Përfaqësuesi ligjor i PS Genc Gjonçaj analizon në këtë intervistë për MAPO, vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rikthimin e procesit të numërimit të votave të hedhur gabim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ai përshkruan edhe linjën që do të mbajë stafi ligjor i opozitës në këtë kontest të dytë përballë Ristanit
Nga: Skender Minxhozi
Kolegji Zgjedhor ka rikthyer gjithçka në tavolinën e Arben Ristanit. Si e komentoni këtë vendim të tij?
Më duhet që këtë interviste ta filloj me një shprehje të vjetër të popullit tonë që thotë “sa më larg kurrizit tim“ dhe mesa duket kjo shprehje qenka e rëndësishme edhe për garantuesit e sistemit, gjyqtarët e kolegjit, të cilët vendosen për herë të dytë lidhur me kërkesat ankimore të opozitës. Ndonëse në dukje ky vendim i dha të drejtë pjesërisht Partisë Socialiste në themel nuk u prek asnjë nga parregullsitë serioze në kundërshtim me ligjin që çuan në miratimin nga KQZ të asaj tabele përmbledhëse ku më e pakta gjë që mund të konstatohet lehtësisht janë shifrat të cilat tregojnë dhe një herë deformimin e qëllimshëm të rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Megjithatë pas vendimit të parë të Kolegjit unë personalisht isha i bindur që kërkesa e PS do të rrëzohej dhe kjo Jo për faktin se unë konstatoja problematika juridike të cilat nuk lejonin çështjen tonë të trajtohej si e ligjshme por për faktin se rrëzimi i kërkesës tonë të parë nga Kolegji Zgjedhor shokoi të gjithë ata praktikues të ligjit dhe qytetarë të vendit teksa i dha të drejtë KQZ -së për procedurat që ajo ndoqi kur rezultati i 485 qendrave të votimit të Tiranës përcaktonte si fitues z. Edi RAMA.
Më duhet të shpjegoj paraprakisht dhe do të përpiqem të jem sa më i thjeshtë në përdorimin e termave profesionale për të sqaruar arsyet që me krijuan ndjesinë e mosbesimit ndaj Kolegjit teksa ky i fundit legjitimoi të paligjshmen, në të dyja rastet.
Kështu Kolegji legjitimoi veprimin e shtimit të numrave në favor të kandidatit të koalicionit Aleanca për Qytetarin, i realizuar në një procedure jo ligjore pasi Kodi Zgjedhor të vetmen detyrë që i ngarkonte KQZ-së ishte tabulimi i rezultateve të vërtetuara nga Grupet e Numërimit, dhe që janë përfshirë dhe miratuar në tabelat e 11 KZAZ -ve të Tiranës dhe jo të ndryshimit në tavolinë te rezultateve dhe tabelat e përfunduara dhe firmosura nga Grupet e Numërimit dhe KZAZ-të. Procedura që përdori KQZ-ja dhe që legjitimoi Kolegji ishte qartazi një normë e re juridike që konkurron Kodin Zgjedhor dhe që vendosi rregulla jo para fillimit të procesit zgjedhor por me keq në përfundim të tij, kur pushteti nuk është i kënaqur me rezultatin.
Natyrisht ky proces jo vetëm që ishte thyerje e rëndë e ligjit por edhe kriminal pasi mungoi paraprakisht akti juridik i KQZ-së që mundësonte këtë vendimmarrje. Ndërkohë kutitë e votimit u sollën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ende pa u miratuar vendimi për hetimin e tyre, natën dhe ditën, në mënyrë selektive dhe pa asnjë lloj praktike apo procedure të ngjashme me rastet e tjera kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vepruar në këtë mënyrë.
Ajo që ndodhi dhe qe legjitimoi Kolegji, është fakti që KQZ, pa një vendimmarrje paraprake “futi duart” në fletët e votimit por nga nxitimi për ta bërë shërbimin me mirë tregoi para shqiptarëve dhe provat të një procesi të parapërgatitur prej saj dhe Partia Demokratike. Më lejoni t’ju kujtoj ato më të veçantat si ajo e mos përputhjes së kodeve të kutive të votimit me ato që ka vendosur grupi i numërimit apo gjetja e fletëve të kontestuara nga komisionerët e PD-së në kuti me numër të ndryshëm nga i fletës së votimit dhe ku kjo fletë i përkiste kandidatit të koalicionit të Aleancës për Qytetarin apo fakti që aktet e konstatimit ishin bërë në një format të thjeshtë letre A4 dhe jo në formën e përcaktuar nga KQZ.
Rezultat i këtyre praktikave të kundraligjshme është fakti që kemi një rritje të numrit të fletëve të votimit në kutitë e votimit për kryetar të bashkisë Tiranë krahasuar me numrin e zgjedhësve që kanë votuar në qendrat e votimit.
Si jurist, më duhet të sqaroj se jam i detyruar të pranoj çdo vendim gjykate por fatkeqësisht sot secili nga ne ka më pak liri rrotull vetes, dhe kjo falë pikërisht këtyre vendimeve të gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, të cilët nuk arritën të ngriheshin në lartësinë e profesionit të nderuar të gjyqtarit dhe të jepnin drejtësi, drejtësi kjo që nuk ka të bëjë fare as me z. Rama apo z. Basha në këtë betejë për Tiranën por me të ardhmen tonë të përbashkët për të gjithë ata të cilët kanë vendosur të qëndrojnë dhe të rrisin fëmijët në Shqipëri.
Ka një ambigiutet të dukshëm në formulimin e vendimit të Kolegjit në lidhje me votat që do të rivlerësohen. A mund të sjellë përplasje dhe debate në KQZ kjo rrethanë?
Natyrisht, kur ka ndërhyrje të dhunshme në praktikat e institucioneve të pavarura dhe veçanërisht atyre gjyqësore, ka ambiguitete të dukshme në formulimet e mendimeve dhe mesa duket jemi para një rasti të tillë sa i takon vendimit të shpallur nga Kolegji Zgjedhor dhe bërë publik në media. Por unë besoj që vendimi i Kolegjit Zgjedhor do të jetë më i qartë në momentin kur ai do të zbardhet dhe do na krijojë një ide të qartë se cili është urdhërimi ligjor që Kolegji i ka bërë z. Ristani dhe që duhet të bëhet objekt i punës së KQZ në ditët në vazhdim. Sa më i qartë të jetë ky vendim aq më të pakta do të jenë debatet ëe KQZ në lidhje me zbatimin e tij.
Por me duhet te them se jam konfident me faktin se cfarë do të jenë pretendimet tona ato nuk do të merren parasysh nga KQZ. Sikundër e kemi thënë më parë në KQZ urdhërohet dhe vendoset vetëm ajo që kërkohet nga PD dhe jo ajo çfarë kërkohet nga ligji.
A mendoni se në Tiranë do të duhej një rinumërim, apo do të ishte më i logjikshëm, duke parë problemet që kanë dalë pas ditës së zgjedhjeve, një rivotim për kandidatët për kryetar bashkie?
Duke qenë se tashmë çdo gjë paraqitet e qartë, kur parimi i barazisë së votës dhe votuesit është shkelur, kur rregullat u ndryshuan në fund të procesit, kur u ndërhy në mënyrë të dhunshme dhe nëpërmjet një procesi aspak të rregullt ligjor, kur ka pikëpyetje të rëndësishme për integritetin e materialit zgjedhor dhe kutive të votimit, dhe kur shifra tregojnë skandale, mendoj se zgjedhjet në Tirane paraqesin problematika serioze. Por duke qene se jam jurist dhe jemi përpara një urdhërimi të gjykatës do më duhet të rezervohem në dhënien e këtij komenti derisa të përfundojë ky proces i urdhëruar nga Kolegji. Më duhet që më parë të shikoj se si do të veprohet nga KQZ dhe më pas të shprehem. E them me keqardhje këtë gjë pasi deri në dt.14 Maj, gjithçka erdhi në mënyrë normale dhe pa ndonjë problematikë serioze deri sa përfundoi numërimi i kutisë së fundit e më pas çdo gjë e rëndë erdhi mbas kësaj dite duke e bërë procesin e mëvonshëm totalisht të parregullt.
Cila do të jetë linja që do të mbajë grupi i përfaqësuesve ligjorë të opozitës në këtë raund të dytë hapjeje kutish në KQZ?
Natyrisht do të jetë ajo e ndjekur deri më sot, një përfaqësim profesional dhe korrekt pasi më lejoni t’ju them se përfaqësimi ynë është përfaqësimi i interesave dhe aspiratave për demokraci e votën e lirë i më shumë se 625 000 zgjedhësish, të cilët votojnë forcën që ne përfaqësojmë në KQZ. Kjo gjë përveç se është një privilegj i pakrahasueshëm është dhe një përgjegjësi e madhe për vepruar në përputhje me të gjitha parimet e qytetarisë e profesonializmit. Dhe nëse ndonjëherë ngremë zërin apo shkelim etikën këtë e bëjmë vetëm si rezultat i padrejtësisë që shohim dhe që përpiqemi me të gjitha kapacitetet tona morale dhe intelektuale për ta ndalur. Por më besoni. Të bësh avokatin e opozitës në KQZ nuk është aspak e lehtë. Prandaj dhe kësaj here do përpiqemi të jemi të kujdesshëm, të vëzhgojmë nga afër procesin, të kërkojmë shpjegime dhe të kontrollojmë dokumentacionin në mënyrë që e gjithë ajo që do të ndodhë në sallën e KQZ-së të jetë veprimi që ka urdhëruar Kolegji dhe asgjë më tepër. Besimi ndaj transparencës dhe ndershmërisë së KQZ-së prej kohesh nuk ekziston dhe do të na duhet të kujdesemi për të gjitha hallkat në të cilat do të eci procesi.
E PO LEJE FARE GENCI KUR E PASKE KAQ VESHTIRE!
Kam shume respekt per ty, Z. Genc Gjoncaj dhe Zonjen Deshira Subashi. Vazhdoni te mbroni te verteten pa iu trembur syri, se do ta shenoni ne biografine tuaj si faqen me te shdritshme te karrieres suaj. Per kete arsye nuk jam dakord kur thua se “eshte shume e veshtire te besh avokatin e PS ne kete KQZ”. Pse nuk jam dakord? Sepse eshte KQZ-ja me e diskredituar ne Historine e Shtetit Shqiptar; gje qe, sipas mashtruesit me te madh te kombit tone Sali Berisha, “ndodh nje here ne 100 vjet.”
Nuk dua te jem i gabuar, por qe pi raki me Olldashin, me Blend Fugen e ca fytyra te tjera, me keto sy e kam pare. Megjithate nuk dua to bie ne qafe se ka edhe shoqerira pa interesa partiake ne mes.
Epirot, kush pi raki me kriminelin e Rockovecit, Sokol Olldashi?
JU nuk e shikoni se baba tomorri i ka vrare komunistat qysh ne vitin 1990 dhe ju vazhdoni te beni perseri te njejten gje si si ne kohen e qofte largut enver ne vend te uleni dhe te luteni per mekatet e temerrshme qe keni bere dhe po beni duke shpifur e duke genjyer
tg., Baba Tomorri ka qene i perndjekur si nga komunistet, ashtu edhe nga saliistet, kriminelet dhe puthadorasit si puna jote qe jeton me lemoshen e tij te pergjakur me 1997, 2008, 2009 (kur u vra deputeti Fatmir Xhindi), 21 janar 2011 ete tjera, e te tjera…
Duhet te protestohet kunder opozites per ti kujtuar Rames qe Shqiptaret kerkojne nje opozite te forte kunder pushtetit Berishjan.
padyshim qe eshte e veshtire! spese deri tani ,del qe eshte me lehte te vjedhesh per poziten,se sa te jesh roje per opoziten,,sepse ndryshuan rolet ne kete sistem more i dashur perfaqesues ligjor,,ai i sistemi i poshter qe lam mbas,denonte hjadutin edhe nderonte rojen,kurse ky i sotmi,nderon hajdutin(duke e bere edhe deri deputet e minister) e persekuton rojen,,dhe me kryesorja qe nuk e ke kuptuar ti more perfaqesuesi ligjor qe ti vesh tek rrenjet muhabetit,mos prit drejtesi e respekt ligji nga partia demokratike qe perbehet ne berthamen e saj nga njerez qe nuk kan pyetur kurr per ligjin,,e ketu futen ata njerez qe nuk pirdhnin per lligjet e Enver Hoxhes qe i respektonte gjith populli me hir e pahir,e keta balash mos prit te zbatojne ligjet ne demokracine e Saliut e qe i ka shpallur lufte ligjit e drejtesise qe nga dita qe doli ne sken e deri sa te vdesi,,ndaj eshte kaq e thelle kjo more perfaqesues ligjor i PS-se sa duhen edhe nja 20 vjet ti gjesh fundin aq vite sa ka qe eshte fundosur
Eshte e veshtire me pedere normal te cileve ju thote Ristani “ulu ti ore qeros” une nuk e kuptoj kane gjak ata njerez apo jo? Te me kishte thene Ristani diçka mua para kamerave, do t’ja kisha q………r………aty brenda komisionit ta kishin pare te gjithe shqiptaret.
Bravo Rani, ky Ristani eshte shume legen dhe laper.
mo u merzitni te na rruaj partia pa te tjerat do rrugullohen kur te qethen vicat
O Rani ne maskemi fatin e madh qe te paskemi ty kaq trim, dhe me duket se vuajme kot. Pse nuk hidhesh nje vrap ne Shqiperi ti rregullosh keto punet ketu, jo per gje por me qe je trim .Shqiperise i mungojne trimat. Apo je tip nervoze dhe shprehesh vetem me fjale. Emocionet nuk te ndihmojne shume ne jete. Nuk duhen nenvleresuar te tjeret.
Ke te drejte se emocionet nuk te ndihmojne ne jete se e kam provuar vete kur kam rrahur nje maroken dhe me hoqen nga puna dhe tani mundohem ta mbaj veten. Po ti mesa duket qenke si ata te cileve ju thote Ristani “ulu ti ore qeros” para kamerave dhe ata ulen me perulje, me vjen keq zotni po une jam brume tjeter edhe ate qe e kam thene do t’ja kisha bere me te vertete ketij Ristanit po te me kishte thene mua, po ti je nga ata qe s’kane as bythe as çfare te bejne gjate dites dhe qe vijne ngacmojne njerezit me komente leshi dhe te cilet une i quaj legene, dhe pikerisht pse ka shume si puna jote Saliu qendron i palekundur ne zyre.
E qepi gojen ky Gjoncaj kur, sic e pame te gjithe ne TV, kryetari i KQZ Arben Ristani e quajti haptaz: “Ti je genjeshtar Gjoncaj!” Uli koken si i dhjere.
atehere behu avukati i xhepistave
BINGO: PO DOREZOHET JURISTI I PS?:ZOTI GJONCAJ MER SHEMBULL NGA KESHILLI I LARTE I DREJTESISE QE SOT CUAN DOSJEN E 1 PLERE GJYKATESI NE PROKURERI :BRAVO:::::::::::::::::::::PO ME GERDECIN CFARE BEJNE KETO PLERA ME GJITH PRESIDENTIN TOPI ????????: JEPI SALE TE KA ARDH DITA :
jam i interesuar se si perfundoj problemi qe shtroj nazarko per zgjidhje qe ne fellim e deri ne fund u ballancuan kumbullat,dardhat mollet dhe fiqte,se spo flitet fare se u be numurimi i ristanit edhe per kutite e tjera apo i hengri ristani rruges dhe ishalla i ngelin ne fyt se ngaterroj nje komb biles edhe ketu ne usa nuk ka shqiptare qe nuk e ndjek ate skenar nepermjet mediave ne teresi e sidomois me top cenel
O Genc a rin me trapa si Olldashi, me siguri qenin e ngordhur do te gjesh.
Na keni lodhur me komente,jo ky keshtu e jo ai ashtu, dieni mire o Shqiptar se ju a kame thene edhe me pare dhe po ju a theme se.Saliu me Edvinin kane nje marveshje te fshehte me njeri tjetrin,Salushi mer bashkine e Tiranes,dhe Edushi mbase dy vjetesh behet kryeminister.Mos u ngopni me fjalet e ketije avokati te pa afte dhe injorant,ku ka avokat ne Shqiperi te gjithe ato jane kthyer ne sekser,por ky qe po flasim nuk eshte as i tidhe por eshte kthyer ne dordolec i kryetrat Mao.Ic mos u cudisni provat Edvin Rama i dha qe kur plasi Gerdeci,kur ishte momenti qe ti jepnim shkelmin qelbesirave ai u doli kra,kame qene vete ne proteste dhe e kame pare me syt e mije.Po edhe me vone po ate qendrim po mban,kushedi ne cfare vendi i kane bere planet te dy,edhe keto levizjet e fundit qe po bene jane me na mbushe mendjen se po kundeshton,do me na mbajte mbase vete deri sa te vijne zgjedhjet e tjera dhe aty do zdo Sala do te kete rotacion politik,me pase Sala do kaloj edhe tete vjete me partine e tije ne Opozite por ama si kryetar i saje se jo pa qellim ka zgjedhur ne te mumje qe ti komandoj si pas qefit,e keshtu ne partine tjeter po e njejta gje,cdo gje do te kaloj ne gjoja lufte politike,dhe koha dalengadal do te haroj vjedhjet dhe abuzimet,me nje fjale te dy do te dalin jek e jek,perfshi ketu edhe Meten.
ESHTE KOHA QE TE KERCASIN PRANGAT !
– Arben Ristani legalizon para kamerave votat e vjedhura nga ustallaret e tij
te kusarise se votave….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje kusari flagrante para kamerave qe vetem drejtesia nuk e sheh
Kaloi nje muaj qe krejt shqiptaret e mbare Bota po perjeton kusarine e hapur te votave nga KQZ dhe kusari i Berishes, Arben Ristani. Kusari e hapur. Kusari teper transparente. kusari para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare, para gjykatesve dhe prokuroreve shqiptare.
Kusari pa maska! Kusari e shikuar dhe filmuar qe vetem prokuroret shqiptare nuk e shohin. Kusarine e pohoi ashiqare edhe vendimi i dyte i Kolegjit Zgjedhor. Jo ai i Tom Ndrec Berishes.
Kolegji Zgjedhor e cilesoi ashiqare kete kusari si shkelje ligjore te KQZ-se. Ne vend te niste me iniciative hetimin dhe ndjekjen ligjore te Arben Ristanit dhe kamikazeve te Berishes ne KQZ, prokuroria e mbylli dosjen e pahapur kurre per ndjekjen e tij penale.
Ka tri dite qe perfaqesusit ligjore te opozites ne KQZ po bejne denoncimin ligjor kunder tyre me prova te pakundershtueshme, qe jane transmetuar edhe nga kamerat.
Prokuroria hesht. Ka mbyllur veshet dhe syte perballe masakres elektorale teper transparente te Sali Rsitanit. Po te ishte ne opozite Sali Berisha do ti akuzonte prokuroret shqiptare se “po flene gjume mbi dosjet flagrante te kusarise flagrante”!
Krim me i rende se vete falksikimi i tyre
Keto vota te fabrikuara dhe rrasur ne kuti nga ustallaret e Berishes per hajnine e votave po legalizohen ne kundershtim me cdo ligj ne fuqi te KQZ-se, ne shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor, te kodit penal dhe te vete Kushtetutes se Shqiperise.
Legalizmi i mashtrimit, falsifikimit vjedhjes se votave nga funksionare te larte shteterore per llogari e ne sherbim te karrikes ilegale e te vjedhur te kryeministrit Berisha, sic eshte Arben Ristani dhe tre musketieret e Sales ne KQZ, e kane kthyer kete institucion te pavarur ne nje Komision te Vjedhjes se Zgjedhjeve. Legalizimi i hajnise, falsikimit dhe vjedhjes se votave eshte nje krim e veper penale edhe me e rende se ato vet.
Nuk qe e rastit qe fill pas “zbulimit te kokes se komplotit elektoral” Bamir Topi, ABC-ja u lidh gjithe ngazellim me nje kamikaz tjeter te Berishes , me kryetarin e KZAZ Ilir Goci, Sipas gazetes “Tema” Online e Mero Bazes, njohesit dhe denoncuesit me te mire te kryevjedhesit te votave te Shqiperise Sales njoftoi para nje muaji se Ilir Goci, nje person me precedente penale per perdhunim qysh ne vitin 1990, ka lidhje familjare me Berishen. Bashkeshortja e tij eshte vajza e axhes se mbeses se Berishes.
Ishte ky kamikaz i klanit Berisha qe me urdherin e tij bllokoi nenshkrimin e procesverbalit te KZAZ 49 te njesise Nr. 5 me 13 maj 2011, vetem pak ore pasi kryeminsitri deklaroi se “Te dhenat e mia tregojne se ka fituar Lulezim Basha”.
Urdherat e Berishes per te nxjerre me cdo kusht fitues Lulezim Bashen
Nuk ishin “te dhenat e mia”, por urdherat e Sali Berishes ndaj Gocit, Ristanit dhe cetes se kusarise se votave qe vune ne levizje gjithe hajnat e tij me cizme : ministra e deputete si Genc Kusar Ruli, Fatmir Medi Gerdeci , Ilir Meta Shtateqindmijeshi, Majlinda Tender Bregu, Enkelejd Sali Alibeaj, Mesila Kukumjacke Doda, Arben Asfali Imami dhe ustallaret e tyre per te falsifikuar vota e mbushur kutite ne raportin 4 me 1, sic po e shohim para kamerave ne KQZ, per Lulezim Bashen.
I ndodhur perballe nje disfate totale, perballe nje Vaterloje elektorale e politike, regjizori i kusarise elektorale, ekonomike, financiare Sali Berisha hedh ne sulm falangat e hajnise se votave. Porosia e tij eshte qe te mos preket vetem kutia 1968 qe te kapi ne flagrance Presidentin e Republikes, Bamir Topi. E vetmja kuti qe ka vetem nje vote pro Edi Rames dhe asnje vote te falsifikuar shtese per Lulezim Bashen. Ne fakt ia shtoi vlerat Presidentit… Si mund te votonte ai per nje kusar dhe vrases si Lulezim Basha!?
Gjithe kete maskarade qevezia me vota te vjedhura dhe kamikazet e saj ne KQZ po orvaten ta fshehin pas ” numerimit te votes se fundit”, pas ” mbrojtjes me cdo kusht te cdo vote ku qytetari, votuesi ka shprehur qarte vullnetin e tij”, duke imituar si majmuni e pervetesuar deklaraten demokratike te ambasadorit te nderuar te SHBA-se ne Tirane Z. Akeksander Arvizu me 13 maj 2011 ne njesine zgjedhore Nr. 5
Krim mbi krim
.
Kusaret e Shqiperise dhe hajnat me cizme te votave tash 15 vjet, te kapur me preshin e vjedhjeve e mashtrimit ne duar, tani po na shiten si ” gardianet me fanatike dhe mbrojtesit me te vendosur te vullentitt te qytetarit dhe votuesit te lire”!
Ne vend ti vinin vetullat regjizorit dhe maestors se hajnise se votave ne Shqiperi, mashtruesit e “kryetrukuesit” te tyre, sic e thot acik ish- Ambasadori i madh Amerikan ne Tirane Z. John Withers ne raportet e tij per Departmanetin e Shtetit per Sali Berishen ne vitin 2009 , ia kane nxjerre syte. I kane hequr edhe shenjen e fundit te kallajit qe i kishte mbetur per vjedhjen masive te votave te 28 qershorit 2009.
Falisifikimi masiv i votave dhe futja e tyre ne raport tre me nje ne kutite e tyre eshte krim e rende penal dhe atentat e perdhunim jo vetem i votes se lire, por edhe i vete demokracise ne Shqiperi.
Tani kane filluar te dalin me shume vota per Edi Ramen… Pse!? Sepse ashtu ka urdheruar Berisha kusaret e tij. Nuk eshte cudi qe diferenca e trukuar te shkoje deri ne 20 vota me shume per Lulezim Bashen… Kusaria e vjeter mbulohet me nje kusari te re! Krim mbi krim!
“Vullneti i qarte ” i qytetareve apo i kusareve ?
Pas ketij “vullneti te qyetarit dhe te votuesit”, pas ” zellit per te numeruar cdo vote te qytetarit” fshihet maskarada dhe mastrafi me i ndyre me e trashe, me brutal dhe me cinik qe i eshte bere votes se lire te qytetareve te Tiranes.
Asnje prej ketyre votave as ne kusarine e pare e as ne te tashmen nuk eshte hedhur nga votuesi ne kutite e votimit. Secila e te gjitha ato jane fabrikuar, falsifikuar e futur ne kuti nga ustallaret e Berishes per vjedhjen e votave. KQZ ka bere qorrin dhe u ka lene hapesire e krijuar kushtet ideale per kete masakar gjate kryerjes se saj. Tani KQV-ja po legalizon para kamerave hajnine e lejuar e ndihmuar prej saj.
Cdo vote e numeruar, rinumeruar, rivleresuar nga KQZ ne kundershtim me cdo ligj ne Shqiperi eshte legalizim i kusarise elektorale te Berishes. Mastraf elektoral nga dhunuesi me brutal i votes se lire dhe kusari me i madh i saj ne historine e Shqiperise.
Nuk eshte vetem vota e nje qendre votimi qe gjindet para kamerave ne nje kuti krejt tjeter. Nuk eshte as kutia pa kod zgjedhor e as kutia e shqyer prova kryesore e kesaj kusarie. Mbi te gjitha jane mesatarisht 4 deri ne 8 vota gjoja “te panumeruara” qe jane futur ne kuti ku numeri i votuesve eshte i barabarte me numrin e votave para se te futeshin brenda tyre ato te falsikuara.
Denoncusi i madh i kusarise : Sali Berisha !
Denoncuesi kryesor i kusarise se votave jane mbi 357 vota me shume se votues qe denoncon hapur kusaret e Berishes. Si mund te shpreh qarte vullnetin e votuesit nje vote e futur ne kuti nga kusaret e jo nga qytetaret qe nuk kane votuar kurre!?… Vetdenoncim i persosur i kusareve te Berishes nga vete kusaret e Berishes !
Pra keto vota te falsifikuara e te futura hajnisht ne keto kuti jane vota te kusareve e jo te votuesve tiranas. Ato shprehin vullnetin kriminal te hajnave dhe falsifikatoreve te tyre me Berishen ne krye dhe jo vullnetin e votuesve reale.
Kjo tashme eshte bere nje dukuri e zakonshme per kusaret e Berishes dhe qeverine e tij edhe vrastare. Por asnjehere nuk eshte shfaqur kaq hapur e shemtuar para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare!. Provat jane pafund dhe te filmuara e regjistruara! Denoncimi ligjor eshte bere!
Denoncuesi me i madh i kusarise se votave eshte vete Sali Berisha me pangopesine, me makuterine e tij per pushtet! Nuk thote kot sovrani: oreksi vjen duke ngrene!
Detyre ligjore e morale e opozites
Jo vetem mosnjohja kurrsesi e asnje rezultati te manipular e falsifikuar por edhe mospranimi kurrsesi i asnje rivotimi ne Tirane per nje veridikt qe populli e dha qarte e sakte nje here me 10 vota me shume per Edi Ramen eshte detyre ligjore dhe detyrim moral i opozites dhe vete Edi Rames. Jo dhjete, por qofte edhe nje vote e vetme me shume eshte mjaftueshme per te shpallur fituesin e ligjshem.
A nuk ndodhi keshtu vitin e kaluar me senatorin demokrat te Minesotas qe fitoi me nje vote me shume se rivali i tij republikan… Nje vote e ben diferencen. Fitorja nuk fillon tek milioneshi… Fitorja fillon tek nje vote me shume.
Nuk mund te behen kompromise e pazarlleqe me voten e sovranit ne dem te sovranit sepse ashtu i leverdis Sali Ristanit e cetes se tij te kusareve. Eshte sorvani dhe jo Sali Ristani qe vendos per fatin e te ardhmen e vet. Ndaj deklarata e Edi Rames ne Asamblene e PS-se per te marre mendimin e popullit, mendimin e elektoratit te tij per te ardhmen me duket me teper nje taktike per te ftohur gjakrat e fituar vleresimin e nderkombetareve se sa nje veprim logjik.
Sovrani e ka dhene tashme jo vetem mendimin por edhe vendimin e tij bashke me voten kunder Sali Berishes e pro Edi Rames qe eshte fituesi i ligjshem i votave te Tiranes.
Detyra kryesore dhe rruga e vetme e opozites dhe liderit te saj eshte te mbroje me cdo kusht e me cdo cmim kete vote. Jane zgjedhjet e parakohshme parlamentare per te rivendosur sundimin dhe pushtetin e popullit, me popullin e per popullin ne Shqiperi qe quhet dhe eshte demokracia.
Cfare pret prokuroria !?
Cfare pret Prokuroria e Tiranes dhe ajo e Pergjithshme per te shpallur bllokimin e sekuestrimin e menjehershem te krejt materialeve zgjedhore per Tiranen paralel me arrestimin ne flagrance te kamikazeve te Berishes me Ristanin ne krye ne KQZ, te kryetarit te KZAZ Nr, 49 Ilir Goci dhe per te hetuar cdo vote me nje grup special te saj, te perforcuar edhe me ekspertet me te mire e me te pakorruptueshem te saj, pertfshi edhe prokurore amerikane apo evropiane.
Nje veprim i tille eshte jo vetem nje detyrim ligjor, por edhe nje sherbim madhor per shtetin ligjor dhe demokracine ne Shqiperi. Do te ishte jo vetem fundi e nje masakarade dhe krimi masiv 15 vjecar, por edhe parandalimi i nje katrahure te re ne Shqiperi qe do na largonte edhe te pakten 10 vjet te tjera nga Evropa.
Do ta shpetonte Shqiperine jo vetem nga katrahura, por edhe nga fatkeqesia me e madhe e saj- Sali Berisha e qeveria e tij me vota te vjedhura, qe jane regjizoret edhe te kesaj masakre e maskarade elektorale qe na e mori fytyren faqe mbare botes!
DHEMB PER DHEMB E SHPATE PER SHPATE ….
… TE SHPETOJME NGA SALI TOPTANI
SHQIPERINE E NGRATE !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sirenat e alarmit te demokracise perendimore
Si Departamenti Amerikan i Shtetit, si Komisioni Evropian, si Parlamenti Evropain, si Keshilli i Evropes , si ODHIR-i u bien sirenave te alarmit e fshikullojne ashper kusaret shqiptare te votave me Berishen ne timon , deri me anullim vizite ne castet e fundit, sic veproi me plot te drejte kryeministri de jure e de facto i Evropes se Bashkuar Z. Barroso para nje muaji!
Ndersa nje ambasador qe i perfaqeson deri diku te dyja deklaron paciperisht se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i drejte, para se ai te kishte zbardhur e sqaruar argumentimin e tij . Ambasador mjeran…. Ambasador turpi sikur te perfaqesonte Zimbabvene e jo me SHBA-ne dhe BE-ne!
Nuk di cfare pret opozita ta shpalle non grata e te nderprese cdo kontakt me te! A e di kjo opozite se brenda 48 oresh ai dhe cilido ambasador tjeter do te merrte me vete valixhet e sikterrisej nga Shqiperia!
Udheheqja e Shqiperise e popullit te saj ne rrugen e demokracise eshte detyre e shenjte e shqiptareve jo e kusareve, vrastareve, despoteve e zullumqareve! Aq me pak e nderkombetareve! A nuk e tha acik kete gje Drejtoresha e Ceshtjeve Juridike për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore ne Departamentin amerikan te Shtetit, Jennifer Brush, duke i dhene flakareshen me te fuqishme politikes kusare shqiptare! God bless USA!
Si drita e Diellit !
Si mund te quhet i drejte vendimi i nje Kolegji Zgjedhor qe legalizon hajnine e votave kur duhej te jepte drejtesi dhe conte ne banken e te akuzuarit kusaret e thesarit me te madh te lirise e demokracise ne Bote, votes se lire te popullit, te demosit, qe eshte objekti e subjekti kryesor i demokracise!
Ky eshte thelbi i ceshtjes. Po te kishte drejtesi e demokraci ne Shqiperi qysh ne konstatimin e 357 votave me shume se votues, Kolegji Zgjedhor duhet te kishte denoncuar dhe arrestuar Arben Ristanin dhe Sali Berishen dhe krejt ceten e tyre te hajnave per manipulim dhe vjedhje votash.
Pse!? Pergjigja eshte e qarte si drita e Diellit! Keto vota qe dalin teper jane vota te falsifikuara, te trukuara, te fabrikuara. Trukuesit e tyre e kane vendin ne qeli e jo ne krye- qeveri me vota po te vjedhura! Vodhen Shqiperine. Po vjedhin edhe zemren e saj- Tiranen!
Na vjedhin sy ne sy e balle per balle. Na kerkojne edhe ti duartrokasim per zotesine e tyre ne kusari, qe orvaten ta paraqesin si ” vleresim per voten qe shpreh qarte vullnetin e votuesit” kur duart e tyre hajnore e e gjaksore kane futur ne ato kuti 357 vota me shume se sa numri real i votuesve ! Lanet !
Kur Sali Berisha denoncon hapur Sali Berishen
Ato jo vetem qe nuk “shprehin qarte aspak vullnetin e zgjedhesit, e votuesit”
Ato shprehin qarte dhe denoncojne ashiqare vetem vullnetin kriminal te Sali Ristanit per te futur te gjitha pushtetet ne duart e tyre, qendror, lokal, rajonal, kombetar, legjislativ, ekzekutiv, juridik, mediatik, pa perjashtim me vota te vjedhura. Me zellin e tij stalinist e despotik , kryekusari i Shqiperise Sali Berisha, alias Muamar Kadafi apo Robert Mugabe shqiptar denoncoi vetveten si kryehajni me i madh i votave ne historine e Shqiperise.
Ato deshmojne vetem nje fakt te pakundershtueshem: Sali Berisha denoncoi hapur, sy per sy e ne driten e Diellit Sali Berishen si dhunuesin me te madh te ligjit dhe Kushtetutes se Shqiperise. Edhe lopa e Vicidolit e jo me juriste me minimum dinjitet dhe integritet moral e dine, kuptojne, e shohin kete fakt.
Kushdo qe pranon nje kusari te tille, kushdo qe lejon ti vjedhin fitoren legjitime eshte edhe me i keq se vete kusaret e vrastaret e demokracise shqiptare me Sali Toptanin ne krye !
Pengjet e shumta te Sali Toptanit dhe cifligu i tij
Sigurisht edhe Kolegji Zgjedhor! Por edhe kjo hallke ashtu si Gjykata e Larte, bile dhe vete Gjykata Kushtetuese, si shkalla me e larte e drejtesise ne Shqiperi, sic e tregojne tre vendimet e fundit te saj, jane kapur peng, jane kthyer ne nje mashe qe shperdorojne drejtesine ne dobi e per llogari te karrikes kusare dhe te pergjakur te Kadafit shqiptar.
Duke grabitur, duke akaparuar , duke marre peng te gjitha pushtetet reale ne Shqiperi Sali Toptani dhe banda e tij kusare de jure e de facto ka marre peng vete atdheun tone. E ka kthyer ate ne nje ciflig personal te klanit te tij kusar e vrastar pike per pike si Robert Mugabe, si Hosni Mubaraku, si Ben Aliu, si Muamar Kadafi… si Saleh Saliu, si Bashir Asadi… !
I vetmi ndryshim jane emrat e despoteve dhe fakti qe Shqiperia ndodhet ne zemren e Evropes! Asgje tjeter!
E vetmja rruge e opozites dhe demosit !
Perballe ketij despoti ka vetem nje rruge. Rruga e Tahririt, Tunisit, Bengazit, Sanes. Kunder te gjitha akteve kriminale, kusare e despotike te Sali Berishes duhen perdorur te gjitha mjetet e rruget demokratike per ta cliruar Shqiperine nga zgjedha e tij zullumqare e kusare, despotike e vrastare per t’ia kthyer ate pronarit te vertete e te vetem te saj popullit shqiptar!
Sundimi i nje kusari eshte kusari! Pushteti i nje despoti eshte despotizem! Qeverisja e nje hajni eshte hajni! Pushteti i nje diktatori me maska demokratike eshte demokrature, pra diktatura me vello demokratike, shkalla me e degjeneruar e nje diktature.
Eshte koha e fundit qe demosi, populli shqiptar te ktheje pronen, token e shenjte te tij te grabitur ilegalisht dhe me kusari, domenin e vet sine qua non pronarit te vetem te ligjshem, vetevetes! Dhemb per dhemb e shpate per shpate me kusaret e pengmarresit e Shqiperise me Sali Toptanin ne krye !
Perndryshe: cdo popull ka qeverine qe meriton, ka thene Abaraham Linkolni ketu e 150 vjet me pare! Vetem atehere do te vendoset sundimi, pushteti i popullit qe njihet dhe eshte me te vertete demokracia ne Shqiperi, pra pushteti i popullit, me popullin e per popullin !
AN INEXCUSABLE EXCUSE …
– Nje shfajsim i pashfajsueshem
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Vendimi i sovranit dhe kusaria e Sali Ristanit
Sorvani shqiptar e dha qarte jo vetem mendimin, por edhe vendimin, veridiktin e tij ne zgjedhjet e 8 majit 2011: 10 vota me shume per Edi Ramen. Jo dhjete, por qofte edhe nje vote e vetme me shume eshte e mjaftueshme per te shpallur fituesin e ligjshem!
A nuk ndodhi keshtu vitin e kaluar me senatorin demokrat te Minesotas qe fitoi me nje vote me shume se rivali i tij republikan… Nje vote e ben diferencen. Fitorja nuk fillon tek milioneshi… Fitorja fillon tek nje vote me shume. Edi Rama ka dhjetfishin, pra dhjete vota me shume se rivali i tij humbes Lulezim Berisha.
Cdo rezultat tjeter pervec atij te fitores se Edi Rames me dhjete vota me shume eshte rezultati i Sali Ristanit dhe jo i sovranit! Si i tille ai eshte jo vetem i paligjshem, por edhe kriminal !
Nuk mund te behen kompromise e pazarlleqe me voten e popullit, si ato me Kushtetuten qe i kane kushtuar kaq shtrenjte jo vetem opozites por edhe Shqiperise mbare.
Detyra e opozites dhe mendimi i bazes
Jo vetem mosnjohja kurrsesi e asnje rezultati te manipular e falsifikuar, por edhe mospranimi kurrsesi i asnje rivotimi ne Tirane per te cilin sorvani e dha vendimin e tij eshte detyre ligjore dhe detyrim moral i opozites dhe liderve te saj. Eshte sorvani dhe jo Sali Ristani qe vendos per fatin e te ardhmen e vet.
“Këto dy javë të jenë për të gjithë ne, koha për të lexuar së bashku fitoren e 8 majit. 29 qershor të rimblidhemi për të marrë vendimet e duhura në funksion të sfidës së jashtëzakonshme”- deklaroi lideri i opzoites Edi Rama ne Asamblene e PS-se. Po ashtu ai porositi koleget dhe deputete e opzoites te marrin mendimin e bazes per veprimet e metejshme.
Deklarata e Edi Rames ne Asamblene e PS-se per te marre mendimin e popullit, mendimin e elektoratit te tij per te ardhmen me duket me teper nje taktike per te ftohur gjakrat e fituar vleresimin e nderkombetareve se sa nje veprim logjik.
Asnje mendim nuk mund te ndryshoje vendimit te sovranit !
Bashke me voten sovrani nuk ka dhene vetem mendimin, por edhe shpirtin e tij. Mbi te gjitha e krejt qarte ai ka dhene vendimin, veridiktin e tij. As Sali Ristani e as vete Edi Rama nuk mund te dalin mbi kete veridikt, mbi kete vendim te sovranit !
Cfare mendimi tjeter pritet prej tij!? Edhe nese ai nderron mendim, cka eshte nje absurditet ta mendosh, nuk mundet te nderroje vendimin qe e dha qarte e bindshem!
Ai veridikt ndodhet ne kutite e padhunuara te votave prej dates 8 e deri me daten 13 maj 2011, kur u numerua edhe vota e fundit jo vetem ne syte e shqiptareve, por edhe te nderkombetareve, ne syte e monitoreve, por edhe te ambasadoreve te aleateve e miqve tane me te shquar e besnike, para se Berisha dhe kusaret e tij te fusnin duart e krahet ti manipulonin e vidhnin ato.
Detyra e vetme ligjore e opozites
Detyra e vetem ligjore e opozites dhe liderit te saj eshte te mbroje mendimin, vendimin dhe voten e sovranit prballe kusarise me transparente elektorale te Sali Berishes dhe bandes se tij. Aq me teper kur kjo nuk eshte hera e pare… Eshte e disata here qysh prej 26 majit 1996. E dyte ne me pak se dy vjetet e fundit.
Mos valle Sali Zullumqari, mos valle Sali Mujshani, mos valle Sali Kusari e banda e tij qe qeveris me votat e vjedhura eshte nje specie e vecante, eshte nje superman, eshte nje kategori e vecante, “nje celik special” nga ata te partise se pare te ndryshkur te Salise.
Mos valle vetem Sali Berisha na paska bole kurse te tjeret, perfsahi edhe opoziten e liderin e saj duhet ti bejn fresk despotizmit dhe kusarise se tij!?
Pse !? Pergjigja eshte fare e thjeshte! Si mund te pretendosh, si mund te drejtosh, si mund te udheheqish, si mund te qeverisesh nje popull te tere kur nuk je ne gjendje te mbrosh me cdo kusht e me cdo cmim voten e tij, fitoren tende ligjore!
Zgjedhje te parakohshme parlamentare
E vetmja rruge per opoziten eshte te rivendose demokracine duke i kthyer sovranit fitoren e vjedhur bashke me votat ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Meqe provat e kesaj vjedhjeje kutite bashke me votat jane djegur, atehere e vetmja rruge jane zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Raporti perfundimtar i ODHIR-it se “votat u numeruan keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre” ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009, eshte nje prove mese e mjaftueshme ligjore qe ligjeson mbajtjen e tyre ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve!
Cdo mendim apo shfajsim tjeter i kujtdo qofte ai , qofte edhe i Edi Rames eshte dorezim, kapitullim, bojkotim dhe tradheti ndaj sovranit dhe atentat kunder sundimit te popullit, me popullin e per popullin me emrin e shenjte demokraci!
Vox Populi Vox Deus! Zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
Eshte nje shfajsim i pashfajsueshem, an inexcusable excuse, thone amerikanet.
I Dashur Genci!
Te kam njohur ne ne to zgjedhje ne sadhen e KQV (Vjedhjeve),dhe u mahnita nag pergatitja jote e larte prfesionale dhe menyra e shprehjes ne perballe kundershtarit.
Vertete per ty eshte e veshtire te perfaqesosh ligjin perballe antiligjit arsyen perballe te pa arsyeshmes te verteten perballe te pavertes mor mos harro ajo qe del nga goja jote eshte vendimtare ne percaktimin e se vertetes-
Tashme nuk eshte i rendesishem rezultati perfundimtar tashme ai dihet eshte vendosur diku tjeter, e rendesishme ne kete moment eshte vendosja e shtetit ligjor vendosja e ligjit ,Ti duhet te betsasesh me te madhe te perplasesh duar kembe dhe koken po qe e nevojdhme ne menyre qe antiligjii te degjoje se ligji po e sheh paçka se do te beje te tijen.
Duhet te jesh i vendosur te parashtrosh mentimet e tuaja dhe atehere kur nuk ke te drejte pasi antiligji po vepron ne padrejtesi.
ne kete menyre ne duhet t’ju themi:ju po beni si te doni por por ky eshte ligji kjo eshte e verteta.
JU Z.Gjonqaj jeni hero i kesaj KQZ je por hajdutit ne pushtet qe vjedh diten per diell nuk ke cfar ti besh se AI ka gurin dhe arren.Por ti duhet te qendrosh ashtu si deri SOT i pa lekundur se populli do te vlersoje e jo plehrat e pseodemokracise.Nji vrejtje kam per EDI Ramen , duhet te jene me i ashper ,me i vendosur e jo frikacak, Opozita duhet te jene ne parlament,por asnji LIGJ te mos e votojne mbasi deri tani me opoziten po TALLEN dhe po i Injoroin si ne KQZ ashtu edhe ne Parlament.