Edhe 3 ditë dhe nis Botërori i femrave në futboll. Më poshtë janë përgjigjet për disa pyetje pikante:
Si i shkëmbejnë femrat bluzat në futboll?
Ndodh shumë rrallë në fushë. Si rregull, gratë i heqin bluzat në kabinat e tyre dhe ua çojnë kundërshtareve po në kabinë.
A shënojnë më shumë gola femrat?
Po, gjatë Botërorit 2007 e 2003, u shënuan 3.4 gola në ndeshje mesatarisht. Në turnetë e meshkujve shënohen 2.2 e 2.3 gola në ndeshje.
A ka një këngë për Botërorin e femrave?
Po, quhet “Sister hit the goal” nga Marta Jandova.
A ka publik viewing?
Po, edhe për futbollin e femrave ndeshjet mund të ndiqen në publik.
Përse ndeshja e parë në Berlin është Nigeri kundër Francës?
Si rregull duhej të ishte Kanadaja kundër Gjermanisë, por televizioni gjerman kërkon ta transmetojë atë pasdite e jo në drekë.
A ka një festë për hapjen?
Po, por ajo do të zgjasë thjesht 11 minuta.
Cilët personazhe të njohur do jenë aty?
Presidenti gjerman, kancelaria, emrat e njohur të futbollit si Bekenbauer, Netzer, Birhof, Lëv.
A luajnë më keq gratë kur janë në ditët e menstruacioneve?
Ekspertët thonë se nëse periodat ecin normalisht, gratë nuk kanë probleme me lojën. Me marrjen e një pilule është e mundur që të shtyhen pa problem periodat.
A mund të mbajnë bizhuteri?
Po, por vetëm në stërvitje. Kur nis ndeshja atyre u maten edhe thonjtë. Lira Bajramaj u detyrua të shkurtonte thonjtë para një ndeshje në Botërorin 2007.
Përse nuk pështyjnë futbollistet?
Nga mirësjellja. Nëse u rrjedhin hundët, një mbikëqyrës u ofron atyre një shami. Askush nuk e bën pis fushën më shumë se meshkujt.
A është njësoj i madh topi dhe fusha e futbollit?
Po, asnjë ndryshim.
Kush janë favoritët?
Gjermania, Brazili, SHBA dhe Suedia.
A ka futbolliste që kanë fëmijë?
Po, për shembull amerikania Kristi Rampone ka dy fëmijë. Ekipi gjerman nuk ka.
A është e martuar ndonjë futbolliste gjermane?
Po, portierja Ursula Holli është martuar në vitin 2010 me gruan e saj, Kristinën. Të tjerat janë beqare.
Cila futbolliste fiton më shumë?
Marta e Brazilit fiton tek Los Angelos Sol 180 mijë euro në vit, plus 200 mijë euro nga sponsorat. Ajo kërkon 3500 euro për një orë dhënie autografesh. Kurse në Gjermani fiton më shumë Lira Bajramaj- 11 mijë euro në muaj.
Sa fitojnë nëse marrin titullin?
60 mijë euro për lojtare. 25 mijë euro nga sponsorat.
A gjykojnë vetëm femra botërorin?
Po, gjithsej 16 arbitre.
Pse nuk kanë femrat një hotel ku të rrinë?
Femrat udhëtojnë nga një vend në tjetrin dhe aty gjejnë hotelin ku qëndrojnë. Fifa paguan të gjitha kostot.
A transmetohen live të gjitha ndeshjet?
Po, të gjitha.
Çfarë veshin gratë poshtë bluzës dhe pantallonave të shkurtra?
Në temperaturat e verës mbajnë të mbathura të lehta sportive ose recipeta sportive që lejojnë ajrosjen.
A do shkojë Angela Merkel në kabinën e tyre?
Po, pas bisedimeve me federatën gjermane, ajo do jetë aty.
Përse gratë vrapojnë ndryshe nga meshkujt?
Shkencëtarët thonë se ato janë më të prirura për tu lëkundur kur vrapojnë për shkak të legenit të gjerë. Për shkak të elasticitetit të muskujve, ato lëndohen më pak e më rrallë se meshkujt.
Kush i trajnon ekipet?
6 ekipe trajnohen nga femra, 10 nga meshkuj.
A do fitonte një ekip femrash ndaj një ekipi meshkujsh?
Jo, diferencat fizike janë shumë të mëdha. Gratë bëjnë stërvitje me ekipe djemsh të rinj, por gjithmonë me dyer të mbyllura.