Arvizu: Të gjithë e dimë rezultatin, KQZ duhej ta shpallte

18 Maj 2011, 12:38Politika TEMA
Arvizu: Të gjithë e dimë rezultatin, KQZ duhej ta shpallte

Tekst i Intervistës së Ambasadorit të SHBA Aleksandër Arvizu për TV Ora News

Tani kam kënaqësinë të ftoj Ambasadorin e SHBA Aleksandër Arvizu, i cili po viziton RTV Ora News, siç premtoi gjatë ditës së numërimit të votave në njësinë pesë në kryeqytet. Z. Arvizu ka pasur një ditë shumë të ngarkuar sot. Përshëndetje, Z. Ambasador.

 

Përshëndetje, gëzohem që ju shoh.

 

Mirësevini, është kënaqësi t’ju kemi këtu. Në fakt, pyetja e parë dhe më e rëndësishme për momentin është për situatën politike në vend. Kemi parë një situatë të pazakontë në takimin e KQZ-së dhe ndërtesën e saj sot. Cili është mesazhi juaj për të gjithë këtë situatë dhe për atë që po ndodh?

 

Së pari, është vërtet kënaqësi që vizitoj Ora News sot. Kishim kohë që e kishim planifikuar këtë vizitë dhe, megjithëse ka qenë një ditë e ngarkuar sot për njerëzit, doja ta realizoja vizitën ndaj, faleminderit shumë që gjetët kohën. Mendoj se kemi arritur ta njohim njëri-tjetrin mirë ngaqë kaluam shumë kohë në shkollën ku ishte qendra e numërimit të njësisë pesë. Jam i çliruar që numërimi mbaroi dhe dukej që numërimi ishte mjaft i saktë ndaj ishte kënaqësi që të shihja atë përfundim.

Sigurisht, e dimë që rezultatet paraprake nuk u bënë zyrtare por të gjithë e dimë se cilat ishin rezultatet paraprake. Në atë kohë, shpresoja që kjo do të formonte bazën mbi të cilën të gjithë do të ecnim të gjithë përpara. Shumë njerëz në atë kohë i përshkruan si zgjedhje të mira. Ç’është më e rëndësishmja fitoi populli shqiptar. Koalicioni qeverisës vuri në dukje se kishte fituar shumë më tepër vota në nivel kombëtar, në të gjithë vendin. Mendoj se ishin të kënaqur edhe që morën shtatë nga njëmbëdhjetë minibashkitë, të paktën mendoj që fituan shtatë nga njëmbëdhjetë. Socialistët, jo vetëm mbajtën shumicën e qyteteve që kishin pasur, por edhe shtuan disa të tjera. Ndaj, mendoj se kanë qenë zgjedhje ku të dyja palët mund të shprehen në mënyrë legjitime se arritën rritje. Është disi e pafat që sot jemi në situatën e tanishme.

 

Ju jeni takuar sot me Presidentin e Republikës, Z. Topi, dhe Kreun e Partisë Socialiste, Z. Rama. A mund të na thoni çfarë mesazhi iu keni përcjellë atyre dy personaliteteve të larta dhe se cili është mesazhi që iu përcillni të gjitha forcave politike të vendit sot?

 

Sot pasdite kam edhe një takim tjetër, me Kryeministrin, pasi të largohem prej këtu. Jam duke bërë përpjekje për të dëgjuar cilindo se cilat janë perspektivat e tyre mbi situatën. Mendoj që duhet të jemi të sinqertë: kjo është një situatë e vështirë. Shumë njerëz ndihen të frustruar, edhe emocionalë. Mendoj që e rëndësishmja është, aq sa është e mundur, që të gjitha palët të përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor. Këtu përfshihet Kodi Zgjedhor por edhe mjete të tjera ligjore. Problemi është që vetë Kodit i bëhen interpretime të ndryshme. E rëndësishmja është që cilido të përpiqet të qëndrojë sa më i qetë që të mundet. Askush nuk do të shohë ndokënd të lëndohet, qofshin protestues paqësorë, deputetë, kalimtarë, apo oficerë policie. Askush nuk do të shohë askënd të lëndohet.

Nëse njerëzit përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor dhe nëse përpiqen të shohin përtej zgjedhjeve, të shohin përpara tek qeverisja, mendoj se përfundimi do të jetë i mirë.

 

Megjithatë, aktualisht, KQZ vazhdon të hapë kutitë e disa prej KZAZ-ve të ndryshme. Cili është komenti juaj mbi këtë veprim të KQZ-së?

 

Është pak e vështirë të bësh komente në hollësi. Mund të them këtë: mendoj që do të kishte qenë ide e mirë që KQZ-ja të kishte shpallur qoftë edhe rezultatet zyrtare paraprake, qoftë edhe si pikënisje. Mendoj do të kishte qenë një hap i dobishëm sepse do t’i kishte dhënë mundësi sfidave apo çështjeve pasuese, përfshi ato lidhur me nëse duhen numëruar votat e devijuara apo të vendosura në kutitë e gabuara. Sigurisht, një tjetër problem, me sa e kuptoj unë, është që Tirana është unike në vend në kuptimin që vetëm kryeqyteti nuk ka komisionin e vet zonal kushtuar atij. Duket sikur vetvetiu, KQZ funksionon si komisioni zonal për Tiranën. Shumica e ekspertëve me të cilët kam folur mendojnë që kjo nuk është ide e mirë sepse i merr KQZ-së paksa nga misioni i saj qendror, funksioni qendror. Megjithëkëtë, kështu është Kodi Zgjedhor; ka disa mangësi, por përbën bazën mbi të cilën të mund të zhvillohen zgjedhje. Mendoj se një gjë e tillë gjithashtu thekson rëndësinë kritike që ka të ecim përtej zgjedhjeve të tanishme dhe të përqendrohemi tek reformat, përfshi reformën e Kodit Zgjedhor. Mendoj që janë nxjerrë shumë mësime mbi bazën e këtyre zgjedhjeve. Duhet që disa prej tyre të zbatohen.

 

Z. Ambasador, a mendoni se pasi të takoheni me Kryeministrin, pasi jeni takuar tashmë me dy përfaqësues shumë të lartë politikë të shtetit, do të kemi një situatë të ndryshme në vend?

 

Shpresoj të shpreh qartë se cila është pikëpamja jonë dhe, në thelb, ajo është që ne nxisim me forcë palët që të përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor. Më lejoni të jem i ndershëm: mendoj një nga sfidat është që kuadri ligjor në Shqipëri nuk është aq i zhvilluar sa mund të ishte. Edhe në një vend me një traditë të gjatë të kuadrit ligjor si Shtetet e Bashkuara, ne shpesh merremi me situata të cilat nuk i kemi hasur më parë. Dhe, siç kanë përshkruar edhe raporti i ODIHR në vitin 2009 edhe raporti paraprak i ODIHR tani, këtu ka polarizim të fortë politik. Ky është realiteti politik këtu. Pra, po, kuadri ligjor, sundimi i ligjit, është shumë i rëndësishëm, por për shkak të polarizimit politik – dhe këtë e shohim haptas në KQZ – duhet të ketë një dëshirë nga të dyja palët për të gjetur emërues të përbashkët për të ecur përpara. Dhe unë jam besimplotë që njerëzit mund ta bëjnë.

Situata e tensionuar pas vendimit të KQZ-së, ka shqetësuar se tepërmi ndërkombëtarët. Ambasadori amerikan, aleksandër Arvizu, i cili ka kryer një sërë takimesh ditën e djeshme, është vënë sërish në lëvizje edhe ditën e sotme.

Arvizu është takuar me presidentin Bamir Topi, me të cilin mendohet ka diskutuar për situatën e krijuar. Takimi është kryer me dyer të mbyllura dhe nuk dihet asgjë zyrtarisht se çfarë është diskutuar.

Pas përfundimit të takimit me presidentin Topi, Arvizu i është drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku aktualisht është duke zhvilluar një takim me Edi Ramën.

16 komente në “Arvizu: Të gjithë e dimë rezultatin, KQZ duhej ta shpallte”

  1. anticensurë says:

    rama mos na tradhëto!
    kujdes nga xhuxhi!
    sot është momenti për të vendosur DEMOKRACINË!
    ASNJË HAP PAS!!!!!!!!!!

    1. vinny says:

      Arvizu flet me sens e shume qarte, politika nuk behet me lufte, po me mend.
      Nese sot Berisha eshte ne maje kalit kjo nuk eshte vetem fale injorances dhe mungeses se eksperiences se popullit tone te nje eksperience demokratike, po dhe fale gabimeve, vjedhjevje, shperdorimeve te detyres, abuzimit apo korrupsionit te qeverive socialiste me ne krye Fatos Nanon, Ilir Meten apo Pandeli Majkon.
      Nese PS-ja do kishte drejtuar vendin jo si duhej po te pakten te evitonte vjedhjet e korrupsionin e hapur qe u be, sot zorr se do kishim ne krye te vendin dike qe e la Shqiperine ne lufte civile ne 1997.

  2. bbb says:

    Une nuk i besoj Arxhiut. Dhe ua them pse.
    Kur po nemerohje kutia a fundit te shtunen ne Vasil Shanto, sapo erdhi Arxhiu atje, deklaroi se ” do ti shtergonte duart dhe ta uronte fituesin qe do dilte nga numerimi i kutise se fundit”. Por ambasdori amerikan per cudi nuk ja uroi fitoren Rames?! Duket hapur se ai ka qene shpirtrish me Bashen dhe po luan te gjithe guret qe te fitonte Basha

  3. Albana L. says:

    Koha per te shpresuar tek nderhyrja euro-amerikane ka skaduar. Populli te organizohet per kryengritje te stilit Rumania 89′ qe do te ekzekutonte kokat e prishura per te instaluar me ne fund shtetin e se drejtes ne Shqiperi!
    Kjo vjedhje nese zyrtarizohet eshte pika qe ben te derdhet vazoja. Inati popullor duhet te vershoje mbi krajl Berishen dhe banden e tij!!!
    Rama, lere moderimin se me te nuk zgjidh gje, diktatorit i duhet derguar nje ploton ndeshkues sa me pare!

  4. plaku says:

    rama mos na tradheto ece perpara

    1. plaku says:

      Moderatori,
      Me vjen keq por perseri dikush ne forum shkruan ne emrin tim. Perpiquni ju lutem qe kjo te mos perseritet me ne te ardhmen. Faleminderit paraprakisht.

  5. Bonna says:

    ?”O Zot, ruaje Shqipërinë nga shqiptarët e këqij!”
    I madhi Faik Konica iu drejtua …Zotit me nji lutje qe t’ia ruan Shqiperin nga armiqte. Me vone, kur e pa se kush ishin armiqt me te medhej te Shqiperise, prap iu drejtua ZOTIT me lutje: “O ZOT ma ruaj Shqiperin nga shqiptaret e keqij!”. …..

  6. Ami Net says:

    Keto qe po me shohin syte me plote gojen mund te quhet nje vjedhje transparente…EU eshte e qete tani sepse eshte transparente pamvaresisht qe eshte vjedhje e hapur Nje gje kisha per te shtuar sa bujar keto hajdutet e PD i kishin futur nga nje edhe per Edin po po sa e komplikuar mire qe e kishin bere llogaritjen tamam tani …. pale pastaj ato per njesite te gjitha ishin te PS….. LOL

    1. melisa says:

      kot nuk e zvariten rezultatin i kishin nuhatur me kohe zagaret e sales me te ne krye,i kishin llogarit gjerat me kohe se si ta mer mendja se po te kishin nxjer rezultatet fitus lulin do benin gjith ket ”transparence”apsulutisht jo,do theshin votat u numr ishin te dukshme,por saliu sarriti te manipulonte dot gjith shqiperin dhe i thot karagjoz ristanit bej cmos madje dhe duke dal ne kndershtim me ligjin te nxjer fitus lulken,….se si do jet fundi nje zot e di,vazhdoj te them o zot mos ndodhte dicka e pa kendshme……

  7. tomorri says:

    Z. Edi Rama :
    Vazhdo betejen e nisur se shqiperia te ka thirrur ne skene dhe kombi kerkon nje njeri si ti ne krye, kurre mos u terhiq,armikun qelloje atje ku se pret per ta asgjesuare dhe jo per ta trullosur,se bisha Berishe eshte i rrezikshem eshte nga ato te malit.

  8. Siri HANAJ says:

    Me kohe populli e ka thene:Ka ligj dhe Maliq. Sales “tone” i pelqen vetem te jet “Maliq”.Kupen o “Maliq Sala” e mbushe vertete qe 1996-n.Ne 2005-n ta dha miku yt Nano PAZARI. Pra te beri “NUSE” dhe ti dite te” NUSEROSH.” ? POR AMA PER TE KEQEN TENDE. Edhe durimi ka nje kufi.E ke mbushur kupen dhe ka kohe qe ajo po gerdhet.KE A NUK KE NJE PIKE GJAK SHQIPETARI ?se edhe per kete ka thashetheme se nga larg rraca jote na eshte bere” PESHQESH”.Si do qofte,besoj shume se populli shume te ka TOLERUAR.Me krimet qe i ke bere ketij populli vendin e ke ne FERR. Por une kam besim se eshte afer dita qe do te japesh ketu nje here llogari POPULLIT e tjetren , sic thote Turku ne XHEHENEM.

  9. albania gr says:

    me vjen keq qe gjarjet po rjedhin ne kete menyre ,por qe nga daljet e para ne media te krereve te pd u pa qarte se tirana me cdo lloj menyre ashtu si po ndodh do te kalonte ne duart e famekeqeve te pd.Kjo tregon qarte se merakun qe shqiperia kaloi ne trazicion pa dhune e vrasje kryetari aktual super komunist dhe me shume se diktator kerkon ta realizoje sot ne vitin 2011,duke i treguar gjithe shqiptareve se komunizmi nak ka rene dhe po provokon ndjenjat e popullit se mund te rrezohet vetem me dhune .Po vertetohet plotesisht se ky i paska lidhur kembet fort mbas kalit.respekte durimi ka nje kufi.

  10. PERMETARI says:

    cuna erdhir dita. po shikoj shum shqiptar te irituar dhe ketu ne emigrim qe duhan te nisen andej te permbysin diktaturen. edhe ne europe degjova qe shum shqiptar do kthehen per te rezuar diktaturen.

  11. ALBAN DEGA says:

    E VETMJA GJUHE QE KUPTON SALI BERISHA… TAHRIRI!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shqiperia ndodhet ne buze te gremines politike e njerezore ku e ka cuar politika kryekeput staliniste e bolshevikut te fundit ne Evrope Sali Berisha. E vetmja strategji, e vetmja parulle, i vetmi qellim i Padrinos Berisha eshte te fuse te gjitha pushtetet: politike, juridike, ekzekutive, mediatike, qendrore e lokale ne duart e veta dhe te pjelles se tij krejt te inkriminuar si Lulezim Basha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Genc Ruli, Albana Vokshi …. E vetmja ideologji e Sali Berishes eshte ajo leniniste ” Vse vllasam sovjetam” e cila qendron shume me lart se politika e strategjia berishiane “Vse vllasam Berisham!”.
    Me katrahuren elektorale, me vjedhjen e hapur e brutale te votave qe po realizon nepermjet Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe eshte bere fund e krye Komisioni Qendror i Vjedhjeve ai po e shton per cdo cast e me teper vlimin e kazanit te revoltes popullore ne organizim e shperthim. Deri edhe fyerjet, sharjet, gjuha, mimika e Arben Ristanit ka marre pamjen kanibaleske te Radovan Karaxhicit shqiptar nga pamja e shpirti kriminal Sali Berisha dhe te Damir Fazlicit shqiptar nga makuteria dhe pangopesia me pasurite e shqiptareve. Arrogant, brutal, cinik… edhe me i pafytyre se shqiptari me i pafytyre ne Boten e sotme Sali Berisha.
    I vetmi mision qe po kryen tash 10 dite etash tre vite ky kamikaz i Sali Berishes dhe regjimit te tij fashist eshte te vertetoje me cdo kusht e me cdo cmim, qofte edhe me gjakun e 4… 40… 300 apo mijera shqiptareve, “te dhenat e mia qe tregojne se fitues i Tiranes eshte Lulezim Basha” te Sali Berishes. Ne vend te certifikoje votat e numeruara e sternumeruara deri edhe ketu ne Nju Jork nepermjet ekraneve televizive, Arben Ristani dhe banda a katershes se Sali Berishes ne KQZ= KQV-ne e tij po prodhojne dhe ligjesojne votat e falsifikuara e te futura aspak mjeshterisht ne kutite e Vicidolit dhe Prifcit te Sali Berishes!
    E keqja shkon edhe me tej, kur falangistet e Ristanit e kthyen dy ditete e fundit skenen e ketij instititucioni jo vetem ne nje fabrike prodhimi e legalizimi votash te vjedhura. E kthyen para kamerave te shumta edhe ne nje arene gladiatoresh e grushtesh te gangsterve te Ristanit kunder deputeteve dhe kunder perfaqesuesit ligjor te opozites qe e kapi kamikazet dhe falangat e murrme te Berishes me preshin e kusarise se votave ne duar. Nje vote gjoja “e panumeruar” per Lulezim Bashen doli ashqiare se ishte futur ne kuti pasi ato ishin numeruar e protokolluar nga komisionere te te dy koalicioneve!
    Mendimi i anetareve te opozites ne KQZ tallet, dhunohet, perdhunohet brutalisht nga ” i forti i Berishes” me urdherat e “super te fortit Sali”. Cfare thote Sala ben Arben, cfare do Berisha realizon Ristani dhe banda e hajnave te votave, qe nepermjet votave te vjedhura te 2009 -es vodhi Shqiperine, qe me mundin e djersen e vjedhur te Shqiperise nuk po lene gur e dru pa levizur per te vjedhur edhe keto vota sic kane vepruar pa nda keto 15 vjetet e fundit. Hajnia e demokracise eshte kthyer ne kryehajni te Shqiperise. Jo vetem krye- kusari por edhe vrastari.
    Vrasesit e demokracise shqiptare vrane publikisht edhe luftetare krejt te pafajshem te saj me urdherat e kryevrasesve Berisha e Basha ne zemer te Tiranes qe paten pafytyresine qe edhe ti kerkojne votat qe i humben!. Me arrogancen e shfrenuar dhe nje cmenduri 24 karat ala Berishe po e vrasin edhe Shqiperine duke i vrare te ardhmen evriopiane te saj e duke urdheruar falangat e tyre te murrme apo me unfirome tu versulen deputeteve, perkrahesve te saj ne mbrojtje te votes.
    Cartani Sali Berisha me fabrikimet, mashtrimet, manipulimet, fabrikimet e votave te munguara per beniaminin e tij Lulezim Basha, me kamikazin Arben Ristani, me falangat e murrme dhe skuadronet e vdekjes se SHIK-ut paralel te tij, po e cojne Shqiperine drejt nje katastrofe te re me permasa te paparashikueshme e pasoja qe jane ende te fresketa per kujtesen tragjike te shqiptarve ne 1997-en, ne qender te Tiranes me 14 shtator 98, ne Gerdec me 15 mars 2008, ne Sheshin Skenderbej me 21 janar 2011. Teper te fresketa per tu harruar. Tejet tragjike per tu perseritur.
    E vetmi mjet dhe e vetmja rruge e mbijeteses staliniste te Sali Berishes ne politiken shqiptare eshte konflikti, perplasja, dhuna. E sic dihet dhuna pjell dhune. Si e tille ajo mbetet nene a te gjitha fatkeqesive jo vetem por sidomos ne Shqiperi.
    Cfare duhet te beje opozita e bashkuar dhe populli, demosi shqiptar perballe kesaj ofensive barbare te despotit Sali Berisha dhe falangave te tij politike, juridike, mediatike…. Te heshtin!? Te shtrojne kurrizin!? Te dorezohen!? te heqin poturet e zhveshin breket!?
    Kurrsesi. Kjo do te ishte nje vetvrasje jo vetem per opoziten, por edhe per Shqiperine e demokracine e saj, do ishte funerali i lirise dhe fillimi i marshit te zi te falangave te murrme berishiane mbi Tirane. Atehere si duhet vepruar !?
    Pergjigjen e jep vete Sali Berisha: e vetmja gjuhe qe njeh, qe kupton ai eshte ajo e idoleve dhe partnereve te tij ne korrupsion, kusari, autokraci, Hosni Mubarak, Ben Ali, Muamar Kadaf… gjuha e konfliktit!
    E vetmja gjuhe qe kupton e me te cilen duhet ti pergjigjet Sali Berishes nga cdo shqiptar qe e do sot Shqiperine kudo ndodhet eshte gjuha e Tahririt.
    Paqesisht por vendosmerisht derisa ta fshijne nga skena politike shqiptare kete kavie, kete mbetje te fundit toksike te stalin- enverizmit ne Evrope qe po e qelb Shqiperine!
    Kjo eshte edhe rruga e vetme per te shpetuar shqiptaret dhe Adtheun e tyre qe kerkojne hisen e tyre te Diellit mbi kete toke te shenjte!

  12. Shpatar says:

    Kam disa dyshime qe dua ti drejtohem Z.Ambasador te Amerikes.A e di ju qe Presidenti jone i nderuar nuk zgjidhe asnje ngerc politike ne Shqiperi .Por dhe ju, qe u munduat aq shume duke ndenjur deri ne oret e vona te nates per te cbllokuar procesin e numurimit ,nuk ju vlersojne ose me troc nuk ju degjojne? Ne si Shqiptare i kemi respektuar dhe i degjojme kur miku na drejtohet .Por me cpo shohim ky Shqiptari Sali nuk degjon ata qe jane per zemer te Shqiptarve .Ai fryet dhe ciret kur ndokush ve ne dyshim mardhenjet me ShBA.I quan komunist, Enverist te cmendur, fashista e ci vine per mend atij.Tani qe nuk perfill ju dhe te nderuarit koleg tuaj te Evropes si mund te quhet.Ju kini me shume horizont per ti percaktuar por kam dyshim se Berisha luan me shume tavolina dhe jasht bllokut Perendimor.Qofsha i gabuar por kjo katraure qe krijon Saliu te shpie ne kete llogjike .Une sa per dieni nuk mare ne mbrojtje askend qe punon per te demtuar vendin tim.Si te Majtet dhe te Djathtet e ngjyrat e tjera jane thesaret e popullit qe perfaqsojne .Ju lutem ne se nuk e njihni psikologjine Shqiptare mos mendoni per persona te vecant se keshtu jane Shqiptaret.Shqiperia ka patur dhe ka burra shume here me te mire se Saliu qe bejne punera me te mira sa qe nuk mund ta besoni .Dihet boterisht qe dhe femija ne bark te nenes eshte me “Stampen USA”.Ne kete rast kush eshte zgjidhja me e mire per ju?Populli apo Saliu? Te me falesh ne se te ve ne pozita te lekundura .Ky pozicjon po prish pak ate qe nenvizova.Besen ta kane dhene Shqiptaret dhe jo politikanet.Nuk dua qe neser populli im te ve ne dyshim aleatin tone te qoshes.

  13. weee says:

    Përfaqësuesit e grupimit “Iniciativa për Kombin” i bejne thirrje Sali Berishes dhe maxhorances te ndalojne masakren zgjedhore dhe kerkojne qe Kryeministri Sali Berisha te jape doreheqjen!!!

    Intelektualet Shqipetare pa kufi

    -4 Aleksander Frangaj

    -3 Naim (Henry) Cili

    -2 Blendi Fevziu

    -1 Artan Hoxha

    0- Sonila Meco

    1. Adrian Civici

    2. Aleks Luarasi

    3. Ali Oseku

    4. Alush Shima

    5. Amik Kasoruho

    6. Besnik Alija

    7. Bujar Kapexhiu

    8. Dhori Kule

    9. Edmond Leka

    10. Elsa Ballauri

    11. Enver Faja

    12. Gamend Haxhia

    13. Jera Kruja

    14. Kujtim Cashku

    15. Margarita Xhepa

    16. Mentor Petrela

    17. Nevila Xhindi

    18. Pellumb Vorpsi

    19. Petraq Papajorgji

    20. Rajmonda Duka

    21. Romeo Hanxhari

    22. Sokol Nako

    23. Sotiraq Hroni

    24. Zef Preçi

    25. Zhani Ciko

    26. Kozeta Sevrani

    27. Valentina Duka

    28. Nevila Nika

    29. Elsa Ballauri

    30. Agim Nesho

    31. Grida Duma

Comments are closed.

Lini një Përgjigje