Shënohet incidenti i parë, dhunohet një komisioner i PS në Shkodër

8 Maj 2011, 09:11Politika TEMA
Shënohet incidenti i parë, dhunohet një komisioner i PS në

Spitali i Shkodrës

Një komisioner i Partisë Socialiste është dhunuar në fshatin Kuq të qarkut të Shkodrës. Ky është incidenti i parë zgjedhor për sot. I dhunuari eshte komisioneri socialist në fshatin Kuç të komunës Gur i Zi, Bahri Meti. Raportohet se ai po merr mjekim në spital, ndërsa i pyetur për ngjarjen u shpreh se shkak për konfliktin ka qenë pasi ai ka kundërshtuar votimin e disa personave me të njëjtën kartë identiteti.

Në një prononcim, komisioneri i PS-së tha se kishin qenë militantë të PD-së të cilët e kishin goditur.

“Tek qendra e votimit ngula këmbë për të zbatuar rregullat e ligjit. Në një moment kur dola jashtë më qëlluan 3- 4 vetë njëherësh me cfarë kishin në dorë. Më qëlluan me grushte dhe më bënë në këtë gjëndje që jam. “- ka thënë komisioneri i Partisë Socialiste Bahri Meti.

2 komente në “Shënohet incidenti i parë, dhunohet një komisioner i PS në Shkodër”

  1. PERMETARI says:

    pse ca kujtuhat ju se do bente saliu zgjedhje te lira dhe te ndershme? prite kur te thon prap te huajt tani qe ishin zgjedhje te mira.

  2. falcon says:

    ..po e di kafsha e vucidolit sa e duan shqiptaret…vetem me force dhe vjedhje e manipulime mund te fitoje cobani i dhive, se nuk voton shqiperia per kete ndyresire…ai ska problem ta djege prap shqiperine per te mbaj karrigen …me mercenaret e tij kosovare dhe serbe

Comments are closed.

Lini një Përgjigje