Franca e SHBA drejt tërheqjes nga Afganistani, Gjermania: Ushtarët tanë nuk dinin as të qëllonin

23 Qershor 2011, 13:11Politika TEMA

Franca i është bashkuar SHBA-së ndërsa ka bërë të ditur se 4 mijë ushtarët e saj do të tërhiqen nga Afganistani. Kurse gazetat gjermane kanë publikuar dokumente të gjeneralëve të tyre në Afganistan, që thonë se ushtarët gjermanë nuk dinin si të mbanin armën e të qëllonin. Në dokumente thuhet se amerikanët gjithmonë e më shumë kanë marrë kontrollin mbi operacionet ushtarake në Afganistan kundrejt trupave të ISAF, kur në fakt duhej të ndodhte e kundërta.

E ky duket se është problemi në fakt. Ushtarakët thonë se nuk është momenti për të bërë një tërheqje të tillë nga Afganistani. Por presidenti Obama ka deklaruar se 10 mijë ushtarë do tërhiqen këtë vit, kurse 23 mijë të tjerë do tërhiqen brenda shtatorit 2012. Në të vërtetë aty do mbeten të paktën 68 mijë trupa amerikane, të cilat mund të largohen në vitin 2013, duke ua kaluar forcave afgane çështjen e sigurisë në vend.

Shumat e mëdha që harxhon SHBA në Afganistan kanë qenë shpesh në qendër të kritikave. Bëhet fjalë për 2 miliard dollarë në javë. Nga trupa që ka dërguar SHBA në Afganistan që nga nisja e luftës të paktën 1500 persona kanë vdekur e 12 mijë janë plagosur.

11 komente në “Franca e SHBA drejt tërheqjes nga Afganistani, Gjermania: Ushtarët tanë nuk dinin as të qëllonin”

  1. Rani says:

    Mos te jene amerikanet keta te tjeret s’kane bythe per asgje, vetem llafe kane.

  2. plaku says:

    Une jam nje fan i Obmes. Obama i ben keto gjera se se shpejti ka zgjedhjet per president. Ai do tju japi nje cope torte pacifisteve ne Amerike, qe tju mbylle gojen. Politika eshte kurve miqt e mij.
    Pastaj amerikanet thone se po bjene bisedime sekrete me talibanet e moderura duke ju ofruar ketyre poste ne qeverine e Afganistanit. Pse nuk u kujtuan 10 vjet me pare, do ishin shpetuar kaq shume jeta njerzish nga te dy palet. Pershendetje.

    1. bazarhesap says:

      I madh je plaku (Taliban) te moderuar loooool.Te gjithe grupet ne afghanistan kerkojne vetem nje gje qe trupat e natos te largohen dhe pastaj te bisedojne aleatet qe ka nato ne afghanistan jane te njejtet njerez qe bashkpunuan me bashkimin sovjetik ose me thjeshte drug-dealers dhe kriminela si komunist Dostum dhe northen allience qe jane prodhuesit numer 1 te heroines

  3. 2k90 says:

    politika e G bushit eshte nje disfate dhe nenat qe qajne femijet e tyre te vrare ne afganistan e dine sot qe eshte hypokrizi te jesh ne nje vend te huaj per interesa te klanit Bush, mafja me e madhe ne bote.tju flas per gerdecin, ju kujtoni se nuk ka lidhje? shitja e armeve per mjekroshat e talibanit mbante gjalle konfliktin ne afganistan per nje arsye, manaxhimi i opiumit dhe hapja e azise si treg. femije te vrare per arsye te imoraleshme, te pasionuar nga historia shikoni … empir de ming 1620, dhe do ta kuptoni qe shekujt kalojne por historia perseritet, sot opinioni popullor ne gjithe boten po ndryshon dhe mjere ata qe kane dale jashte moralit do hyjne ne historine e botes si tradhetare kundra njerezimit. roli i obames eshte te rugulloje imazhin e usa qe G bush e ka shkateruar.

    1. Albboston says:

      Te rregulloje imazhin e USA??? Pse mo kush na ka marre me sy te keq ? Siria ,korea e veriut, italia e berluskonit ,irani apo shqiperia e saliut. Sa per moral e meshire sa ka amerika ska komb tjeter. Jo shume larg po tek hitleri shko e shif qe me 70 milion gjerman e me kuaj donte te pushtonte bote kurse USA po paguan qimet e kokes per te mos vrare civile ku ka konflikte. Sa per afganistan e iraq eshte USA se prape po te qe ndonje tjeter do qene bere shkrumb e hi.

      1. 2k90 says:

        ju zoteri flisni si patriot megaloman nga texas, bota zhvillohet dhe po i kuptojne te ”mirat” e usa te dic chenay and co po zgjohen per cdo dite me te pasur, sot popuj me pasuri natyrore po behen peng te moralit qe ti mbron, iku ajo kohe kur njerezit besonin demokracine amer icane, prisni dhe pak dhe do e shini kush eshte morali, persa i perket gjermanise me ”kuaj” ju deshen 5 usa dhe 5 urss per ta prishur dhe per ti vjedhur te gjitha arritjet industriale e teknologike ne cdo sektor. nje pyetje per ju ; po sikur te bashkohet evropa me azine kush do jete e ardhmja e usa. ta shohim

    2. Ton says:

      Cfare imazhi? ku ne Afganistan?

      1. bazarhesap says:

        Me gjith kte urrejtje qe ke per Myslimanet si ka mundsi qe nuk je regjistruar per tu bere marines.Do kishe fatin dhe do shkoshe ne afghanistan ose iraq ,tani eshte koha qe usa i dohen ushtare apo jo wanbee uncel sam ?

  4. lalalalai says:

    tani qe iken amerika prej afganistanit tani boet barbecue e vertete atje me mish njeriu.

  5. hysni dajaku says:

    pas nje suksesi te pa pare ne rroten e historise Amerikanet dhe ushtria e tyre paqesore do terhiqen nga Afganistani,,si kudo ku ka shkelur kemba paqesore e Amerikanve qe edhe luften e kan pune ka lene mbas vetem paqe ,lumturi e demokraci nga me te kulluarat qe jan bere shembuj frymezimi per sa e sa vende e popuj me bisht,,fale deshires amerikane per demokraci e zhvillim sot kemi nje Afganistan qe esht fanar ndricues per gjith boten e ku shtetet e tjere qe jan sot si ka qene Afganistani dje ka zene radhen e po presin kur do vije dita qe Amerika te beje te njejten gje edhe me popujt e tyre,,por Amerikanet qe jan shume te ndjeshem dhe parimor te medhenje nuk nxitohen por vetem u thone te bejne durim deri sa tu vije dita e shumpritur kur edhe ata te behen lule si Afganistani Amerikan,,Amerikanet vertet harxhojne shume leke nga kursimet e amerikaneve qe vet jetojne ne ato shtepit si koshere blete qe kur fryn era telefonojne policne ne 911 tu gjej ku u ka fluturuar shtepia,ama nuk i kerkojne llogari qeverrise se tyre pse harxhohen gjith ai mund e djerse ferrave e perrenjeve te Afganistanit,si puna jone nje here kohe qe nuk i kerkonim dot llogari Enver Hoxhes qe gjith kursimet e shqiptareve shkonin per bunkere e tunele,se pergjigja do ishte e njete si kjo qe japin keta demokratet e Amerikes sot,,”Rrezikohemi nga armiku i jashtem”dhe cuditerisht ky armik i jashtem na qenkan ca kokethumba nga Afganistani qe rrine guvave e shpellave duke pire hashash e duke bere plane per te shkaterruar ameriken,,e megjithse kjo eshte genjeshter me e trash se ajo e Enverit tone,se ne te pakten konsideronim armiq Ameriken e Rusine qe vertet isin te tille,,po ky justifikimi i amerikes eshte vertet per te ven kujen e duart e koke,,megjithate lavdi vepres se ndritur e te pavdekshme te uhtrise amerikane dhe udheheqesve te saj kodoshe me ne krye Bushin e madh dhe te Bushin e vockel,,perpar per fitore te reja!!

  6. Albana L. says:

    Nisme e mire por e pamjaftueshme! Te gjitha trupat e huaja duhet te terhiqen nga Afganistani dhe Iraku ku kane sjelle veç shkaterrime e vdekje! Nuk dua te hyj ne motivet qesharake te fillimit te ketyre agresioneve, por thjesht shpresoj qe SHBA-ja dhe shteti i zi sionist, mos te planifikojne luftera te tjera per ekspansion! Ndryshe vetem zi ka per te patur kjo Bote! Perderisa te udhehiqemi nga lobet luftenxitese, paqja ka per te ngelur nje mirazh i larget!
    Boll me urrejtje, konflikte e luftera, jeta pa armiq eshte PARAJSA E VERTETE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje