Votat e gabuara, kundër Bashës

23 Maj 2011, 12:38Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Jam i bindur se diferenca “në favor të Bashës”, në fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara, përbëhet në fakt nga fletë votimi të hedhura kundër z. Basha, pra janë vota kundër tij. Duke supozuar se nuk është kryer krimi direkt, pra futja/ndrimi i fletëve të votimit pas përfundimit të procesit të votimit, nga njerëz të kryeministrit, në vijim do t’ju provoj sa thashë.

Që të kuptohemi, së pari duhet të kujtojmë një princip elementar: kampioni (apo “mostra e sondazhit”), përfaqëson llotin nga merret ajo mostër, pra kampioni dhe lloti “janë njësoj”, apo nuk ka diferenca të mëdha në mes llotit dhe kampionit. Në vijim të këtij paragrafi, po sqaroj termat “kampion”, “mostër sondazhi” dhe “llot”. Kampioni, apo mostra e sondazhit, është p.sh. një pikë gjak që merret për të bërë analizat e të gjithë gjakut të një njeriu (llotit); ose një shishe urinë që merret për të bërë analizën e të gjithë urinës që ka trupi (llotit); apo një kub betoni që merret për të bërë analizën e të gjithë betonit të përdorur (llotit); apo disa kokrra mollë që merren për të shqyrtuar llotin prej disa ton mollë; apo shishja e vogël e ujit që merret për të analizuar ujin e gjithë një liqeni apo pjese deti (i gjithë uji i liqenit apo asaj pjese të detit, është lloti). Besoj se të gjithë do të bini dakord se nëse do të bënim analizën e të gjithë lloteve përkatëse, si të gjithë gjakut të atij njeriut, e me radhë deri tek i gjithë uji i të atij liqeni, analiza e lloteve përkatëse nuk do të ndryshonte shumë—disa do të thoshin se nuk do të ndryshonte fare—nga analiza e kampioneve përkatëse.

Aq e vërtetë është se kampioni dhe lloti “janë njësoj”, sa kur një njeri ka një sëmundje që le gjurmë në gjak apo urinë, menjëherë ngrihet pyetja “po si nuk u kap nga analiza e gjakut që është bërë (pra na analiza e kampionit)?”. Apo kur ndodh një defekt në betonin e ndërtesës, menjëherë ngrihet pyetja sesi nuk u kap nga analiza e kampionit të betonit etj.

Kur lloti ka cilësi të ndryshme nga kampioni, atëherë gjithnjë kërkohet shkaku tek një gabim në marrjen e kampionit: ka një shkak, ka pra një anomali që kampioni nuk përfaqëson llotin, pra ndryshon nga lloti.

Edhe në rastin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, duket sikur kemi një kampion, apo mostër sondazhi, të të gjithë fletëve të votimit të hedhura gjatë votimit për kryetarin e Bashkisë Tiranë, pra të llotit. Nëse vërtetë ato fletët në kutinë e gabuar shprehin vetëm e vetëm vullnetin direkt të votuesit, përbërja e tyre duhet të ishte e njëjtë me atë të llotit, pra si e gjithë votave të hedhura, pra duhej që Basha e Rama të dilnin me një diferencë pothuaj zero. Pra rezultati që po jep KQZ është një absurd: përqindja e diferencës së fletëve të votimit të kampionit (fletëve në kutitë e gabuara), është me mijëra herë më e madhe sesa ajo e përqindjes së diferencës së fletëve të votimit të llotit (fletëve në kutitë e drejta, e duhura). Çdo dykëmbësh do të shqetësohej nga kjo diferencë kaq e stërmadhe në mes kampionit dhe llotit.

Unë jam i bindur se ky ndryshim vjen nga që kampioni (fletët e votimit të hedhura në kutinë e gabuar) nuk është njësoj si lloti (pra fletët e votimit të hedhura në kutinë e duhur, atë të kryetarit). Kampioni i marrë është i gabuar, sepse nuk është pjesë e llotit: votuesit e llotit nuk kanë votuar njësoj si ata të kampionit. Në një shkrim të para ca ditëve, të titulluar “Kur votuesi zgjedh vetë kutinë e gabuar”, është shpjeguar sesi një shumicë njerëzish nga lemeria nga pushteti, kanë gjetur një mënyrë për të votuar kundër pushtetit, pra kundër Bashës: ata fletën e tyre të votimi, të plotësuar formalisht si votë për Bashën, e kanë hedhur qëllimisht në kutinë e gabuar. Kjo sepse kur votohej, rregullat e lojës ishin se vota në kutinë e gabuar ishte e pavlefshme. Ky rezultat i numërimit, vërtetoi hipotezën që kishim bërë në atë shkrim.

Shpresoj se edhe ju lexues jeni të bindur se diferenca që ka rezultuar, gjoja në favor të Bashës, përbëhet nga vota që votuesit i kanë hedhur kundër tij, pra fituesi i këtyre zgjedhjeve mbetet Rama, dhe jo Basha: nuk mund t’i shtohen votave të hedhura në kutin e duhur e hedhura në kutitë e gabuara—kjo është si ajo mbledhja e atij budallait të skeçit, që mblidhte “shtatë kamjona, plus tre bataliona”.

Po a do të pranojnë këtë logjikë elementare Kolegji Zgjedhor si dhe vëzhguesit ndërkombëtar?!

38 komente në “Votat e gabuara, kundër Bashës”

  1. vucidoli says:

    po me vjen te derdh lote,bashkim,po tregohesh shkencetar i madh.pasi e ndrite me elektroniken,tani po e menderos me politiken.rri urte aty,shiko ato guret e dominose,se aty mund t’ua kalosh pensionisteve te lagjes.mos u bej komik me keto shkrime.pleqeri te bardhe.

  2. raimondi says:

    Nuk eshte llogjike e drejte kjo qe thua ti ————- Nqs ato flete kane emrin e Bashes jane te Bashes pavaresisht se e kane hedhur nga inati ne kuti te gabuar per ta nxjerre te pavlefshme voten

    ————-Por ketu gjithe problemi eshte KOHA ———- Nqs ato vota jane hedhur ne kuti pasi ka mbaruar votimi atehere ato vota nuk duhen mare parasysh , Mirpo perfaqsuesit e PS-se qe kane qene ne keto qendra votimi ku jane gjendur votat e hedhura gabimisht cfare thone ?????

    –Apo ata i ka koruptuar Sala dhe bejne te paditurin ????

    1. muco says:

      pse mo shoku une votova per bashen pastaj nderrova mendje, dhe mu kujtua sipas udhezimeve te Kqz leshit qe pa te ngaterroja kuti vota ime behej e pa vlefshme, dhe keshtu bera e hodha te kutia per keshilin bashkiak,tani me cfare te drejte ristan zagari e perdor voten time ne favor te interesave te tij kur une me vetedashje e bera te pa vlefshme. Kete pyetje ja bej edhe kolegjit zgjedhur ,edhe gjykates kushtetuese sepse ristani dhe kqz e leshit po shkelin te drejten time per te votuar i lire, per ke te dua dhe te bej cfare te dua me voten time.

      1. albi says:

        kjo qe ke bere ti eshte e zgjidhje e zgjuar per momentin por jo e mjaftueshme.sepse ristan trapi ja ndryshon drejtimin.po ti si intelektual a nuk mund ti vije nje shenje pasi e fotografove dhe keshtu do te ishte 100% e pavlefshme.por berisha prape do te gjente nje menyre tjeter qe ti bente te vlefshme

    2. juke says:

      Problemi nuk qendron se ato vota jane hedhur pasi ka mbaruar votimi. Problemi eshte i thjesht: nje vote e njesise nr 4. u gjet ne kutine e njesise nr 11! Kuptohet qe nje person nuk mund te veje te mari voten ne njesine 4 dhe ta hedhi ne njesine 11 sepse shume thjesht nuk mund te kete emrin dhe te votoje ne dy njesi, kjo e shpall gjithe processin e votimit te pavlefshem. Pra supozojme se eshte nje gabim njerezor. Ku eshte bere gabimi? Gabimi eshte e pamundur te behet ne qendren e votimit pasi dy njesite kane qendra te ndryshme votimi ne godina te ndryshme larg njera tjetres, dhe cdo kuti pasi numerohet vuloset dhe mbyllet dhe te gjitha materialet futen ne kuti. Si doli kjo vote nga nje qender numerimi ne nje qender tjeter, fluturoi? Numerimi i votave te njesise 4 qe mbyllur dy dite para pra dhe ato kuti qene mbyllur. Ndersa i njesise nr 11 dy dite me vone. A qe ky nje gabim njerezor? Sipas mendimit tim JO, nqs ka dikush qe thote po le te dali dhe te me thote argumentat e tij. Kjo prove eshte nje prove me se e pakontestueshme qe kutite jane hapur pas numerimit dhe madje nga shpejtesia qe ato u hapen u bene gafa te tilla. Hapja e kutive perben nje shkelje flagrante te ligjit dhe denohet me ligj. Kush e hapi kutine? Ato mbroheshin nga policia dhe shoqerimi i tyre ne KQZ behej prej policise. Mos do dhe nje pergjigje per kete?

  3. egli kruja says:

    Ke te drejte zoti Bashkim me kete analize qe i ke bere procesit, por a e njeh llogjiken doktor rrumpalla?

  4. nela says:

    Nuk ka rendesi analiza e detajuar e Bashkimit, perfundimi eshte se rezultati i pare me Rama 10 vota + eshte legjitim dhe transparent. Po te jete per me vone sala fut dhe lulin ne kuti dhe se merr vesh njeri.

  5. fener zizi says:

    nuk eshte e vertete ajo qe shkruhet! jane nderruar fletet e votimit? po komisioneret e PS ishin dakort apo ishin ne gjume? kutiat ishin te vulosura nga te dy palet, per kete nuk ka koment……prandaj mos shperndani urrejtje ne popull.

    1. egli kruja says:

      Po per kutite qe dolen me kode te ndryshme nga ato qe ishin ne procesverbalet, cfare mund te thuash?

  6. vjosa says:

    Nuk e dim si do veproje kolegji zgjedhor Z Bashkim Kopliku,por varsyetimi juaj mua me duket i drejt

  7. Pucisti says:

    Bashkim. Analiza tuaj eshte e sakte, ne kuptimin qe ka me shume te ngjare te jete sic thoni ju sesa te mos jete ashtu. Dikush madje beri edhe llogaritjet matematike dhe tregoi se e kunderta e asaj qe thoni ju mund te ndodhe, por e ka probabilitetin pothuaj 0. Eshte njesoj sikur te shkosh tani ne Vicidol e te takosh aty Obamen, Putinin dhe presidentin kinez duke pire kafe e luajtur domino se bashku. A mund te ndodh kjo? Mundet, por probabiliteti eshte pothuaj 0.

    1. albi says:

      shume e bukur kjo.
      posi jo,kerkoja berishes(trapit) dhe ai ta ben te mundur

  8. andi says:

    Te dashur vellezer e motra. Kur e bon Tunizianet, Egjiptianet dhe plot shtete te tjera qe po e bojne (se kane per ta kapur si lepri edhe Kadafin edhe Bashir Alasad te Sirise siç e kapen Mpagbon e Afrikes) pse te mos e bojme edhe ne ket revolucion. Pallavrat e Beirshes per hyerjen e vendit tone ne Nato (pasi ne Evrope te mos enderroje) nuk i ha mo njeri. Nato eshte institucion koti dhe s’ka vlere ne mbarimin e luftes se ftohte (shife qe aty qe fut edhe Shqiperine). Sot eshte dita te kemi miq te vertete si USA, Anglia, Franca dhe Gjermania, te tjerat le ti marre RRUMPALLA. Pa Nato-n Sarkozi e kapi si lepri l’afrikanin Mbagbo, keshtu kishte per te kap edhe Kadafin (po ka me e bo sedshpejti).
    Prandaj eshte koha te çohemi dhe ti bindemi thirrjes per demokraci (eshte koha per nje revolucion te vertete dhe jo pallavra). Te lajme gjakun e deshmoreve te vertete te 21 janarit dhe jo atyre qe shpall diktatori (qe i vra dhe vete si Azem Hajdarin qe e vrai Berisha dhe pa pik tur i bon ceremoni çdo vit te Fatmira Hajdari, apo Ben Brozin ne prill ne shkoder qe e vrau per te marre pushtetin R.Alise et shume te tjera). Do uroja qe kete shkrim ta lezoj djali i Azemit dhe ndoshta ai mund te bohet Avni Rustemi shqipetar i vertete dhe ti tregoje plumbin ballit kriminelit Berisha (qe te vret naten e te qan diten, rrace me te poshter nuk kam lezuar ne asnje roman ne jeten time si Sali Talibani). Te ngrihemi te gjithe vellezer e motra e te mos rrime 2 ore (jo me greva part time) pour nate e dite si ne çdo vend tjeter qe po vendoset demokracia.
    O sot o kurre, se perndryshe dinjiteti dhe nderi dhe liria bazike shkun per lesh. 20 vjet me Kriminelin Berisha me shume se gjysma e 40 vjeteve qe kalum me Hoxhen. Ne 2011 nuk mund te durojme mo. Edi Rama nese do me na pri greven tone eshte i mirepritur, po qe se ka frik ne do marrim fatin tone ne dore dhe do i tregojme vendin krimineleve e tradhetareve te atdheut tone te dashur.
    Te gjithe te bashkuar rreth flamurit dhe nderit kombetar. Te gjithe tek sheshi dhe pa frik nga policet se jane si leprat zhduken sa te degjojne zhurmen. Nuk ka mo 21 janar pasi po eshohin edhe uniformat blu qe po mban era qelb Krimineli Berisha dhe klani i tij.
    Le te shkoj servili dhe b.qiri Balliu te flijohet per ta mbrojte kete kerrme te ndyre.
    Te bashkuar ne shesh çdo dite. Per zhdukjen e Kriminelit dhe zgjedhje te parakoheshme (kete vjeshte 2011 dhe asnje minute me vone). Nuk diskutohet mo me djallin.
    Hajdeni te gjithe te sheshi Skanderbej dhe te çlirojme vatanin!!!!!!!!!!!!!

  9. Mentari says:

    o bashkim nga kopliku ti fole per dy kembesha por saliu me lulin jane 4 kembesha

    1. beni says:

      hallall ja boft zoti NEWS 24 kan gjith diten me SALEN dhe METEN; te papam

  10. Tironci Lugano says:

    Bashkim jeni bere si mergata e Qyqeve.

  11. Tironci Lugano says:

    Perse te duket cudi Beni? Te tjerat jane gjithe diten me “Timonierin Edi”

  12. Claus says:

    E perditshmja hunagreze “Pester Lloyd” ne artikullin e dates 23 Maj raporton mbi ngjarjet e fundit ne Shqiperi.
    Artikulli hapet me titullin:
    ” Testi i demokracise merr note pakaluese”

    Nentitulli vazhdon:
    Protesta pas zgjedhjeve lokale ne Shqiperi, Barroso anulon viziten

    “Simpatizantet e PS filluan te merkuren protestat duke bllokuar rruget kryesore qe cojne ne qender te Tiranes, protesta te cilat do te vazhdojne edhe ne ditet e ardhshme. Ata akuzojne qeverine per manipulim te zgjedhjeve te 8 Majit per kryetarin e bashkise se Tiranes. Shenjat parashikojne stuhi.”

    Artikulli vazhdon:

    “… PS beri thirrje diten e merkure per mosbindje civile, qindra demostrues bashke me ta rreth njezete deputete u perleshen me policine gjate perpjekjes per te hyre ne mbledhjen e KQZ-s.
    Qe prej fillimit te fushates zgjedhore pati perleshje bile edhe me arme zjarri midis kandidateve ne disa zona te vendit.
    Vezhguesit e pershkruan kete fushate elektorale si nje beteje mediatike midis dy poleve pa marre parasysh hendekun e madh qe ndan vendin dhe banoret e tij, per qellimin e vetem, mbajtjen ose marrjen e pushtetit.
    Keto zgjedhje ndoshta mund te vlenin si testi i fundit per aftesite demokratizuese te vendit, i cili gjendet ne nje krize te vazhdueshme per shkak te aferave te ndryshme korruptive te anetareve te qeverise. Keto shkaktuan protesta masive qe cuan ne vrasjen e kater protestuesve dhe plagosjen e dhjetera te tjereve nga ana e Gardes se Republikes me 21 Janar te ketij viti.
    Jose Manuel Barroso i cili ndermori nje turne ne disa vende te rajonit te Ballkanit me shprese rigjallerimin e perspektives per anetaresim ne BE, anuloi ne minuten e fundit viziten e tij te planifikuar per diten e premte. Kjo ishte nje sinjal per te kuptuar qe vendi kishte marre note pakaluese ne testin e demokracise. Konkluzioni eshte i drejte, por kjo nuk e ndihmon vendin me tej. Shenjat parashikojne stuhi.”

    Origjinali:

    http://www.pesterlloyd.net/2011_21/21wahlenALB/21wahlenalb.html

    1. plaku says:

      Claus,
      Shume faleminderit per informacjonin. Le te shpresojme qe nderkombetaret do bejne sadopk presion tek Berisha. Pershendetje

      1. albi says:

        po ku pyet berisha nga ata.atij i hyn nga njeri vesh e i del nga tjetri.
        vetem plumbi po ti hyj nga njeri vesh e ti dale nga tjetri atehere po mund te degjoje e ne te ngelemi rehat,se na lodhi shume zagari

        1. plaku says:

          albi,
          Ke te drejte, po na lodh sa po na merr shpirtin zagarri. Pyes vehten se si ka mundesi qe njeri me shkolle si Sala te jete kaq genjeshtar. M.gj.ate une mendoj se ai eshte mjeshter ( ne kuptimin e keq te fjales ) ne llojin e tij.

  13. Tironci Lugano says:

    PO si nuk qenke lodhur mor Claus te na shkruash se cfare thote nje gazete hungarese e per me teper e majte(kete Ju se thoni)

    1. Claus says:

      Me fal Tironci Lugano qe nuk e kam vene qe eshte gazete “komuniste”, harrova qe nuk vura qe Barroso eshte “komunist” dhe harrova qe nuk vura qe Berisha ka qene sekretar i Partise Demokratike te Spitalit qe ne vitin 1967.
      Lexoje ballin e gazetes, themeluar me 1854, vit qe as Marksi ndoshta as “Kapitalin” nuk e kishte shkruar. Me ju ka vetem humor, fillo qe nga i cmenduri e deri te Flamuri i antenes.

  14. Claus says:

    Ja po sjell edhe komentin e nje gazete tjeter te “majte” sipas nje komentuesi nga Lugano ketu.

    Austriakja “Der Standard” thote:

    “…Edhe per vezhguesit e OSBE eshte e paqarte baza juridike e vendimit te KQZ. Me pare fletet e votimit te hedhura ne kutite e gabuara ishin quajtur te pavlefshme.”

    Me tej:

    ” …Statusi per vend kandidat ne BE eshte teper larg.
    Pas anulimit te vizites se Presidentit te Komisionit te BE marrja e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE ne fund te vitit eshte bere ndoshta e pamundur.”

    Origjinali:
    http://derstandard.at/1304552631798/Albanische-Regionalwahlen-Tirana-Nach-neuer-Auszaehlung-fuehrt-Regierungskandidat

  15. Tironci Lugano says:

    M e sa fi une Clauxs ne Hungari patem nje “revolucion” domta quaja une persa i perket mediave nga ana e kryeministrut te vendit megjith kundershtimet e shumta dhe te BE_se qe dononte gazetat e majta dhe me gjobe per shpifjet ne vashdimesi qe bejne prsa i perket informacionit.Eshte e panevojshme tju them kampin ku Hungaria bente pjese.Sic duket dhe Ju vashdoni me te vjeteren por koha ecen dhe i len pas humbesit e historise.

    1. Claus says:

      Nuk te marr vesh c`fare do te thuash. Nje turbullire mendimesh i nderuar. Ndonje presje ne ato rreshta do te ishte mire te vendosje, ato i bejne shprehjet me te kuptueshme.
      Mundohem te nxjerr dicka nga rreshtat e tua, por megjithe vullnetin e mire eshte teper e veshtire.

  16. Tironci Lugano says:

    Deri diku keni te drejte, eshte shkruar shpejt dhe me gabime ortografike.Po mundohem te bej “bukurshkrim” tani.Gjithsesi me pak sforcim do e kuptoje se shqip eshte.por po e nderpres ketu duke te pershendetur e do kemi raste te tjera per shkembim mendimesh.Sa me mire atje ku jeni.

    1. plaku says:

      Tironci Lugano,
      Me vjen keq por edhe une, me thene te drejten, nuk kuptova gje nga shkrimi yt, i cili, sic thote edhe Claus, ishte nje turbullire mendimesh. Edhe une mendoj si Claus se, vendosja e shenjave te shkrimit nuk perdoret kot ne te gjithe gjuhet e botes. Ketu nuk behet fjale per bukurshkrim por shkrim korrekt te gjuhes se vendit tone.
      Ne vend qe te falenderosh Claus ( une per vete e falenderova, shif siper ) per ndihmen qe na jep, neve anetareve te forumit, per ti kuptuar gjerat me mire, ti fillon e tregon shtypi i majte, shtypi i djathte.Me te drejte Clausi te shpjegoi se gazeta “Pester Lloyd” eshte themeluar para vepres se Marksit. Kapitali u botua per here te pare ne vitin 1867, pra pas themelimit te gazetes ne fjale. Pastaj nuk e kuptova mire, se cfare lidhje kishtie numurimi i votave ne Tirane me kryeministrin hungarez. Une di se kryeministri hungarez, kishte probleme me neutralitetin e mediave dhe se Bashkimi Europian i tregoi atij vendin dhe ai mbylli gojen. Besoj se edhe ti e di se, Hungaria ka probleme te medha ekonomike. Ndoshta kryeministri e beri zhurmen per shtypin, per te hequr vemendjen e opinionit publik hungarez dhe nderkombetar nga problemet ekonomiko-finanzjarre qe ka Hungaria.
      Pershendetje.

  17. Artemis7 says:

    Per muco-n:hahahahahahahaha cfare tra..,c’interval reflektimi(few sec)!hahahahahaha.
    O Tironc a te bej nje pyetje,Saliofazllici jot perfaqson te renë?!Disa caste me pare po mendoja se ndoshta qytetaret e ndergjegjshem dhe patriot ne Shqipëri perbejne vetem nje minoranc te vogel dhe kete e reflektojne partit qe dominojne skenen politike.Kafshet si ty pranojne kete cilesi jetese,se fundja kafshe jeni,ju duket demokraci ky palo rregjim qe kemi,te themi te drejten ashtu ju thote prijesi juaj,jo se mendoni se jemi demokraci,fatkeqesisht ju nuk e posedoni aftesine e te menduarit,te pakten jo me koken tuaj.

  18. Tironci Lugano says:

    Artemis.Sigurisht nga menyra se si shkruan duhesh te kesh nivel jashte tokesor se perdor dhe termin kafshe.Ka shume lloj kafshesh ne fakt e se ku beni pjese ju duhet ta dine vetem ju se mua sma lejon edukata dhe kultura tju fyej sic po beni ju.Ceshtje niveli kjo.E sefundi per ta mbyllur Berisha nuk eshte i imi se nuk me perfaqeson mua .Gjithsesi “faleminderit”per komplientin e bukur kafshe

  19. Tironci Lugano says:

    “Plaku”
    Po ju shkruaj meqe me keni pershendetur.E pashe me shume vonese shkrimin tuaj por kur sheh qe ka dhe fyerje cdo gje humbet kuptimin e ska me vlere.
    Pershendetje

    1. plaku says:

      Tironci Lugano,
      Ky eshte mendimi yt me te cilin nuk jam dakord, por e respektoj. Faleminderit per debatin civil. Pershendetje

  20. Andi says:

    e drejte ..ato vota qene vota kunder bashes ,te hedhuara me qellim ne kuti gabim ,pasi ata duhet ta fotografonin voten dhe ta paraqisnin ne vendin e punes ,ndryshe pushoheshin nga puna..kjo eshte taktika e Sali Shpelles

  21. Tironci Lugano says:

    Plaku
    Ste kuptova kush ishte ky mendimi im me te cilen ju sjeni dakort?
    Pershendetje

    1. plaku says:

      Tironci Lugano,
      Ti thua :
      “kur sheh qe ka dhe fyerje cdo gje humbet kuptimin e ska me vlere.”
      Pra une nuk jam dakord me ate qe shkruan ti se, ne shkrimin tim kishte fyerje. Me trego te lutem se kush ishin fyerjet. Mos ngaterro faktet reale ( qe ti nuk perdor shenja pikesimi kur shkruan ) nga ofendimet. Pershendetje

  22. Artemis7 says:

    Tironc i je shmangur pyetjes duke u perqendruar tek ‘ofesa’.Me thuaj nje arsye racionale dhe jo nje instikt kafsheror per te ndjekur pas Saliofazllicin?

  23. Tironci Lugano says:

    Plaku
    Spo ju referohesha ju per fyerjet e ndjehesha vertet i prekur.E beni qellimisht apo sjemi kuptuar se di.Por rikthehemi tek shenjat.Kur nje person ne rastin konkret une e pranon dhe vete qe ka shkruar me gabime ortografike pra ne nje fare menyre kerkon te falur me duket e tepert qe ta theksojme perseri e aq me teper keto gabime ortografike i bera me nje person tjeter(Claus) te cilin e pershendeta dhe e urova, me duket e tepert ndrhyrja e te treteve.
    Pershendetje

  24. Alban Dega says:

    ME PRESHIN E KUSARISE SE VOTAVE NE DUAR !

    – 236 vota te Berishes dhe bandes se tij kusare me shume se numri i votuesve
    te 8 majit kapin me presh ne dhe kryehajdutin e kryetrukuesin e votave ne
    Shqiperi Sali Berisha

    – Mbaje me turp kopilin e hajnise se votave ne dere o Sali Berisha & co.

    – Cirret edhe maska e fundit te mastrafit elektoral berishist ne
    kryeqytetin shqiptar

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ne analizen me titull ” KRONIKE E PARALAJMERUAR E DESHTIMIT TE NJE KOMPLOTI TE ZI ELEKTORAL NE TIRANE – Nuk ka asnje krim sado djallezor qe nuk le gjurmet e tij ….” te botuar ne gazetat me te lexuara ne Shqiperi diaspore dhe krejt trevat shqipare shkruaja:

    ” … Te gjitha gjurmet cojne tek krimi elektoral

    Sado te sofistikuara te jene krimet edhe me te perbindshmet gjithnje mbeten gjurme. Sado te vogla, sado te padukshme ato gjithnje cojne tek krimi dhe krimineli. Per me teper gjurmet e nje krimi masiv si ai i vjedhjes apo manipulimit te votave, i kusarise dhe cenimit te demokracise.
    As rasti i fundit Tirana nuk bene perjashtim … Pse !? Shume e thjeshte.
    Fakti qe ne disa kuti te votave per kryetaret e minibashkive apo kshillave bashkiake apo minibashkiake na dalin deri edhe 100 flete votimi te hedhura gabimisht per kryetarin e Bashkise se Tiranes ka nje verifikim krejt te thjeshte nese eshte vertete manipulim apo trukim i ustallareve injorante apo gabim njerezor qe vjen nga arsimimi i munguar, mosha e madhe, nxitimi…
    Edhe koha qe shpenzohet per kete verifikim eshte minimale pasi kjo mosperputhje del ne te njejten qender votimi ku eshte bere gabimi perkates. Jo jashte saj. Pike.

    Nje ekuacion me nje jo me dy te panjohura

    Si!? Fare thjesht… Aq vota sa per kryetarin e Bashkise se Tiranes jane hedhur gabimisht ne kutite e kryetareve te minibashkieve te Tiranes , po aq vota jane hedhur jane hedhur gabimisht ne kutite e kryetarit te Bashkise se madhe, pasi do te ishte jashte logjike qe i njejti ose disa votues te hidhnin nga dy vota ne te njejten kuti edhe per kryetarin e minibashkise edhe per kryetarin e Bashkise.
    Nese kane bere nje akt te tille atehere vota e tyre eshte dyfish e pavlefshme me kodin aktual zgjedhor per shkak te ndryshimit te formatit, ndryshimit te ngjyres dhe per aresyen madhore se cdo votues ka te drejten e nje vote e jo te dy votave ne demokraci. Vota e qytetarit edhe e barabarte.

    Nje prove e pakundershtueshme

    Deri ne kete cast nuk kam degjuar , as pare e as lexuar ne asnje nga mediat shqiptare per asnje vote per kryetaret e minibashkive te jene gjetur ne kutite e votave per kryetarin e Bashkise se madhe qofte kjo per Edi Ramen qofte per Lulezim Bashen.
    Eshte nje harrese naive e manipulatoreve qe dalin ashiqare lakuriq para syve jo vetem te shqiptareve, por edhe te nderkombetareve si hajna dhe trukues te votave.
    Nese votuesi i ka hedhur dy vota ne te njejten ketu per nje subjekt qofte ky kryetar i minibashkise edhe kryetar i bashkise se Tiranes atehere rezulton se ai ka votuar dy here cka i automatikisht i zhvlereson voten e tij qe edhe pa kete verifikim eshte e pavlefshme sepse ka shkelur standartin e qarte te formatit dhe te ngjyres”

    In Fraganti … ne flagrance te plote

    Pikerisht kjo vjedhje e trashe, arrogante, brutale e orkestruar nga qendra komanduese e Mafias shqiptare te korrupsionit, te vjedhjes se votave, te kusarise se Shqiperise dhe demokracise dhe syri vigjilent dhe maja e mprehte e perfaqesuesve ligjore te opozites shqiptare dhe te medias vertete te pavarur e kapi me presh ne duar kryehajnin e votave Sali Berisha dhe ceten e tyre te hajnave. Nuk eshte hear e pare. Uroj te jete e fundit!
    Cfare nuk beri kamikazi i pafytyre dhe krimineli Arben Ristani me tre musketieret e Berishes ne KQZ per ta kaluar sa me shpejt ” brenda dy minutash” sic pohoi me gojen e vet Rosaku i Sales
    Sipas llogarive teper te sakta, ne kutite e manipuluara nga Mafia e Berishes dhe te legalizuar nga sahanleprisi tij Ristani, u gjeten 236 vota me shume se numri i votuesve qe kishin hedhur votat ne kutite e votimit me 8 maj 2011. Flagranca eshte e plote!

    Nga erdhen keto vota pa votues!???

    Ato jane nje e vertete e madhe e prove e qarte, nje deshmi madhore e vjedhjes, manipulimit, fabrikimit, falsifikimit dhe legalizimit jo vetem te hajnise se 8 majit 2011 por edhe te kusarise se perseritur 15 vjecare te votave nga Sali Berisha. Ato kapen ne flagrance, me preshin e hajnise ne duar jo vetem hajnat me cizme te tyre, por edhe predikimin e tyre se ato gjoja ato “shprehin qarte vullnetin e votuesve qe kishin gabuar, te kishin emocione, qe kishin problem me shikimin ( 8.5 per qind e burrave dhe 0.5. per qind e grave, sipas Padrinos )”.
    Por eshte harruar kyci i ceshtjes. Qe te ekzistoje vullneti i votuesit se pari duhet te ekzitoje votuesi. Nuk ka pasur, as ka e nuk do te kete kurre vullnet te votuesit pa ekzistencen e subjektit.
    Atehere nga erdhen keto vota!?…. Keto 236 vota erdhen nga urdherat e se njejtes zyre dhe e te njejtit person qe urdheroi vrasjen e 4, plagosjen e 27, arrestimin, keqtrajtimin dhe torturimin e 131 protestuesve paqesore te 21 janarit 2011. Ato erdhen nga Genc Ruli syri djallezor i te cilit kapi voten e pare te hedhur nene tryeze ne KZAZ 49, nga Arben Imam Asfalia qe kapi 4-5 te tilla, Majlinda Tender Bregut, Ilir Mete Shtateqindmijeshit, Fatmir Medi Gerdecit, Arben Ristanit … e telalleve te tyre te peshtire, te neveritur te Klanit , ABC-se se kusarise dhe avokateve te vrastarise se bandes se hajnise ne KQZ.

    Vjedhje sy ne sy …. e ne syte e mbare Botes

    Eshte shume interesant kjo shifer 236…. Kaq eshte edhe numri i zyrtareve me te larte te perfolur per akte te tilla kusarie duke nisur nga Berisha e deri tek i fundit hajn i votave, i pasurive, i jetes dhe demokracise shqiptare. Nje rastesi!?
    Aspak: Krimineli, vrasesi, kusari, hajni me ose pa cizme gjithnje kthehet ne vendin e krimit. Vetem se kete here kusaria nuk u krye e nuk u zbulua nen fokuset e mikrokamerave ne ore dore as ne tabulatat telefonike me kode mafioze….
    Kusaria, hajnia e votave, krimi kunder votes se lire e te fshehte te qytetarit te lire shqiptar u krye sy ne sy.
    Behet fjale per vjedhjen me te lige, me cinike, me te peshtire e me diskretituese per regjizorin e saj perfundimisht te diskretituar ne syte e mbare Botes, Sali Berisha.
    Behet fjale per nje vjedhje ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi!
    Behet fjale per nje vjedhje ne syte e mbare Botes. Me teper se per vjedhjen e 171 votave te fabrikuara e falisifikuara per Lulezim Bashen, behet fjale per vjedhjen e se ardhmes evropiane dhe te integrimit te Shqiperise ne Evropen e Bashkuara edhe per te pakten sa te jete ne karrike Robert Mugabe i Tiranes, Sali Berisha.

    Midis Barrosos dhe Robert Mugabes

    Midis liderit, kryeministrit te Evropes se Bashkuar Barroso dhe Robert Mugabes, Sali Berisha me vetdije te plote e vec per te ruajtur karriken dhe kusarine e tij zgjodhi Zimbabvene.
    Nuk e besoj se do te pajtohet me kete zgjedhje antishqiptare, sovrani. Tani e ka radhen ai te thote fjalen e tij ne mbrojtje te ligjit, ne mbrojtje te Kushtetutes, ne mbrojtje te lirise e demokracise me te gjitha mjetet e rruget. Shembujt nga demokracia dhe nena e saj boterore SHBA jane te shumte…
    Do tu drejoj dy pyetje dhunuesve me te eger te lirise e demokracise shqiptare dhe telalleve te tyre po aq gjaksore e po aq kusare qe marrin pozat e paqesorit, pellumbit sa here shohin tu rrezikohen kusaria e hajnia e tyre nga uragani popullor:
    A humbi apo fitoi demokracia amerikane nga lufta civile e para 150 vjeteve!?
    A do te ishte Amerika qe eshte sot pa ate katarsis madhor demokratik te Abraham Linkolnit!?

    Leksioni i Luigjit te 14-te !

    Pergjigjen e jep vete nje nga baballaret me te shquar e me te nderuar te kesaj demokracie. Cdo popull ka qeverine qe meriton. Cdo popull ka aq liri e demokraci, aq lumturi e begati sa c’ lufton per to! Kete leksion te demokracise amerikane duhet ta kete parasysh
    jo vetem sovrani por mbi te gjitha edhe opozita shqiptare. qe tashme e njeh mjaft mire dhe ka provuar gjithnje kerbacin e tij prej mujashani e despoti cinik.
    Ata e dine mire se Sali berisha kupton vetem nje gjuhe… gjuhen e Tahririt….
    Cdo mjet e cdo rruge ne mbrojtje te vendosur te lirise e demokracise se shkelur nga cilido qe zbaton ligjin e Saliqit alias Luigjit te 14-te ” Ligji jam une” eshte jo vetem e ligjshme por edhe e shenjte. Dihet edhe fundi demokratik e ligjor i Luigjit te 14-te… ne gijotine!
    Jam kunder gijotinave dhe revolucioneve rrenuese te armatosura e me dhune. Jam krejt perkrah revolucioneve demokratike, kur ajo uzurpohet nga despote e abuzues flagrante te lirise. Ate e thote acik edhe Neni Nr. 2 i Kushtetutes se Shqiperise si ligji i demokracise shqiptare!
    Ndryshe Shqiperia ne vend te integrohet ne Evrope dhe te jetesoje aspiraten e sovranit ” E duam Shqiperine si gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demorkatike” do te behet nje ciflig i Mugabes dhe Kadafit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te kusareve dhe vrastareve! Larg qofte ! Amen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje