Kontratat “elektorale”: Pas 8 majit, 370 punonjësve u kërkohet që të largohen nga puna.
Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit, ku ka mbetur i pashpallur vetëm rezultati për Tiranën, por gjithçka që ka dalë nga kutitë e votimit është e ditur për publikun, nisin e dalin pazaret dhe merkatoja që është bërë me administratën publike në shkëmbim të favoreve elektorale. Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhëna dhe dokumente zyrtare të një skandali që ka ndodhur në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku janë punësuar njerëz me kontrata dy dhe tremujore që nga shkurti deri në mesin e muajit maj.
Konkretisht në një ndërmarrje shtetërore, siç është QSUT “Nënë Tereza”, në kohën e fushatës zgjedhore janë krijuar struktura paralele teknike artificiale, të cilat bien ndesh me strukturat ekzistuese. Konkretisht, sektori aktual teknik është dubluar me krijimin e një grupi të hidraulikëve të specializuar, ndërkohë që në vend të repartit të urgjencës dhe mirëmbajtjes është krijuar strukturë paralele si dega teknike e ndërhyrjeve apo e investimeve.
Shkresa e shkurtit
Gjithçka ka zanafillën në muajin shkurt të këtij viti, ku me një shkresë të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i QSUT-së “Nënë Tereza”, Saimir Ivziku, u bëhet e ditur 370 punonjësve të këtij institucioni se do të rishikohen marrëdhëniet e tyre të punës. Konkretisht, në këtë shkresë theksohet: “Organet drejtuese të QSUT-së po marrin në konsideratë rishikimin e marrëdhënieve të punës me ju në kuadër të riorganizimit të strukturës së QSUT-së. Për këtë shkak jeni të lutur që të paraqiteni pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Edukimit në vazhdim brenda datës 15.02.2011, me qëllim për të diskutuar mbi arsyet që kanë çuar drejt këtij ndryshimi”.
Përplasja
Por shkresës nuk i është bindur asnjë punonjës i administratës së QSUT-së, të cilët e kanë ditur që porsa të paraqiteshin pranë zyrës së burimeve njerëzore do t’u komunikohej largimi nga puna. Pas kësaj ngjarje është zhvilluar një takim i madh i administratës së QSUT-së “Nënë Tereza”, e cila në këtë periudhë ishte shtuar shumë në numër. Aq i madh ka qenë numri, sa mbledhja nuk është zhvilluar në sallën e mbledhjeve të institucionit, por në kaldajën e qendrës spitalore universitare. Në këtë mbledhje punonjësve që kishin të lidhur marrëdhënie financiare të gjatë, iu bë e ditur se tani e tutje do të punonin jo më me kohëzgjatje pa mbarim, por me kontrata gjashtëmujore, tremujore dhe dymujore. Në fakt kjo situatë ka zgjatur deri më datën 10 maj, kur punonjësve të këtij institucioni u është bërë e ditur përfundimi i kontratës së punës me drejtorinë e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”. Në numrat e ardhshëm, gazeta “Shqip” do të publikojë shkresat e tjera që posedon në lidhje me sjelljen e drejtorisë së institucionit ndaj punonjësve të tyre. Në argumentimin ligjor të vendimeve të saj, drejtoria e QSUT-së e ka mbështetur në Kodin e Punës, si dhe në një vendim të Këshillit të Ministrave për punonjësit që paguhen jashtë numrit të punonjësve buxhetorë të miratuar nga ministritë dhe institucionet buxhetore. Aktualisht çështja ka kaluar në një konflikt civil mes punonjësve dhe drejtorisë. Punonjësit e quajnë të padrejtë largimin nga puna, duke u mbështetur te krijimi i strukturave paralele, pra realisht ndërmarrja nuk ka kryer as shkurtime apo largime profesionale. E gjitha kjo odise ka ndodhur që nga fillimi i këtij viti dhe ka përfunduar më datë 10 maj. Konkretisht, dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit.
per cfar shteti flitet cfar do te thote qe te largosh nga puna njeriun apo te besh kontrate 2 .mujore ose 6. mujore kjo eshte tamam cmenduri vetem nje kriminel i ben keto veprime ti lesh ne nje torture psikolgjike mir tju behet sepse ishkojne nga mbrapa neper miti njgje e do grabisindhe une demokrat jam por jo i ketij modeli ekstrem duke i lene pa pune cfar do te bejne keto njerez dograbisin apo do te vdesin urie fale zotit ne 22.vjet si emigrant kjo gje sme ka bere vaki me kto kontrata te cuditeshme kjo eshte e keqja e shqiptarit qe te mbyt fare me keto kontrata kanceroze nevet pomos te na kishin qene te huajte me shkuar dhe me punuar dhe jetuar ne do te kishim hengur njeri tjetrin ZOTI JU NDIHMOFTE
Skellever!
Fukarallek-maskarallek!
Tani te hane qafen e pates bashke me Ilir Meten
Shqipetaret jane kthyer ne pis-milet!
I doli goja mbrapa Edi Rames…”Leket merini se jane te juajat…voten?? Ne lule te ballit!
Por fryksat shkuan dhe ja dhane Lulit?!!! Majeni tashti! Emrat e jauj jane ne lsitat e puesimit..Ku do punesoheni ne vend tjeter kur te vije ne pushtet Opozita?!!
Ne Vicidool ose ne Skrapar …mbase
Yyyyyyyyyyy…plehra!
Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam’ e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç’e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall’, as i varrosur,
Pres një shenj’ e pres një dritë,
Pres me vjet’ e pres me ditë,
Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Keto jane miqte e mij vajtimet per Shqiperine tone te dashur.
ka tre variante të prejardhjes njerzore!
I- nga zoti
II- nga majmuni
II- nga jashtoksorët(që mund të thuhet se dhe ata janë nga zoti)
kurse varianti i fundit dhe më i riu i
IV- nga peshku!
në variantin e katërt hyjnë shqiptarët të cilët mund ti gënjesh sa herë të duash! me një fjalë TRUPESHK!
ec se vijnë zgjedhjet e tjera dhe i punsojnë prap!DHE KËTA E HANË PRAPË!
Keta maskarenj qe hiqen si pronare te shtetit (qe ne fakt jane sherbetore) nje dite do te japin llogari. Po te ishim ne nje shtet i se drejtes, kjo perben veper penale.O njerez, duhet te ngrihemi si ne ’90 se bemat e tyre s’kane te sosur, çdo dite qe kalon ne na shtrengohet litari. Mos prisni drejtesi nga keta kriminele qe kane infektuar çdo qelize te shtetit.
MIre tu a bejne, kjo seshte gje prisni ça gjera do vijne me vone. Bejleret dhe zengjinet tallen me keta injoranta , i vene ne pune i heqin, i vjedhin i vrasin, i bejne spiune. Tani ju ka ngelur ti marin dhe grate dhe vajzat dhe tja perdorin per orgji kolektive. Ne mos ja kane mare , se pa leke si jane do ven tja çojne vete grate bejlereve te shpia dhe do ti marin ne darke kur te ket mbaruar puna. Sa per te qeshur, dhe mos prisni tju ngushelloje njeri se vet ja bete vetes. Ciao
LSI premtonte per nje vend si shofer ne Rinas 12-30 vota. Per nendrejtor 50 vota. Keto me fakte sepse mu kerkua dhe mua per ta dhene voten nga dikush qe e njoh. Fukarallek, maskarallek!!!