“Dua dhe unë të lexoj fjalimet si Obama”

5 Korrik 2011, 10:24Lifestyle TEMA

Kryeministri britanik, David Cameron, ka vendosur që të përdorë stilin e Obamës në leximin e fjalimeve, për të rritur besimin tek votuesit.

Tanimë nuk do ketë fletë për të lexuar mbi to, por vetëm prompter, njësoj siç bën Obama. Presidenti amerikan njihet për fjalimet e tij edhe për shkak se i mban gjithmonë sytë tek njerëzit dhe nuk lexon në fletë. Kështu duket se ai i mban mend fjalët. Por në fakt ai i lexon ato në një prompter. Ky i fundit është shpikur që në vitin 1950 për të ndihmuar moderatorët e lajmeve për të lexuar lajmet në kamera, ose siç njihen ndryshe “bordi i idiotit”. Ndryshe nga atëherë prompterat modernë janë thjesht një fletë e hollë plastike ose xhami, me tekstin që shfaqet duke lëvizur nga poshtë lart. Atë e përdorin edhe këngëtarët ndonjëherë kur nuk duan të harrojnë tekstin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje