Gjueti shtrigash ndaj biznesit në Vlorë

3 Korrik 2011, 23:50Politika TEMA
Gjueti shtrigash ndaj biznesit në Vlorë

Fillon gjuetia e shtrigave mbi biznesin vlonjat, pikërisht në kulmin e sezonit turistik. Me urdhër të drejtorit të Task Forcës së Tatimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Adrian Godo, që prej katër ditësh, në qytetin bregdetar të Vlorës kanë zbarkuar mbi 10 zyrtarë të Task Forcës, të cilët kanë filluar kontrollet në baret, restorantet, hotelet dhe diskot e këtij qyteti.

Burime të drejtorisë së Tatimeve të Vlorës, thanë për televizionin Fokus se, ata nuk kanë marrë më parë dijeni për këto kontrolle, por kjo nuk i ka interesuar shumë grupeve të Task Forces, qe kane ardhur enkas nga Tirana.

Sipas verifikimit që gazetarët e televizionit Fokus bënë në terren, në disa prej pikave kryesore prane zonës së Skelës në qytet, rezulton se deri tani u janë vënë gjoba marramendëse disa prej bizneseve të qytetit.

Kështu, bar restorant Taushani, është gjobitur në shumën e 13 milionë lekëve të vjetra nga grupi i Task Forcës së Tiranës; hotel bar restorant Pavarësia, është gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra, bar restorant Saint Tropez, është gjobitur me 6 milionë lekë të vjetra e hotel Bolonja, me 10 milionë lekë të vjetra.

Aksioni i grupeve të Task Forcës është urdhëruar në mënyrë personale nga Adrian Godo, shef i Task Forcës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe këtë e tregojnë vetë punonjësit e tatimeve që kanë zbarkuar për kontrolle në Tiranë.

Gjobat kanë shkaktuar rebelimin e biznesmenëve vlonjatë, të cilët, përveçse kanë qenë të penalizuar gjatë këtyre kohëve për shkak të situatës së zgjedhjeve dhe mungesën e punës, kohës së keqe dhe fillimit të sezonit me vonesë, penalizimi vjen edhe nga tatimet, të cilat në këto forma presioni, sidomos edhe pas votës së vlonjatëve, kërkojnë të penalizojnë në këtë qytet, jo vetëm biznesin, por edhe turizmin.

42 komente në “Gjueti shtrigash ndaj biznesit në Vlorë”

  1. zana19 says:

    Ja si po i dergon saluqi emisaret e mbreterise qe te taksojne popullin qe te jete ne gjendje te paguaje doris pack dhe bejker te flasin ne favor te tij.
    Jepi sale jepi, se po e tregon shume e me shume qe s’ke pik demokrati ne gjak.

    1. anticensurë says:

      zana nuk ma merr mëndja se doris pakua të mjaftojet me disa mijra euro!për doris pakon sala shet hidroçentrale e miniera!
      këto gjoba që i janë vënë vlorës kanë dy qëllime!
      e para për të ndihmuar shkodrën e 5 ujë e një oriz!shkodrën blu!
      e dyta për ta ç’ngjyrosur vlorën dhe për ta ngjyrosur në blu!
      vlorën se përmbyt dot,po të mundëte dhe vlonjatët do ta kishin votuar saliun!me gjoba po!atë mund ta bëjë!po e bën dhe mir bën!përsa kohë ne themi peqe lepe!

    2. jimmy says:

      Po ndejtet indiferente gjakun do tju apijne edhe palcen do tju amarrin ngrihuni sa seshte vone

  2. krenari says:

    Regullat jane regulla
    ashtu si edhe shkeljet
    jane te denueshme
    Befasia e kopetenteve
    per kontrolle
    nuk duhet te na habisin
    pasi cdo tregetar apo biznesmen
    kur ka nxjerre lejen e biznesit te vet
    eshte paiusur edhe me nje rregullore
    te cilen duhet ta zbatoje
    ashtu sikunder i rekomandone
    PERPUTHJA E BIZNESIT
    ME ZBATIMIN E LIGJIT
    SJELL ME SHUME FITIME
    SE KUR BENE TE KUNDERTEN
    Mos perputhja
    te cone drejte falimentimit.
    Kjo eshte nje pervoje e keqe.
    Te bejme kujdes
    duke qene me pare serioz.

    1. Agim says:

      o krenar, si mendon ti ,cili eshte motivi qe Bejkeri nga Amerika shpreh mendimin e tij, per nje pjese te zgjedhjeve lokale te nje vendi 3 milionesh ,mijera e mijera kilometra larg Amerikes?
      Qe te te ndihmoj per pergjigjen, ate, Bejkerin nuk e p.jerdh asnje tani per tani ne Amerike.
      ***
      Mendoj se “zana19” ka plotesisht dakort.

      1. Sociologu says:

        Bekeri ne Amerike ka perenduar me kohen e Bushit. Por habitem PSE duhen degjuar te huajt per nje gje qe Shqiptaret e atyshem, ne vendin ku banon Saliu, “harrojne” ato qe ndodhin dita dites. U bene 55 dite pas zgjedhjeve dhe Berisha akoma po zvarritet si gjarper te pranoje VJEDHJEN E VOTES se LIRE! fatkeqesisht Ai e di se korrupsioni e ka rrugen e “suksesit” me asfalt, kurse e Drejta me kalldrem dhe ferra… poshtersia e Saliut nuk ka fund, po le ta kruaje mire me VLONJATET SE aty do ta kete edhe varrin…

      2. krenari says:

        z.Agim!
        Ju kuptoje persa rekomandoni.Edhe varjantin e “Zanes 19”
        nuk e perjashtoje
        Por me Saliun
        duke qene ne te drejten tende
        ai te corodit duke ta kthyer seprapthi situaten
        dhe jo me te jesh ne kondravajtje
        Prandaj
        duke qene ne rregull me ligjin
        shansi per tu goditur nga
        zyrtaret e Saliut do te jete shume i vogel
        besoj se kuptohemi
        ju faleminderit dhe ju uroj
        shendet te plote dhe
        nje familje te lumtur.
        krenari

        1. zana19 says:

          Krenari,

          Eshte shume kollaj te gjesh shkelje ligji ne nje restorant apo biznes nqs i ve qellim vetes.

          Dhe po dergohen njerez nga Tirana per te inspektuar bizneset ne Vlore?

          Kaq shume e interesuar eshte qeveria qendrore per shendetin e atyre qe hane ne restorantet e Vlores?

          Me thuaj ti nqs dergon qeveria po te njetet inspektore kudo duke filluar nga Tirana, a nuk do gjeje te njetat shkelje? Shqiperia do paralizohej krejtesisht se do mbylleshin te gjithe restorantet dhe buzneset e vogla.

          Mesazhi qe jepet ne kete rast vlonjateve eshte i qarte.

    2. patrioti says:

      ik njerehe ne shkoder, kukes, tropoje shiko paguan taksa biznesi apo jo?? fare nuk paguan sepse i ka lene dore te lire berisha..berisha eshte kriminel qe ka ndare shqiperine..

    3. anticensurë says:

      naro kjo që ke shkruar është vjershë?
      në fillim mu duk e tillë!po nuk passhë që të ishte rimë dhe më pak mendim!
      apo nuk ja ke idenë se si mund të shkruhet normal?

  3. Labi Vlore says:

    I ka derguar Rama,nuk ka gisht Berisha.Ua them une me 100% siguri.
    Se njifni ju Ramen.Ai e ka bere per vete bashke me pucistat e tjere edhe policine tatimore dhe drejtuesit e saj.Edhe per kete Rama e ka fajin.

    1. skeptic_monkey says:

      O babale po pse???ne mbahemi dhe si cuna me tru..tani si i bie thua ti,kur vjen urdhri nga tr,kush ka ne dore qe ta firmosi?ske ndonje internet kafe apo pike bastesh aty ti?vllai te thote qe bej faturat,se po te erdhen,sma do mendja qe tu rruhet shume per dashurrine qe ke ndaj salishevicit

  4. +10 says:

    Me Vloren te kruhen ata, por do ta kerkojne me vone e nuk do ta gjejne. Vec kur t’i shohesh duke bredhur si cifutet ne shkretetire.

    1. Vlora says:

      prit te vene dhe njehere tjeter,, e do ta shofesh task forcen ,,ne mes te skeles,sic ja bene ushtareve te sales ne 97 qe i rrethuan te sheshi i flamurit,qe sdinin nga te shkonin e u struken te Hollidei.
      kjo eshte hakmarje e paster kunder votes se vlonjateve.

  5. Savo Dukati! says:

    Po të zbatohesh ligji në mënyrë korrekte pa emocione politike dakort, por mua nuk më bint për disa arsye:
    1. Ka dhjetra raste ku është pushtuar pasuria private dhe shtetërore turistika nga mafja vertikale dhe pushteti i mafjes vertikale hesht.
    2- Janë denocuar qindra vjedhje dhe vrasje deri tek masakra e 21 janarit dhe pushteti i mafjes vertikale hesht.
    3- Po vidhet pasuria kombtare një pjes e tij po u shitet miqëve të Berishës që po çojnë Shqipërin në përplasja qytetare dhe pushteti i Mafjes vertikale hesht.
    4- Po vendosen gjoba fallco nga kompania kurvë Ç.E.Z. dhe mafja vertikale e pushtetit hesht… Numuri munt të mos ketë mbarim. Pra këtu pushteti Social fashist po i kundërviet Vlorës. Mirë na i bën përderi sa ne përçahemi. Po të ishte e bashkuar Vlora dhe Shqipëria e bënte mafjen Berisha- Meta- Nano-Jozefina- Basha ti vinte MUTI në gjalmë të çorapes.

  6. AGIM DEGA says:

    LOJA ME ZJARRIN !

    Vazhdoni gjuetine e shtrigave ne Vlore me porosi te Padrinos se do tu duket Ura e Mifolit si Stalingradi gjermaneve! Loja me Vloren dhe djersen e saj eshte loja me zjarrin!
    Kur pelcet Vlora Sales do ti duket Beogradi si Shkupi mikut te tij Fatos Nano diten e grushtit te shtetit te Berishes me 14 shtator 1998!

  7. nicolla disha says:

    Ka arrdhur koha qe Shqiptaret te ngriten me rrevolte kunder takses Berishjane dhe Berishes. Por e keqja eshte se Shqiptaret nuk kane opozite.

  8. Rani says:

    Po mire ça jane keta emra qe ju vene institucioneve keta debilet e trashe “task forca” ça eshte kjo shpikje injorantesh,keto task forcat askund ne bote nuk ekzistojne si organe shteterore me kete emer humoristik po jane komisione ( policore, ushtarake, ekonomike, politike etj) qe ngrihen enkas per te hetuar mbi diçka ose ekzekutuar nje aksion special dhe jane te kufizuara ne kohe thjesht deri ne kryerjen e misionit dhe pastaj shkrihen, po tek ne debiliteti i atyre qe na qeverisin shprehet edhe me keta emra qesharake gjoja per tu dukur si moderne, pika qe s’ju bie tufes se debileve qe merren me emrat e bukur dhe flejne gjume kur te vije puna per te punuar. Per shembull celulat e policise qe punojne mbi nje krim te veçante qe mobilizon mbi 10 hetues quhet “task force” dhe qe eshte funksionale vetem per ate krim dhe shkrihet me vone ndersa ketu po shoh se vete organi quhet task force. I ka pushtuar injoranca institucionet duke filluar qe nga emrat vaj medet pastaj per funksionaret dhe punen qe bejne.

