Ç’rrugë duhet të ndjekin shqiptarët, dhe bashkë me ta Edi Rama, për të nxjerrë vendin nga kjo situatë që e ka vënë fatin e Shqipërisë në një udhëkryq pa krye?
Ndërkombëtarët po “heshtnin” në lidhje me çfarë po ndodhte tek ne kohët e fundit duke udhëzuar për ulje në tavolinë të opozitës me partinë në pushtet. Opinioni ndërkombëtar e kaloi 21 janarin pothuaj në heshtje kur në të njëjtën kohë me një zhurmë shurdhuese mbulonte protestat në vendet afrikane dhe islamike. Por kohët e fundit ndërkombëtarët po reagojnë disi. Çfarë solli këtë reagim kur 21 janari nuk i preku fare “normat” e tyre demokratike?
E vetmja rrugë që bota e civilizuar në Europë dhe Amerikë “kupton” është kjo që po ndjek Edi Rama tashti. Rama bëri gjithçka kohët e fundit duke ndjekur rrugën ligjore e për t’i treguar ndërkombëtarëve që është i prirur të ndjekë rrugën demokratike të zgjidhjes së ngërçit të zgjedhjeve. Ai tregoi “bon sens” në ndjekjen e udhëzimeve të dhëna nga përfaqësuesit e BE.
Duke ndjekur këtë rrugë, Edi bëri të mundur heqjen e asaj “shtresë demokratike” që bota perëndimore i kishte “veshur” Berishës. Duke ndjekur rrugën ligjore, Rama bëri të mundur zhveshjen e Berishës para syve të vëzhguesve të huaj. Rezultati është pozitiv: ndërkombëtarët po reagojnë. Por lind pyetja, në çfarë shkalle është ky reagim dhe sa forcë kanë të huajt të ndikojnë në ndryshime thelbësore në Shqipëri dhe a po ndihmon ky reagim për zgjidhjen e krizës shqiptare?
Shumë njerëz po shprehin dëshirën që populli duhet të ngrihet në demonstrata paqësore masive duke hedhur hipotezën se “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Të gjithë do të binin dakord se ne kemi arritur në një rrugë pa krye dhe s’ka alternative tjetër duke ditur rrjedhshmërinë e mëparshme të ngjarjeve të politikës shqiptareske.
Nga ana tjetër Edi është përpara një testimi global të dyanshëm. Po testohet para shqiptarëve që e mbështetën në zgjedhje dhe presin nga Rama të procedojë në një mënyrë të caktuar që ata mendojnë se Rama duhet të ndjekë, si dhe para ndërkombëtarëve që presin nga Rama të tregojë nivelin e një politikani perëndimor opozitar dhe të ndjekë të gjitha procedurat ligjore që kërkohen në këtë situate te krijuar. Këto janë dy testime diametralisht të kundërta dhe Rama është në një pozicion delikat dhe kompleks.
Një veprim i gabuar në njërën anë mund t’i kushtojë mbështetjen në anën tjetër. Dhe Rama ka nevojë për të dyja mbështetjet: të brendshmen dhe ndërkombëtaren. I duhet mbështetja e popullit për të çuar Shqipërinë drejt një sistemi demokratik të vërtetë, por nuk mund ta bjerë Shqipërinë në nivelin e kërkuar nga BE pa mbështetjen perëndimore dhe pa plotësuar ç’ka Perëndimi quan standarde demokratike për Shqipërinë që të integrohet në BE.
Shumë duan që Rama të veprojë aktivisht dhe t’i tregojë dhëmbët pushtetit berishian. Kohët e fundit ai po kritikohet si nga brenda ashtu edhe jashtë partisë së tij. Ai po paraqitet si i butë në sytë e opinionit shqiptar kur situata kërkon zgjidhje drastike.
Çfarë duhet të bëjë Rama në këtë situatë të ndërlikuar kur i kërkohet nga brenda vendit të bëjë diçka ekstreme për të shpëtuar Shqipërinë, dhe nga ana tjetër i kërkohet ndjekja e procedurave ligjore nga komuniteti ndërkombëtar?
Po bëhet e qartë që Edi po i jep mundësi ndërkombëtarëve të “pranojnë” botërisht se Berisha nuk ka asnjë kockë demokratikë në strukturën e tij gjenetike. Është e qartë që përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e ambasadave perëndimore janë shumë të befasuar nga mosndjekja nga ana e Berishës të rekomandimeve të standardeve ndërkombëtare. Të huajt ishin të bindur që Berisha për sy e faqe do të respektonte procedurat ligjore dhe do pranonte rezultatet e zgjedhjeve. Ata menduan që do ta mundnin Berishën me lojën “ku kam çefti” të procedurave ligjore. Ata menduan si njerëz të civilizuar që vijnë nga vende me histori të gjatë demokratike ku politikanët respektojnë ligjin edhe kur nuk i vjen për fije. Por fatkeqësisht ata u ndeshën me realitetin e hidhur shqiptar. Berisha e ka luajtur lojën “ku kam çefti” për njëzet vjet me radhë kaq mirë sa s’ka njeri ta mundë atë në këtë lojë mijëvjeçare. Përfaqësuesit e huaj po shohin se shpresa e tyre që Berisha do tregonte të paktën një respekt formal ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe te pranonte rezultatet e zgjedhjeve avulluan si flluska sapuni dhe zhgënjimi në anën e tyre është fare i qartë.
Shumëkush mund të reagojë: Sikur s’e dinë ndërkombëtarët se kush është Sali Berisha? Ë vërtetë, e dinë mirë, por jo në këtë mënyrë kaq zyrtare dhe të hapur si po ndodh tashti. Berisha në këto zgjedhje shpërfilli normat demokratike ndërkombëtare fare haptazi pa ia bërë syri tërr për ndërkombëtarët. Dhe ndërkombëtarëve s’po ju pëlqen sfida që vjen nga fytyra e tendosur e Berishës. Më në fund ata po shprehen kundër metodave të ndjekura për të shpallur fituesin për karrigen e famshme e të plotfuqishme të Bashkisë së Tiranës. Atyre nuk po i pëlqen fakti që Berisha i sfidoi ata sy më sy duke shkelur të tëra normat e zgjedhjeve dhe nuk tregoi asnjë “vullnet të mirë” të ndjekë udhëzimet e tyre për një rrugë ligjore dhe demokratike. N.q.s do ta shohim të gjithë procesin në këtë këndvështrim, atëherë mund të thuhet se Rama arriti diçka me perëndimorët. Por a është kjo e mjaftueshme për fatet e Shqipërisë?
Pyetjes se çfarë do ta shpëtojë Shqipërinë nga kjo lëmsh i ngatërruar në të cilin është sot: Demonstrata masive, apo ndjekja e udhëzimeve ndërkombëtare për të vazhduar rrugën ligjore, është pak vështirë t’i përgjigjesh në këtë moment.
Mbase të dyja. Mbase, kur të jetë ezauruar rruga ligjore dhe t’i jetë treguar botës së civilizuar perëndimore që s’ka zgjidhje tjetër pos demonstrim i popullit, demonstratat masive pa ndërprerje do të jenë rruga e vetme për ta bërë këtë klikë, (nuk mund të quhet më qeveri se nuk po funksionon më si e tillë) që po e kthen Shqipërinë në një çiflig personal dhe që po e shkatërron këtë komb, të japë dorëheqjen.
Ana tjetër e medaljes e kësaj situate është që shqiptarët po tregojnë shenja lodhjeje, dhe mund të mos i përgjigjen një thirrjeje të vonuar për demonstrim paqësor të gjatë n.q.s koha rrjedh dhe ujërat “qetësohen”.
Duhet Edi të bëjë thirrje për revoltë popullore nëpërmjet një demonstrimi paqësor të pandërprerë apo populli duhet të dalë vetë në rrugë e të protestojë?
Këto janë pyetje që shumëkush po i bën më zë të lartë, pyetje që po shtjellohen në mendjet e njerëzve apo që sillen nëpër biseda kafenesh apo në familje, dhe mëdyshja se cila është rruga më e drejtë dhe më efikase për ta shpëtuar Shqipërinë në këtë moment po mbetet pezull mbi kokat e shqiptarëve që në një anë debatojnë me njëri- tjetrin me gjak të nxehur dhe në anën tjetër me pasivitet sikur flasin për një komb tjetër.
Dilema e shoqërisë shqiptare po vazhdon si një sëmundje e gjatë njëzetvjeçare pa shërim, me një diagnozë të mirënjohur që s’po i gjendet asnjë kurë, fenomeni Berisha, që si një virus i keq i ka hyrë shoqërisë shqiptare në tru dhe po e kthen këtë komb të bukur, inteligjent, dhe kaq të pasur në një vend epileptik të varfër dhe po e sjell kombin në një gjendje lëngimi të gjatë që as një ndërhyrje e ardhshme kirurgjikale s’do të jetë në gjendje ta shërojë.
Nuk mund te kete bisedime ne tavoline per te shporrur “pushtimin” politiko-ekonomik serb te Shqiperise.
Behet pyrtja se C’rruge duhet te ndjekin shqiptaret per te nxjerre Shqiperine nga ky udhekryq? Rrevolta popullore eshte rruga me e mire per te larguar Berishen qe eksperimentoj manipolimin e votes. Ne shtetet demokratike protestohet, kurse ne Shqiperi nuk protestohet. Shqiptaret ne vitin 1997, protestuan sepse humben leket dhe politika e perdori kete shance. Por tani, nuk ka humbje lekesh, por ka varferi dhe indiferentizem ndaje rrevoltes kunder Berishes. A mos valle shqiptaret i druhen Berishes?? Vellezer Shqiptare ketu shikohet trimeria e juaj me rrevolte kunder Berishe, dhe jo me fijale te kafenese.
Po Varferi të madhe se në kohen e Enverit keni pas masuri të madhe hahahahah ???????????
Agi, cfare thua? Nuk thohet masuri, por pasuri.
Ke fitu ti nicolla!!!
Si kudo ne vendet e botes se trete edhe ne rastin e Shqiperise ka dy qendrime te nderkombetareve :
nje qendrim parimor ne respektim te ligjit dhe te shtetit ligjor , ky eshte per publikun
nje qendrimn tjeter i llojit ” keput qafen” se e mbushe kupen idiot, ky eshte “tete-a-tete”.
Nuk e di se ne se me kuptove?
kam frike se eshte berisha qe u thote nderkombetareve: “na kete llokme e keput qafen”, natyrisht “tete-a-tete”…
Analize vertet e shkelqyer. Ka rrokur problemin madhor nga i cili vuan vendi, dyzimet, zgjidhjet e mundshme dhe te pamundshme. Deri ne nje fare mase ezaurues, permbylles, saqe nuk je ne gjendje te japesh nje pergjigje per pikepyetjet e ngritura. Ndofta duhet t’ia leme kohes zgjidhjen, por nuk dihet se per cilin punon koha?! Hekuri rrihet sa eshte i nxehte, por punet e mira behen avash – avash: cilen nga keto proverba duhet te zgjedhesh. Besoj se keto jane edhe pikepyetjet hamletiane qe gelojne edhe ne koken e Rames. Megjithate mendoj se duhet ecur ne te dy shinat. Pas te henes kur Gjykate te vendose perseri ne favor te Bashes, duhen kaluar ne masa ekstreme. Dorezim mandatesh te deputeteve dhe te zgjedhurve lokale, demonstrata masive, bllokim te jetes politike, ekonomike, sociale, transportit etj etj. Berja te qarte bashkesise nderkombetare se PS-ja nuk hyn me ne asnje lloj zgjedhjesh dhe negociatash per sa kohe qe Berisha te jete kryeminister, pa nje qeveri teknike. Ne fund te fundit çeshtja shtrohet: revolucion apo nenshtrim. Dhe ne rast se PS-ja nuk eshte e afte te perleshet me Malokun athere le te shkrihet dhe te lere popullin ta zgjidhe problemin. Kur populli shqiptar eshte ngritur kunder pushtuesve apo sundimtareve te ndryshem nuk e ka bere per hir te partive dhe as eshte udhehequr nga partite. Me 1997 Ps-ja ishte ne bisht te revoltave popullore. Merita e saj e vetme ishte se e shpetoj Bishen nga denimi popullor , madje e riktheu ne pushtet me 2005.Studentet u ngriten me 1990, perpara se te krijohej PD-ja dhe shqiptaret filluan luften kunder fashizmit dhe bashkepunetoreve te tij perpara se te krijohej PKSH-ja. Pra ne rast se PS-ja nuk eshte ne gjendje te mbroje votat dhe vendin, ne djall te veje. Gjeja me e mire qe mund te beje te shkrihet nje here e mire.
Shkrim teper i rregullt dhe realist pa shume broçkulla stil Nano apo Bunguri. Vetem se ke harruar te theksosh se klika ne pushtet duhet te jape llogari deri ne nje pastaj kur te rrezohet Saliu. Jo se dikush mjaftohet te thote se mjafton te ike Saliu dhe shyqyr pastaj çlirohemi, jo ore njerez nqs keta nuk shkojne te vendi nuk ka shpetim se mosndeshkueshmerise duhet ti vije fundi se e kane kete tendence shqiptaret kenaqen me pak mjafton te ike Saliu. Saliu do te ike dhe do te futet ne burg dhe pronat e tij dhe te ketyre legeneve do te konfiskohen pastaj. Eshte e vertete se Rama ka qene nen presion po ai fakti se gjoja te huajt nuk e dinin se si eshte Berisha po e kuptuan tani nuk eshte krejt e vertete mendoj une se ne 97 ishte po kjo kafshe qe me arrogance nuk pranoi te priste amerikanet qe na bene dhurate 97 pastaj. Kafsha ka kujtuar se do ti bente presion superfuqise, kryeministri i nje republike bananesh. Pastaj duhet te pranohet se ka njefare indiference nga te huajt karshi shqiptareve mjafton te shohesh lajmet e stacioneve te huaja ku edhe per 21 janarin e kaluan si nje proteste kur “harruan” se u vrane 4 vete dhe po te kishte bere vaki ne vendet e tyre te huajt do te kishin bere revolucion, po keshtu eshte kur bejne vaki ne Shqiperi keto gjera, shumica nuk çan bythen, dhe tani nqs reagojne, mund ta bejne jo se na duan po thjesht ju vjen inat se si nje person shtazarak si Sali Berisha, ky kafsharak provincial qe akoma nuk flet gjuhen e popullit te tij te tallet me ta. Sidoqofte te shpresojme se do te flasin qarte kesaj radhe po mos te biem ne gjume dhe te harrojme se na perket neve te hedhim Saliun me hir apo me pahir.
Nimfa Hakani-si perfundim asgje nuk morra vesh nga shkrimi yt! Klikat nuk rrezohen me Gandizem e me Gjyqesor.por me revolta.Ne qofte se Edi Rames i dhimet Shqiperia,pse nuk sakrifikon per Shqiperin me vepra?Te ngreje popullin ne revolte dhe te marri persiper inatin e perendimit,por ama bekimin e Shqiperis,perndryshe esht i humbur .Nuk e leshon pushtetin Sali Berisha me rruge demokratike,se nuk esht pijanec si Nano
mendoj se shqipetaret kane dy rruge e qe te dyja te shpien ne te njejten pike.
1 te mos njohin me qeverine dhe te kerkojne drejtesi por jo me protesta por me kryengritje
2 te durrojne diktaturen per 40 vjet deri sa tju hyje thika ne palce dhe prape do ngrihen ne kembe per te drejtat e tyre.
SIDO QE DO JETE DO JETE NJE REVOLUCION DHE NJE REVOLUCION ESHTE NJE AKT DHUNE.
Per mendimin tim sa me pak ta lene tiranin ne fron aq me pak deme do beje.
Edi u tregua i matur dhe i kulturuar.
Asgje nuk arriti sepse njeriu qe ka kulture dhe llogjike nuk mund te fitoje ne dialog me injorancen dhe ligesine.
E kuptoj qe eshte ne dileme por Edi ne asnje menyre nuk mund te zhgenjeje popullin qe e votoi,them popullin sepse pjesa dermuese e popullit i besoi atij.
Populli mund te dali edhe vete ne rruge por nuk do te kete ate force dhe seriozitet kur ka ne krye nje udheheqes.n.q.s. populli nuk ngrihet,as mos prisni se mund te ndjehen nderkombetaret,ne te kunderten kur te mbushen rruget e Shqiperise per te kerkuar drejtesi,athere ata do te nderhyjne.
Por edhe pa nderhyre fare ata(nderkombetaret) e kujt eshte kjo Sqiperi o vellezer,E JONA. Pra eshte detyre e jona ti ndalim zot ketij vendi me ose pa ndihmen e te tjereve.
Vetem keshtu mund ti veme dinjitet vehtes dhe vendit tone.
Edi dil bashke me popullin per popullin per Shqiperine.
Jam dakort me bllokim te jetes politike,me mosbindje civile etj…por jo me lenie mandati,sepse pas 6 muajsh Jozi i zevendeson me te tjeret qe jane ne liste.Dhe ne se ju kujtohet mire ne fund te listave (jo te gjithe)jane ata qe nuk u pelqen shume Rama,dhe midis tyre Manjani e co…Atehere do ishte me e lehte per Berishen ti bente ligjet sic do vete,dhe president te bente te famshin”Babain e kombit apo te PS,Nanon”.Une keshtu e mendoj,ndoshta ata e dine me mire.
Rajmonda te njejten gje mendoj edhe une. Me poshte po postoj nje koment te meparshem:
Edi dakort me konferenca shtypi. Jane te nevojshme e ndoshta duhet te jene me te shpeshta e me me shume probleme. Por ne kushtet kur Sal-iu ka hedhur ne sulm ne fushen e betejes skalionet e huliganeve profesioniste per rivjedhjen e pushtetit qe ta kete me te lehte per te grabitur deri ne therrimen e fundit te te gjitha pasurive te ketij vendi, sic po ben edhe se fundmi me hidrocentralet, c’po ben PS? Vetem konferenca shtypi, vetem i thashe gjerat e lava shpirtin tim?
Une mendoj,sic thote Brace, se ne kushtet kur populli i ka dhene PS dy mandate shume te fuqishme:-1- drejtimin e pjeses me te madhe e me te zhvilluar te vendit dhe 2-numrin me te madh te zgjedhesve mbi 14% me shume se PD, asaj, dmth, PS-se nuk i lejohet te humbase inisiativen e te ule ritmin e aktivitetit te saj politik. U bene disa dite qe ne veprimet e saj ka nje renie intensiteti dhe nuk e kam fjalen per qendren e as vetem per kryetarin. Gjithe vendi duhet te zieje nga veprimtarite e udhehequra nga PS, jo ne kuptimin e djegjes se gomave, konfrontimit me policine apo te bllokimit te rrugeve.
Eshte e mirkuptushme qe PS duhet te degjoje keshillat e miqve nderkombetare te Shqiperise, ti vleresoje ato e te orientoje punen e saj edhe ne sintoni me ta. PS-ja nuk do te mund ti bente dot balle e vetme pushtlleqeve te Sal-iut e salinjve dy ditet e fundit te numurimit te votave ne Tirane, pa heqjen e xhaketes e kollares nga ana e ambasadorit ameriken. Megjithate kjo nuk do te thote heshtje per PS. Ne te gjitha qytetet e medhe e te vogla ku PS eshte rikonfirmuar, por vecanerisht ne ato qytete e rrethe ku deri dje PD e ndjente dhe e mbante veten si padrone e votes popullore, por ku populli ja besoje drejtimin PS, si Kavaje, Lac, Burrel, M Madhe etj, populli duhet te derdhet ne demonstrime kunder vjedhjes se votes, sigurisht e perseris jo me djegje gomash etj. Meqenese PD perdor demagogji te paster kur afishohet si partizane e leximit te cdo vote, PS i lind e drejta e sidomos detyra qe te beje te degjohet shungullima e zerit popullor.Le ta ngreje PS popullin ne demonstrime te fuqishme demokratike. Te ngresh popullin ne demonstrate ne kete faze nuk do te thote se iu ben karshillek nderkombetareve, por do te thote t’i tregosh forcen popullore Sal-iut, qe po vepron ne erresiren e bodrumeve te KQZ, si hajdut i fleteve te votimit. Demonstrimi paqesor eshte demokratik, ndaj edhe nderkombetaret nuk kane pse te shqetesohen.
Neqoftese, pas fjales se fundit te institucioneve, vertetohet njesimi i Kolegjit Zgjedhor, ashtu sic u njesua KQZ, me pushtetin mafioz te S Berishes ne dem te demokracise, atehere, po, i lind e drejta popullit te rebelohet e Partise Socialiste ta udheheqe ne kete rruge.
jemi akoma ketu qe diskutojme se ç’fare rruge duhet zgjedhur per te protestuar kunder berishes.mos valle gomari njehe rruge tjeter perveçdrurit,( duke patur respekte per gomarin si kafshe ).mos valle berisha pranon kaq lehte demostrata demokratike ? mos valle vrasje e 4 personave nuk ishte nje paralajmerim per ato ne vijim? une theme qe sali berisha duhet te largohet nga ky vende vetem me forcen e armeve. duhet te perdorim te njejten monedhe qe ai perdori ne 21 janare ,pasi atij i pelqen kjo gje pasi ne adnen e tij ka vetem poshtiresi siç eshte vete raca e tij serbe.o shqiptare perse duhet te qeverisemi nga nje serbe.asgjesoheni politikishte kete njeri te felliqur te kombit.
Nimfa Hakani, qfare emri eshte ky ore, nuk e kam degjuar ndonjeher,
Nimfa eshte nje qenie mitike femerore (dmth fiktive ose me mire qe nuk ekziston se edhe fiktive ndoshta nuk e kupton) qe personifikon bukurine dhe fisnikerine femerore. Nqs ke pyetje te tjera mos hezito te pyesesh xhaxhin se ti shpjegoj une.
Falemnderit per shpjegimin Xhaxhi Rani,
Po nimfomane qfare do te thote xhaxhi Rani?/
Harrova te te them se kam degjuar per termin “nimfa”, por nuk degjuar ndonjeher
qe njerezit mbakan kete emer,
Tung xhaxhi, ha ha ha,
kjo fjala tug si perkethehet ne shqip. z.suzana
sa qejf ke te provokosh, kenaqesh e?
tung, jo tug, eshte shkurtim per tu ngjate jeta, ka gje te keqe ketu?
Ik shkrij celik atje..
me mire mos ta ndigjojme me se njeres ti till vetem keq i bejne shoqeris shqiptare.
Shkrim shume i mire.
Cuditersiht,nga njera na eBerisha eshte ne pozite te veshtire,por Edi Rama ne pozite akoma me te veshtire.
po pak mendje duhet per te kuptuar se ju ardi ,ose ardet ne pergjithesi nuk e lejoni kete vend me guret qe coni ne rrotat e demokracise,por une jam i bindur ashtu sic mund te jesh edhe ti qe po te ish PS ne pushtet me keq do kishte udhehequr me pak rruge te asfaltuara do kishim do ropateshim neper dyeret e ambasadave duke paguar edhe qimet e kokes per nje vize,pensjonet do te ishin sa gjysma e keti pensjoni,por nuk jane keto te gjitha ju zoti shoku ardi nuk rrini dote pa pushtet,kjo eshte e gjitha,dhe ne pushtet duani te vini me forcen e armes sic bete ne 97,ju vetem ate rruge dini per te ardhur ne pushtet ,pojo ardi sote ka rruge te tjera harroje dyfekun dhe pregatitu shpirterishte se meketo mendime do rrini gjate ne opzite.
O haxhi(vete e ke shkruar me te vogel) kBuldozeristi Sal-i qe ka shtruar rruget,sipas teje, ka vjedhur mbi 200 milione ne nje rruge, ka vrare 26 njerez vetem me nje “fishekzjarr” te Zenit ne Gerdec, ka vrare 4 protestues me duar ne xhepa para zyres se tij, ka shitur me nje firme te hedhur qindra km det te Shqiperise, etj. Keto jane me e pakta se ka me mijra halelleqe te tjera qe i ka punuar e po i punon ketij populli budalla qe e mban qofte edhe 24 ore ne krye te Qeverise. Te ishte ne nje vend tjeter europian ky kriminel mafioz do te ishte me kohe duke pire cajin e ftohte ne ndonje qeli burgu me shoket e tij burgaxhinj.
Te dashur Miq,
E vetmia rruge zgjidhje dhe e duhura eshte DEMOSTRATA PAQESORE. Vetem keshtu FAMILIA MAFIOZE BERISHIANE zhduket.
O sot o KURRE, erdhi koha per te treguar forcen e tij populli shqiptar.
Pyetja eshte shume ethjeshte:Si do te vepronte populli amerikan nese do te merte vesh se Barak Obama do te punonte per interesat e Rusise?NO COMENT!
do prisnin te vinin nderkomtaret
le te perseritet votimi ne tirane dhe ta shohim sa do marri lulia e salushit.
vetem nje rruge ka revolucion .. nje kafshe si sali berisha ..nuk e dorezon kollaj pushtetin ..kujtoni 1997 e dogji SHQIPERINE dhe kur e pa se nuk e perballonte dot forcen e popullit e dorezoi … por kur e dorezoi gjithcka kishte marre fund …POSHTE DIKTATURA BERISHIANE ………
po eshte e vertet diktatoret i rrezon vetem revolucioni ,sepse keta paraistorik nuk e njofin demokracin nuk e njofin kulturen demokratike por vetem dhunen kan per zemer.ekan trashgimi nga prejardhja gjenetike shpellare keto preadhje duan koh te qyteterohen.
Une gjykoj se nderkombetaret po e pengojne vazhdimisht opoziten qe te ngrihet ne protesta te fuqishme sic bene popujt e Afrikes veriore. Nuk mendoj se situate e zgjidh dot opozita pa presionin nderkombtar.
Diku Einstein (Ajshtajni) thote qe fajin se ka ai qe ben krimin por ai qe e lejon. Keshtu qe ne shqiptaret s’kemi zgjidhje, te dashur. Pritni sa te behet 100 vjec shoku Sali dhe pastaj shikoni per ndonje tjeter qe ta zevendesoni. Si puna atyre qe ngrinin 2 gishtat larg dhe shtepia ishte e permbytur nga vershimet e dimerit eshte rreth 40% e popullsise se Shqiperise. Kaq mjafton per te zgjedhur shokun Sali derisa te mbushe moshen 100 vjec. Kaloni gezuar kete vere.
Eshte nje koiçdence 20 vjet para ,u shkri PPSH me Aline dhe tani brenda PD spudhiaket ziejne se po u vjen vdekja si partise meme nga luçemia Berisha,te shkretet po kujtohen se bota eshte me rrota po zvarriten kot nga vdekja xhebrailin kane kohe qe e kane brenda .PARIS
Edi Rama ben loje. Ai ka rene dakort me Sali Berishen per skenarin: Basha kryebashkiak i Tiranes, Edi Rama kryeminister i Shqiperise me 2013.
E dasshur gazetare Nimfa Hakani
1 SMA MER MENDJA TU JAPESH TI MENT SHQIPTAREVE SE CFAR TE BEJNE
2 NE QOFTESE JE E GATSHEME PER REVOLTA DEL TI ME MERO BAZEN NE KRYE
3 DHE A MENDONI SE PO IKU SALIU DO NA MREKULLOJ EDI RAMA
4 SHKRUAJ NDONJE ARTIKULL TE KET KUPTIM
5 DHE E FUNDIT OPOZITA TE VEJE NE PARLAMENT TE JAPI KONSESIN TE HYME NE EVROPE SE JA PAME HAJRIN VETMIS PER 50 VJETE
DHE NE RASTE SE OPOZITA BENE KETO DO MARI FRUTET NE 2013
Ky paska ngaterruar gazeten, nuk eshte 55, eshte Tema.
Ta paska mesuar mire vjershen xhaxhi Saliu ty bar-not
Mendoj se fillimi i revolucionit duhet te jete thjesht mospagimi i taksave, dritave dhe ujit ashtu sic bejne hajdutet e salushit ne Kukes apo keneten e Durresit apo gjithkund ndodhen.
Me pas te bllokohen rruget dhe te ngrihen barrikada kudo ne Shqiperi.
E vetmja rruge eshte ajo e Kopaces, por nuk te degjon njeri.
rruga dihet dhe se shpejti fillon
Mire moj Nimfaman ,jam dakod me ty dhe ta mbeshtes mendimin me perjashtim te nje pikke;si do te dalin populli(dmth socialistet) ne qytetet qe kane fituar dhe te bertasin neper sheshe e rruge:”Kapni hajdutin se na vodhi votat”Mos e ke fjalen qe duhet te dalin ata qe kane humbur (dmth demokratiket), po ata a do ngrihen me thirrjet e Rames?Megjithate ti i di keto gjera.Ne qofte se e ke fjalen per Tiranen jam dakord plotesisht me ty le te ngrihet populli iTiranes dhe te kerkoje te drejten e votes se tij,por jo te na vine lloj lloj halabakesh nga ane eanes e ti vene zjarrin Tiranes.Mos harro se Tirana ka afro nje miljon banore dhe mund te beje ti dridhen kembet cdo qeverije,sic beri ne 91.Biles atehere nuk na erdhi kush as nga Malesi e Madhe,Burreli.Lushnja apo Fieri(per te mos thene se ishin kundra nesh me “vullnetaret e envert” dhe megjithate e rrezum.
Mendoj se nderkombetaret kane nje rol te rendesishem por jo vendimtar, ne vendet arabe ata ruanin stabilitetin duke perkrahur ne pushtet autokrate por ngjarjet treguan se politika e tyre deshtoi por u desh shume kohe, keshtu mendoj po ndodh dhe ketu.
KTIJ POPULO DI TRANA I PASKA NGEL ORA QYSH NE KOHEN E DUQES.
E VETMJA RRUGE E SHQIPTAREVE
– Rruga staliniste ala KGB e Vladimir Putinit apo rruga demokratike
e Barack Obames ” Change and hope… Yes we can !”!?
– Zero tolerance perballe tolerances zero te Kadafit shqiptar… Nga lufta
vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vjedhja sy me sy, kusaria arrogante dhe teper e trashe e votave te 8 majit 2011 nga Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve, hoqi edhe dyshimin e fundit se qeveria e tij sundon sot me votat e vjedhura te 28 qershorit 2009.
Edhe skeptiku i fundit hoqi edhe dyshimin e fundit se qeveria e Sali Berishes sundon sot me vota te vjedhura. Behet fjale per vjedhjen me transparente dhe me brutale te votes se lire te qytetarit te lire shqiptar.
Behet fjale per nje dukuri, per nje semundje qe po merr permasa te rrezikshme ne politiken shqiptare, qysh nga dhjetori 1990, kur drejtimin e levizjes demokratike dhe frutet e saj po i shijojne mercenaret e Katovices, klanet okulte te fanatikeve dhe te kolones se peste ish- komuniste me Sali Berishen e Fatos Nanon ne krye .
Njesoj si ne Rusi ku nje ish funksionar i larte i KGB-se sovjetike, Vladimir Putin ben ligjin e Maliqin tash 10 vjet dhe me nje cikel te paralajmeruar te pakten 25 vjecar sa kryeminister , sa president ne pazarlleqe e riciklim me Medvedevin e Mafian ruse.
Njesoj si pazaret e Mafias komuniste apo neo-komuniste Nano- Berisha, Berisha – Nano. ” Une kryeminister ti president… Une president ti kryeminister” , sikur shqiptaret e Shqiperia te merrnin fryme e mbijetonin ne saje te mushkerive dhe kokave te tyre.
Pike per pike si Putini vepron dhe deklaron hapur Sali Berisha qe ka paralajmeruar pa dorashka se do te qeverise ” sa ti jape ymer ai lart… ose edhe 35 vjet te tjera” Ma pak fjale edhe 15 vjet me shume se ish- diktaturi komunist Enver Hoxha qe qeverisi sa i dha ymer ai lart…. Bile edhe pese vjet me shume edhe pas vdekjes!
Oreksi vjen duke ngrene, thote sovrani. Edhe stalinistit e bolshevikut te fundit ne Evrope nuk i mjaftoi pushteti i pakufizuar, impuniteti i vetdekretuar per te dhe banden e tij te kapur me preshin e kusarise dhe krimit ne duar ne nivel pushteti qendror.
Me kusarine e tij te fundit elektorale, Sali Berisha dhe “qeveria e tij e gangstereve”, sic e kane quajtur qe ne pranveren e vitit 1997 ” The Times” e ” The Guardian” e Londres u deshmoi shqiptareve dhe Botes mbare se rruga e tij eshte rruga e pangopesise se te gjitha pushteteve: qendror e lokal, kombetar dhe vendor.
Jo vetem kaq. Sali Berisha ka futur ne dore dhe komandon me presione e me rushfete, me kerbac e me kulac, hapur ose ne menyre okulte tipike per Mafian dhe krimin e organizuar, cdo insitucion te pavarur sic eshte KQZ, Kolegji Zgjedhor dhe pjesen me agresive e me te korrutpuar te pushtetit te katert, mas medias sic jane “Klan” , ABC-ja….
Cili eshte mesazhi real i demokracise amerikane perballe kesaj dukurie tipike komuniste e neokomuniste!? Cdo demokraci udheheq e frymezon te tjerat se pari e kryesisht me shembullin e vet konkret, ka deklaruar Bill Clinton.
Eshte pikerisht Kushtetuta amerikane qe ka percaktuar dhe parashikuar sakte se si rregull nje President i SHBA-se qendron ne fuqi nje mandat, pra kater vjet. Rizgjedhja edhe per nje mandat te dyte katervjecar eshte me teper perjashtim se rregull. Mandat te trete nuk ka !
I vetmi perjashtim ne historine e SHBA-se eshte ai ish- Presidentit Rusvelt, i cili u zgjodh per nje mandat te trete ne rrethanat e jashtezakonshme te Luftes se Dyte Boterore dhe si shperblim per revolucionin qe solli ne fushen shoqeore, ekonomike e financiare me futjen e Sigurimeve Shoqerore per te gjithe shtetasit amerikane.
Fitoi edhe betejen me te madhe te njerezimit kunder barbarise me te madhe dhe rrezikut me te madh per mbare njerezimit pra edhe per vete demokacise amerikane, sic ishte nazifashizmi.
Po ne Shqiperi cfare meritash ka kryeministri i sotem shqiptar, ish- Presidenti Sali Berisha qe shpall se do te qendroje ne karrike derisa sa ti jape ymer ai lart, pra perjetesisht si Stalini, Enver Hoxha, Kim Ir Seni… Vladimir Putini!?
Despoti Sali Berisha ndjek ne cdo hap shembullin dhe rrugen ala staliniste te KGB-se te Putinit.
Populli shqiptar kerkon dhe aspiron rrugen e shembullin demokracise amerikane. Dy rruge krejt te kunderta! Cila eshte zgjidhja, e vetmja rruge per popullin dhe opoziten shqiptare!?
Rruga e demorkacise amerikane …. Nuk ka rruge tjeter. Nuk ka nevoje per te kerkuar shtigje te pashkelura. Koha ka provuar suksesin e saj. Mjafton te krahasoni SHBA-ne dhe Rusine per te zgjedhur te vetmen rruge te drejte e fitimtare.
Rusia ka nje siperfaqe gati sa dy here SHBA-ja. Rusia ka pasuri te mbi e nentokes gati sa tre here SHBA-ja; nafte, diamante, platin, ari, argjend… Rusia ka nje popullsi dy here me te vogel se SHBA-ja
Te ardhurat per fryme te nje amerikani jane dy – tre here me te larta se te nje rusi. Jeta mesatare e nje amerikani eshte mbi 5 vjet me e larte se sa e nje rusi…. Pse !?
Diferencen e ben pikerisht modeli demokratik amerikan. E ben sundimi i popullit, me popullin e per popullin, pra sundimi i demosit me emrin e shenjte demokraci. Nje mandat… kater vjet ne Shtepine e Bardhe si rregull. Dy manadate… 8 vjet perjashtim. Asnje dite me shume.
Me te gjitha mjetet e pa kthim mbrapa ne rrugen e Amerikes demokratike. Kjo eshte rruga e vetme e opozites, Pse!? Sepse eshte rruga qe e ka zgjedhur rinia e populli shqiptar qysh ne dhjetorin e vitit 1990 e qe u sabotua nga Katovica,
Asnje hap mbrapa ne rrugen e demokracise amerikane dhe evropianoperendimore.” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa… E duam Shqiperine si Ameriken demokratike!” Kjo eshte e vetmja rruge! Rruga e se ardhmes demokratike te shqiptareve!
Rruga e vetme per te parandaluar marrjen e te gjitha pushteteve ne duart e Kadafit shqiptar Sali Berisha ne baze te parimit leninisto- stalinist ” Vse vllasam Sovjetam” e perkthyer ne shqip ” Te gjitha pushtetet Sales” dhe qeverise se tij me vota te vjedhura eshte rruga demokratike e Barack Obames ” Change and hope … Yes we can !”
Rruga e Tahririt, Tunisit dhe Bengazit…. Mosbindje totale civile, mosbindje qytetare e demokratike deri perzenien nga skena politike shqiptare e Katovices dhe bolshevikut te fundit ne krye te saj, Sali Berisha.
Zero tolerance perballe tolerances zero te Kadafit shqiptar! Eshte e vetmja gjuhe qe ai merr vesh!
Nga lufta vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar, thote edhe Himni yne i Flamurit!
Numrimin e votave e pane te gjitha shtetet e EVROPES ne televizor,E pane ambasadoret e SH B A se,i ODIRIT, I BE se ,i OSBEse qe qendruan ne vend numrimin e votave deri ne voten e fundit qe fitoi EDI RAMA me 10 vota mbi LUL BERISHEN. Ne fillim qendrimi i AMBASADORVE ishte korrekt me deklarimet qe bene ,por tani sikur po e dredhin kur thone: Duhet te presin vendimin e kolegjit dhe te ulen me PDne ne bisedime dhe jo ne rruge.Kjo tregon se SALA ua ka mbushur xhepin me EURO ose DOLLAR dhe ua ka mbyllur gojen.Kur Perfaqesuesit nderkombetar do te sillen korrekt te patolerueshem dhe te pa korruptuar ne kete vend ndaj drejtuesve te pa PRGJEGJESHEM.
TE RESPEKETOHET LIGJI DHE VETEM LIGJI. DETYRIM E DREJTESI ………………. .po sikur votat qe ishin ne kuti te gabuara te ishin per ramen mos vall sala nuk do i numeronte opo nderkomtaret do thonin nuke jan te vleshme do isha i pari qe do dilja ne lufte paqesore do ishte nje shance i madhe per te gjithe per nje demostrim paqesore ps ka elektorat ka nje lider por ka nje mbrapavi shume siperfaqesore ata qe sot jane konsiljer dipllomat te ps jane militante te ps gabim gabim .ate qe ben populli sot se bejne dot sekretaret eps ata bejne te kunderten duke folur neper tv si militant gabim gabim sot populli eshte 50 50 fiton ai qe pak a shume duke vepruar nuk ben militantin ps eshte parti e barabarte me pd dhe si e til duhet te ket kujdes edhe nje presje ,sepse ndikon te amerika dhe te evropa lere ketu ne shqiperi pra kur lezon nje ligj direket ne tv zduhet ta lezosh nga ana tjeter sepse ndikon shume te populli. rama ka njerez mbrapa qe jane qe mendojne si militante gabim po humbe betejat nje nga nje per faj te tyre ,por po vjen fundi sepse eshte demokraci kjo e mbron veten deri ne nje shkall pastaj duhet te ikish e them kete sepse prap militantet mendojne se berisa beri keshtu deri tani por kush ishin kundershtaret e tij asnje qe edhe tani nuk ka por kampi tjeter krejte ndryshe eshte iliri eshte fatosi leri te tjeret tani shikoni pd ka ne dor fatat e ps apsurde,per fajet e njerzeve qe ka mbrapa se lideri eshte por te tjeret jan shume siperfaqesor pa ide edhe nje deputet i thjeshte i pd fiton mbi nje poletikan te ps pse shume siperfaqesor si ka mundesi qe nje politikan i ps te shprehet flet edhe ajo me ate shqipen ..ndikon shume i jepe mundesi kundershtarit, gabim.. te deformoshe deglaratat politike eshte intiligjence,jo ligjet e vendit gabim.gabim i madhe eshte sjellja amatorjale per 20 vjetorine ps veprimet jo dipllomatike te ps kundrejt kundershtarve direke gabim thirrja e tyre forconte liderin socialist jo e kunderta siq mendojne militantet ky do ishte nje shance i edit per te treguar hapesirat ne ps por mungojne dipllomatet ne ps ata qe nuk duken shikoni ka kundershtar ne ps qe te humben zgjedhjet e 2013 tes vetem qe te heqin edin dhe ketu vepron gjithe kampi tjeter sala flet per programin dhe te tjeret deformojne deklaratat e ps strategji prandaj duhen levizje shum te matura se tani po afrohemi te finishi ka dy rruge fitorja ose humbja nuke duhet te bazohemi te demostrata se nuke mbeshtet njeri kuptonje por vota e rregullt eshte fondamentale e sta kundershton njeri merremi me gjera qe ste japin opinjon pozitiv tv eshte arma kryesore dhe baza por jo te shkohet me henger drek me tre vet duhet bujari per ca gjera jo me shpernda thas me miell.ti jepet rendesi qdo momenti te verohet ne baz te ligjit krijon shume kredibilitet garanci per voten
Kemi lexuar e kemi degjuar mendime nga me te ndryshmet nga bashkeatdhetare si duhet te dale nga kjo situate Shqiperia e shqiptaret e shumevuajtur.Edi ka bere , ben e duhet te vazhdoje me kemengulje rrugen per te ZHDUKUR kete qeveri kriminale qe po e fundos popullin shqiptar dita dites si dhe njollosur emrin e Shqiperise e shqiptareve ne bote…. Rruget per te dale nga situata jane qe PS te punoje ne vazhdimesi me inteligjence e nivel kulturor si me nderkombetaret ashtu dhe me demonstratat PAQESORE te cilat nuk duhen te ndalohen deri ne zhdukjen finale te kesaj qeverie neveritese.Kam shume shprese se do te arrihet me me shume kemengule.
Eshte per tu falenderuar cdo mendim positiv i gjithe shqiptareve qe me intuiten e tyre c’faqin mendime se si te gjendet nje rrugedalje per te hequr kete qeveri qe i ka vene kazmen Shqiperise e kombit Shqiptar.
Tirania mbi popullin është forcë. Si ka mundësi të largohen paqësisht tiranët nga pushteti?. Duhet krijuar fronti popullor dhe masivishtë të hidhemi në demostrata. Në demostrata paqësore, por të ashpra dhe këmbëngulëse duhet të dilet me program ku të ketë dy objektiva kyçe dhe të pa diskutueshëme:
1-Të bëjë dorëheqje qeverria dhe të shpallen zgjedhjet e parakohëshme.
2- Të gjykohet mafja qeveritare dhe gjykata e prekuroria e cila ka bërë karshillëk krimit.
Në shtabin e demostratës të ketë nga të majtët të djatht[t dhe të pa mvarurit
-Opozita socialiste me dokumenta të evidentoi në medja krimet e Berishës, Metës dhe Bashës, në drejtimet e shtypjes të popullit dhe shitjes së interesave kombtare. Ndërkombtarët nuk do na rrjeshtojnë nevej për demostrat. Në radhë të parë po i ra zjarri shtëpisë do hidhet për të shuar flakët i zoti , pastaj do vinë gjitonët për ndihmë.
mjaft t’ju lexosh si e shkruani shqipen, per te kuptuar pse rri akoma berisha ne pushtet!
c’te beje rama me ju? t’ua beje shkollen nga e para? s’ua mesoi shqipen ai xhaxhi per 50 vjet? ja, ua mesoi anti-shqipen demokracia per 20 vjet.
keni 20 vjet qe vidhni tjegullat e shkolles, dyer e dritare, pastaj ia hiqni tullat nje e nga nje ose i vini zjarrin, digjni muzete, ktheni me force ambulancat, repartet, fabrikat e zyrat e shtetit ne shtepi apo biznesin tuaj, vidhni e shisni per skrap shinat e trenit, hidhni ne ere shtyllat e tensionit te larte, vidhni per hekur skrapi makinat e fabrikave qe jane blere me valute, ne mes te dites merrni ne kurriz dyer e dritare te gjykatave dhe armet e thaset, digjni zyrat pasi i zhvishni nga orendite, digjni arkivat dhe bibliotekat. kete quani ju revolucion? se kjo qe 97-ta, apo harruat?i kemi pare me sy te gjitha, me thoni qe s’i keni bere keto!
prandaj nuk ngrihet njeri tani me ato armet, qe thone ca zoterinj ketu!i kane pare edhe nderkombetaret,prandaj s’duan me 97, se u vajti ca si shume pazari me ne. ky lloj populli mire eshte vetem ne diktature, ua bente mire ai xhaxhi dhe ky xhaxhi tjeter. ky bile ua ben me mire, se u le te vdisni ose t’ia hiqni vetes ose ju vret dhe s’ju le as te qani.ka lene te lire edhe ca kokrra qe te mbaroni pune shpejt e me siguri…
kush do beje demonstrata? ju? e mbani mend si i shihnin qytetaret e tiranes demonstruesit e rretheve kur erdhen me 21 janar?… e keni bere rinine te flase me vete, te zhgerryhet neper degjenerim ose te ike nga syte kembet e te harroje se nga ka ardhur. me vjen turp nga vetja! se edhe une jam shqiptar.
Shqiptaret te ulin koken te shikojne punet dhe hallet e tyre dhe politikanet te bejne lufte me njeri tjetrin per pushtet SE DUAN ME VJEDH JO SE U VJEN KEQ PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET
Shqiptaret para se gjithash duhet te civilizohen saqe te mos jene me si fisi ZULU ne mes te Evropes. Te ndalojne kanibalizmin duke i ngrene koken njeri-tjetrit dhe t’i therrasin trunit qe te mos zgjedhin si BOS-a e tyre Sekretare te Partise se Punes. Sic ishte Sali Berisha. As pijanece dhe bixhozxhinj sic ishte komunisti Fatos Nano. Te dy enverista shume te zellshem. Njeri me kontribute ne Institutin e marksizem-leninizmit te Nexhmije Hoxhes, tjetri Sekretar i devotshem ne Fakultetin e Mjekesise. Aq i zellshem ne punet e Partise sa te kerkonte denimin me vdekje per Hysen Shoshorin, antikomunistin e “kafkave” vite me pare. Qe tani nuk ka se ku te jetoje, nderkohe qe xhelati i tij eshte bere miliarder me paret e popullit. Sepse nuk ka mbetur kush ta kontrolloje. Asnje nuk i thote se c’ben me taksat, TVSH-ne, akcizat dhe tatimet qe mbledh Bodja i tij. Sepse i ka hequr institucioneve shqiptare cdo lloj pavaresie. Me pas shqiptaret duhet te kuptojne se kur nje pushtetar i ve zjarrin vendit dhe ben zullume qe krahasohen me nje lufte civile, e shoqeruar me mijera te vrare, si ajo e 97-s ky pushtetar duhet te dale para gjyqit dhe te denohet. Dhe me Kushtetute t’i ndalohet riardhja ne pushtet. Sepse perben rrezik te larte shoqeror. Ketij personi ne rastin me te lehte i vishet “kemisha e qetesimit” dhe mbahet i i izoluar nga shoqeria, sidomos nga pushteti. Keshtu ndodh ne vendet e civilizuara. Keshtu nuk ndodh ne fisin ZULU shqiptar ne mes te Evropes. Qe jo vetem nuk e denoi DEMONIN Sali Berisha pas 97-s, por e sollen perseri ne pushtet me kale te bardhe. Dhe zullumet nuk vonuan te rishfaqen serish: kusaria e papare ne rrugen Durres-Kukes, GERDECI, vjedhja e votave ne 2009-n, Remzi Hoxha dhe Kosta Trebicka, permbytjet ne Shkoder, rushfetet e Ilir Metes me Dritan Priftin, 21 janari, Jozefina me Kuvendin, Vokshi-Tartari, Taci-Oil, Bregu-Prudentino, Ruli-Bulku, Vasili e lukunia e ujqerve te PD-se qe duan ta imitojne BOSIN e tyre ne renimin e vendit. Shqiptaret nuk jane ne UDHEKRYQ. Ata jane futur per 20 vjet me radhe pas monizmit makaber komunist ne QORSOKAK. Sepse jane si fiset kanibale ZULU te thella te Afrikes. Qe e zgjedhin BOSIN e tyre ne baze te numurit te armiqve qe ka kollofitur nga fisi tjeter kanibal.
Ne fillim te shkrimit thuhet se Rama po ndjek te gjitha rruget demokratike.Po kush jane rruget demokratike?Ndjekja e procedurave ligjore dhe respektimi i vendimeve te gjykatave.Mosrespektimi i vendimit te gjykatave eshte politike rruge dhe politika e rruges eshte politike rrugaqe dhe politika rrugaqe te qon ne qorrsokak.
Shkrimi eshte nje analize qe duhet vepruar…meqenese ketu perendimi,aq me keq OSBE,QE ME REZERVA SHPREHEM I KA BLERE bERISHA,QE SIC THOTE DHE KOKALARI,QE AIshquhet per mitdhenie.dhe ka perdorur shpesh edhe L.Bashen deri ne departamentin amerikan te shtetit???ahereshtroje per zgjidhje keto probleme.1-Vetem protestat e rrezojne Berishen,por mos harroni se hobi i tij jane perleshjet se ai e ka emrin Baloz i zidhe pse vret,.helmon popullin me lul e mete.nano etj pa fund,nuk ndalohet edhe pse”vlersohe” me emrin “burre shteti”/….mos te zgjatem kjo eshte dore e mafjes qe perfaqesuesit amerikane e kane shtruar tavoline,edhe pse z.Arvizu qe prezent….
Mendoj se ky skenar ka perpunim teper te vonuar…kujtoni Nanon..kur dorezoj pushtetin 2007…une nuk jam i afte t’ i realizoj dot ne kete vend. ato qe don perendimi….vetem Berisha i ben…se eshte i dhunes dhe ka hob ate pune……ndaj perendimi na pau qe u shkelem 20 vjet me pazare poplkitike,pse mos pasurohet ai qe shqiptaret ta lejne vendin e te sjellin serbet.greket…shikoni nuk reagon I ‘ligjeshmi” berisha kur po preken ujrat e Jonit per nxjerrje nafte nga Greku….Mendimet jane te mira dhe pse shpreheni nga larg,por une mendoj se ka skenare e perendimi ,perdridhet nga belaja,saliun e mbron taman haleja mafjoze…shikoni si hesht Nato etj..Saliu ka shume bema..qe perendimi i din.Mariza Lino ja ka perplasur ne fetyre…ai veshi nenat me shami zeza.dhe urdher avioneve qe te bombardojne Jugun e vendit 1997,ju drejtua popullit,do tjua ngrije buzeqeshjen ne buze..vrau pa fund,shkaterroj vendin,shiti Faslliceve me i euro…..thej hembargon e nuk merret i pandehur,kemi nje te semure mendore..qe nuk u denoka…O perendim nuk luani dot me popullin e emancipuar…na duken lojra mesazhet qe dergoni Berishes…ai don ULTIMATUMA…ose mbyllni institucionet tuaja…2013skadon afati i vendimit 1913per copetimin e shqiperise,pse lejohet e shet vendin nje padron ,baloz i zi si antishqip[tari sali…populli nuk heziton ne kembe eshte.por duhet pranuar se nuk kane lindur Avni Rustemat…..se ate kerkon saliserbigrekurusi…Amerike dil hapur ndryshe humbje besimi,imazhi ndaj jush si shtet demokratik…ai vjedh voten e lire,ai kyc drejtesine,prokororine….as kalamajte nuk besohen,sa edhe shkrimet na neveriten pasi thuhet e verteta e nuk realizohet drejtesia ndaj diktatorit,hitlerit,sllopodanit te ballkanit,apo plani mafjes ruse vazhdon financon e saliu vret edhe pse te kercenon ketu jam deri” 2039″Uroj zoti tja marre jeten per shpetimin e popullit te shumevuajtur shqiptare…..Edit i ra fati,por ka brenda bandat e nanos metes harasaneve,islameve qe kane mbushur xhepat me parat e shtetit per te rrezuar partine se helbete ja kane pare lezetin,,skenari treshja nano =president,saliu=k/minister e iliri hajnise=kryetari PS..UROJ KURRE MOS U REALIZOFTE..bile shtroje nje p[yetje per Ina Ramen pse nuk arrestohet iliri i bllokut hajnise,froririt hajnise,,,,,ka plot por filloni hiqni saline se keto dijne rrugen vete si shkojne para drejtesise…ndryshe nukrealizohen edhe ato mesazhe te forta teper dritedhenese per popullin shqiptare dhe per opoziten e bashkuar dhe vecanarisht shqiptarit te vertete Edi Rames ,qe i ka rene fati historise te udheheqi me largepamesi kete lufte.lufte me antishqiptarin,diktatorin sali…uroj fitore popullit shqiptare…