Obeziteti është një nga shqetësimet kryesore për amerikanët. Për këtë arsye, ata janë duke u përpjekur që të gjejnë zgjidhje të ndryshme, në mënyrë që ta parandalojnë një fenomen që është duke u përhapur me shpejtësi dhe që është duke i vrarë. Për të parandaluar këtë fenomen, në Teksas është duke u përdorur një mënyrë alla Big Brother. Kështu, në pesë mensat e shkollave të Teksasit, është instaluar një pajisje, e cila kontrollon kaloritë e tepërta dhe jep sinjalin që fëmijët nuk duhet të marrin më ushqim. Ky projekt ka kushtuar 2 milionë dollarë, ndërsa lufta ndaj obezitetit në Amerikë është duke u intensifikuar. Zonja e Parë, Mishele Obama, është duke kryer një fushatë të tërë sensibilizimi kundër obezitetit.