Myslim Pasha: Greqia s’duhet lënë të kërkojë naftë në detin tonë

20 Qershor 2011, 10:44Politika TEMA

Greqia në krizë po shtrin duart drejt Shqipërisë dhe veçanërisht drejt detit shqiptar. Më shumë se një vit pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetues të paktit detar ku Shqipëria i fali Greqisë detin e jugut, helenët janë rikthyer për të kërkuar naftë nën det. Qeverinë e Athinës ka nisur një program kërkimesh për naftë dhe gaz në detin Jon, pranë ishullit të Korfuzit, në zonën e kufirit shtetëror me Shqipërinë. Greket besojnë në kufirin detar ndarës midis dy vendeve, ndodhen rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi dhe me të ardhurat e nxjerra prej shfrytëzimit të tyre, do të mund të zgjidhet një pjesë e mirë e krizës së borxhit publik që është duke përjetuar aktualisht fqinji unë jugor. Rezervat e naftës të përfolura nga qeveria greke mendohet të jenë pikërisht në zonën e përfshirë nga marrëveshja detare Greqi-Shqipëri, e hedhur poshtë disa muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte, kërkimet janë duke u zhvilluar në mungesë të një marrëveshje që do të përcaktonte hapësirat e të dy shteteve në këtë zonë.

“Shekulli” ka kontaktuar me Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha, njeriun që rrëzoi paktin detar me Greqinë. Në këtë intervistë, Pasha shpjegon problemet që mund të sjellë ky program i Greqisë dhe detyrimin e shtetit shqiptar për ndarjen e drejtë të kufijve ujorë.

 

Zoti Pasha, Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën e Korfuzit qytetit fqinj me Shqipërinë. A cenon kjo marrëveshje interesat e Shqipërisë?

Në radhë të parë dua të them se kemi të bëjmë me një njoftim që vjen kryesisht prej mediumeve të shkruara, kësilloj ky nuk është një mesazh qeveritar i Greqisë fqinje. Po merret vesh, dhe ka kohë që flitet se kërkimet në detin Jon për naftë e gaz, janë një përparësi studimore në kushte të tilla ekonomike që po kalon Greqia. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por ky duhet të jetë edhe një lajm i mirë edhe për fqinjët se në fund të fundit studiohet edhe një gjeo-hapësirë detare që është një vijim i përbashkët i të dy shteteve dhe prania e pasurive të tilla të Shelfit Kontinental janë me përfitime të të dy palëve. Madje në këtë rast, pse jo vallë, kërkimet mund të bëhen të përbashkëta. Mirëpo para kësaj ka një pengesë që e ka krijuar Marrëveshja për Ndarjen e Kufijve Detarë midis të dy vendeve që siç dihet u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ky ishte një akt unik në praktikën e ndarjes së deteve midis fqinjëve në bazë të Ligjit Të Detit, mbasi nuk e gjen në praktikën botërore atë që ka ndodhur me atë pakt famëkeq. Pa u tharë boja në letër dhe ajo e firmave llamburitëse, erdhi dyshimi i madh, për pasaktësinë e jashtëzakonshme në ndarjen e këtyre kufijve. Pastaj gjithçka u provua.

 

Çfarë u provua?

U provua se metoda me të cilën të dy shtetet kishin vendosur që të ndanin kufijtë detarë kish çuar në një pabarazi të madhe. “Metoda e vijës së mesme të baraslarguar nga brigjet…” nuk mund t’i përshtatej kushteve dhe rrethanave gjeografike që kanë të dy brigjet e të dy vendeve dhe kësisoj, kjo metode nuk ish gjë tjetër veçse një “hedhje hi sysh” palës shqiptare, duke çuar gati në verbëri të palejueshme. Pabarazia reale sipas përpjesëtueshmërisë është shumë e madhe dhe që u provua se ka ardhur si rrjedhojë e përzgjedhjes “me verbëri” të “ parimit të baraslargësisë”.

 

Çfarë roli duhet të kishte diplomacia në ndarjen e kufijve detarë?

Ligjet Ndërkombëtare janë një instrument i diplomacisë. Ndërkaq herë- herë mund të ndërthuren të dyja: politika dhe ligji ndërkombëtar. Konsiderohet si diçka heretike, ta quash përcaktimin e kufijve detarë, vetëm si një sfidë diplomatike. Por çështja se deri ku shkon diplomacia kur ajo në çdo hap udhëzohet nga norma ligjore, kjo është e diskutueshme.

 

Si mund ta ilustroni?

Neni 83 i konventës “UNCLOS” del qartë hullia përmes së cilës duhet të kryhet përcaktimi i kufijve të Shtrat-detit Kontinental dhe askund nuk thuhet se përdoret parimi i baraslargësisë, i cili ka zotëruar në mënyrë tërësore. Marrëveshjen famëkeqe që nuk ekziston më. Neni 15 i Ligjit të Detit i përket vetëm ndarjes së hapësirave të Detit Territorial (12 milje detare), por në rastin tonë në gjeo-hapësirën detare ku do të kryhen kërkimet gjeologo-gjeofizike për naftë e gaz, ato shtrihen tej Detit Territorial në Hapësirën Ekonomike Ekskluzive midis të tre shteteve. U zgjatëm në këtë pikë, për të ri thënë me forcë dhe bindje teknike e ligjore se në rastin e kësaj gjeohapësire detare nuk mund të përdoret “ parimi i vijës së Mesme të baraslarguar” .

 

Duket se për kërkimet në një zonë e cila nuk konsiderohet e ndarë do të kryhen studimet, duke u mbështetur në metodën e baraslargësisë?

Nëse këto të dhëna janë marrë nga burime zyrtare greke ky përbën një problem shumë shqetësues, jo vetëm se do të kryhen studime në një det ende të pandarë, porse na tregon se pala greke ka një siguri të madhe se detin e ka ndarë, tanimë në një vijë të përcaktuar më parë dhe kështu kërkimet mund t’ bëjë lirshëm dhe pa pengesë. Kjo e bën shumë kompleks problemin dhe po kaq mirëkuptimin e ndërsjellët midis të dy shteteve sepse cenohet e Drejta Detare në Hapësirën Ekonomike Ekskluzive që i takon Shqipërisë në bazë të Ligjit Detar. Ne nuk e dimë se çdo të ndodhë, nëse do të ketë bisedime paraprake midis të dy shteteve apo pala greke, do të organizojë studimin kërkimor “në një hapësirë të cilën e konsideron të sajën!!”?

 

A mund të hamendësohet vallë se Shqipëria dhe Qeveria e saj do të jenë syçelë për të vëzhguar në çdo rast se ç’projekte do të ndiqen dhe çlidhje mund të kenë ato më me këto gjeohapësira detare të pandara?

Qeveria Shqiptare duhet të japë një shëmbëllim të ri, të sjelljes së saj ndaj interesave kombëtare, e do të vërë në lëvizje diplomacinë, për të qartësuar në çdo detaj mosmarrëveshjet, (për hir të së vërtetës qeveria shqiptare nuk pati mosmarrëveshje me fqinjën tonë, por gjithçka nuk erdhi prej oponencës brenda vendit dhe Gjykatës Kushtueses së Shqipërisë). Duhet rinegocuar. Nuk mund të bëhen studime e kërkime në gjeohapësira të cilat janë të pandara.

 

Ne fund te vitit 1991, u firmos e para marrëveshje hidrokarbure me kompaninë amerikane “Ochidental”, e cila u pasua nga te tjera prurje te kompanive te njohura si “Shell”, “OMË” për kërkime që janë shtrirë përgjatë gjithë kësaj periudhe në tokë dhe në det. Mendoni se kërkimi nga pala greke do të ulë interesin edhe kërkimet e mëtejshme në vendin tonë?

Mendoj se çdo kërkim që bëhet në gjohapësira detare fqinje janë një burim shumë i madh informativ shkencor për secilën palë sepse strukturat gjeologjike të Shtratdetit Kontinental janë përafërsisht të njëjta dhe ato shqyrtohen me kujdes në interpretimet shkencore që kryhen. Pra kemi të bëjmë me një burim informacioni me vlera për të dy shtetet. Në rastin që flitet tani, sipas burimeve që ju citoni, do të ketë me një studim shumë serioz të kompanive ndërkombëtare, të cilat do të marrin përsipër, Studimet Komplekse Gjeofizike. Në gjehopasirën tonë janë kryer disa studime kërkimi të pjesshme nga një kompani Austriake si dhe “ Hamilton Brother…” Nuk besoj se do të ketë ndonjë ulje interesi nëse kryejnë studime edhe grekët, por ama në hapësirat e ndara detare dhe jo ato që u përcaktuan në atë pabarazi. Por siç thamë atypari, Përcaktimi i Kufijve Detarë kërkon një fillim të ri. Ky fillim do të jetë i vështirë.

Shekulli

44 komente në “Myslim Pasha: Greqia s’duhet lënë të kërkojë naftë në detin tonë”

  1. Rani says:

    Po mire mor burre pse nuk thua troç se Shqiperia nuk ka asnje kufi per te ndare apo fiksuar se Enveri nuk e la Shqiperine me kufij te pandare. Ngrihu Enver djali te shohesh si eshte katandisur Shqiperia se kur ishe gjalle ti s’kishte bythe greku te bente fjale ja çfare i ben nje vendi qeveria antikombetare dhe mendesia shtazarake e shtetareve qe nuk e kane fare ne axhenden e tyre interesin e vendit po thjesht te duken se gjoja po qeverisin. I forte paska qene Sali Berisha me gjithe keto katastrofa qe i ka sjelle vendit dhe qe prape nuk dihet kur do te largohet ma force apo pa force………………

    1. tg usa - i vertete says:

      Ju komunistet doni me pengu bashkpunimin me fqinjet tan dhe Evropen, po vizionari Sal Berisha nuk pengohet nga ju ne zhvillimin ekomonimk me biznesement e huaj miq. Po e ka vendos me marrveshje Sali Berisha, i ka vdek nona naftes e detit tone.

  2. tourkofagos says:

    myslim pasha,c’eshte ky turk,nip i ali pasha,qe jep urdher se cfare do te bej shqiperia dhe greqia!!!!!
    yyshttttttttttttttttt vrromoturko!!!!!!!!!

    1. stalinsali says:

      Hahahaaa, Myslim Pasha eshte ai qe i zbuloi vjedhjen qe beri shpellari ne kooperim me shtetin e qafzinjve.
      Haahahahaaaaa, po cfare ke file, pse kaq nervoz keto kohet e fundit ?
      Mos te kane ardhur dhe ty zakonet si Arjan Canit ?

    2. hajriu says:

      O greko Myslym Pasha eshte au qe ju ngren gjyshet ne valle me “do greke” .Po do , povoje … dhe do ta ta njohesh

    3. tg usa says:

      Ky MYSLYM PASHA ja ka ashtu nenen saliut dhe grekerve

    4. Zigur Qarri says:

      O tourgo,
      po ja fut kot,Myslim Pasha eshte i bardhe,Ali Pashe Tepelena ka pasur sy boje qielli.
      Ore i dallon ngjyrat ti apo jo,apo ke alergji nga e bardha?

  3. Linda says:

    KY ZOTERI, i nderuar tukofage nuk eshte turk po nje burre trim mallakastriot per te cilin duhet te jemi te gjithe krenar,pasi jane te rralle ne ditet e sotme njerezit me nje shkalle kaq te larte patriotizmi dhe nacionalizmi,dhe per me teper BURRA te ketij kalibri.

    1. tourkofagos says:

      super patriot mallakastriot!!!!?????? mooooooooosssssssssssssssss…….nuk ka te tille mallakastra!!! mallakastra nga vete,rrelievi i saj nxjerre vetem hajdute dhishe dhe vrases,e inposibile,te kete kulture dikush qe lind ne mes te maleve!!!!
      in posibile!!!

      1. Dr. Korrektori says:

        Tourkofagos,je injorant. meso te shkruash shqip. pastaj po deshe te perdoresh ndonje fjale te huaj, meso te shkruash edhe ate: in posibile nuk ekziston :)))) maksimumi imposibile po deshe ta shqiperosh nga cfaredolloj gjuhe :))) mos na shpik edhe terma tani. pershendetje o tip zhurmuesi. me dukesh si person pa asnje profesion, pa asnje interes dhe qe do vetem te beje zhurme. dhe mos harro, injoranca jote duket ne rregullat drejtshkrimore. mund te perdoresh cdo bastardim gjuhe te mundshem. po te pakten presje e pika ku nuk duhen nuk mund te perdoresh se ben mendimet e tua boshe, akoma me te pakuptueshme. dhe nje keshille: ik e merru me dicka, hap nje blog po deshe e mbase gjen nje turme injorantesh te te vijne pas…. pershendetje o dele e humbur…:)

        1. Tanush Topia says:

          turkofagu ben biznes, tregeti bananesh me turqine.

      2. hajriu says:

        Ik o injorant ha ndonje tollumb si para e mrapa , ke goje ti te permendesh Myslym Pashen dhe Mallakastriotet. Jo, ti goje ke por e perdor per pipa or pipaxhi greqie.
        Ik tani bej deryrat e grekut dhe mos ha ….

      3. tg usa says:

        nuk e di nivelin e njerezve te mesuar ne gerqi por niveli i njerezve te zakonshem greke ,me ata qe kam patur rastin te bisedoj nuk ka qene ne nivelin e shqiptareve

        1. APOKALYPSIS says:

          Po ne c’nivel paskan qene?? Na dolen shqiptaret me te pasur tani?!?!? Ha ha ha ha haha ha ha

      4. Ton says:

        Turko pse shkruan me nga dyzet pikepyetje, pikecuditese dhe shkronja? Mos je gje gagaç? Mund t’a shqiptosh njehere me ze te larte ate ”mooooooooosssssssssssssssss” qe ke shkruajtur?
        Po ”inposibile” cfare gjuhe eshte?
        Zoti Pasha e tregoi veten kush eshte kur demaskoi nje traktat te ndyre qe po perpiqej t’i anashkalohej shqiptareve.
        Kesaj radhe orgazma e Saliut ndaj grekeve nuk i dha frytet e duhura.

      5. vjosa says:

        Ate pasthirrmen e gjat mooosss,te pat dal per her te par nga goja ,apo nga shpirti kur te ka hyp Hajdari

      6. vinny says:

        Njatjeta ti nga fusha e Himares….

  4. detijon says:

    Ne nuk duhet te zemerohemi me GREQIN synimet e saj radikale,kundrejt SHQIPERISE,,kane qene,jane dhe do te jene.Ne kohen e komunizemi ( sistem i keq per popullin Shqipetar ) Greqija as nuk mund ti afrohesh Shqiperise pale te kerkonte ndryshim kufijsh. PO jemi dakort ti shikojme kufijt ,Ti kethet Shqiperise i gjithe teritori i grabitur,duke filluar nga,Janina Cameria e shume e shume si keto.Ti vije turp Jdrizit ,qe eshte bashkuar me PD ne kualicion.Parti qe per te mare nje vote pro,per te fituar pike ,tek injorantet, duke na care b….n per dite qe jemi partia qe ju futem ne NATO,e tjera si keto,Ministri i Jashtem i asaj kohe Luli i vocer, ra dakort qe nje pjese te kufirit detar tia jepte Greqise malli i bab berishes qe bente e ben bizetime te fsheta me SERBINE,se bashku me ish Min,e JASHTEM Meten HAJDUTIN ME BLLOK NE DORE qe gjithashtu ka konflikte interesi ngs gruaja e tij ,pune Pune bisnesi (P…),Turp ,turp turp kush i zgjedh e e i voton keta maskarenj,Qe naten te vrasin ,e diten te qajne.GREQIA eshte drejt falimentimit, Pooorama dhe ne keto kushte ata per te shtuar zonat e vendit te tyre ,cfar nuk bejne.AAA NUKK E LAAAN MAQEDONINE PA HYRE NE NATO.PO Maqedonsat me patriot se udheqesat tane.PO le te shikojme veten tone,Kur do ta kuptojme ne SE PARA NATOS;BE ESHTE ATDHEU YNE I COPTUAR SAKATUAR. TE PAKTEN TA SHTRENGOJME FORT PO TE JETE NEVOJA DHE JETEN TA JAPIM PER KETE PASURI TE VYER QE NA E KANELENE TE PARET TANE:QE ATE COPE QE KA MBETUR E KANE MROJTUR ME GJAK: SALILLARET E KOMPANI MOS JU SHKOJ MENDJA PER SHITJE;MENDIMI IM ESHTE QE SALA KA BERE PAZARLLIQE TE PISTA ;PER TE PERFITUAR AI DHE OBORI I TIJ PERSONSL NGA NXJERIA E NAFTES: Me keto vrasie ,vjedhie,pazar lliqe SALA;ILIRI;LULZIMI E KOMPANI DUHET TJU TREGOHET VENDI;SHQIPETARET MOS SHOHIN PER NJE CAST INTERESIN E VOGEL VETIAK TI HAPIN SYTE MIRE ATDHEU MBI TE GJITHALARGONI QELBESIRAT;PER SHQIPERINE DITE ME TE MIRA VIJNE:

    1. APOKALYPSIS says:

      Jo ore dashke Thiamourine tani qe e kane bere si perle greket, qe ta merrni ju ta beni si Semanin e Fierit!!!

      Po ju rregulloni njehere ate hale qe keni pastaj mbase do e keni ballin me te lare per te kerkuar te tjera ….

      Edhe me gjyq t’ju takonte ajo pjese qe kerkoni, nuk do t’ju jepej sepse do ta katandisnit nje kenete e mocal e shkretetire!!

      Ju shkoi jeta duke lakmuar te pamerituaren, nderkohe qe mund te ndertonit vendin tuaj mire e bukur …. jargevarur e b..the rrjepur do ngeleni po vazhduat kshu sa kohe qe te shkruhet histori ne kete planet!

  5. antoni says:

    Me sa shof une ky toukofagos qenka i infiltruar nge asfalia..Po çe do se qenka budalla dhe u kuptuaka leht se se sa mend ka ka dhe sa atdhetar qenka ,si me ken pjedh e Berishes,Metes a po Lulit Myslim Paha e ka tregue vehten si nje nga me Atdhetaret e ktij vendi qe me kundershtimet e tij te argumentura hodhi tutje vendimet e Saliut Metes dhe te LUzim Bashes si minister i jashtem ne ate kohe.Jo me kot u shpadh njeriu ivitit.Shqiptari si Myslim Pasha duhet te drejto kte vend e jo tradhtaret qe e drejtojn sot aktualsht Myslim Pasha ka me veti te gjith shqiptaret dhe patriotet shqiptar kudo qe ndodhen,Kurr te mos te pranojm qe te cenohen kufijt toksor ase detar te ktij vendi

    1. Tanush Topia says:

      ah mor anton,kur ta merrni vesh ju te verteten,qe turkofagu esht i furur nga sigurimi yne….per te shperqendruar vemendjen nga situata aktuale ne Shqiperi….dhe kshu ja kerkon loja,te hiqet njehere si pederast,njehere si mete,njeher ndryshon emrat etj…hahaha

  6. APOKALYPSIS says:

    Po mire kot nje pytje kam une, Shqiperia esthe e zonja te germoje per te kerkuar nafte???
    Apo kane ish-kamarierin Taci qe do i bej drite???
    C’te keqe kishte ketu nje marreveshje mes dy shteteve e te merrthe dhe allvania pjesen e saj???

    Ah po imagjino te ke komshi nje jevg, dhe t’i propozosh ta zeme nje ndertim apo nje ndyrshim qe te te dy palet te dalin te kenaqur ….
    Joooo ….
    Po degjoi jevgu qe ti do marresh x pjese, as qe behet fjale ?

    1. vjosa says:

      Mir e ke Apokalips,kur Shqiptaret i thon Grekut do marresh Noc RRokun,Greket ne vend qe te kenaqen,merziten e thone-pse na e ndat ne dy pjese NdocRRokun,dhe bejn ashtu si the ti per jevgjit.He behet pazar me Greket,si thua ti?

  7. shqiptar says:

    turkofaogs turqia eshte ajo qe te beri zbor ne stamboll komplet azine e vogel perendimore qipron ua moren me dhune ishujt po edhe kufirin e detit nuke njeh fare ja keta jane turqit zotrote dhe ti qe ben si superior shteti jot mbyll gojen para turqise mos ta mburr greqine se do me thuash truk po kjo eshte e verteta mos e kruaj me shtete qe nuk ua del dot…

    1. APOKALYPSIS says:

      C’thote stervitja ne shkollen e jenicereve muor Arnaut!!
      Para ca kohesh ishte nje shoku im per te pare Konstantinoupolin, i iku truri …. i vinte per te vjelle nga cdo gje qe shikonte …
      E beri rrugen duke i rene nga VeriuLindja e GR ne Adrianoupoli.
      Sa kaloje kufirin tha s’kishe c’te shikoje me nga Turqia, nje mizeri dhe mizerabel ngado qe te hidhje syte

      Ushtri ka Turqia se i ka te gjithe sklleveri sic i kishte Enveri njehere e nje kohe, po mos harro se ajo fuqi qe pretendon ti se ka ajo turqia jote 2000 vjet mbrapa, eshte si fuqia qe merr dikush nga perdorimi i drograve …

      Megjithate ti vazhdo stervitu per te qene kamikaz i denje i Erdoghan, dhe kthehu ne Tirane e martohu me gocen e tezes a te halles, njesoj sic e ka te shoqen kryeministri yt i atij shteti sat barbar!

      1. engjellushe says:

        Zoti Apokalypsis(!),ju jeni fare irracional ne diskutimin tuaj sepse ,per mendimin tim,cdo qelize ne trupin tend eshte helmuar nga urrejtja per shqiptaret dhe turqit.Dhe kur ky iirracionalitet kombinohet me nje injorance ekstreme,rezultati jeni ju(ketu e meriton nje te share shqiptarce).Nje gje eshte e qarte qe ju greket jeni bukeshkale dhe te pabese.E keni te shkruar ne cdo flete te historise.

        1. Zigur Qarri says:

          engjellueshe,
          deshiron ta njohesh akoma me mire?

          APOKALYPSIS thotë:
          17 Qershor, 2011 më 1:45 pm KOSOVO IS SERBIA!!

          Nuk besoj te kete pare ndonje te keqe nga shqiptaret.Eshte thjeshte i pabese.Permbys kupen aty ku ha buken.

        2. greku i pontos says:

          po si te mos jemi te pabese,a e sheh cna punoi turku 500 vjet,nje pellembe vend kemi ngelur
          ku ta nxjerrim gjith ate mllef!!!!turkut si bejm dot gje,atehere do e nxjerrim tek ju shqipot,pikerisht se jeni te rene fare ekonomikisht…te perfitojm nga rasti

          1. vjosa says:

            Dole nga puseta ti Pondo Grek?veri nje tabele pusetes _pron private- se ta ze Turkofagosi,ose Apokalipsi,se pastaj ziheni dhe Shqiptaret do thone-po zihen Greket,pune muti(pun pusete muti)

      2. vjosa says:

        Historia thot ndryshe Apokalips-E ke lexuar legjenden Greke Edipi mbret? Edipi vrau te atin dhe morri per grua te emen,e kjo more tope,i ka ndodh Grekerve e jo Shqiptareve.Shko e pyt neper lagje mos te ka zen jot em me dajen,se ke shenja “daun”

        1. Epirioti says:

          Qyqja mi Vjosa! Sa te thelle e ke mendimin. Mos na e tremb Apolakipsin se iken ai, frikacak muti si greket eshte, e nuk kemi me ke te merremi pastaj. Pse moj me ty do zihem une pastaj?!??

          1. himarioti says:

            haaa haaaa o v.epiriot(e)te dyja ty te perkasin ato shenjat ne fund fare???…..e mora vesh,do jesh,o arseni o turkofagu…o te keqen baba,se mezi ju ka papa jani,haaa haaa haaa

          2. Epirioti says:

            Epo edhe himariot edhe idiot, hera e pare qe rastis. Po te paret e tu ishin te zgjuar dhe me Skenderbeun more malukat, nga na dole ti me fare greku dhe i trashe. Me siguri me Korfuz, se aty conin ca ruspie nga 50 fshatrat e Himares se Madhe.

  8. Epirioti says:

    Ti i KOLONEL MYSLYM PASHA do te te rroje emri ne histori se ke kryer te njejtin veprim si Avni Rustemi ne Paris. Hallall i ke te tera nga e gjithe Shqiperia!
    Faleminderit dhe Respekte

  9. vjosa says:

    Myslym Pasha-per ne ti je Hero,dhe historia do te te permendi edhe kur keto punet tona te jen ndrequr,e kur ta kemi ven Grekun tek vendi qe i takon,afer pusetes

  10. made in KOSOVA says:

    nukehan berisha ma se te 97 pasi prishi mardhanjet me grekun socjalistat me grekt errxun shtetin bravo berish mosju beso ma te pabesve trathetarve

    1. Epirioti says:

      Or malok i vogel. Nderroni nje here emrin nga kosovo e bejeni Dardania e pastaj filloni e flisni shqip. Njerez te shumuar e koopuluar me shkjaun

  11. Zigur Qarri says:

    Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

    Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.

    Greqia bllokon 35 milionë eku, qershor 1994

    Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anë të një note proteste, qeveria kërkoi gjetjen e autorëve. Ndërkohë u bënë akuza dhe ndaj zyrtarëve të shtetit grek. Por përgjigjja e Athinës këtë herë ishte më pak diplomatike. Ajo ndërpreu dhënien e fondit prej 35 milionë eku që Bashkimi Evropian i kish akorduar për Shqipërinë. Ky ishte një rast tjetër ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente të tjerë.

    Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994

    Vizita e parë e Presidentit Berisha në SHBA u pasua me një incident për çështjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit të Bostonit i ofroi Berishës një medalje në shenjë mirënjohjeje, por me kusht që të mbante një fjalim, ku të premtonte hapjen e shkollave për minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratën në shenje proteste për diskriminimin që i bëhej minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut. Greqia e shfrytëzoi këtë gjë në raportet e saj për Shqipërinë.

    Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994

    Edhe këtë herë incidenti mes Presidentit Berisha dhe një prej ideatorëve të lëvizjes së Vorio Epirit u zhvillua në SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin në një pritje zyrtare, ku pas fjalës së Berishës, Gejxh hodhi poshtë të gjitha arritjet demokratike që përmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi të përmendë dhe respektimin e të drejtave të minoritetit. Por Presidenti ngrihet sërish dhe flet për numrin e studentëve minoritarë dhe shkollat që janë hapur nga qeveria.

    Arrestimi i të pestëve, shtator 1994

    Arrestimi i pesë krerëve të njohur të organizatës minoritare “Omonia” acaroi më tepër marrëdhëniet greko-shqiptare. Akuza që u ngrit ndaj tyre ishte për spiunazh në favor të Greqisë. Për këtë çështje ndërhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpër qëndrimin e Shqipërisë ndaj çështjes minoritare. Gjyqi që u bë ndaj tyre bëri që marrëdhëniet mes Greqisë, Kishës Ortodokse dhe Shqipërisë të njihnin dhe periudhat më të acarta. Pas shumë presionesh të ndërkombëtarëve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata në vitin 1995.

    Anulimi i Trojkës Evropiane, Athinë, dhjetor 1994

    Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinë shqiptare për lirimin e pesë të akuzuarave për spiunazh. Atëherë Këshilli i Evropës vendosi të caktojë një grup pune për të shmangur përkeqësimin e situatës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit me palën greke në Athinë, shteti helen nuk lejoi që Evropa të hynte në bisedime me palën shqiptare për këtë çështje.

    Operacionet fshesa, 1995

    Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.

    Vrasja e tre ushtarëve grekë, 1995

    Një post kufitare grek ndalon në maj të vitit ‘95 një grup shqiptarësh që kalonin kufirin, mes tyre dhe një çift nga qyteti i Shkodrës. Ushtarët grekë përdhunojnë në grup para syve të shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me të. Tre ditë më pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarëve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndërkohë që dy ditë më pas policia arrestoi rreth 8 mijë shqiptarë dhe i nisi drejt kufirit të Kakavijës.

    Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995

    Kongresi i 29-të i Organizatës Panhelenike të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së Vorio Epirit. Në deklaratën e këtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet të ndalonte diferencimin që kish filluar në dëm të shtetasve grekë autoktonë”. Gjithashtu deklarata i kërkonte SHBA-së të ndërhynin për të zgjidhur situatën me Shqipërinë.

    Gejxh, “non grata” në Shqipëri, 1995

    Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si një mbështetës i çështjes së Vorio Epirit, kërkon të hyjë në Shqipëri së bashku me një deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kërkesës që i bënë Ministrisë Jashtme, kjo e fundit kthen përgjigje se Gejxh është person “non grata” në vendin tonë. Ai ishte një nga të dyshuarit për organizimin e masakrës së Peshkëpisë. Ministria i bëri të ditur se në rast se do të hynte në kufi, ai do të arrestohej.

    Deklarata e zyrtarit grek, gazeta“To Paron”, Athinë, 27 shtator 1995

    Një nga gazetat më të mëdha greke, në një artikull të saj citon një zyrtar të lartë grek për çështjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet të qëndrojë në Shqipëri, pasi homogjenet e Shqipërisë kanë më shumë nevojë për të, si i vetmi mbrojtës i tyre dhe i pazëvendësueshëm për kishën shqiptare. Nëse ai qëndron me gjithë sulmet që shteti shqiptar u bën minoritarëve ata do të jenë të sigurt”.

    Ngritja e flamurit në Himarë, 23 shkurt 1997

    Kur ende shteti nuk kish rënë gjatë 1997, në Himarë edhe pse një zonë jo shumë e dëmtuar nga fenomeni i fajdeve persona të panjohur ngritën në qendër të qytetit flamurin grek. Sipas raporteve të policisë së asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë që shteti grek e shoqatat e minoritarëve deklaruan se nuk kishin asnjë lidhej më këtë akt, por ai është ngritur nga banorët e zonës.

    Zgjedhjet parlamentare 1996

    Faktori ndërkombëtar nuk i cilësoi si të rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht për këtë çështje në forumin ndërkombëtar ekonomik të “Crans Montanës”, faktorin grek. Ai përmendi emrin e Gejxh dhe të tjerë, duke i akuzuar si destabilizues të rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sërish Berishës çështjen e 5 të burgosurve minoritarë.

    Trakte antishqiptare në Jug, 1997

    Në ditët kur shteti nuk ekzistonte më në Jug, për ditë e ditë me radhë avionë civilë të ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me përmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri është grek”. “Grekët e Shqipërisë të bashkohen me Greqinë”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me organizata të tilla dhe shërbimet inteligjente nuk kanë pasur asnjë mision të tillë.

    Zv.ministri grek në Shqipëri, 17 mars 1997

    Në protokollin e çdo shteti, një anëtar kabineti duhet të lajmërojë ardhjen e tij në një shtet tjetër zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zëvendësministrin e Jashtëm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri në Shqipëri, ku u takua me Komitetet e Shpëtimit në Gjirokastër. Qeveria greke nuk dha asnjë shpjegim për këtë ngjarje, ndërkohë vetë zëvendësministri humbi jetën në një incident ajror pak muaj më pas.

    Thirrjet anti-shqiptare, gazeta “Stohos”, 05 mars 1997

    Sipas gazetës greke, “Stohos”, “oficerë vorioepirotë” drejtojnë kryengritësit e Kiço Mustaqit, ish-ministër i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, në Himarë e Tepelenë ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartëve të Epirit bën thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapë. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë, gati ushtria jonë të ndërhyjë. Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare tani po e marrin situatën në dorë”.

    Flamuri i Vorio Epirit, televizioni “Mega”, 5 mars 1997

    Gazetarët grekë jepnin pamje në televizionet më të ndjekura, ku grupe të armatosura në Jug, sipas tyre, ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në Jug, ku popullsia është greqishtfolëse. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës se Jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kështu edhe autonominë e Jugut të Shqipërisë”.

    Organizata greke, “Të mbrojmë trojet tona”, mars 1997

    Në mars të 1997-s, një nga organizatat greke për çlirimin e Vorio Epirit bënë thirrje publike për marshimin drejt Shqipërisë. “Situata e vështirë në të cilën ndodhet Epiri i Veriut, iu bën thirrje të gjithë epirotëve të Veriut të kthehen në “vatrat” e tyre për të mbrojtur pronat e vendin e tyre. Në këtë moment të vështirë vetë epirotët duhet të marrin përgjegjësinë e fatin në duart e tyre”.

    Faktori grek, “Corriere della Sera”Romë, 12 mars 1997

    Për opinionin italian, ajo që po ndodhte në Shqipëri në 1997-n kishte lidhje me çështjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat në Shqipëri janë koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetës, përfshirja e këtij personi në Shqipëri mund të shkaktonte rreziqe të paparashikuara për vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Çlirimin e Vorio Epirit.

    Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

    Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.

    Tentativë rrëmbimi në kufirin grek, 25 gusht 1997

    Pas ngjarjeve të marsit 1997, në kufi forcat greke shtojnë patrullat e shërbimit për të ndaluar kalimin armëve dhe trafiqeve të drogës që vinin nga Shqipëria. Por pati dhe raste kur ushtarët grekë vranë dhe sulmuan të pafajshëm. Kështu, më 25 gusht ‘97, tre ushtarë grekë hynë në territorin shqiptar dhe tentuan të rrëmbenin një vajzë në pikën kufitare të Gurit në Tresenik. Vetëm ndërhyrja e banorëve arriti të eliminojë rrëmbimin, ndërkohë që në një përplasje me banorët e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.

    Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999

    Rrëmbimi i një autobusi nga një shqiptar u kthye në një incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeç, zgjodhi rrëmbimin e 8 personave në autobusin e linjës Tiranë-Athinë për të protestuar ndaj indiferencës së shtetit Shqiptar dhe trajtimit të shtetit grek për emigrantët. Plisi kërkonte dënimin e një polici grek i cili nuk i kishte dhënë para për punën që i kish bërë. Plisi u vra nga policia shqiptare në dalje të Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe një peng grek në autobus.

    Pengmarrja e Aleksandër Nanas, 15 korrik 1999

    Aleksandër Nana ishte shqiptari i dytë që kreu pengmarrje në shenjë proteste ndaj shtetit grek vetëm 5 javë pas tentativës së Flamur Plisit. Nana rrëmbeu një autobus në Selanik me 40 persona dhe kërkoi një shumë të majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa të drejtë dhe ai nuk mund të merrte më paratë në një bankë të Athinës. Por ndryshe nga Pisli, ai u qëllua nga një snajper grek pak pasi i kishin dorëzuar paratë.

    Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999

    Në shenjë proteste ndaj pengmarrjeve të përsëritura të shqiptarëve vendos të reagojë dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur në një autobus me shqiptarë dhe merr peng 38 pasagjerët. Pas disa orë bisedimesh, ai vendos të lëshojë pjesën më të madhe të pengjeve dhe mban aty vetëm shoferin e fatorinon, si dhe një emigrant. Disa orë më vonë ai dorëzohet dhe pohon në rajonin e policisë se kishte kryer këtë veprim në shenjë hakmarrjeje, pas pengmarrjes së grekëve.

    Policia greke qëllon në territorin shqiptar, 6 korrik 2001

    Një skaf i policisë greke diktoi dhe qëllon me armë një skaf shqiptar që lëvizte në ujërat territoriale shqiptare. Pas goditjeve të para përgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Më pas në minibetejën ujore është bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku për 10 minuta është zhvilluar një betejë e vërtetë. Zyrtarët grekë deklaruan se, “ishte thjesht një stërvitje nate e rojeve tona”.

    Zgjedhjet në Himarë, Tetor 2000

    Një nga incidentet ku kanë marrë pjesë ligjvënësit grekë është dhe ai i zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2000 në Himarë. Deputetët kanë ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanë hyrë nëpër qendra votimi, kanë organizuar protesta përballë kamerave të televizionit grek te ardhura enkas në ditën e votimit, kanë premtuar viza në këmbim të votave për kandidatin e PBDNJ-së. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar një rezolutë për këto shkelje kushtetuese.

    Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

    I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.

    Racizmi me fëmijët shqiptarë, 25 tetor 2003

    Odise Cenaj, 18 vjeç nga Shkodra, u pengua me forcë që t’i printe parakalimit të gjimnazistëve me flamurin grek në një ceremoni zyrtare. Sipas rregullores së arsimin grek në ceremonitë zyrtare flamurin helen duhet ta mbajë nxënësi i dalluar i shkollës. Dhe Odiseja ishte vërtet më i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bëri që në Greqi të nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre të moderuara, por në Shqipëri përveç një keqardhje nuk pati asnjë reagim nga shteti shqiptar.

    Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

    Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

    Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003

    Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.

    Papandreu për Himarën, Athinë 2003

    Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngritur gjithmonë temperaturën e marrëdhënieve greko-shqiptare. Në vitin 2003, në Himarë do të shënoheshin jo pak incidente mes simpatizantëve të PBDNJ-së dhe partive të tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi për incidentet në Himarë se, “Himara është një pakicë solide greke dhe duhet të konsiderohet si e tillë”. Kjo deklaratë e kreut të qeverisë shkaktoi jo pak reagime në Tiranë, kur ende në Himarë dëgjoheshin thirrjet antishqiptare.

    Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

    Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.

    Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

    36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

    Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005

    Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

    Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

    Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

    Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

    Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.

    Shkolla greke në Himarë, 20 shkurt 2006

    Hapja e shkollës së parë greke “Omiros” në Himarë ka sjellë jo pak debate mes politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të PBDNJ-së. Përurimi i shkollës u bë nga zëvendësministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhënë ende lejen për ndërtimin dhe hapjen e saj. Më shumë se një incident ishte një keqkoordinim i punës së qeverisë. Pasi vetëm në muajin maj dha lejen për ndërtimin e saj, ndërkohë që hapja u bë në muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanët të akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

    “Zhvarrimet në Kosinë”, Përmet, 5 qershor 2006

    Zhvarrimet në Kosinë shkaktojnë incident diplomatik mes vendeve.Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës. Por zhvarrimet ishin bërë dhe në varreza shqiptarësh dhe fshatra ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë. Policia shqiptare ndërhyri për të verifikuar eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit. Ndërkohë konsulli grek nuk lejoi që policia të hyjë në një objekt kulti. Ndërkohë prifti grek refuzoi të paraqitej në prokurori.

    Kryebashkiaku falënderon greqisht, 25 shkurt 2007

    Lojtarëve shqiptarë në Greqi, një fjalë e thënë në gjuhën amtare mund t’u kushtojë karrierën. Ndërsa në Shqipëri askush nuk ndalohet ta fshehë identitetin, madje edhe kur është një zyrtar i lartë shtetëror dhe me ligj i duhet të komunikojë në gjuhën zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano preferoi t’i falënderojë qytetarët e Himarës në gjuhën greke, edhe pse ata që e votuan ishin shqiptarë, duke shënuar në këtë mënyrë një incident.

    Viedoja greke, 4 mars 2007

    Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që u bë nga zëvendësministri i Jashtëm grek.

    Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

    Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.

  12. gashi-Kosovar says:

    O Myslim Pasha ti hongsha b….et! Ke bere gjestin ma patriotik ne 20vite demokraci.Te past Shqipetaria.Se sa per saliun na hongri dreqi Krejtve.

  13. Luli says:

    ZOTI PASHA! JENI SHUME I NDERUAR!
    Por, Shqiperine po e shesin te gjithen. S’mbeti gje e kuptoni?
    Tani syte jane nga deti, se hidrocentralet iken.
    Do lek qeveria, se eshte e mbytur ne borxhe, arka e shtetit eshte me shume minus.
    Te japin ceshte per te dhene, qe nje dite te shpejte te japin dhe veten e tyre!

  14. Drenica e Kuqe says:

    Shnet e jete te gjate, o Shqiptar i Madh, Zotni Myslim Pasha! Greqia nuk ka çka lyp ne ujrat tona territoriale, bile ajo duhet te leshoje edhe ujra tjera shqiptare dhe tere Çamerine. Ne tokat tona nuk ka çka lyp me as serbi as bullgari as malazezi as… Kesaj qe po ben Greqia pushtuese e tokave shqiptare me ujrat qe i fali Sali Fazlliç Gerdeci, ne ne Drenice i thomi “Hajde-hajde, katilhane, mos i nguc grejzit me krande, se e gjen te zezen tende!”… Te lumte pena e mendja, o burre Shqiperie!… E tere Drenica eshte me Ty krah per krah ne mbrojtje te Shqiperise!…

    Drenica e Kuqe

  15. shqiptar says:

    ishte ajo ushtri qe u beri shurren ne koke dhe ishte ajo ushtri e enverit qe sbenit ze ju grekopedofilat..ju doni shtet pa ushtri qe ta kini te lehte ik mor pabuks kerkoi gjermanit te hashe turqia po behet superfuqi e ti thuaj barbar po bne llogje kavaje…..ata mund te jene barbar apo cfare lloj te keqijash kane po per nje gje i kam qejf juve ua kane futur sa krahu dhe sbeni ze hallall ua befte zoti e u shtofte ditet armiku i i armikut im eshte miku im…edhe ti greko tjeter lesht e b…ke per te marre asnje cope nga shqiperia ske per te marre po behu gati tu shkaperdhejme ne truqia maqedonia e bullgari se jeni miq me te gjithe ju do ata shikoni po dale e kuptoni fundin prandaj beni gam gam se qente

  16. made in KOSOVA says:

    DRENICA EKUQE MOSUNGUT PRIT PAK ISHE SE QFAR KOMENTOJN KTA TIPA KTU SE MASHUM PONA URREJSHIN KTA SE SHKIT APO GREKT VEQ LEXOJAV KOMENTET KTYNE NIHER KTA ISHIN MA PISA SE GREKT

    1. Drenica e Kuqe says:

      Une nuk merrem me ate qe thone ata “tipa ktu” po merrem me shqiptarine shqiptare, me intervisten e Zotnise se Tij Myslim Pasha. A e di ti qe “made in KOSOVA” eshte produkt antishqiptar i Tites dhe klyshve te tij shqiptar prej Ibrahim Rugoves e deri te Sali Gerdeci…

      Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje