgues zgjedhore lokalë dhe rreth 250 vëzhgues afatshkurtër të ODIHR. Një delegacion i Parlamentit Europian ka mbërritur për të vëzhguar zgjedhjet edhe pse BE mbështetet tek ODIHR për konkluzionet që jep për zgjedhjet në Shqipëri.