Detaje të reja kanë dalë në dritë për momentin kur Dominik Shtraus Kahn u arrestua ndërsa ndodhej në avionin që do shkonte në Francë.
Ai reagoi krejt i habitur kur iu vendosën prangat në duar, duke pretenduar në mënyrë fallco se kishte imunitet diplomatik.
Sipas një deklarate të policisë, publikuar për herë të parë të enjten, ish- shefi i FMN iu thoshte shpesh oficerëve: Përse po e bëni këtë, për çfarë?
Kur iu vendosën prangat ai tha: A mund të flas me dikë në Konsullatën Franceze?
Oficerët i thanë se vetëm në rajonin e policisë do sqarohej se përse e kishin arrestuar.
Pasi kaloi rreth 10 minuta me prangat pas shpine, ai tha: A mund të m’i vendosni prangat përpara?
Gjatë rrugës për në rajon, ai pyeti sërish se përse po bëhej kjo gjë.
“Detektivët do të flasin me ty për një incident në një dhomë hoteli,” e informuan atë.
Shtraus Kahn, që po fluturonte për të takuar kancelaren gjermane, tha: Atëherë më duhet të bëj një telefonatë dhe të lajmëroj atë se nuk do jem në takim.
Përveç indinjatës se ishte arrestuar, ai u ankua: Këto pranga janë shumë të ngushta.
Pas gjashtë orësh në paraburgim, ai mundi të fliste me avokatin e tij. Ai e këshilloi të rrinte i heshtur, e sidomos të mos fliste më për prangat.
Pune vrime, s’eshte lajme per hallet qe kemi sot ne Shqiperi. Ne keto pranga duhet te ishte Salistani i pari.,
Nuk eshte e vertete! DSK kur u arrestua ka thene vetem 3 fjale : Rrofte Sali Berisha !
ndersa un,,di se ka thene:::: me prit Sali Berisha !!!!!!!!!!!!!!!!
Jo. Ai tha: New York-u m’u duk si Tirana; me more ne qafe Ylli Pango.
Marre nga artikulli : ”Pasi kaloi rreth 10 minuta me prangat pas shpine, ai tha: A mund të m’i vendosni prangat përpara?”
Ku perpara i donte prangat ky dreq??