Pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe efektivëve të saj, janë më të ulëtat në krahasim me pagat e kolegëve të tyre në të gjithë rajonin. Një fakt të tillë e vë në dukje kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, i cili na tregon se efektivët e policisë në Shqipëri kryesojnë edhe një tjetër renditje, atë të policëve më të taksuar në gjithë rajonin. Bëhet fjalë për përqindjen e rrogës që mbahet për efekt taksash dhe tatimesh, si dhe për efekt të sigurimeve të ndryshme.
Sipas kryesindikalistit të uniformave blu aktualisht prej pagave të Policisë së Shtetit, në forma të ndryshme të taksave e tatimeve, mbahen rreth 28% e shumës, ndërkohë që për profesione të tjera kjo përqindje është më e ulët (midis 21 dhe 23%). Fishta thotë se, jo vetëm në Slloveni, Bullgari, Kroaci, Serbi apo Rumani, po edhe në vende problematike, si Bosnja apo Maqedonia, apo në vende të vogla e pa traditë në qeverisje, si Mali i Zi.
Vendet në fjalë kanë dalë nga sistemi komunist dhe janë futur në periudhën e tranzicionit në të njëtën kohë me vendin tonë, madje një pjesë e tyre kanë patur dhe luftëra shkatërruese në vitet ’90, por trajtimi i punonjësve të policisë mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë, ka disnivele të kon iderueshme, të cilat nuk kanë përputhje as në një krahasim të mundshëm me nivelin e jetesës së këtyre vendeve në raport me Shqipërinë.
Sipas Fishtës, dy janë aktualisht problemet që e shkaktojnë këtë disnivel pagash.
E para, taksat shumë të larta, ndër të cilat bie në sy taksa për pensionin suplementar, që është në masën 5 %. Elementi i dytë, që sipas Fishtës ndikon nivelin e ulët të të ardhurave, është mosvlerësimi i punës së policisë siç duhet. Sipas Fishtës, puna e policisë nuk mund të vlerësohet njësoj si me nivelet e tjera të administratës, sepse duhet të llogariten rreziqet, vështirësitë dhe privimet që ka një punonjës i policisë prej angazhimit të tij në këtë strukturë.
“Në disa nga vendet e rajonit, tonë, një pjesë të taksave të Policisë, rimbursohen nga vetë shteti, apo nga organizata e Policisë, duke e shmangur mbajtjen e taksave të larta nga rrogat e policëve. Po ashtu, në këto vende pagesat e taksave të pensioneve suplementare në disa raste dhe në mënyrë të pjesshme rimbursohen nga shteti”, tregon Sadetin Fishta. “Ne kemi ofruar një sërë sugjerimesh dhe aktualisht dhe presim që ato të diskutohen dhe të marrin përgjigje pozitive. Grupi është në fazën e marrjes së informacionit dhe të dhënave që më vonë do të analizohen”, tha Fishta për “Shekullin”.
Taksohemi më shumë, paguhemi njësoj
Policia e Shtetit u bë e para strukturë e Administratës Publike në vendin tonë që përfitoi pension suplementar, në sajë të një pagese prej 1 % të pagës vjetore që ka filluar të depozitohet në fondin e Insitutit të Sigurimeve që nga viti 2001. Në vitin 2006, fondi që do të mbahej me vendim qeverie, u bë 2 % dhe në janar të 2011, fondi arriti në 5 % të pagës. Pavarësisht se Policia është kontribuesja më e madhe e këtij fondi, me 5 % të pagës, dhe e ka nisur derdhjen e këtij kontributi e para, që në vitin 2001, ajo aktualisht është barazuar me struktura të tjera të Administratës, Si Ushtria, Garda e Republikës, apo Policia e Mbrojtjes ndaj Zjarrit etj.
Veç kësaj, aktualisht policia merr një pension suplementar prej 15 mijë lekësh të reja, po aq sa edhe strukturat e tjera që trajtohen me pension suplementar, pavarësisht se ka kontributin më të madh dhe ka edhe jetëgjatësinë më të madhe të derdhjes së këtij kontributi që nga viti 2001.
SHEKULLI
shiqoni bishat e egra tuge i dhunuar instuticjonet e vendit turp bisha qfar ftyrash katastrof
Bishat qe dhunojne institucionet nuk duken ne kete foto o derr-shpellari. Qendrojne breda godines se Ministrise.
gahahgahgahg i modh fare
Ndersa ti je rasti i pare qe nje bishe shkruan ne blogje dhe komente.
Ke gabime ne te shkruar, po te shpresojme se ne 10000 vitet ne vazhdim do evaluosh dhe do mesosh te shkruash me nje dore dhe me paster.
nuk do te vonoje shum ,dhe ti qe i quan ata njeres,”qe e kane ngrene para teje” bisha te egra do te dalesh edhe vet per te mbrojtur kosoven tende, qe po ta copton berisha, e po ja jep serbit.atehere dil para pasqyres dhe lepij ato qe ke thene per keta njeres te nderuar, qe kerkojne vec te jetojne si gjith te tjeret.
nuk e urojme por do te kemi koh per sehir.
I luten Temes te nxjerr fotot e vitit 1998 me antitank dhe molotov e granata duke qelluar Kryeministrin e Nanos te qingjave veriore te PDse,dhe si nje pjes e ketyre qingjave sot jan oficere policie,dhe krahasojini me bishat e PSse qe han plumbin nga po ata qingjat e dikurshem. JU jeni far e keqe.
Kjo pune ha edhe diskutim..
Vertete ka paga te ulta, por ka edhe shume efektiva.
Ka me shume oficera sesa nevoiten.
Ka buxhet te vogel ne pajisje dhe mjete moderne te luftimi te krimit.
Po te kete kamera dhe mjete te tjera vezhgimi, ulet nevoja per efektiva.
Po te bashkepunoje (jo te tregoje shkopin) policia me komunitetin, ulet nevoja per efektive, bior ktimi, rriten rrogat sepse me rrogen e 2 policeve paguhet 1
Oficeret te mos rrine neper zyra e klube, por te vishen civile dhe te kene detyra specifike per te parandaluar krimin. largimi i numrit te teper te nzyra, rrit rrogen e atyre qe jane ne terren.
Largimi i menjehershem i Policise se Objekteve. Kushdo te paguaje me buxhetin e vet.
Vendosje e drejte gradash dhe shperblimesh. Rritje te zbulkueshmerise nepermjet infiltrimit. Lufte te perditeshme (pa korripsion) krimit. Rritje efektiviteti, rritje rroge.
Qe te gjitha keto realizohen PA U KORRUPTUAR, ndryshe? Mos kerkoni rroge, por beni gati prangat per shoket tuaj!
Kur pashe per here te pare rrethimin e Kryeministrise nga policia nuk ma merte mendja qe mbakemi me rroge kaq police. Thashe mos punojne part-time vetem per te tilla raste. Po gjate dites ku jane, me ca merren ?
shkojne te kinemaja me pa filmin “se afermi”…
O Arsen ti nuk ke idene e policise dhe ke rreshtuar disa mendime ne forme referati , policia e shtetit nuk eshte mbi numer ,mesatarja e vendeve europiane eshte 1 polic me 400 banore, USA e ka kete raport me te ulet ne favor te policise ,mjaft te jap nje shembul qe nje qytet si New York ka gati 50.000 police .Problemi i policise nuk eshte numri i punonjesve po cilesia e tyre ,sipas nje studimi te huaj ne shqiperi vetem 15% e punonjesve te policise punon ( 98% e kesaj shume i perket Departamentit te Hetimit te Krimeve ) ndersa pjesa tjeter nuk vihet ne pune sepse nuk di ose nuk do ,zakonisht keta 15 % e kalojne me keq se nga keta kerkohet pune ndersa pjesa tjeter ka ardhur nga politika ne pune .Ndarja e gradave eshte e turpshme pasi ka oficere me 10 ose 15 vjet pune qe ju ka rene grada qe ke kur del nga shkolla dhe oficere me 3 ose 4 vjet pune qe kane grada qe duhet te kesh 15 ose 20 vjet pune .Qe nga muaji Shkurt policise i eshte ulur rroga me gati 7000 deri 10.000 leke ,aktualisht nje Nen Komisar qe eshte grada derrmuese e hetuesve te policise dhe qe jane ai 15 % qe punon , merr 41.800 leke nga 51.300 leke qe merrte ne Janar ndersa eproret e tij me te afert marrin 72.000 leke ne muaj dhe rrine ne zyra dhe makina me kondicioner .E di qe shumica e oficereve te policise perdorin makinat e tyre private me karburantin e tyre per te shkuar ne pune ?.
O shoku e ke mire llogarine e New Yorkut??
400X50.000=2.000.000
2 miljon banore ka New Yorku?
C’ndryshim kane mendimet e mija kur vete ti thua 15% punojne???
Sipas teje une e kritikova policine?? Jo shoku! Une kam respekt dhe me mendimet e mija u mundova te hap nje shteg per dyfishm deri trefishim te rroges se atyre 15% qe thua ti
Arseni 400 shumezim me 50.000 bejne 20.000.000 miku im ,e pra New York nuk ka 20.000.000 banore apo jo ,pastaj dhe ky numer eshte vetem policia se ata kane dhe nja 10 lloje te tjera policish,pastaj pse marr USA shembull une ,nje shtet si Kosova me gjysmen e popullisise tone ka police gati sa ne ne numer ( nese jam i sakte vetem 800 police me pak ),gati 5000 police ka Mali i Zi qe eshte sa Tirana ,ty nuk te eshte dashur te shkosh ne nje ndeshje me 3000 ose 4000 tifoze me 25 police prandaj flet ,mos shiko Tiranen se neper rrethe nuk ka police fare ,ka qytete ne Shqiperi si Rubiku me 4500 banore psh qe nuk ka asnje polic ose Policani me 7000 banore ka 4 police ,qyteza si Klosi ,Rrepsi ku nuk ka police fare ,ku eshte parimi i 1 polic per 400 banore ketu ,per mendimin tim eshte bere nje shperndarje e padrejte e policise ne favor te qyteteteve te medha duke lene qytetet e vogla ne dore te mikrokriminalitetit dhe banditeve .
A ka dikush te me thot sakt, sa eshte paga e nje polici ne Shqiperi?
per sorren ..
mos i perzij dorezat o mendje prishur,bej koment per temen ne fjale, e mos nxjerr koment nga foto…
nje fjale e jona thote,mos ja keqyr doken por kqyrja rro….
mos te qajme hallin e policeve se te ardhurat e padklaruara e dhjetefishojne pagen e policeve.
zbriten ne qytet pa brek ne byth dhe jan bere te gjith me vila.
eh po sala ja u rriti rrogen vetem mjekeve qe slan gje pa vjedh dhe msusve qe bejn 3 muaj pushim dhe vetem 5 or pun.po te isha polic do orgaizoja nje grev edhe pse esht e jashteligjshme se ndryshe sja u rrit rrogen sala
Policet jan te keqpagaur vertet, por jan ushtaraket edhe me katastrofe se policet.
Jam dakord me sa shkroi Arseni me siper.Policia ke nevoje per rifreskim e clirim nga politika.Ka vertet njerez te afte e pasionant ne profesionin e tyre.Duhen hequr policet barkmedhenj , rifreskuar e reformuar kuadri.Duhet te pajisen mire,te azhornohen profesionalisht.Leket dalin e teprojne duhet thjesht eficence ne shpenzime.Jo te blejne pistoleta skarco,jeleke te skaduar e Chevrolet njemije kubikesh qe harxhojne si Ifa.
Major Fishta i di mire keto pune se bashke me 80 burra te tjere te RENEAS e kane mbajte ne kembe kete shtet,cfaredo force politike te kete qeverisur ne vite.
Ksaj i thone me i vu flaken bythes
per i pjat grosh.
se mos eshte vetem policia me e kqepaguara ketu jemi te gjith me te keqpaguarit…..
Policia paguhet keq?Po çfare thoni?Une s’e kam idene e rrogave shteterore,por policia duke qene ne forcat e armatosura,padyshim qe eshte nje barre shume e madhe per buxhetin e shtetit.Policia mbeshtetet ne grade,dhe qe ketu nisemi nga paga minimale,qe duhet ti pergjigjet pages se nje punetori mesatar.E di qe ndokush mund te me korrigjoje,por une njoh police italiane dhe karabiniere qe marrin rroga baze sa nje kamarier apo me pak se nje punetor kantjeri.Qe rrogat ne Shqiperi jane te pamundura te perballojne gjendjen ekonomike te familjeve,ky eshte tjeter argument,por sikur te pyesje nje mjek apo nje infermier(ketu si nje oficer karriere dhe nje kapter apo polic i thjeshte)kushedi se ç’gjendje do na paraqitej.Policet paguhen per oret e sherbimit,dhe kur saliu i mban ne mobilizim me dite te tera u paguhet veshtiresia.Pastaj ata qe jane me togat e shoqerimit,kushedi sa dieta marrin,se dhe Jozi,e jo me berisha shkojne dhe inagurojne tre here te njejten kasolle.Ajo qe me pelqen te theksoj eshte qe çdo polic duhet te ruaje vlerat e ushtarakut,qofte i paguar pak,sepse eshte vitrina e rendit demokratik.Mos the thone rruges policet rrugore qe :”na jep nje 10 mijshe se po ikje shpejt..C’a i keni 10 mije leke ju emigrantet!”e te tjera si keto,se pastaj jemi duke u qare hallin kot.Respekt per uniformen dhe detyren e tyre!
Policia eshte e politizuar dhe nuk ben pune sic duhet, prandaje nuk e meritojne qe te paguhen me rroga te majme sepse eshte polici nen komanden e Berishes, eshte polici qe te vret per 100 leke ne muaj.
Nikolle edhe pse kam respekt per komentet e tuaja kesaj rradhe ke komentuar gabim ,nuk futen te gjithe ne nje thes .
bubi kacurel, ke te drejte sepse Berisha po me ben qe te shprehem keshtu. Jam me ty qe nuk jane te gjithe njesoje, por ka pulice qe per nje gote birre te ndalin ne trafike, ka police qe punojne ne eroport dhe nuk dine ta lexojne datlindjen dhe te thojne qe e ke pasaporten fallco, ka police qe jane te betuar per te mbajtur pushtetin e korroptuar dhe nuk bejne detyre duke rrespektua ligjin, ka police qe abuzojne me te drejtat e njeriut kur personi eshte i arrestuar ne komisariat. Shqipria ne pergjithsi ka ne voje per nje rreforme te madhe.
nicoll kesaj radhe ja ke fut kot. Me beri vaki ne 2007 ne nje kontroll diku nga rruga e vjeter ne veri dy police na kerkuan dokumentat, isha me nje shok qe kishte ardhur me mua dhe me babain. Per fat te keq ky shoku qe kishte makinen te gjitha dokumentat i kishte ne rregull, po kishte harruar patenten. Filluam te diskutonim me policet po ata normalisht na moren letrat dhe thane kur te kete patenten shoferi do te largoheni ne te kundert duhet te bllokojme makinen. Kishin te drejte, fillova une t’ju thoja, po mire une e kam patenten dhe u nxorra patenten e huaj, po e marr makinen une pra, me thane zoteri nuk ishe ti ne timon kur u ndalua makina dhe pronari i makines eshte ketu keshtu qe ti s’mund te marresh makinen. Pastaj u afrova dhe ju thashe “po kthehem per here te pare pas 8 vjetesh dhe keta personat kane ardhur te me marrin mua”, njeri eshte babai tjetri nje shok. Ne fakt nuk ishte hera e pare qe kthehesha po s’kisha ça t’ju thoja tjeter dhe po shkoja lart per qejf se nuk banoja me andej. Me thane nqs eshte keshtu atehere merre patenten e shoferit dhe rruga e mbare ju qofte, dhe une si shqiptar i vertete ju zgjata 20 mije leke, kur me tha njeri nga ata “do te ecni tani se mos na kthehet mendja, une nuk po ju le te ikni per leke” futi leket ne xhep edhe ec tash. U çudita per mire ne fakt edhe pse me erdhi keq qe si morren leket se ishin ne makine civile dhe ishte ftohte ne dhjetor kishte bore. Keshtu qe nuk jane te gjithe pisanjose.
Ne fjaline e peste nga poshte lexoni “Me thane nqs eshte keshtu atehere merri letrat edhe rruga e mbare ju qofte (…)”
Rani. 1 ti ke dashte te ndimosh korropsioni me leket qe ke dashe me i dhane, por qe nuk ti moren dhe paskan qene polica burra. Por te gjitha qe une i kam thene me komentin qe kam bere jane te verteta, edhe top-channel i ka polikuar me vidio skandalet e policise. Nje shoku i imi shkoj ne Shqiperi, kur nje police pa shkolle i del perballe ati shokut tim dhe i thote pasaporten, po i thote ja ku eke, me beso polici i trashe nuk dinte te lexonte datlindje. Ky per mua eshte skandale e policise se shtetit sepse punesojne keto lloj gringo qe nuk kane tru.
Policia Shqiptare ka nevoje per nje rreforme te madhe.
eeee prandaj u eshte fryre barku te gjitheve policave sikur jane me barre se vuajne te shkretet.se keni idene sa lek kane beree shume polica.