Një avion Boeing i linjës Uashington (SHBA)- Akra (Ganë), ka bërë ulje të detyruar për shkak se dy pasagjerë kanë nisur një sherr me grushta. Kjo idiotësi e tyre do u kushtojë mijëra dollarë taksapaguesve amerikanë. Kjo për shkak se dy avionë ushtarakë janë ngritur me urgjencë në qiell për të siguruar aeroplanin e pasagjerëve. Kjo është një masë që merret menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Kostoja e fluturimit të tyre është rreth 50 mijë dollarë në orë. Kur mendon se ishin dy avionë ushtarakë në ajër për gjysëm ore, atëherë shifra vërtitet aty tek 50 mijë dollarëshi. Nga ana tjetër, aeroplani i pasagjerëve ka derdhur shumë karburant në oqean përpara se të ulej pasi nuk bën dot ulje me atë ngarkesë. Dy personat në bord nisën sherrin pasi njëri prej tyre shtriu sediljen për të fjetur gjumë. Tjetri mesa duket nuk e konceptonte që të mbante kokën e tij tek prehri për disa orë fluturim.
Ne raste te tilla pasagjeret duhet te ankohen te personat qe jane pergjegjes ne avion dhe jo te rrihen me njeri-tjetrin dhe aq me teper qe perben rrezik per te tjeret.
Ne cdo vend publik ka nje pergjegjes. Me vjen keq per te dy personat se kane per ti bere te pakten 1 vit burg….
Duhet te kene qene shqiptare se nuk ka mundesi tjeter.