  9. Kaon says:

    Keto jane punet e pista te hakmarresit te mundur me vota ne Vlore, hajdutit e mashtruesit Ardian Kollozi…

  10. daj Lomi says:

    i duhen pare dhe vlores do ti bjeri me shume shpellari .pasi e di qe maloket e tij te kosoves atje shkojne harxhojne paret per pushime..dhe sigurisht kokiriqi i vucidolit do marre pjesen qe do

  11. tafuti says:

    Me shkrime te tilla,duke dashur te gjendet qimja ne qull,ulet besueshmeria e Gazetes,ulet objektiviteti i saj.Nuk mund te kritikosh parreshtur,nuk mund te godasesh parreshtur edhe atehere kur veprohet konform ligjit.
    Bravo organeve financiare nqs jane ne krye te detyres.
    Dhe se fundi:Edhe aq shume anti Sali nuk votoi Vlora jo….

    1. kallapsez says:

      ta paska futur sala koform ligjit dhe me objektivitacion si duket ne krye te detyres…

  12. mendimi_im says:

    te gjobiten shkelesit e ligjit…pak rendesi ka se kush se ku…

  13. ALBAN DEGA says:

    LOJA ME VLOREN ESHTE LOJE ME ZJARRIN !

    – Do tu duket Ura e Mifolit si Stalingradi gjermaneve

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Padrinoja Sali Berisha dhe taksidaret e tij ia kane mesy Vlores ne kulmin e sezonit turistik. Me porosi te kryekusarit , kryetaksidari i tij Adrian Godo qysh prej kater ditesh ka derguar jo pak por nje cete prej dhjete taksidaresh me urdherin per te gjobitur biznesmenet me te njohur te turizmit vlonjat, qe nuk i perkasin bandes se kusareve dhe bythelepiresve te Berishes.
    Gjobat e tyre shkojne nga 6 deri ne 12 milione leke te vjetra. Prvec mbushjes se arkave te parave, te boshatisura nga hajnia e votave te 8 majit 2011 synimi eshte te ndeshkoje ne menyre te perzgjedhur biznesmenet vlonjate te turizmit ne kulmin e sezonit.
    Nje provokim i hapur jo vetem ndaj biznesit vlonjat por edhe ndaj popullit te Vlores, qe nuk ka se si te mos rvoltohet perballe kesaj ofensive te provokatorit me te madh te popullit shqiptar Sali Berishes.
    Provokim i rrezikshem i nje provaktori te rrezikshem dhe te pakorrigjueshem. Gjueti e porositur dhe e urdheruar shtrigash, shkruan gazeta prestigjioze “Tema” Online. dhe Televizionit Fokus.
    Kjo gjueti shtrigash e kusareve te Tiranes ka shkaktuar indinjate, zemerate dhe kundershtim te vendosur jo vetem te biznesmeneve vlonjate, por edhe te dhjetra te punesuarve ne keto biznese, ndersa krykusari rrah gjoksin per “politiken dhe suksesin e tij turistik” !
    Nje loje e rreeikshme me zjarrin . Mos luaj me zjarrin, meson sovrani. Loja me Vloren eshte loje me jarring! Aty filloi edhe zjarri qe ia vuri i njejti Padrino jo vetem Vlores por gjithe Shqiperise ne 1997-en. Dhjete mije shqiptare te vrare e sakatuar. Mbi 4 miliarde dollare te shqiptareve te grabitur e te bere shkrumb e hi !
    Mos luani me zjarrin o provokatore te popullit tuaj, se do tu duket Ura e Mifolit si Stalingradi gjermaneve!
    Loja me Vloren , me djersen e mundin e saj eshte loje me zjarrin! Ndaj mos luani me zjarrin!
    Kur merr flake e pelcet Vlora, Sales e kusareve, Padrinos dhe taksidareve te tyre do ti duket Beogradi si Shkupi mikut te tij Fatos Nano diten e grushtit te shtetit te Berishes me 14 shtator 1998!

    1. mendimi_im says:

      alban, ti o je nje urrejtes i perbetuar per arsye se ke mbase konflikt interesi me fiste atje ne tropoje, ose ben loje te dyfishte, ose je nje karrierist i humbur qe mundohesh te besh reklame vetes me pak shrime anti ?
      dhe kam ven re qe nuk replikon asnjeher, dmth shrimet e tua ja jo te nje dore por nje grupi apo kalni qe i hedh ketu copy paste.

      1. nicolla disha says:

        mendimi_im,
        eshte e drejte demokratike e Albanit qe mos te rreplikoje ty. Ti je nje person i cuditshem me te gjitha shkrimet qe ti ke bere ne kete forum, ik sepse as Berisha nuk ta fut.

    2. nicolla disha says:

      Alban Dega te kshilloje qe te mos merresh me rreplika, por shkruaj sa te mundesh per te denua kafshen Berishjane sepse eshte e drejta juaj per te mposhtur llumin Berishjan.

  14. EGNOUH IS EGNOUH says:

    KRENAR jam me ty po hajde shikoje pak ne trane si po ndertojne mbeshtetesit e Sales ,jo rregulla qe nuk ndjjekin po as qe pyesin se duhet te jetojne te tjeret apo jo.Keetu hyn moto “ju jeeni te paret” po se ka pasur per popullin or e ka pasur me sponsorat e Lulit

  15. nga deti kuq e zi says:

    ky artikulli duhet te shpjegonte me nje rresht edhe arsyen e gjobes . dy nga keto biznese jabne te demokrateve!

  16. karaduzi says:

    Si biznese jane te aferta me qeverine,por si te privilegjuar u eshte rritur mendja dhe sic duket nuk kane kontribuar gjate zgjedhjeve,sidomos camet duan vetem te fitojne nen mbrojtjen e dashit te havase dhe te idrizit kane kohe qe nuk pagujne taksa.Gjoba e marre eshte simbolike ne raport me detyrimet.

  17. emigrantja says:

    Do ishte mire qe te bllokoheshin ndertimet pa leje ne Vlore, edhe pastaj te merren me sherbimet hoteliere, se ne fund te fundit keta mund te kene ndonje punetor ne te zeze… Ne cdo vend te botes ekzistojne te tilla raste, por raste me ndertime te cmendurish ne mes te detit, nuk ekzistojne.
    Ju lumte pushtet, edhe pse nuk keni votat e duhura, jeni ne krye edhe qeverisni sikur te ishit kriminela te ketij vendi.

  18. APOKALYPSIS says:

    I shpetove Vlores me 1997-es qen, po kujdes se nga Vlora do vije fundi jot dhe i gjithe shpurres tende barbaro-malokerie qe te ndjek nga pas …
    Historia eshte e mbushur me shembuj, e mbush e mbush kupen barbaria, po vjen nje moment qe i vjen fundi me nje rrebesh te vetem, dhe atehere do digjeni te gjithe me te thate e me te njome…

    1. Vlora says:

      thone qe:::: qenit kur i vjen ngordhja shkon e permjer ne dere te xhamise.

  19. Albani deg me deg says:

    Shko o Alban mos ja fut kodra mas bregut
    Ja provoje nji her ti besh bisht IRS-sit amerikan e vendeve evropiane ta shikosh B.e vicit,Ti, e keto
    anarshistet e tjer,qe do ti veni vlores zjarr
    Ik o beni shurren lepurusha

    1. ALBAN DEGA says:

      MBRETI I RRENAVE… SHET “SUKSESIN” I TIJ EKONOMIK

      – Rrit paga e pensione 50 per qind…. Rrit cmime e sherbime 300 per qind … Rezultati i mrekullise berishiste : Shqiptaret jetojne 250 per qind me keq se ne 2005-en

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Shqiptaret ishin populli me i varfer ne Evrope ne diktature.
      Shqiptaret vazhdojne te jene populli me i varfer ne Evrope ne neo-diktature!
      Per sherbimet si ato telefonike qofte tokesore, qofte satelitore une ne kryeqytetin e Botes Nju Jork paguaj tri here me pak se vellezerit e mi ne kryeqytetin e qeverise kusare me vota te vjedhura e me rrena falas te Berishes.
      Cmimet e te gjitha ushqimeve dhe mallrave jetike ne Shqiperi jane dy deri tre here me te larta se ato ne SHBA.
      Pagesat ne restaurante jane tri deri ne kater here me te larta se ne rastaurantet e Nju Jorkut ku bifteku eshte dy – tri here me i madh se ai ne Tirane!…
      A doni me per modelin e suksesit ekonomik te Berishes dhe kusareve te tij…
      Nje model tipik berishist ekonomie te suksesshme! I sukseseshem vetem nese shqiptaret blejne rrenat e nje Saladini, qe ka nxjerre ne pension edhe babain dhe mbretin e rrenave Nastradinin!
      “Sa te gjeje idiote qe blejne rrenat e mia, une mbetem mbreti i rrenave” pat deklaruar ish- rekordmeni boteror i tyre para Sali Berishes, Nastradin Hoxha. Ky eshte modeli i suksesshem ekonomik i Sali Berishes…
      Ia shiti kete model edhe Forbsit. Sipas te dhenave te sigurta per artikullin reklame te ” Forbes” Berisha dhe kusaret e tij kane paguar rreth 50 000 dollare… Vetem 50 000 dollare!!!
      E keqja eshte se kjo reviste nuk ka vendosur poshte tij shenimin : I paguar sa frengu pulen. Sigurisht me parate dhe djersen e vjedhur taksapaguesve shqiptare !
      A ka deshmi me te forte se numri i shqiptareve qe blejne edhe buken e femijeve me lista eshte trefishuar qysh prej 3 korrikut te vitit 2005!?
      “Sa te gjej idiote qe blejne rrenat e mia, une mbetem mbreti i rrenave!” thoshte jo vetem Nastradini. A nuke thote te njejten gje edhe Saladini!!!

  20. sarandioti says:

    sa sexy ai polici qe po ngjit ate fleten te qepeni ,

  21. Andreas says:

    I paska vene gjobe dhe hotelit te Dashit te Havase Saliu.

  22. vloranews says:

    Keta jane bisnesmene te pd ca ka per tu habitur

  23. tg usa says:

    ja u ben mire leberve.here tjeter le te mos votojne plakun e rjedhur po ja u mbajti

  24. bubi kacurrel says:

    Hajde se kush paguan taksa gjobitet ,i lumte veriut se ka 20 vjet qe se rruajne fare dhe nuk paguajne asnje lloj tatimi dhe fature ,e kishte gjoja jugu 8 vjet pushtetin dhe ata prape nuk paguanin ,e kam thene dhe me pare qe ne me ta nuk merremi vesh dhe duhet ti veme gardhin diku ne Shkumbin ,te jemi fqinj te mire dhe biem rehat dhe shohim 5 dite te bardha .E di qe shumica do fillojne te bejne atdhetarin tani po une thjesht shpreha mendimin e shumices se banoreve te jugut te Shqiperise dhe nuk me interesojne mendimet e asnjerit .

  25. Edi says:

    Me falni te nderuar bashkekomentues por mos valle eshte e gabuar qe te kryhen kontrolle mbi bizneset??Lezoj ktu qe ishin kontrolle te pa paralajmeruara..Jo po t t thone nje muaj para ej shiko ne do vim per kontrroll,rregulloji icik ato parregullsite qe ke.Lereni politiken po kerkoni qe te paguhen taksat e detyrimet!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje