KQZ rrëzon pretendimin e PS për pezullim të ankimimeve

30 Maj 2011, 11:04Politika TEMA

Socialistët kanë kërkuar në mbledhjen e sotme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të pezullohen animimet për rezultatin për Bashkinë e Tiranës për shkak se këtë çështje e ka në shqyrtim e sipër Kolegji Zgjedhor. Por përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë kundërshtuar këtë propozim të opozitës dhe menjëherë Ristani e ka hedhur në votim dhe me katër votat e tij ka rrëzuar pretendimin e opozitës dhe ka vijuar me animimet.

Edhe kur shpalli rezultatin e Tiranës, Ristanit iu kërkua që të pritej derisa çështja të shqyrtohej nga Kolegji për shkak se si çdo çështje tjetër, kur merret në shqyrtim nga gjykata, nuk mund të procedohet me të. Por për Ristanin nuk ka shumë rëndësi kjo.

3 komente në “KQZ rrëzon pretendimin e PS për pezullim të ankimimeve”

  1. nicolla disha says:

    Une se kuptoje pse opozita, vashdon te trajtoje Ritanin, si kryetar te komisionit KQZ kur nje kohe manipoloje rrezultatin????

  2. nastradini says:

    Apel nga nastradini dhe miqte e tij drejtuar KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor: “Shikoni o njerez te ligjit si e trajtojne voten tone MAJMUNET e Saliut sot ne KQZ. Qe po hedhin lote krokodili per voten tone. Pasi kishin kollofitur si krokodila te vertete votat e 2009-s. Ne jemi nje grup i vogel pensionistesh. Ne keto zgjedhje vendosem qe voten tone per Kryetarin e Bashkise ta hidhnim ne kuti tjeter. “Po pse moret mundimin dhe votuat?” mund te thote dikush. Sepse donim te shprehnim me voten tone poziten qytetare. Sepse ai qe nuk voton eshte si pema pa kokrra dhe nuk mund te kerkoje nga shoqeria asgje. Prandaj edhe votoi nastradini dhe miqte e tij. Qe e pijne kafen cdo dite tek Tajvani. Dhe marin ne goje politiken shqiptare dhe ate Boterore. Mirpo kete radhe vullnetin tone Ristani dhe KQZ-ja e komanduar nga Saliu e deformoi dhe na mashtruan pabesisht. Se ne fillim na thane me reklama e spote TV, qe vota ne kutine tjeter ose te gabuar eshte e PAVLEFSHME. Ne i degjuam, i folem dhe ndoqem keshillat e tyre, dmth keshillat e vete KQZ-se dhe vendosem te shprehim PROTESTEN tone kunder politikes ne vend duke hedhur voten per Kryetarin e Bashkise ne kuti tjeter. Qe t’i benin ato te PAVLEFSHME. Jo se kishim gabuar, jo se ishim daltoniste, jo se jemi pensioniste te rrjedhur nga trute. Por sepse keshtu deshem t’i themi politikes se nje dite mund te mbetet pa votues fare. Prandaj votuam sipas bindjes tone politike, por voten e hodhe ne kuti tjeter. Tani MAJMUNET e Saliut na thone qe na kane mashtruar ashiqare dhe se votat ne kutine tjeter duhen lexuar. Na thoni ju o gazetare te TEMES ne cilin vend ben vaki te komentojne vullnetin tend per te votuar sipas deshires se disa politikaneve? Mos jemi duke u kthyer ne socializmin e Enverit? Jemi gadi te dalim e te deshmojme ne KQZ me kartat tona te identitetit si qytetare te Tiranes se me vullnetin tone i kemi hedhur votat ne kutine e GABUAR. Qe te mbrohet demokracia dhe Kushtetuta ne vendin tone. Se mesa duket nuk ka mbetur institucion shteteror qe te mbroje voten tone. dhe te mbroje edhe Kushtetuten e Shqiperise. Merni masa dhe mos lejoni demonizimin e vendit se do ta hani ne fund edhe ju TULLUMIN!” Fund i apelit te nastradinit.

  3. andi says:

    Jam OK me ty Nicolla. Si ka mundesi qe te vazhdojme te komunikojme me nje vrases te lirise dhe jeteve te Janari pasi ne saje te tij u çun njerezit. Per Liri !
    Edhe kolegjin zgjedhor, edhe Parlamentin, gjithçka duhet me injoru ne 2011. E vetmja rruge eshte Largimi i Islamistit Salistan nga dheu yne dhe me bo zgjedhjet e pergjitheshme ne Tetor pa Salistan por me qeveri teknike dhe me Komision zgjedhor teknik e jo partiak.
    Te çohemi e te shporrim keta legena se edhe Siriane e Jemenit po tregohen ma burra se ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje