Marta Bllanusha, serbe nga Beogradi, është studente e Gjuhës shqipe në Katedrën e Albanologjisë, në Universitetin e Beogradit. Bllanusha, e cila është afër përfundimit të studimeve katërvjeçare, edhe pse ka qenë vetëm njëherë në Prishtinë, flet gjuhën shqipe pastër, sipas rregullave gramatikore dhe pa ndonjë pengesë.
Ajo është njëra prej 100 studentëve, kryesisht me prejardhje serbe që për momentin studiojnë në katedrën e Albanologjisë në Beograd. Kjo katedër, që këtë vit shënon 87-vjetorin e themelimit të saj, ka filluar si seminar për “filologjinë shqipe” në vitin 1925, dhe prej atëherë gjuha shqipe është mësuar në Beograd.
Vitet e 50-ta pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë koha prej nga kanë buruar kuadrot e para universitare për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Kosovë. Tani kjo katedër ka bashkëpunim vetëm me Shqipërinë, prej nga vijnë ligjërues, por dëshira e madhe e mësimdhënësve në këtë degë është që në një të ardhme të afërt të marrin edhe ligjërues nga Universiteti i Prishtinës.
Çdo vit në këtë degë regjistrohen rreth 20 studentë, profesorët e të cilëve tregojnë se interesimi i të rinjve serbë për të mësuar këtë gjuhë, çdo vit është në rritje, me shpresën që do gjejnë punë pasi që nevojat në Serbi për përkthime sidomos të gjuhës shqipe janë të mëdha, por ka edhe prej tyre si Marta Bllanusha, që gjuhën shqipe krahas dëshirës për të gjetur punë e studion nga interesimi për kulturën, traditën dhe historinë e shqiptarëve.
Gjatë studimeve katërvjeçare Bllanusha ka qenë vetëm njëherë në Prishtinë, ku para dhe pas kësaj vizite përshtypja e saj për shqiptarët ka ndryshuar tërësisht për të mirë.
Dua të njoh historinë shqiptare
“Para se të shkoj në Prishtinë, kam pasur shumë frikë. Por, gjatë pjesëmarrjes në një seminar të gjuhës shqipe vitin e kaluar, ndryshova mendim, ishte më ndryshe nga ç’prisja. Jam befasuar me takimet që kam pasur me studentët shqiptarë atje, të cilët më kanë pritur shumë mirë”, shprehet Bllanusha, në gjuhën shqipe.
Ajo thotë se motivi për të studiuar gjuhën shqipe, është që të gjejë punë me lehtë, por është edhe dëshira që të njohë vetë historinë shqiptare.
“Dua ta njoh vetë historinë, të njoh njerëz nga Shqipëria dhe Kosova dhe të shoh unë me sy të mi realitetin”, thotë ajo për “Zërin”.
Ka edhe studentë të vitit të parë, të cilët vendimin për të studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe e kanë bazuar edhe në të kaluarën e familjes.
Valentina Bahtiari, është studente e vitit të parë, e cila është lindur në Prizren, nga martesa e prindërve me prejardhje serbe dhe shqiptare. “Ndoshta edhe pse kam jetuar në Prizren, kam pasur dëshirë të studioj gjuhën shqipe, por është mirë edhe për punë, pasi që pak e njohin këtë gjuhë”, shprehet Bahtiari.
Këta studentë përveç ngjarjeve politike, që kanë përcjellë Serbinë dhe Kosovën për shumë vite, për të cilat kanë dëgjuar si përmes prindërve të tyre apo lajmeve televizive, nuk dinë shumë për historinë dhe jetën e shqiptarëve.
Sanja Trajkoviq, studente në këtë fakultet, thotë se ajo që di për shqiptarët është se gjuhën shqipe e flasin 6 milionë njerëz me prejardhje indoevropiane, ku kryesisht rreth 4 milionë e flasin vetëm në Shqipëri, kurse pjesa tjetër e flasin në Kosovë, Maqedoni e disa vende tjera. “Po ashtu e di se ekzistojnë dy dialekte, ajo gegë dhe toskë”, shprehet Trajkoviq.
Shqipja në Beograd mësohet prej 100 vjetësh
I pari që ka filluar të ligjërojë lëndën “Historia dhe gramatika e gjuhës shqipe, në kuadër të seminarit “Gramatika krahasuese e gjuhëve indoevropiane”, në vitin 1920/1921, ka qenë indoevropianisti serb, Henrik Bariqi.
Tash në katedrën e Gjuhës shqipe japin mësim 7 profesorë, prej tyre 3 shqiptarë nga Shqipëria, 3 shqiptarë nga Beogradi dhe një serb.
Pothuajse shumica prej tyre fakultetin, masterin dhe doktoraturën e kanë kryer në këtë fakultet. Njëra prej tyre, me prejardhje shqiptare, por që jeton në Beograd, Naile Mala- Imami, është edhe autore e “Gramatikës së gjuhës së sotme shqipe”, e cila është botuar në Beograd, vitin e kaluar. Ajo thotë se ky libër është rezultat i punës së saj dhjetëvjeçarë në këtë katedër.
“Duke marrë parasysh se gjuhën shqipe e studiojnë studentët, të cilët kryesisht nuk e kanë gjuhë amtare gjuhën shqipe, e kam parë të nevojshme që t’i përvishem punës e të hartoj një gramatikë (fonetika dhe morfologjia) duke i shpjeguar rregullat e gjuhës së sotme shqipe në gjuhën serbe, por me shembuj në gjuhën shqipe”, thotë profesoresha Mala-Imami.
Ajo tregon për “Zëri”, se përkundër shumë vështirësive që e kanë përcjellë kohë pas kohe këtë katedër, sot me punën e saj dhe kolegëve ka arritur që të krijojë një atmosferë shumë të volitshme dhe relaksuese për punë.
Prioritet: Angazhimi i profesorëve të UP-së në Beograd
“Fatkeqësisht ne ende nuk kemi angazhim të profesorëve nga Prishtina, por shpresojmë se së shpejti do të krijohen mundësitë që të angazhojmë profesorë edhe nga UP-ja”, thotë Mala-Imami. “Ajo që UP-ja bën për studentët serbë në Beograd, është se për çdo vit i fton ata në seminarin e gjuhës shqipe dhe i mirëpret jashtëzakonisht mirë”, tregon Mala-Imami.
Kurse ndihma që kjo katedër ka marrë nga Shqipëria është një fond prej 50 librash që i janë dhuruar në vitin 2007, kohë kjo kur për herë të parë, këtë katedër e ka vizituar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta.
Që atëherë profesoresha Mala-Imami tregon se çdo vit katedra merr nga tre lektorë nga Shqipëria. Sa i përket interesimit të studentëve ajo tregon se interesimi i tyre për të studiuar këtë gjuhë është çdo vit në rritje. “Për çdo vit regjistrohen nga 10 studentë, të cilët financohen nga buxheti i Serbisë, dhe nga 5-10 me vetëfinancim. Ky numër gjithnjë e më shumë është në rritje. Përndryshe shumica e studentëve nuk e kanë shqipen gjuhë amtare”, thotë ajo.
Shumica e studentëve vazhdojnë studimet për master dhe studimet e doktoraturës, ku aktualisht në studimet e doktoraturës janë 5 doktorantë.
Shqipja në Beograd
Përveç shumë profesorëve nga Shqipëria, por edhe serbëve nga Kosova, që kanë ligjëruar gjatë viteve të ndryshme në katedrën e shqipes në Beograd, ligjëratat deri në fund të viteve të 80-ta i kanë mbajtur profesorët e UP-së, prof. Latif Mulaku, dhe i ndjeri prof. Latif Berisha. Sot katedra e gjuhës shqipe, gjendet në qendër të Beogradit, ngjitas me rrugën e njohur “Knjaz Mihajlova”, vend ky më i frekuentuari në kryeqytetin serb./zëri/
Qeveria serbe kultivon vlerat , ndersa qeveria e Saliut antivlerat.
Posi prandaj i kan kerkuar dhe falje kosoves per krimet e bera atje ngaqe kane vlera ata na jeni bere dhe ju si ata PD qe mbyten me nje pike uje.
mundohuni te dashuroni dhe ate qe nuk eshte shqiptare,se ne shumicen e rasteve eshte me mire te kesh gjiton nje te huaj, kur thote populli,se njeriu yt,te nxjerre syte!
me mendjen tende nuk shkohet as ne grope
e jo ne evrope!
Ti me duket se ke cmendur se vetem keshtu shpjegohet gjykimi yt mundohuni te dashuroni serbin thote ate qe te vrau e maskroi me 1999 e nuk te ka kerkuar falje dhe nuk te ka kthyer akoma trupat e viktimave po ta kishin bere shqiptaret ket gje ju grekerit do kishit bere namin ashtu si me genocidet e Turqise ndaj armenve po keto tona nuk i permendni hic sa per ate shprehjen se njeriu yt,te nxjerre syte njeriu yt mishin ta ha po kocken ta rruan eshte nje shprheje tjeter.Keshtu pra o grek para se te kerkosh tolerance dhe dashuri mirkuptim nga te tjeret ne fillim kerkoja vetes tende pastaj gjitoneve qe kane qene agresoret se me mendjen tende i bie qe te vemi ne h!le te gomereve e jo ne grope e le me ne europe.
Fqinjet e mire duhet te mesojne gjuhen e njeri tjetrit!!! Patjeter qe Beogradi duhet te kete nje pikepamje e vizion me te gjere se vetem mesimi i shqipes ne Serbi. Diplomantet Serb me shqipen si gjuhe te huaj, neser do te jene ambasadoret e atij vendi per Shqiperine dhe njerez me influence ne politikat rajonale. me e pakta do jene edhe specialiste politike e te zhvillimeve sociale ne Shqiperi! Po edhe kaq sa lexojme eshte per t’u pershendetur.
Shruajeni emrin kesaj zonjushes se pas 10 vitesh e kemi ne Kuvend me PD-ne
Sikur Berisha te mbeshtetej nga Beogradi , atehere gjithe Kosovaret duhet ta urrenin Berishen, por shumica e tyre e duan Saliun (!) Por fakti eshte se Serbise i intereson me shume se kushdo tjeter nje politike si kjo qe po ndjek Saliu ne Ballkan! (Pro-Grekut ne jug, Pro-Sllavit ne veri, Pro-turkut ne Lindje, Pro-Amerikes ne perendim, te gjitha i ka pro-pro-pro… pervec popullit shqiptar dhe Shqiperise Europiane!) Pra, Berisha luan me Beogradin ne kurriz te KOsoves (por sidomos te Shqiperise, se KOsoven Serbia ata e kane futur ne xhep!) A mundet qe KOsovaret te jene kaq te paditur? Jam i sigurte se Serbet e KOsoves jane me Berishiane se vete ata te PD, dhe mund te marrin shtetesi te dyte pa veshtiresi, sidomos ne prag zgjedhjesh.
Nuk e marr vesh perse i japim rendesi nje artikulli qe tregon sesi nje studente serbe studion shqip…Po sikur te mos kishte asnje kateder kujt i kerciti se cfare bejne serbet, e studiojne apo jo shqipen…sidoqofte ne anglisht do merremi vesh…
@Sociologun po pse a nuk ka Shqiptar qe e adhurojne Berishen,megjithese ai eshte i faktuar si tradhtar,kriminel e hajdut.Keshtu ka edhe Shqiptar nga kosova qe din akoma me pak se kto kafshet brenda per bemat e Saliut.Pastaj ato qe duan Berishen duan dhe Thacin apo zorrat e tjere te LDK-se qe i perluen haptazi politikave serbe.Imagjino qe vota merr edhe Pacolli qe deklaron ne interviste me goje te vete se isha me sherbim nga ministria e jashtme ruse ne cilesine e biznesmenit(!!!) kur takova Miloshevicin!!!Pergjigja per gjith keto nonsense eshte injoranca e tejskajshme qe mbizoteron andej dhe ketej kufirit.
Absolutisht nuk duhen ndihmuar serbet te mesojne shqip -Shume mire ben Universiteti i Prishtines qe nuk dergon profesore ne Beograd
———Serbet jane nje popull antishqiptar i betuar dhe me ta duhen nderprere te gjitha lidhjet ————Nqs ata mesojne shqip ata do futen midis nesh si puna e ketyre spiuneve te grekut dhe do bejne propgande percarje
–Ata duhen mbajtur sa me larg nga trojet Shqiptare dhe nga kultura shqiptare ,se dona cfaqen midis nesh si gjarprinj …..
Më 1990 kam qenë në Beograd bashkë me një shok nga Çerma e Lushnjes. Rastësisht kemi takuar një ish-mësues nga Dibra e Madhe. Ne ishim të interesuar të gjenim ndonjë fjalor a metodikë të mësimit të anglishtes. Serbisht dinim ca. Ky Veliu, (kështu quhej ish mësuesi dibran) na thotë:
-Shkoni tek katedra shqipes dhe mundohuni të takoni Halit Tërnovcin. Ai është armik i shqiptarëve. Mos i tregoni kujt se ju kam çuar unë atje, se ma vunë edhe mua vulën “armik”
dhe shkojmë ne. U habitëm se në koridoret e degës së albanologjisë ishin vendosur pothuajse të gjithë librat e autorëve me emër të Shqipërisë. U ngjitëm në kat të tretë, se atje ishte zyra e shefit të katedrës.
Triokitëm. Na del para një mjekërrosh dhe ne e përshëndetëm serbisht . S’na u duk për shqiptarë. Kur i treguam se ishim shqiptarë edhe ai na e ktheu shqip. Quhej Marko Gjokoviç (Mark Gjoka) nga Ulqini. Filluam të flisnim mbi shqipen. Shqipja e tij të gërricte bythën. Pa filloi edhe të na mburrte serbishten. Siç thashë, unë e njihja sadopak atë gjuhë. Jo se do mburrem se mbroja epërsinë e gjuhës sonë, por është e vërtetë se elementet gramatikore të shqipes e bëjnë këtë gjuhë vërtetë nga më të arrirat në bëtë. Dhe këtë mundohesha t’ia ngulisja Gjokoviçit në tru por më kot. Atij të shkretit i ishte ngulitur në tru në fjalë sebe ” duh” që do të thotë “frymë” por ajo fryma e shenjtë dhe jo kjo e zakonshmja që marrim ne. Dhe fjala “nadahnuçi” -frymëzim” , që neve në shqip na munguaka. Njse….ishte një lodhje e panevojshme për ne. U munduam të flisnim për ç-të e q-të, xh-të e gj-të, por më kot. Njëlloj si me kosovarët. Gjallë në botë nuk e kapnin. Kur lexova këtë artikullin , thashë me vete: Ata duhet të paguhen mjaft mirë për t’u marrë me shqiptarët atje (si Ardit Gjebrea me Star-Bingon e TV21 për një vita apo më tepër, dhe iku) e jo më të merresh me serbët që të mësojnë shqip. I dërgova njërit që punon si redaktor lajmesh në një televizion të kosovës një audio-klip nga radioja e jashtme e Kinës-Shqip, që të dëgjonin se si flitet shqip, meqë nuk mjaftojnë këta tanët që transmetojnë pandrëprerje në kosovë për të paktën nja 10 vjet, si Top-Channel, News 24, Vizion plus. TVSH, Alsat etj, për të mos përmendur radiostacionet. Por, kurrën e kurrës nuk mësuan shqip……