Me cilin janë institucionet?

21 Qershor 2011, 12:10Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Një tezë e kahershme politike (në fakt daton qëkurse Bamir Topi u ngjit në presidencë), thotë se kryeministri Berisha nuk është as i fortë dhe aq më pak autoritar. Madje për të thuhet jo rrallë se është një “kryeministër i dobët”. Për ta provuar këtë, prova më e përdorur nga avokatët e tezës në fjalë, është ajo e mungesës së kontrollit të kreut të shumicës mbi institucionet e pavarura kryesore të vendit.

Ndër to, të parat që përmenden janë padyshim Presidenca dhe Prokuroria e Përgjithshme. Propagandohet me forcë se të dyja këto institucione, me veprimet (apo mosveprimet) e tyre, kanë formuar me kalimin e kohës një mur gome ndaj qeverisë dhe parlamentit, duke i “dobësuar” këto të fundit.

Së pari, duhet të bëjmë një pakt të vogël fjale. Duhet vendosur se çfarë nënkuptohet me “kontroll” mbi këto institucione. Së dyti, si të kemi rënë dakord mbi nocionin në fjalë, duhet të shohim a janë vërtet jashtë kontrollit të shumicës këto dy institucione realisht të rëndësishme, por jo shumë të rëndësishme, në optikën konkrete të punëve në këtë vend.

Nëse me kontroll nënkuptohet situata e krijuar në dekadën e shkuar, kur president ishte një anëtar kryesie i partisë në pushtet, kurse prokuror i përgjithshëm një person që s’e bënte kurrë dysh fjalën e shefit suprem, atëherë Berisha vërtet nuk i ka nën kontroll, as Presidencën dhe as Prokurorinë e Përgjithshme. Shqipëria ka ecur mjaftueshëm gjatë kësaj dekade të mijëvjeçarit të ri, megjithë peripecitë e pafundme, që ky model drejtimi i shtetit të jetë arshivuar një herë e mirë.

Por nga ana tjetër, nëse i hedh një sy produktit real që ka prodhuar “armiqësia” mes maxhorancës nga njëra anë dhe kreut të shtetit dhe shefit të organit të akuzës, vështirë se do të gjesh arsye të besosh se po konsumohet një luftë e hapur apo e heshtur mes tyre.

Presidenti Topi është një zyrtar vërtet i lartë i shtetit, por njëherësh është një kryetar i dobësuar pafundësisht pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Pa folur për faktin se ai vetë, me të shkuarën dhe të tashmen e tij, nuk ka shkuar kurrë përtej një oponence të heshtur dhe të kufizuar ndaj ish-partisë që e zgjodhi.

Nga ana tjetër, të njëjtën sjellje, nga pozita të ndryshme, ka adoptuar edhe kryeprokurorja Rama. I dënuari i parë, këto ditë, i ngjarjeve të rënda të 21 janarit, nuk ishte ndonjëri nga personat që vranë demonstruesit para Kryeministrisë, por njëri prej demonstruesve. Për të mos folur për mënyrën e dyshimtë sesi janë mbyllur nga gjykatat, por edhe prokuroria, të çështjeve penale në ngarkim të zyrtarëve të lartë shqiptarë, për Gërdecin dhe rrugën Durrës-Kukës.

Berisha nuk i ka jashtë kontrollit as Presidencën dhe as Prokurorinë e Përgjithshme. Sepse s’e ka nevojën që t’i kontrollojë ato me dhunë politike si dikur. Presioni i ndërkombëtarëve, por edhe logjika pjesërisht e re e kësaj ere politike të pas vitit 2000, ka bërë që kontrolli të sofistikohet dhe të mos i ngjajë më harbutërisë së viteve ’90. Aq më tepër që mandati i të dy titullarëve të mësipërm po vjen drejt fundit.

24 komente në “Me cilin janë institucionet?”

  1. tg usa says:

    vitin e ardhshem mer presidentin dhe prokurorine e pergjitheshme dhe behet tamam diktator,sekretari i partise per spitalet .

    1. militanti says:

      “tg usa”, po ne te kishim si ikone qendrestare. Na frymezoje me Salizmin e verber krahinor. Po si dukesh duke u perziere me komunistet e nxorre dhe ti lekuren e kuqe me ne fund.

      1. tg usa says:

        E CTI BESH se la vi cosi e la vita nga te dredhurit nuk humbet si neritan ceka ,pollua ,ruli , imami tritani e sorollopi

  2. Dule Bisha says:

    Jam plotesisht dakort me Minxhozin. Por une po e them pak me popullorce, kemi nje president qe ha fara dhe shef ndeshje futbolli, i vetmi president Shqipetar qe nuk do mbahet mend per asgje, dhe se dyti nje kryeprokurore super te kontrolluar nga Saliu qe deshtoi ne te gjitha ceshtjet kryesore dhe jo vetem, por nuk deshtoi se ishte e paafte por sepse keshtu i thane…

  3. karaduzi says:

    Venja nen kontroll nga Berisha i institucioneve nuk eshte vetem pergjegjesia e qeverise,por ne radhe te pare jane drejtusit e pa afte te gabuar dhe te kapur qe jane ne krye te tyre.Presidenti Topi pati rastin e arte qe ne kete krize te jepte kontribut real te distancohej nga vjedhesit e votave te pakten te bente nje gjest minimal,me te drejten kushtetuese ti drejtohej komisionit te venecies,por nuk e beri sepse eshte i trembur per te mos thene i kapur.Interesi i karrieres se tij eshte pikerisht rruga e kundershtimit te sjelljeve antidemokratike te Berishes dhe jo neneshtrimi ndaj tij.Sa per gjyqesorin dhe prokurorine ,jane thjeshte rripa transmensioni te pushtetit.

  4. Zani-tirane says:

    Keta lloj mantetutash qe ai ka rreth vetes i heq dhe ve si ti doje trapi.Eshte me i forte se kurre pasi ka perballe nje opozite me te percare se kurre ndonjehere.Ka nje Nano e nja 12 deputete ne Ps qe shesin nenen e baben per pare.

  5. Denisi says:

    Ku te shkoje me e keqja e ketij vendi denohet protestuesi dhe nuk denohet vrasesi i 4 qytetareve te pafajshem.!!!

  6. Shqiptar Kosovari says:

    Mos te tregohemi kaq naiv. Ju kujtohet se si grindeshin NANO- BERISHA. Çfar si thonin njeri tjetrit: HAJDUT,KRIMINEL,KLEPTOKRAT,ZEMUNAR etj. Me vone morem vesh se na ishin bashk!!!!! E si ka mundesi te mos jet edhe Topi nje ushtar,besnik i i BERISHS (siç thot Jozi). Prandaj punet jane ku jane.

    1. ENOUGH is ENOUGH says:

      jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit (letra-sekrete-e-gorbacovit-per-ramiz-aline.) Ja se si po i ve ne zbatim theniet e shokeve RAMIZ e GORBACOV shoku jone i ri SALI VICI DOLI.
      Prandaj mos u cudisni se dhe Ina e BAMIRI jne zbatimi i planit “flisni si te doni ,do ju shajme e do na shani po ne fund e dini vete ju si thot bab SALA se jua kepus veshin”

  7. Savo Dukati! says:

    Minxhozi kësa radhe, mbas një lëkundje u kthye në identitet. Analiza është reale. Neve si popull me këtë Sali, me këtë presidentë, me këtë gjykatë, me këtë prokurori dhe me këtë opozitë po venisim. Gazetarët patriot duhet të rekomandojnë alternativa.

  8. tani usa says:

    Mblidhni o mendjen , po eshte komunist i vjeter ay [ sic thote edhe vete shala ] di ti manipuloje bagetite , se e ka mesuar xhaxhi ate ore , ay thote qente le te lehin karvani te ece perpara , nuk i ben me pershtypje azgje vetem kolltuku , dhe parate , jo me Nanon po edhe me Kadafin behet shok i ngushte e spjerdh fare per europen .

  9. plaku says:

    Me vjen keq, por nuk arrij te kuptoj mendimin e shprehur me lart : “Për ta provuar këtë, prova më e përdorur nga avokatët e tezës në fjalë, është ajo e mungesës së kontrollit të kreut të shumicës mbi institucionet e pavarura kryesore të vendit.”

    Nuk e di por, me duket sikur jetoj ne je bote kretj tjeter dhe jo ne Europe dhe demokraci. Baballaret e kushtetutes shqiptare ( sic e ka edhe gjithe bota demokratike ) kane krijuar tre pushtetet qe ato te jene pa tjeter te PAMVARURA. Prandaj, me vjen keq, por une nuk arrij te kuptoj frymen e artikullit ne lidhje me institucjonet. Nuk arrij te kuptoj qe, te quhet nje gje e zakoneshme nje kusht i domosdoshem ( mosnderhyrjen ne punet e prokurorise ) ne nje merite. Mendoj se ky lloj diskutimi behet vetem ne mediat shqiptare.
    Prokurorija e pergjitheshme eshte institucjon i pamvarur dhe Sala nuk ka pune me te, perkundrazi ky institucjon ( prokuroria e pergjitheshme ) paguhet qe te shofi Salen dhe qeverine ne gishtat e tyre qe te zbatojne ligjin dhe asgje tjeter. Shifni ju lutem edhe ne Itali Berluskonin, i cili nuk ben gje tjeter vetem se, me ndihmen e mediave te akuzoje prokuroret, si te kuq. Eshte nje analogji e tmereshme midis fjalorit qe perdor Sala dhe Berluskoni kur vjen fjala per prokurorine. Sala ka gjithmone probleme me prokurorin duke filluar nga Rakipi, …..kam haruar emrin, dhe Ina Rama.Pse ? Sepse ai eshte hajdut i korruptuar dhe se vetem nje prokrori e dobet dhe frikacake nuk rezikon vjedhjet e tij dhe te familjes se tij. Pershendetje

    1. beso says:

      Une s’po gje dot te kujt jane institucionet.

      1. plaku says:

        beso,
        Me vjen keq por edhe une kam te njejtin problem, nuk po gjej se te kujt jane institucjonet. Pershendetje.

    2. mark radi says:

      Te thoje para zgjedhjeve te 2005 qe Berisha ishte “hajdut i korruptuar” ( nuk besoj se do ta gjeni diku tjeter kete lloj fraze…!!! ) do te qeshnin shume njerez. Por mbasi u be kryeminister ngjarjet rrodhen ndryshe. Sic duket ka bere ndonje trainim fshehtas me F. Nanon perpara se te behej, ose mbasi u be kryeminister. Hahahahahahaha. Keta politikanet tanet jane si puna e asaj shprehjes popullore : SHIKO RRUSHI-RRUSHIN DHE PIQET FIKU. Per te qeshur dhe per te qare.

  10. genti says:

    sali berisha eshte burracak dhe frikacak..por si hajdut dhe te vret pasi hajduti vret nga frika e kapjes… asgje me shume asgje me pak….sali berisha eshte pasqyre e gjalle e Tropojanit atij tropojani qe ka pershkruar i madhi NOLI

  11. Rani says:

    Pergjigja e pyetjes se Minxhozit; institucionet jane me dhe per Saliun.

  12. tomi says:

    O popull pse ia fusni kot ne albani as ka patur as ka institucione. Ka komandu gjithmone i pari i katunit e populli i pjershur i ka vajt pas si dele e dhi e eger. Zogut u vetshpall mbret, pastaj enveri u vetshpall perandor, dhe ky i fundit u vetshpall kalores qe s’bie nga kali. Me kete popull qe jemi ne dhe me nje opozite te pjerdhur e te korruptuar per vete keq e me keq do te jemi. Edhe arabet qe gjoja jane me poshte se ne po na e kalojne: perdite vriten e protestojne per liri e demokraci, e ne pijme kafe me uthull e bejme lloqe ne internet qe e kane shpik te tjeret (USA). Hajde gezuar mesjeten e gjume ariu. Te gjithe sllavet qe kemi perreth sado inat ti kemi po na e dhjesim, po tregohen shume me lart e me europiane se ne megjithe luftrat e llahtarshe qe bene. Bravo i qofte e ti shofim numrin. Ec babe ha noj tave dheje e o burra shtrihu plazheve me ujra te zeza e marsh katuneve.

  13. Besa Canada says:

    Mendoj se ne krye te institucioneve nuk vijne vlerat dhe duke u vendosur njerez mbi baze pazaresh dhe aspak mbi baze konkurence vlerash , sjellin ne mjedisin udheheqes te Shqiperise nje Kryeminister qe qe vepron plotesisht simbas interesave te pushtetit te tij Mos u mendo shume z. Minxhozi,te gjithe e kemi te qarte raportin real midis institucioneve,por kerkojme edhe me shume nga ju te medias te perballeni me me force dhe jo t’ju fuse ne vathe nje nga nje si delet.

  14. martin says:

    Thoni cfare te thoni vetem i ndjeri Namik Hoti afro 20 vite para the per berishen se kur ai hyp ne kale e rezon vetem plumbi.Ky parashikim i tij qe ne ate kohe shume nga ne na beri te qeshim eshte vetrtetuar mije mije perqind.Pra mos flisni me.Nuk dihet me respekt Namiku mund te kete edhe doreshkrime filozofike se ai e vertetoi qe ishte i tille.

  15. raimondi says:

    Presidetni dhe Kryeprokurorja jane njerez Memungese te Pergjegjeshmerise Profesionale , prandaj edhe Sla tall trapin me ta

  16. Shpatar says:

    Une kam respekt per Minxozin.Eshte nga te paktet analiste qe ka ruajtur dhe ruan llogjiken.Analizat e tije kane ne thelb shqetsimin mbarkombetar per ta pare Shqiperine dhe SHqiptaret atje ku i takon.Cte beje me shume kur ne tavolinen e diskutimeve ka servila si Cili,Hoxha deputet si Alibeja prepotent qe nuk vene llogjiken por karriken e Pushtetit.Eshte fatkeqsi Kombetare kure ato qe konsiderohen kopetent sillen si diletant.Tu rrojne Dipllomat se mente jane ne maje te fikut.Keshtu e mbaj mend Profesor Harillen kur nuk i pelqenin nxensite e tije.Tani kemi aq shume nxenese te Dipllomuar ne shkollat brenda dhe jashte sa nuk dime se cili peshon me shume!!!!.Deri tani dime qe ata te Sales kane prioritet.Dola pak nga tema se njesoje eshte.Ne e pame se si manipulohet kur te nesermen na thone :Jo nuk eshte keshtu.Pra azgje nuk ekziston sic shkruhet ne themelet e Shtetit Shqiptare !!!.Ekzistojne ato qe do vetem Sala.Mos u lodhni te mbushni koka qe nuk mbushen.Kam nje propozim per Mediat:Qe te mos lodheni me ata qe nuk nxene kushtojuni sa me shume satires dhe karikatures.Keshtu do argetohemi me shume .Jemi bere aq te keqinje sa nuk dim te themi nje fjale te mire.Kudo ndeshemi me nje ashpersi dhe brutalitet sa dhe buzeqeshja na eshte ngrire.Si burrate ,grate e femijte jane transformuar vampira.Qe te kemi Institucjone te pavarura,vec nje legjistracin pa ekujvoke, na duhen burra dhe gra qe ato qe kane tu peshojne e jo ti shesin.Shosha dhe peshorja Shqiptare ,sic kane ardhur punet,nuk duhet te lejoje te kalojne kecunjte por mendja e holle.Po arritem te bejme kete asje nuk do qe te luftoje per Pushtet .Kush do gaboje do ta pesoje.Ndryshe rrihni uje ne hava.Kur ishja marinar po te me shikonte Komandanti qe rrija me vinte te nxirrja uje nga njeri bord e ta hidhja ne bordin tjetre.Kur ankohesha me thoshte :Te bene mire qe te mos mendosh keq.Cti beje tani qe vetem mendojme per keq.Ku u katandisem !!!!!!!!!.

  17. Shpatar says:

    Une kam respekt per Minxozin.Eshte nga te paktet analiste qe ka ruajtur dhe ruan llogjiken.Analizat e tije kane ne thelb shqetsimin mbarkombetar per ta pare Shqiperine dhe SHqiptaret atje ku i takon.Cte beje me shume kur ne tavolinen e diskutimeve ka servila si Cili,Hoxha deputet si Alibeja prepotent qe nuk vene llogjiken por karriken e Pushtetit.Eshte fatkeqsi Kombetare kure ato qe konsiderohen kopetent sillen si diletant.Tu rrojne Dipllomat se mente jane ne maje te fikut.Keshtu e mbaj mend Profesor Harillen kur nuk i pelqenin nxensite e tije.Tani kemi aq shume nxenese te Dipllomuar ne shkollat brenda dhe jashte sa nuk dime se cili peshon me shume!!!!.Deri tani dime qe ata te Sales kane prioritet.Dola pak nga tema se njesoje eshte.Ne e pame se si manipulohet kur te nesermen na thone :Jo nuk eshte keshtu.Pra azgje nuk ekziston sic shkruhet ne themelet e Shtetit Shqiptare !!!.Ekzistojne ato qe do vetem Sala.Mos u lodhni te mbushni koka qe nuk mbushen.Kam nje propozim per Mediat:Qe te mos lodheni me ata qe nuk nxene kushtojuni sa me shume satires dhe karikatures.Keshtu do argetohemi me shume .Jemi bere aq te keqinje sa nuk dim te themi nje fjale te mire.Kudo ndeshemi me nje ashpersi dhe brutalitet sa dhe buzeqeshja na eshte ngrire.Si burrate ,grate e femijte jane transformuar vampira.Qe te kemi Institucjone te pavarura,vec nje legjislacion pa ekujvoke, na duhen burra dhe gra qe ato qe kane tu peshojne e jo ti shesin.Shosha dhe peshorja Shqiptare ,sic kane ardhur punet,nuk duhet te lejoje te kalojne kecunjte por mendja e holle.Po arritem te bejme kete asje nuk do qe te luftoje per Pushtet .Kush do gaboje do ta pesoje.Ndryshe rrihni uje ne hava.Kur ishja marinar po te me shikonte Komandanti qe rrija me vinte te nxirrja uje nga njeri bord e ta hidhja ne bordin tjetre.Kur ankohesha me thoshte :Te bene mire qe te mos mendosh keq.Cti beje tani qe vetem mendojme per keq.Ku u katandisem !!!!!!!!!.

  18. Sokol says:

    » Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë
    Postuar më datën: 2007-04-25 16:22:48 nga admin1 :: Kategoria: Histori
    » Opcionet për artikullin
    Bëj favorit këtë artikull
    Pritoje këtë artikull
    Dërgo tek shoku/shoqja
    Shto koment këtë artikull

    “Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit
    kapitalist.
    Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të
    përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës
    antikomuniste.

    *Të persekutuarit politikë**

    *Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë
    antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e
    urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin.
    Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të
    rëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?!
    Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim
    të të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona,por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve
    politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në
    këmbë.
    Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga
    Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e
    tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.

    Ramiz Alia

    *Ramizi …Për Kosovën**

    *Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej
    kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do
    t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë.
    Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e
    qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj
    nomenklaturës së lartë komuniste.

    *Strategjia e re*

    Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.
    Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të
    lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse
    për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit
    duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

    *Kërcënimi*

    Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë
    ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon akuza e pushtetit të komunistëve,
    pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.
    Këta të fundit do t’i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e
    vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë
    në mullirin tonë.
    Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit
    rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat!
    Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave.

    *Ju uroj punë të mbarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje