PS: Berisha e Ristani kanë një skemë për të na nxjerrë shumë fletë votimi të pavlefshme

13 Maj 2011, 21:10Politika TEMA

Socialistët shprehin shqetësim se një skemë manipulimi i votave po vihet në jetë nga kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i KQZ, Arben Ristani, për të deklaruar të pavlefshme shumë fletë votimi.

“Kjo është një skemë e qartë manipulative për të nxjerrë sa më shumë vota të pavlefshme. Kjo skemë manipulative është e urdhëruar drejtpërdrejt nga Sali Berisha, Lulzim Basha e Arben Ristani. Edhe pse procesi nuk ka përfunduar, Arben Ristani, ky zyrtar që po vë në rrezik zgjedhjet e Shqipërisë, është në qendër të një strategjie për të nxjerrë fletët e votimit të pavlefshme në zbatim të një urdhri politik të Sali Berishës. Ky njeri po rrënon zgjedhjet në Tiranë, e pse jo në gjithë Shqipërinë.

Mesa duket, më në fund, Lulzim Basha është bindur që ka humbur zgjedhjet në Tiranë, Lulzim Basha ka para syve të tij rezultatet humbëse ndaj po synohet të nxirren sa më shumë fletë të pavlefshme. Ky është problemi i Sali Berishës, dhe përgjegjësia direkte e tij, me të cilën Berisha do përballet drejtpërdrejt e penalisht,” tha deputeti i PS, Erion Braçe.

Braçe rezervoi edhe një thirrje për kryetarin e KZAZ në qendrën ku numërohen votat e njësisë 5.

“Doja të bëja një thirrje për kryetarin e KZAZ për të pasur kujdes me urdhrat politikë, se urdhrat politikë përballen me drejtësi dhe urdhërdhënësit politikë të lënë në baltë. Të ndalojë procesin e kontestimit të votave, ku është shprehur fare qartë vullneti i zgjedhësve. T’i referohet vetëm ligjit dhe asnjë urdhri politik në momentin që bën vlerësimin e çdo flete votimi që nis e kontestohet politikisht.

Pra, për t’i shkuar deri në fund procesit, kërkohet të ndërpritet kjo skemë manipulimi,” tha Braçe.

21 komente në “PS: Berisha e Ristani kanë një skemë për të na nxjerrë shumë fletë votimi të pavlefshme”

  1. nicolla disha says:

    Presim perfundimin e numrimit te votave. Nuk mund te beje shume komente tani.

  2. hasan says:

    Ujku qimen nderron ,zakonin nuk e harron.

  3. miri says:

    edi……..fitore.

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Mos i lejoni. Mbroni voten me force.

  5. fule says:

    Nuke e marre vesh. Nuk kam besim fare te KQZ. Nderkohe vezghusit, po kontestojne 1 vote ne cdo 5-6 vota, per te cilat vendos kjo KZAZ me shumice poziten.

  6. hysni dajaku says:

    Sali Berisha ktheu 21 Janarin ne feste,e jo keto zgjedhje qe do ti stolisi me lule,,mjer ai popull!!

  7. hajnisala says:

    TURP ,KULMI TE RRISH TE PRESESH SI DO NUMROHET VOTA E VJEDHUR.PO DIHET QE NJE HAJDUT DO NXJERRI.ATE NUK E MBARSI POPULLI POR HORRAT QE VOTUAN DERI NE 12:30 TE NATES TE DIELEN DHE KUTIT E MANIPULUARA QE FUTEN TE NJESIT E TJERA E TE 5 TANI,BRAVO DURRESI,KORCA,ELBASANI QE E MBROJTEN FORT,

  8. nini fier says:

    neqoftese e doni shqiperine, duhet te gjithe antaret e politikes shqiptare te zhduken nga figura politike dhe te gjithe te zhduken nga vendi. Saliu i pari duhet te varet ne litar, dhe ta marin vesh te gjithe se ne shqiperi nuk ka shaka me jeten e njerzve qe kane nje jet te tere qe spo bejn rehat ne vendin e vet. Dhe me pas duhet te zhuduken te gjitha partit e vogla qe na kane care k…. me ca antare bytheshqyer qe e kane mendje per te ngren qyle.dhe me pase ca jane keta EDI, me shoket e tij.
    ( MOSE TE HAROJME DHE KOMENTATORET E MEDIAVE QE LOZIN ME FJALET E TYRE SIKUR NUK KANE BERE GJUHEN SHQIPE ) (((((((( FLISNI SHQIP O GAZETAR SHQIPTARE )))))))

  9. Frederik says:

    Kjo ndyresire Ristan sebashku me Berishen po afrojne skemat e luftes civile ne Shqiperi. Por te paret duhen varur ne mes te sheshit keta zjarrvenes te papergjegjshem qe te vene mend njehere dhe mire te gjithe nga mbrapa.

  10. Melisa says:

    kush esht ben ristani ne te vertete?!!!!—————————————>sali berisha…..!!!!!!!!!!1

  11. casey says:

    KQZ ne shifrat qe ka nxjeri ka ven LUL BASHES 108 vota me shum .ka mbi 24 ore qe ky institucion qe merret direkt me kete pune ,akoma nuk ka bere korrigjimin e ketij gabimi njerzor(te qellimshem). Shpresoj ne fitoren e EDI RAMES .

  12. sociologu says:

    Vonimi ne njesine 5 ka pase vetem qellimin e manipulimit, vjedhjes a tjetersimit! kjo nuk do MEND! po ky funderrina ketu, qe hiqet si profesor, duhet zhdukur nga faqe e dheut….

  13. vinny says:

    “Doja të bëja një thirrje për kryetarin e KZAZ për të pasur kujdes me urdhrat politikë, se urdhrat politikë përballen me drejtësi dhe urdhërdhënësit politikë të lënë në baltë.”

    Nese udheheqesit politike te lene ne balte, atehere perse duhet qe populli te votoje per udheheqes politike!??? Fatkeqesisht, pa dashje ky eshte shprehur ne menyre te sinqerte.
    Se pari eshte turp kur dikush si Braçe qe njihet si ish hajdut xhepash nga nje pjese e madhe e beratsave arrin te vehet numri 2 i PS.
    Ti behesh tenor perballe Berishes ne parlament nuk mund te te laje gjithe mekatet qe ke bere, et aq me teper karakterin e formuar prej zanatit te vjeter.
    Po degjoja dje ne direkt mbledhjen e KQZ e perfaqesuesi i PS ishte teper evaziv ne kerkesen e tij per fletet e anulluara. Ndofta kjo vjedhje egziston, po perderisa nuk kemi diçka konrete, duhet te presim.

  14. ALBAN DEGA says:

    NA BERI HORE POLITIKA E HORAVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Leksioni demokratik i shqiptareve

    Dita e zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet model per te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi qysh nga 22 marsi 1992 e deri sot. Shqiptaret, demosi- populli shqiptar hodhi qarte e paster si kristali voten e vet te lire. Nje votim i qete, i larte ne shifra, transparent, pa asnje incident cenues te rregullave e normave demokratike. Zgjedhje model te nje populli model ne parametrat e standartet demokratike perendimore!
    Respekt vellezer e motra shqiptare pa dallim feje, krahine, ideje, partie, krahine statusi politik apo shoqeror. Perulem me nderim e respekt perballe jush, perballe popullit tim, perballe demosit shqiptar.
    Pergezime! Urime per kete sukses demokratik, per kete leksion demokracie qe i tregoi Botes qe populli shqiptar jo tani por qysh nga dhjetori ne vitit 1990, kur lindi pluralizmi politik dhe demokracia eshte pjekur per demokraci. Rruga eshte e pa kthim mbrapa.
    Aspirata e demosit shqiptare ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” E duam Shqiperine si Ameriken Demokratike” lulezoi ne kete pranvere me gjithe shkelqimin e saj.

    I Zoti, Sovrani e qet… tellali se jep !

    Cdo zgjedhje ne cdo vend demokratik ka dy shtylla kryesore: votimin dhe numerimin e votave te lira e te barabarta te shqiptareve, qe quhet manaxhim ose administrim i procesit elektoral. Kjo eshte detyra kryesore e organizatoreve dhe qeverise se cdo vendi demokratik. Pjesa e pare qe model. E dyta ka nje jave plot sot qe shihet si drita e Diellit….
    8 maj- 13 maj 2011. Plot gjashte dite pas votimeve akoma nuk jane numeruar ato vota te shqiptareve, nuk eshte lexuar e aq me pak nuk eshte shpallur veridikti i demosit shqiptar. Akoma nuk eshte lexuar e numeruar vota e shpreses se madhe per demokraci qe u hodhen brenda 12 oreve.
    Kjo zvarritje e tepruar, ky numerim i stervonuar jo vetem cingrisi mendjet e shpirtin e cdo shqiptari, Shume me keq. Numermi i vonuar e sabotuar qellimisht nga politika zyrtare shqiptare e njollosen, e perdhosen, e llangosen paturpesisht voten e popullit te vet, sic eshte provuar ne cdo zgjddhje lokale, rajonale apo kombetare ne Shqiperi tash e gati 19 vjet . Per gjashte dite me radhe, votat e demosit shqiptar akoma nuk kane perfunduar se numeruari nga ata qe kishin si detyre paresore organizimin e ketyre zgjedhjeve.
    Kesaj i thone shkurt e bukur: I Zoti, Sovrani, Demosi e qet, sherbetori, telalli se jep!

    Pushteti i demosit dhe karrikja e horave

    Pse !? Sepse pushteti i popullit, me popullin e per popullin qe e ka emrin demokraci eshte kthyer nga horat e politikes shqiptare tash e gati 100 vjet ne pushtet te perjetshem te horave, me horat e per horat! Ky pushtet ala “sa te me jap ymer ai lart” eshte pushteti i horave jo i demosit!
    E per ta ruajtur ate horat e politike hore ja kane vene e jane gati t’ia vene flaken Shqiperise sa here ai u eshte kercenuar apo rrezikuar. Kater here vetem gjate 15 vjeteve te fundit nga 26- 28 maji 1996 e deri sot. Ligji i vetem per ta eshte Ligji i Maliqit. E vetmja Kushtetute per ta eshte Kushtetuta e Plepave dhe Universiteteve te Domosdoves e pse jo edhe Vicidolit e Corovodes, ku gdhihesh ordiner e ngrysesh milioner.
    Per kater pese muaj minister ua kalon peseqint vjet e dhjetra brezave si deputet, senatore, ministra, kryeministra e deri edhe presidente te fqinjit tone jugor me mbiemrin Papandreu apo Karamanlis! Edhe ne kusari e hajni na eshte futur aksioni me goditje te perqendruar i ish- qoftelargut dhe partise se tij !

    Supervlera e horave – horlleku!

    Shihni vilat e blloqet e kusareve te pushtetit kusar, milionat e depozituar deri ne Zelanden e Re e ne Argjentine qe te bindeni.
    Hajnia eshte kthyer ne vlere! Kurveria eshte kthyer ne kult. Vrasja vleresohet si heroizem! Horlleku eshte supervlera e horave!
    Sa per ligjin ate e ben Luigji i 14-te “ligji jam une” pra sic thote populli, Maliqi ose Saliqi, sic po ndodhe edhe me maskaraden e fundit te zvarritjes se numerimit te votave!
    Aq e rende qe kjo zvarritje pa fund sa situata po acarohej nga casti ne cast. Shqiperia po humbiste qetesine ne cdo cast e sekonde qe zvarritej veridikti i demosit te saj. Tensioni rritej nga casti ne cast.

    Turpi i politikes shqiptare

    E ndodhur perballe nje veridikti sa te hidhur por aspak te papritur per politiken zyrtare shqiptare pas zollumeve te shumta te saj qysh prej tash 19 vjetesh, klasa politike shqiptare po luante me voten, po tallej me armen kryesore te lirise e demokracise shqiptare, voten e lire te qytetareve te lire, sic ka vepruar mbi dhjete here tash gati 19 vjet!
    Politika zyrtare shqiptare e ndodhur perballe transparences se detyruar dhe teknologjise se perparuar, perballe syve fort vigjilent te vezhguesve nderkombetare dhe perballe fokusit te kamerave te mediave kombetare e nderkombetare. perballe syrit e zerit te demokracise u gjet e papergatitur nga veridikti popullor. Manipulimet klasike, vjedhjet e hapura ishin pothuajse te pamundura.
    I vetmja rruge qe i mbeti horave te politikes hore perballe ndeshkimit masiv e total me voten e lire ishte te luante bixhoz me te ardhmen e Shqiperise, duke e larguar perseri nga aty ku eshte vendi i saj natyral, normal dhe i merituar, Bashkimi Evropian dhe nena e demokracise boterore, SHBA-ja

    Maskarada e numerimit pafund

    Tamam ne kohen qe humbesi duhet te uronte fituesin e te festonin fitoren demokratike se bashku si opozitare por vellezer filloi marifeti i vjeter i horave te politikes shqiqptare: manipulimi me metoda me te sofistikuara e ne pamjen e jashteme ” sipas ligjit” , ” nuk mund te dalim mbi ligjin”, “do te respektojme Kushtetuten” pikerisht nga horat politike qe e shkelin ate 48 ore ne 24 ore qe ka dita e nata se bashku.
    Turp per horat e politikes shqiptare te manipulimit, te vjedhjes, qe na bene hor ne syte e Evropes se Bashkuar dhe aleatit tone me te madh e strategjike, SHBA-se.
    Na moren fytyren. Na neperkemben dinjitetit kombetar. Na turperuan ne syte e gjithe Botes.Na bene qesharake Aq qesharake sa ua prishen axhenden, festat njerezore e misionet e tyre diplomatike kryediplomateve te SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar.

    Aritmetika cjerr masken e lojes me votat!

    I detyruan me zullumet e horllekun e tyre ambasadoret miqe te Shqieprise e shqiptareve te behen edhe stimulues edhe kujdestare te numerimit te votave te shqiptareve.
    Pamja me e shemtuar e kesaj maskarade dhe horllekeu te politikes zyrtare shqiptare ishte prania e detyruar fizike e Ambasadorit te nderuar te SHBA-se Z. Aleksander Arvizu dhe e Ambasadorit te nderuar te BE-se Zotit Sequi ne njesine bashkiake Nr, 5, bastion i mirenjohur e sprovuar i opozites kryeqytetase. Nje kuti votash u numerua brenda 20 minutash. Pese gjashte here me shpejt se kur ata nuk ndodheshin aty.
    Aritmetika me e thjeshte tregon se me kete ritem 65 kutite e Njesise Bashkiake Nr. 5 do te numeroheshin brenda 21 oreve, pra me pak se nje dite e nje nate, e jo as pas 144 oreve, sic urdheruan e vepruan horat e “ligjit te Saliqit” dhe ” zbatuesit e drejtesise se Gerdecit ” ala Fatmir Mediu, ala Lulezim Basha, ala Ilir Meta , ala Genc Ruli…. e kompania e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”

    Ambasadoret numerojne votat e shqiptareve… Horat … milionat e kusareve!

    Kulmi arriti kur me horllekun e tyre e detyruan zotin Arvizu dhe tete ambasadore te tjere te shteteve tona mike e aleate natyrore, perfshi ate te BE-se, te linin festat, te prishnin axhenden e pushimin e fundjaves se lodhshme politike shqiptare e te shuanin sherrin e politikaneve trazovace e te pa marr vesh shqiptare.
    Ndersa horat politike shqiptare numerojne milionat e korrupsionit e kusarise se hapur edhe para kamerave, vrasin para kamerave protestues paqesore per barazine e votes e buken e gojes, per nje Shqiperi si e gjithe Evropa e si Amerika demokratike, Ambasadoret e nderuar te tyre, qe na kane ne drite te syrit si mesuesi i mire nxenesit trazovace, hileqare e kopjace, si prinderit femijet e keqinj …. detyrohen te numerojne votat e shqiptareve….

    O Zot i madh shpetoje Shqiperine !

    O Zot i madh! Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene! O Zot i madh shpetoje Shqiperine e shqiptaret nga keta kusare e vrasatare!
    Politika zyrtare shqiptare qe ishte ne provim para e ne syte e Evropes e te Amerikes demorkatike qe ua ka nxjerre gojen mbas veshit me horlleqet e saj, qe ua ka prure ne maje te hundes me horlliqet e saj pa fund mbeti ne klase.
    Na bene hore horat e politikes qeveritare Shqiptare. Keta hora i humbin jo vetem votat…. Rrenuan perfundimisht edhe cdo standart te ketyre zgjedhjeve.
    O Zot i madh! Shpetoje popullin me properendimor ne Bote! O Zot i madh shpetoje Shqiperine e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut e te Nene Terezes nga horat e politikes zyrtare ster- hore te Esat Pashe Toptaneve e Ahmet Zogeve, te Enver Hoxheve e Miladin Popoviceve, te Sali Berisheve e Damir Fazliceve…. Amen !

  15. labi says:

    pasqyra me e sakte per te gjithe fshataret jane dhe keto votime,disa kane lindur apo kane shkuar te banojne ne qytet dhe u duket se jane bere qytetare,kur u duhet te vene ne funksinim trurin mendojne hurin dhe votojne ate qe ua dha hurin(mars2008,janar2011 dhe gjithe viti 2010 nen uje).Kjo me turperon si fshatare,megjithate asnje nga ata qe kane votuar AQ nuk duhet te kerkoje mirekuptim apo keqardhje n.q.s. ndodhin permbytje ne shkoder,rruge te bllokuara nga bora,mungese dritash,uji,etj..Une jam demokrat po nuk besoj qe kjo eshte demokraci,kjo or tunjatjeta eshte HAJNI

  16. Marko says:

    Ky Ristani duhet arrestuar dhe cuar ne Teqe per nje kohe te gjate…ska fytyre me te degjeneruar se ky burre kurve e saliut

  17. Ristani says:

    Ckeni me mua une jam djali i Sales nuk e dini Ja po ju a them tani dhe mbylleni gojen

  18. raimondi says:

    Fytyra e Ristanit rrezaton Ligesi …..

  19. Nabukodonosor says:

    Po nuk u fut ne burg ku Ristani nuk ve mend njeri ne Shqiperi.

  20. ALBAN DEGA says:

    USA- EU WE LOVE YOU … WE LOVE YOU !

    – Faleminderit qe e shpetuat edhe nje here tjeter demokracine shqiptare dhe Shqiperine!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Thank You Mr. US Ambassador Alexander Arvizu.
    Thank You Mr. EU Ambassador Etore Sekui!
    Thank You Mr. Ambassador Wollwarth !….
    Faleminderit per nderhyrjet tuaja shpetimtare perkrah popullit e Shqiperise, perkrah demokracise shqiptare!
    Faleminderit dhe si shqiptar e amerikan njekohesisht u kerkoj falje per kokecarjet, per telashet, per tensionin, per bezdine qe politika shqiptare u krijoi me kacafytjet e mbrapshta!
    Aq sa i turperuar ndjehem si shqiptar per politiken zyrtare konfliktuale shqiptare, aq krenar ndjehem per rolin, ndihmen dhe kontributin tuaj madhor ne sherbim te popullit, kombit shqiptar, ne sherbim te demokracise shqiptare, te cilet i shpetuat edhe nje here tjeter!
    U kerkoj falje dhe u falenderoj si velllai- vellain, si shoku shokun, si miku mikun per sakrificat tuaja njerezore, profesionale, politike perballe kesaj politike konfliktuale u detyroi te pezulloni misionet tuaja fisnike, njerezore, madhore ne sherbim te demokracise!
    Nuk nguruat te hiqnit jo vetem protokollin diplomatik, por edhe kollaret e kostumet tuaja diplomatike dhe te benit rolin e pajtuesit dhe monitoruesit, te numeruesit dhe paqetuesit ndershqiptar!
    Faleminderit per ndihmen, sakrificat, keshillat, rolin tuaj shpetimtar perkrah e ne dobi te demokracise, popullit e kombit shqiptar
    Shoku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik thote sovrani yne i madh…
    Ndaj jo rastesisht jemi populli e kombi me proamerikan ne Bote. Eshte jo vetem nje vlere, jo vetem nje krenari e shqiptareve kudo ne Bote… Mbi gjithcka eshte nje kult mirenjohjeje per rolin tuaj madhor ne shpetimin e Shqiperise edhe nje here tjeter me shume ne keto njeqint vitet e fundit.
    Zoti i bekofte Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Evropen e Bashkuar!
    USA… EU! We love You… We love You !
    “SHBA- Bashkimi Evropian… U kemi shpirt! … U kemi xhan!”

  21. sociologu says:

    Ambasadori Amerikan ka shansin me te mire per t’i dhene LAMTUMIREN e fundit Saliut e kompani. Shqiperia dhe Amerika do jene edhe me miq se me pare, po kjo duhet te reflektohet edhe ne ndershmerine e diplomateve ndaj drejtesise popullore!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje