Ilir Kokona i LSI, bashkë me të vëllanë godasin deputetin e PS, Ilir Gjoni

21 Qershor 2011, 09:41Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Ilir Gjoni, është rrahur mbrëmjen e djeshme nga kryetari i rizgjedhur i njësisë 3 në Tiranë për LSI-në, Ilir Kokona dhe vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut ku Gjoni ka zyrën elektorale, ndërsa Kokona ka shtëpinë dhe një lokal. Sipas dëshmitarëve, Ilir Gjoni është shkëmbyer në rrugën përpara zyrës elektorale me vëllanë e Kokonës dhe në këtë moment, ky i fundit ka nisur të hedhë batuta në lidhje me zgjedhjet dhe fletët e votimit.

Gjoni i është përgjigjur dhe aty ka mbërritur edhe Ilir Kokona. Sherri me fjalë ka degjeneruar në përdorim grushtesh. Sipas dëshmitarëve, dy vëllezërit Kokona kanë goditur disa herë Gjonin duke i shkaktuar shenja në fytyrë. Pak minuta më pas, aty ka mbërritur policia, e cila ka marrë dëshmitë e të dyja palëve. Policia tha se si Gjoni, ashtu edhe vëllezërit Kokona pretendojnë se janë goditur nga njëri-tjetri.

Në lidhje me nisjen e sherrit, vëllezërit Kokona pretendojnë se janë ofenduar kohë më parë nga deputeti. “Ne kemi marrë deklarimet e të dyja palëve në vendin e ngjarjes dhe do të hetojmë çështjen”,- pohuan burimet e policisë. “Në këtë moment, deputeti Ilir Gjoni ndodhet në shtëpi me shenja në fytyrë. Ai ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë”,- thanë dje miqtë e deputetit socialist. Kokona është zgjedhur fillimisht kryetar minibashkie nën logon e PS-së, por në zgjedhjet e fundit kaloi me LSI-në.

16 komente në “Ilir Kokona i LSI, bashkë me të vëllanë godasin deputetin e PS, Ilir Gjoni”

  1. geno says:

    Ky ilir Kokon Oturaku, eshte balash i Tiranes, njeri ordiner po mjere bashkite qe kane ren ne duart e ketyre legenave, injorantve e maskarenjeve

  2. Vlora says:

    eshte normale qe si cdo trup, edhe partite te kene jashtshqitjet e tyre…..
    dhe per fat te mire gjith jashtshqitja e PS ka kaluar te LSI…sa me larg tyre aq me pak ere e qelbur.

  3. shezo says:

    Te dy palet jane legena, bandite dhe maskarenj. Gjoni i Vogel eshte biri i Xhelilit te Madh, nje nga njerezit me arogant dhe te forte te diktatures. Gjoni i Vogel eshte dhe nipi i Hysni Kapos, dhe keshtu ai mendon se do ta mbroje xhaxhi Enver ne sallen e gjyqit.

    1. tg usa says:

      Bash me mire me qene Mafie se ish-kamunist. Doktorri jone te pakten i ka te dyja

  4. Albogentivlora says:

    Ore ka mbetur me tritol ne Shqiperi?? Apo ka sa per te zene peshk?! Mortja pse nuk bie dhe tju shuaj te tere.

  5. Genti says:

    Te gjithe e dine se Kokoa ne njesine 3 beri fushate duke percare socialistet dhe aty ku nuk e cante dot u merrte kartat e identitetit duke u ofruar para.

  6. shqiptar says:

    nuk e njoh kokonen po edhe gjoni nuk eshte i ndershem e kam pare nje here me kur ishte minister i mbrojtjes filste si nje halabak rrugesh i shante si legen.

    1. +10 says:

      Do kesh pare Salen ne kuvend dhe e ngaterron….

  7. Avni says:

    Cilido qofte motivi i sherrit, Kokonet e Gjirokastres kane rene ne gjak me Gjonet e Dibres.

    1. jashari says:

      me cilet Gjone ne Diber ate qelbesire kur e pyeten nga je ai nuk thoshte jam nga DIBRA por thoshte jam nip Vlore pthuuu zagari i mutit mire ti behet

  8. Rrofte Shqiperia says:

    Nga te 11 minibashkite ky eshte me i degjeneruari, lokalin ke varri bamit e ka pa leje poshte nje pallati ku sjell shqetesim per banoret. Eshte bere i forti i lagjes ky xhuxh muti te mbytesh ne legen. Eshte maskara dhe ka bere lek ke nj.3 Un jam i bindur qe ky maskara dhe ai nj.2 nuk kan fituar.

  9. jashari says:

    I lumte dora atij Kokones ,se shume mire ja ka bere atij qelbesires njeriut me te ndyre tek PS dhe me vjen keq per ndonjerin prej jush qe mundoheni ta mbroni ate qelbesire

  10. heretiku says:

    Ky funderrina Kokona kerkon te emuloje kapon e tij aktual Shpellar Berishen, qe ne parlament perdor gjuhe rrugaçesh e halabakesh. Per Ilir Gjonin, nuk e njoh personalisht, duhet te vleje shprehja “dy duar per nje koke”.

  11. Gazep Dajaku says:

    Aq mire ja paskan bere sa nuk ka ku te veje me. Mu beka shume qejfi.

  12. tomorr tomorrica says:

    keta kok gomaret e l.s.in.nuk u mbarukan ,sikur i ke prer me gesher te ter nji lloi koken emadhe e te shkurter ,duhent te han shum keta lloi specie.

  13. Tirona_ime says:

    of sa mire ja kane bo cunit te komunistit,ktu o shajeni o jeni komuniste.Ose mos boni socialistin ,kur nuk dini programin , e ps_se apo pd-se.Mjaft me ultratifozlleqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje