Si u bënë makaronat ushqimi më i preferuar në botë

15 Qershor 2011, 13:10Politika TEMA

Nga Caroline McClatchey, BBC

 

Makaronat janë renditur në një sondazh botëror si ushqimi më i preferuar. Por si ia ka dalë ky ushqim kaq i lidhur me Italinë të jetë i pranishëm në kaq tryeza në botë?

 

Ndërsa jo shumëkush e di se cila është diferenca mes farfalle, fettuccine e fusilli, shumë njerëz kanë ngrënë bolonjeze ose lazanjë.

Por tani një sondazh i organizatës Oxfam ka nxjerrë makaronat si pjatën më popullore në botë, përpara mishit, orizit e picas. Përveçse është popullore në Europë, makarona është shumë e preferuar në Filipine, Guatemala, Brazil e Afrikën e Jugut.

Të dhënat nga Organizata Ndërkombëtare e Makaronave tregojnë se Venezuela është konsumatori më i madh i tyre pas Italisë. Tunizia, Kili e Peruja janë në Top 10, ndërsa meksikanët, argjentinasit e bolivianët hanë më shumë makarona se britanikët.

Të dhënat për shitjet tregojnë dashurinë në rritje për makaronat- në vitin 2003 shiteshin gjithsej 13 miliard dollarë makarona, në vitin 2010- 16 miliard. Sivjet pritet që kjo shifër të arrijë në 19 miliard dollarë.

Por si u bë kaq popullore makarona? Për shkak se është e lirë, e përshtatshme dhe me shumë përdorime, thotë Jim Winship nga Pizza, Pasta and Italian Food. Një salcë mund të bëhet nga përbërës të thjeshtë.

Por kjo është një pjesë e suksesit. Makarona është e lehtë për tu prodhuar në masë, për tu ruajtur e për tu transportuar në mbarë botën.

Makarona ka pasur gjithmonë një aspekt global dhe origjina e saj nuk është pastërtisht italiane. Ajo shpesh jo pa çudi mendohet se bëhet thjesht me miell e ujë.

Grekët e romakët kishin një produkt të ngjashëm me makaronat, por tendenca ishte që ajo të piqej e jo të zihej. Kinezët po ashtu kishin diçka të ngjashme, por është një mit ideja se eksploratori venecian Marko Polo e solli makaronën nga Kina në vitin 1295.

Teoria më e pranuar është se pushtimet arabe në shekullin e tetë sollën një produkt të ngjashëm në Siçili. Makaronat e para bëheshin duke përdorur një grurë të veçantë, për të cilin ishte e specializuar Siçilia.

Për herë të parë prodhimi i makaronave në Itali daton në vitin 1154 dhe bëhej fjalë për një punishte eksporti në Siçili.

Por shpërthimi erdhi në Napolin e viteve 1700 kur shihej si një mënyrë e mirë për të ushqyer pjesë të mëdha të popullsisë.

Makaronat jashtë Italisë u bënë të famshme në shekullin e 20 kur një numër i madh emigrantësh italianë eksploruan Botën e Re.

Eksperti italian, Antonio Carluccio thotë se makaronat kanë një histori të gjatë, por italianët e kanë bërë të tyren duke e ngrënë me domate.

Ai thotë se spaghetti është më i njohur jashtë Italisë, por ka rreth 600 lloje të ndryshme dhe çdo rajon i gatuan ndryshe.

“Nuk njoh ndonjë njeri që nuk pëlqen makaronat. Është e ngjashme me bukën, e bërë nga uji e mielli. Pyet një futbollist se çfarë di të gatuajë dhe do të thotë spaghetti. Është ajo që mund të bësh kur nuk di të bësh gjë. Është ushqim për njerëz të varfër dhe nuk është i sofistikuar. Është njësoj si buka- ti thjesht e zien në vend që ta fusësh në furrë”.

 

 

Top 5 prodhuesit e makaronave

 

Italia – 3.2m ton në vit

SHBA – 2.6m

Brazil – 1.3m

Rusia – 858,000

Zvicra – 607,000

8 komente në “Si u bënë makaronat ushqimi më i preferuar në botë”

  1. beso says:

    Nje dite ne radio po degjoja per kete argument,dhe ishte ne interviste administratori i De Cecco,qe eshte nje nga lideret boterore te ketyre asortimenteve.Pyetjes se radiofonistit se pse çmimi i makaronave eshte rritur kur ne fakt çmimi i grurit eshte stabilizuar,ky iu shmang duke i sjelle nje argument bindes.Pyeti:Sa ben nje kafe ekspres ne nje lokal mesatar?Pergjigja:te themi 1 euro.Nje kile makarona ben ca me shume dhe ca me pak nga nje euro(varet nga kualiteti se ka dhe 1 kg=50-60centesim),por me 1kg makarona hane dhjete veta;pra prape eshte shume lire.Tani makaronat japin shume energji trupore,karbohidrate,dhe pak dhjamera;kjo varet nga salserat,por kush do te beje diete ti haje te bardha me vaj ulliri.Pse jane bere shume popullore?Thjesht sepse jane shume ekonomike.Sekreti eshte qe nuk duhet te zjejne shume,por ne”dhemb” i thone,dhe duhen ngrene te ngrohta;harxhon pak,ha mire dhe gezon shendet;çfare doni me?Ju befshin mire!

    1. Tironci Lugano says:

      Flm Beso.Kam dy dite pa ngren makarona dhe po me iken truri.Piata ime e preferuar si dhee shume te tjereve natyrisht.De Cecco nuk eshte shume bindes me ate karahasimin me kafen mendoj une.Thjeshte se kafia eshte dmth pihet per qef e jo me mbush barkun?Pershendetje

      1. beso says:

        Tironci Lugano,ke qene tek varri i Moisiut?E thashe per batute shoqerore,se po me ra rruga dhe po pata kohe dua ti bej vizite ketij shqiptari te madh.Shiko,pashe ketu qe vetem une dhe ti kemi shkruar;si duket shqipot te ngrenen e kane siguruar,dhe vetem ata qe e kane barkun plot merren me politike te madhe.De Cecco eshte me i miri per restorantet,pyet per kuriozitet kur te sjellin pjaten e pare,po krahasimin e ben simbolik;pse pi nje kafe per qejf(dhe te kushton sa dhjete njerez hane makarona)dhe ankohesh pse nje kile makarona kushtoka 1 euro—ketu e pati fjalen,mesa kuptova.Pastaj ti ke te drejte,sepse mjaft gjerave jo vitale u shtohet vlera pa pasur aq vlere,siç thua ti kafeja,por dhe veshjet e markes,unazat e diamantit,apo supermakinat luksoze.Ti e di qe per te ikur me 300 ne ore mjaftojne 78 mije euro per nje Nissan GTR(rekord ne xhiro ne Nurburgring),dhe s’mjaftojne 300 mije euro per nje ferrari 599,apo 1 milione per nje Zonda Pagani–diferenca mendoj une eshte,patjeter marka dhe materiali,por me shume tangerlliku.Po une fola gjate,sepse ushqyerja eshte jetesore,dhe nevojitet te dish se çfare ha.Gjithe te mirat!

        1. Tironci Lugano says:

          Beso.E kam pa me vonese qe me ke shkrujt e nderkohe e hengra i piate se dy dit per mua eshte shume.Ishte e markes Reggano.Edhe ketej i bejne te mira shume sidomos ne kantonin e Ticinos dmth ne Lugano vetem qe ketu kushtojne shume rreth 20fr piata.Paska shkrujt dhe Miri poshte e po i pergjigjem ketu.Miro atij shokut tat thuj te mbifshin ne bark patatet se sdine te hani fare.Makaronat jane te mira e jo pse kushtojne lire e kane shume kalori sic thote dhe beso.Po te jap nje shembull, ciklistet kur jane ne xhiron e italise apo ne turin e frances piata e preferuar eshte pasta makaronia(mos me thuj qe ato jane te varfer)Beso.te jem i sinqerte tek varri i te madhit Moisi skam qene e kjo per fain tim.Varri Moisiut eshte ne Melide pak km nga Lugano.E une aty dmth ngjit kam kaluar me qindra here e sme falet qe sakm ndaluar.Shqipot e kane pasion politiken se barkun sic thua ti e kane plot.une i lexoj se cfare shkruajne ketu e mundohem te shkruaj sa me pak per vetem se natyrisht jam ne transferte ketu:))) Respekte

          1. beso says:

            Tironsi Lugano.E vertete qe gjermanet s’dine te hane;te pine po!Ata pa ngrene pjaten e pare kane pire nje broke njelitershe me birre;ku dine ata pastaj se ç’hane.po jane shume te afrueshem e shakaxhinj.Kam pasur shume ketej,se i heq zona.Po pate dhjete italiane hane dhjete pjata te ndryshme,po pate dyqind gjermane hane te njejten;u mbledh barku si shqipove!Qofsh mire!Shendet dhe Mirit,se s’kam kohe!

          2. beso says:

            Tironsi,harrova;sportistet nuk hane makarona se kushtojne pak(hahahahahahaha),po sepsekane karbohidrate dhe treten mire,biles duhet te jene te zjera me pak nga ç’duhet.Jane ne dieten e te gjithe skuadrave te futbollit ne bote.Edhe krostata si embelsire,se tretet shpejt.Ika,shendet!

        2. Albi says:

          @beso pse dhe barilla e mire eshte me ten shijshme nuk behen.

    2. mitri says:

      Ftova nje shokin tim Gjerman ne nje lokal Italian dhe ai kur lexoj menun dhe gjendeshin vetem makarona dhe pica mu kthye dhe me tha makarona dhe pica hanim kur skishim pare tani prap te tilla do ham.Ja pse makaronat jane te preferuara se 80% e popullsis jane te varfer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje