Pakistani arreston informatorët e CIA-s që çuan në sulmin mbi Bin Laden

15 Qershor 2011, 10:34Politika TEMA

Pakistani ka arrestuar pesë persona që mendohet se kanë ndihmuar CIA-n për të realizuar sulmin që vrau shefin e Al Kaedas, Osama Bin Laden. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane.

Mes personave të arrestuar nga shërbimi sekret i Pakistanit është edhe pronari i një shtëpie që i ishte dhënë me qera CIA-s për të vëzhguar nga afër banesën e Bin Laden.

Një aksion i tillë pritet të acarojë marrëdhëniet SHBA- Pakistan.

Pas vrasjes së Bin Laden, Pakistani ka bërë disa arrestime, por këto të fundit nuk janë liruar.

Presidenti Obama pati thënë se dikush po e mbronte Bin Ladenin. Pakistani pati mohuar një gjë të tillë.

1 komente në “Pakistani arreston informatorët e CIA-s që çuan në sulmin mbi Bin Laden”

  1. stsalinsali says:

    po cpret nga keto njerez. bomben dhe mbaron puna njehere e mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje