Një vajzë nga Irani u verbua dhe u dëmtua rëndë në fytyrë pasi i dashuri i hodhi acid në fytyrë. Por ajo do ketë mundësi tani që të marrë hak dhëmb për dhëmb. Një gjykatë në Iran i ka dhënë leje 32 vjeçares Ameneh Bahramit që të hedhë acid në sytë e sulmuesit të saj, një student në Universitetin e Teheranit.
27 vjeçares iu hodh acid sulfurik në sy në vitin 2004, pasi sulmuesi i saj kishte kohë që i kërkonte të martoheshin. Ai e kishte ndjekur për disa muaj.
Gjykata i dha një shpërblim asaj prej rreth 25 mijë euro dhe e dënoi sulmuesin me burg. Por Ameneh nuk ishte e kënaqur. Ajo kërkoi hakmarrje me përgjigje dhëmb për dhëmb.
Të shtunën, në një spital të Teheranit, Ameneh do i hedhë acidin në sy sulmuesit të saj. Ajo ka kohë deri në mesditë që të kthejë mendje për këtë veprim, por ajo duket se nuk do të ndalet.
Comments are closed.
Hakmarrje dhe drejtesi se bashku…
Do te me pelqente qe te viheshin edhe tek ne ca ligje te ketilla…
shpellare!!!!!!!!!!!!!!!
Ca thua aman te vihen edhe ketu ajo eshte barbari nuk eshte drejtesi
ilir duke pasur parasysh te tera ankesat e juaja per drejtesi shoh qe je i pari nder te padrejtit…
Askush nuk ka te drejte te dhunoje te tjeret por meqe ka dhunuar duhet paguar.
Ti largohesh ne nje fare menyre nga kjo drejtesi apsolute duke thene se eshte barbarizem…
jam shum i bindur se ke shum gjynahe per te lare prandaj nuk te pelqen drejtesia “nje per nje”
I nderuar mendimi_im Ju lutem te me thoni ku qendron ndryshimi i veprimit te zoterise qe ka dhunuar kete femer, ne rast se edhe ajo do vepronte si ai?
Kam lindur ne nje fshat te Tepelenes ne internim ne kohen e komunizmit dhe per menyren si jam edukuar dhe shkolluar nuk kam qene kurre dakort qe ata persona qe urdheruan internimin e familjes time te paguanje me te njejten monedhe, sepse sdu te jem si ata.
P.S. Cdo njeri ka horizontin dhe mendimit e tij, nuk them qe kam te drejte por kjo eshte pikepamja ime, sa per mekatet qe diten kur vime ne kete bote jemi mekatare.
Tung.
?
prsh.
degjo, nuk jam pro hakmarrjes, por hakmarrja eshte e drejte njerezore, te falesh eshte hyjnore.
Hakmarrja ka nje kohe te caktuar per te cilen mund te hakmerresh, dhe te hakmerresh ndaj personit i cili te ka shkaktuar demin dhe jo si rregullat fallco dhe i njorante te leke dukagjinit qe ende perdoren nga kriminelet…
Kurse mekati nuk eshte si thua ti.
Cdo njeri lind i paster pa snje mekat. Teoria jote eshte nje teori e gabuar e krishtere se gjoja qenka transmetuar nga Eva gjenetikisht dhe prandaj edhe Krishti u kryqezua qe te lante mekatet etj etj…
Mekati i pare u be nga Adami dhe Eva te dy sebashku biles nese kerkon llogari pergjegjesia kryesore ishte e Adamit sepse ai este i pari njeri dhe ai eshte burri dhe ai kishte pergjegjesi ndaj vetes dhe ndaj gruas…
Por nejse kjo eshte teme e gjate, rendesia eshte qe ti nuk ke lidhje me mekatet e Adamit dhe as te Eves, cdo njeri pergjigjet per mekatet e veta.
Tani nese Adami gaboi cfaj kam une qe jam nje krijese tjeter dhe me shpirt tjeter, ose me thjeshte nese babai im gabon cfaj kam un, ose nese gaboj un cfaj ka biri im etj…
mos u ngaterro ne tema qe edhe vete ti ke dije pak ne to ?
por un nuk po te perul, po te keshilloj me dije te sakta.
tung
ilir111,
Respekt, respekt, respekt. Ke te njejtin mendim se mbajtesi i cmimit Nobel ManDela. Respekt, respekt. Ulem me respekt parpara teje. Chapeau.
Athere mendimi_im ta marrim me radhe.
Si gjithmone nderhyrjet tuaja bazohen ne “feja ime eshte me e mire e me e drejte se feja jote” ne fakt ti thua: “por un nuk po te perul, po te keshilloj me dije te sakta.” Mjafton kjo hyrje ne duslutim per te fundosur cfaredo lloj debati kostruktiv.
Kur behet fjale per diskutime rreth nje feje, nje besimi, terreni eshte i ngjashem me reren e levizshme. Ne fakt per te besuar ne nje profet ne nje Zot duhet “fe” e nese mundohemi te arsyetojme rreth fese shpesh humbasim ne rere sepse gjithsecili ka te drejte ne fene e tij. Nese une e ilir111 besojme ne mekatin origjinal kjo nuk do te thote se kjo ehste nje “ide e gabuar e krishtere” sic thua ti. Eshte thjeshte nje ide e krishtere rreth mekatit, e cila besohet prej te krishtereve e nuk besohet prej te tjereve si puna jote. Rreth kesaj ideja mund te diskutojme po te duam. P.sh. ne te krishteret besojme se mekati origjinal nuk eshte thjesht i Adamit si person i vetem, por eshte mekati i Njeriut si qenie. Njeriu mekatoi knder Zotit duke dashur te behej si Zoti, deshi te dinte sa Zoti. Krishterimi ka ilacin e ketij problemi. Ne fakt n’se te ka rastisur te degjosh, me anen e pagezimit ne Jezu Krishtin, mekati origjinal fshihet, ose me mire te themi SHPAGUHET, ne fakt (vetem) ne te krishteret besojme, (kemi fe) se Jezu Krishti ka vdekur dhe eshte ringjallur per shpetimin e njerezimit. Sic e thashe edhe me siper nje gje e tille mund te besohet ose jo por jo te thuash si thua ti qe “eshte ide e GABUAR”. Eshte nje ide, nje besim,nje fe. Kaq
Me pas ne besojme (por FATKEQESISHT ne te shumten e rasteve nuk e ZBATOJEME) se falja eshte edhe njerezore. Ne fakt Ungjilli (te cilin vete Kurani e njeh si te VLEFSHEM kur thote: Kurani 80:13 “Ne libra te nderuar, te lartesuar me dinjitet, te ruajtur TE PASTER E TE SHENJTE, te shkruar nga duart e nderuara te skribeve [te shkrimtareve] te devotshem e te drejte, fisnike dhe te ndershem “) na imponon ne te krishtereve qe te Falim! Vete i pari Krishti i fali vrasesit e tij “Fali o Ate se nuk dine se s’bejne”
Thelbi eshte qe hakmarrja nuk eshte pergjigjja. Hakmarrja eshte instinktive eshte djallezore. Athere ne te krishteret duhet te punojme me shume drejt faljes e te braktisim hakmarrjen. Edhe sikur per nje moment do ta linim fene menjane mund te arrijme ne konkluzionin se dhuna sjell dhune. Mjafton te konsiderojme fenomenin e gjakmarrjes qe tek ne eshte nje problem shume i madh sidomos ne zonen e e veriut. Sy per sy e dhemb per dhemb ka sjellur e vazhdon te sjelle vetem me shume dhune, me shume mjerim e me shume vdekje. Kur thua se kanuni i lekes eshte gabim jam dakort me ty, por ti e le arsyetimin pa perfunduar. Cila eshte pergjigja ndaj hakmarrjes sipas teje athere, n’se leka e ka gabim? Zgjidhja me e mire do te ishte ligji te denoje kriminelet e Zoti te denoje mekatet. Ne si njerez te mundohemi te shmangim dhunen e te SFORCOHEMI te falim e te mos hakmerremi. Hakmarrja eshte thjeshte shpagim i egos sone.
Ti ke nje problem me konsiderimet tuaja. Ke metrin tend te gjykimit dhe e mban si te vetmin ne gjendje te mase gjithcka e kedo, pa marre parasysh se ti ke disa vlera te bazuara ne fene tende te cilat nuk jane te vlefshme per nje si illir111 ose si une. Mund te diskutojme rreth ketyre vlerave por jo domosdoshmerisht te pretendojme se kto vlera jane absolute e vlejn per te gjithe. Sic e thashe me siper eshte pune feje e besimi. Ne keto raste ke vetem nje rruge: ose beson ose jo!
keshtu duhet vepruar me te gjithe politikanet qe mendojn vetem per veten e tyre
E drejta Babilonase.
Kjo e drejte ka mbajtur gjalle Perandori te medha gjate shekujve.
Sot jemi ne demokraqi-Vidh,vrit,perdhuno dhe ben si i marre e nuk te prek kush!
?
me pelqen mendimi yt tafuti.
Juve qe na flisni per falje e meshire,do t`ju kerkoja qe te shikonit edhe njehere fotografine e te demtuares ,para se t`i hidhte acidin ai haleja dhe si eshte tjetersuar tani…
Tani qe e pate dua qe te imagjinoni sikur ajo te ishte vajza juaj,motra juaj…
Do ta falnit kriminelin???!!!
Krimineli ne fjale duhet kalbur ne burg perjete, por nuk mund te torturohet ne kete menyre mizore nga shteti. Ai ka vepruar si kafshe, por duhet denuar si njeri. Ndryshe kthehemi ne mesjete. Per mendimin tim vendimi i gjykates iraniane nuk tregon force, por dobesi (jane dorezuar para instinkteve me kafsherore).
vrite qenin
inspiron!
nje fjale e urte thote; ja thua,po kujt,,,,,,ja thua!
myftiu i kosoves,krasniqi tha per Nena Terezen; shpirti i saj do te shkoi ne ferr,se ajo ka qene kristiane e jo myslimane,,,,,!!!!!!thx.
Kjo verteton se sot eshte nje pjese e botes muslimane qe eshte agresive dhe i ka shpallur Jihad te gjithe atyre qe nuk besojne ne kete fe. Eshte e nevojeshme qe ne Islam te behen ndryshime. Fatmiresisht jo te gjithe jane te kesaj kategorie. Kushdo i ka dy pare mend nuk mund te thote ndershmerisht nje gje te tille. Edhe ata qe nuk besojne ne asnje Zot e kane vleresuar punen e saj duke e nderuar Nene Terezen me cmimin Nobel per paqe duke na ndreuar edhe ne si komb. Muftiu i Kosoves e ndien veten me shume musliman se sa Shqiptare. Ne fakt dihet se muslimanet e “vertete” punen e atdheut e shumezojne me zero. mendimi_im, ne nje post te tijin, thoshte se Ismail Qemali ka qene mason, e akti i ngritjes se falmurit ne Vlore duke e shpallur Shqiperine te pavarur ka qene nje akt mason e si pasoje i gabuar! Shpresojme qe kto lloj prototipash te jene te paket e te mos kene neser gje ne dore se hajt e zgjidhe problemin pastaj.
gezuar ramazonin!!!!
hahaha,,,,moderator je i madh,megjithate no problem,sot eshte dite feste per shqiptaret,per fitoren e rames,ndoshta nje dite tjeter do te keni orex ,per ato qe nuk keni deshire sot.thx.