“Gërdeci”, Delijorgji për herë të parë në sallën e gjyqit: Nuk kisha dijeni për demontimin

20 Qershor 2011, 12:04Politika TEMA

Mihal Delijorgji, një prej të akuzuarve kryesorë për atë që ndodhi në Gërdec, është paraqitur ditën e sotme për hare të parë në sallën e gjyqit.

Delijorgji u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve në lidhje me amerikanin Patrik Henry, të cilin tha se e ka njohur në vitin 2006 në ambientet e “MEICO-s”.

Gjatë marrjes në pyetje Delijorgji deklaroi se ishte ai personi që do të financonte projektin, por Patrik Henri do të merrej me anën teknike.

“Nuk kisha dijeni për demontimin dhe as më interesonte. Nga biseda me Henrin, krijova bindjen se ai kishte licencë për demontim. Unë mendoja se në SHBA nuk mund të punosh pa licencë, ndërsa për në Shqipëri nuk isha unë autoriteti kontrollues”, mësohet të ketë deklaruar Delijorgji.

Delijorgji aktualisht është jashtë burgut, pasi gjykata vendosi që ta lirojë atë, së bashku me kreun e “MEICO-s”, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin, për përfundimin e afateve të paraburgimit.

7 komente në ““Gërdeci”, Delijorgji për herë të parë në sallën e gjyqit: Nuk kisha dijeni për demontimin”

  1. tg usa says:

    Bravo Deliorgji, se per sa kohe nuk bashkpunon me komunistat dhe pucistat ne prokurori veq mir do shohesh. Se Sala nuk eshte nga ata burra qe i harron ata qe i sherbejne me heshtjen e tyre. Mos ki frike se Incidente ne burg ndodhin plot po po te kujdesen strukturat e shtetit, asgje ste gjen.

    1. LOLA says:

      EEEHHHHHHH E KANE FAJIN ATA FAMILJARET E ATYRE QE KANE VDEKUR SE UNE TE ISHA NE VENDIN E TYRE PO TE ME ISHTE VRARE FEMIJA SIC U KA NDODHUR ATYRE I KISHA VENE BOMBEN SALIUT DHE RRACES SE VET TE QELBUR QE ZOTI I VRAFTE ISHALLA

      1. Epirioti says:

        Lola! Zoti merret me njerezit e jo me kafshet. Ndaj nuk e gjene gje ate kerme, ate vemje. E shikon qe edhe ne gjithmone e quajme me emra gjallesash, por asnjehere njeri. Eshte Gjë e gjallë, s’ka faj zoti ne kete mes, me beso, llaf nga brenda(nga lart desha te thosha)

    2. Vebby says:

      Lexojeni kete shkrim te “tg usa”. Eshte nje simpatizant i flakte pro Sales. E kuptoj dhe me vjen shum keq per rastin qe kumunizmi i ka vrare anetar te familjes, por te duash kaq shume Salen eshte e pabesueshme. Sepse edhe Sala vret tani. Vrau 26 ne Gerdec, 4 ne 21 Janar….dhe vazhdon e vret nga keqqeverrisja! Si ndjehen familjaret e ketyre viktimave zoti “tg usa”? Me siguri si ty, ose edhe me keq se krimi ka ndodhur shume me heret, dhe cka eshte me e keqja Sala po i vret per disa here me rradhe duke mos cuar drejtesine ne fund apo duke thene se plumbat qe u gjenden ne trupin/koken e viktimave te 21 janarit jane nga.. nga kush? Nga..nuk dihet se nga jane, por dihetqe sjane plumba te gardes. Ju zoti “tg usa” thoni qe “Sala nuk i harron ata qe heshtin”, d.m.th qe nuk tregojne te verteten dhe perkrahin krimin, pra Ju indirekt pohoni se krimin e ka ber Sala, qe ti e perkrah kaq shume. Besoj se nuk duhet te komentohet me shume me ju perkrahesit e kesaj qeverrie kriminele. Puna juaj si puna e nuses me mullixhiun. Te kisha sygjeruar o njeri i vuajtur mos i perkrah kriminelet se ata jane duke bere te gjithe kete popull te vuaje, ashtu si po vuani ju per vrasjen e antarit tuaj familjar.

  2. Epirioti says:

    Keta jane te lezetshem si Shvejku. Ai thoshte gjithmone sa here bente zarare: “Ç’më duhet mua se ç’bëj unë”. Po pse ore gjyshja ime paska qene me mafiozja e Shqiperise e une nuk e paskerkisha ditur. Te gjithe te zhyturit deri ne gryke me krime jane te pafajshem. Jam duke e pare gjyshen time me sy te venger dhe zhbirues. A thua te kete ajo gisht ne kete pune dhe plot te tjera qe po ndodhin ne Shqiperi. Ajo po pi dhalle tani, por mua nuk me hedhe dot ajo. Do jete kryemafioze se nuk po del njeri per zot kesaj katrahure qe po i behet vendit.

  3. beso says:

    Delijorgji thote te verteten;ai s’kishte dijeni per ç’montim,sepse firma e tij i shiste municionet te montuara

  4. tg usa says:

    nga ta dije delijorgji ato i di shkelzen berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje