Piramida e Bashës

21 Korrik 2011, 10:59Politika TEMA

Nga Anila Basha

Një burrë e një grua kanë marrë vendimin për të prishur një vepër në qendër të kryeqytetit, me një veprim dhe vendim tërësisht arbitrar, jashtë çdo lloj parametri të funksionimit të demokracisë në një shtet të konsoliduar.

Do të ishte mirë, sikurse thotë kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Por duke qenë se në Shqipëri dystandartet tanimë nuk janë një përjashtim, por janë një rregull i pranuar gjerësisht nga politikanët, tanë ashtu sikurse janë kthyer në standard për demokracinë shqiptare, edhe ky zë i qytetarëve, tani nuk duhet të dëgjohet. E pse? Sepse kështu kanë vendosur kryeministri Sali Berisha, e kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Nuk dua të zgjatem shumë në vlerat e atij objekti në qendër të kryeqytetit, sepse për këtë kanë folur dhe do të vazhdojnë të flasin, arkitektë, intelektualë, njerëz të fushës që e kanë trajtuar gjerësisht në media këtë fakt.

Por ajo që është më shqetësuese, është heshtja e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. E kemi dëgjuar gjatë fushatës për tu zgjedhur kryetar se ai ishte duke e dëgjuar zërin e çdo qytetari shqiptar dhe ishte kundër prishjes së Piramidës, por ishte pro ndërtimit të një parlamenti.

Tani, kur firmëtarët e peticionit për mosprishjen e Piramidës, janë më shumë sesa 90 votat e pavlefshme që Basha gjeti në kutitë jo të duhura, dua ta pyes publikisht kryetarin e bashkisë: pse nuk na e dëgjon zërin e cdo qytetari dhe pse nuk na e lexon votën e gjithsecilit prej nesh?

Nuk ma merr mendja se sapo Basha fitoi mandatin e ka shtyrë për më vonë këtë çështjen e dëgjimit të zërit të çdo qytetari. Ashtu sikurse nuk e mendoj, se, kryetari i ri i bashkisë, që do të na e bëjë jetën në kryeqytet më të bukur, nuk ka aq shumë influencë te kryeministri Sali Berisha apo kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Nëse ai e merr mandatin e kryebashkiakut, me një premtim të parë të gënjeshtërt (sikurse ishte premtimi se ishte kundër prishjes së Piramidës), atëherë kjo do të zhgënjente shumë nga zërat e qytetarëve për të cilët kryebashkiaku u përgjërua, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve vendore të 8 majit se do ti dëgjonte e do ti merrte në konsideratë.

Tanimë, kjo është një sfidë personale për të, për tu rreshtuar krah deklarimeve të shoqërisë civile kundër prishjes së Piramidës. Se nuk bëhet fjalë vetëm për zërin e qytetarëve shqiptarë. Por kohët e fundit, kanë filluar edhe ambasadorë të vendeve evropiane të shprehen kundër prishjes së këtij objekti.

Kryetari i ri i Bashkisë mund të justifikohet me faktin se ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën, dhe se ende nuk është konstituuar këshilli bashkiak. Por, ky mbetet vetëm një justifikim. Lulzim Basha, publikisht duhet të dalë për të dhënë qëndrimin e tij për një premtim të fushatës. Në fund të fundit, do të dëshironim të dëgjonim edhe zërin e qytetarit të parë të Tiranës, sepse pikërisht në Tiranë, do të prishet ky objekt.

Për pak e kishim harruar atë shprehjen e famshme të kryeministrit Berisha, për ti vënë rruspat korrupsionit. Dhe heshtja e kryetarit të ri të bashkisë po bëhet pjesë dhe palë e këtij procesi. Sepse Berisha për të vetmin rast, është i vendosur ti vërë rruspën korrupsionit. Por në kahun e kundërt. Do ti vërë rruspën korrupsionit që prej 20 vitesh është bërë tek Piramida, rruspën për të mbyllur gjithë ato abuzime miliona euroshe që janë bërë me këtë godinë që ka “ngrënë” abuzivisht dhe në mënyrë shumë publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me heshtjen e tij, është edhe kryetari i Bashkisë ai që do të mbyllë sytë, për të mbyllur korrupsionin. Fundja nuk është gjë e re. Të mbyllësh histori vjedhjesh në Shqipëri, sërish është kthyer në normë. Piramida duhet shembur për shtetarët e sotëm por edhe për Lulzim Bashën me heshtjen e tij. Dhe jo se Piramida është kulti i diktatorit Enver Hoxha. Por sepse nën gërmadhat që do të lënë rruspat e bashkisë së Tiranës, do të varrosen edhe abuzimet.

Por më vjen keq kryetar! Ndoshta qëlloi edhe shans i keq që premtimi juaj i parë për të cilin u vutë në provë, ishte një premtim i gënjeshtërt.

64 komente në “Piramida e Bashës”

  1. LOLA says:

    PO SI MUND TE NDIHET LULEZIM BASHA KUR JANE 110 MILIION LEKE NE LOJE AI PO PRET PJESEN E TIJ SE TASHTI QE I POLLI DHE AJO SHTREMBANIKJA QE KA NE SHTEPI DUHET TI MBUSHET DHE KONTO NE BANKE FEMIJES TJETER AI NUK DEGJON FJALEN E CDO QYTETARI SE DO DEGJOJE FJALEN E SALIUT DHE ARGITES NJEHERE TAMAM KOPIL ESHTE KY NJERI O PAFYTYRE

    1. tourkofagos says:

      lola,,,ste kuptova asnje fjale qe the,,,hahahaha

      1. LOLA says:

        NORMAL QE NUK KUPTON JANE FJALE PER NJEEZ QEKNE ME SHUME INTELEKT NGA TY PO PO TA THEM ME DY FJALE VDEKTE LULI ME SALEN ISHALLA TE RAFTE MARMIDA BALLIT TY ISHALLA

        1. stalinsali says:

          Mire e the, me intelekt te gjere nga oxhaku. Shikoi njehere CV se sa eksperience qe ka. Kot nuk i kan vene emrin ne pune ” Real Team Worker ” !
          Xa Xa Xa Xa , jasou file Turkopatis

      2. Ton says:

        Turkofagos. Ke rene gje ne dashni? I je qepur Loles si skataja pas kepuces.

        1. tourkofagos says:

          hahaha,,,,,nuk e prisja nga ty nje konkluzion te tille,mgjth,sqaroj,se dikush komenton ne nick-un tim !!![dhe per kete do ti lutesha Temes,te marre ndonje mase]
          persa i perket,Loles,do te thosha,nqs une jam i distinuar,ta hedhe marmiden,ajo eshte preokupuar te ta prese,,,,,,,!!!!

          1. LOLA says:

            HAHAHAHHAHAAH TON KE TE DEJTE KURSE TI TORKOFAGOS UNE PRES MARMIDAAAAAA TAMAM JO KERMIJ FERRASH SE AI QE FLET SHUME BEN ME PAK DHE NJE NGA ATA JE TI

          2. tourkofagos says:

            lola!
            hahaha,,,,,kur shkon ke dentisti,hidhesh perpjete nga dhibja e trryeles,jo cdo gje qe duket e vogel eshte e paperfillshme,,,,,

          3. LOLA says:

            per kruajtese dhembesh nuk kam nevoje shkoj dhe i blej ne supermarket ah se harova je bere gje syne ti tourkofagos se po te jesh bere as krimb se ke

          4. tourkofagos says:

            lola!
            hahahaha,,,,,ke injoruar,gjithe islamistet ketu ne site,kur thua se;po je bere synet,nuk e ke as sa nje krimb!!!!
            hahahaha,priten reagimet e turkoshakeve,per injorim fizik,,,,hahahaha!

          5. LOLA says:

            e kisha me ty une o figure jo me islamitat se se kane te gjithe ate te mete fizike qe ke ti po ti me duket se dashke shoke

          6. tourkofagos says:

            lola,,,,,,po e ke me mua,e ke do……..c,hahahaha

          7. LOLA says:

            hahahahahahhaha as dobic sben dot ti me ato permasa qe ke

          8. tourkofagos says:

            lola,kur e pe i kishe syte me sapun,po ta shikosh perseri,do te shikosh,permasat origjinale,,,,,hahaha

          9. LOLA says:

            pirdh se lirohesh malli qe duket sdo kallauz

    2. tarasi says:

      i Lola jepi gaz ti,dhe leri qente te lehin

      1. LOLA says:

        HAHAHAHHAHAHAH ATE DO BEJ

        1. FCK says:

          Qeke njeshe fare LOLA,
          Jepi shkruaj te forta keshtu si keto, se me zor po pres ti lexoj te tjerat.
          Po deshe hajde edhe te besh tifozllek per FCK, ta pres une bileten me kenaqesi, por ama me kushtin te me gajasesh ?

          1. LOLA says:

            hahahahahhaha cte bejme do pergjigje populli si ky tourkofago qe i ha suma shume

    3. FCK says:

      Une jetoj ne Kopenhagen, Danimarke.
      Ketu per momentin eshte nje diskutim shume i madh ne lidhje me prerjen e disa hektareve pyll ne nje zone gati te pabanuar, me qellim ngritjen e nje baze per ndertimin e supergjeneratoreve me ere, qe pritet te sjellin nje bum te madh ekonomik per vendin.
      Organet kompetente kane cuar 3 here makinerite per prerjen e drureve, por jane sprapsur nga rezistenca e kundershtareve te prerjes se drureve (ambientaliste, ej).
      Ceshtja eshte ne gjyq, dhe ka mberritur edhe ne Komisionin Evropian, i cili pritet te marre nje vendim.
      Paralelja me Shqiperine eshte tek rezistenca kunder nje vendimi qe kundershtohet nga nje pjese e mire e shoqerise.
      Pse nuk bejne shqiptaret rezistence?

      Prandaj duhet lexuar edhe intervista e ambasadorit danez me kujdes dhe vemendje.
      Mundohuni te lexoni midis rreshtave gjithashtu, jo vetem fjalite.
      Por, ai s mund te thote hapur ngrihuni per rezistence.
      KA ardhur ora per te gjithe ata qe ndjehen pjese e ketij kombi….
      Te tjerat… i kuptoni vete

    4. gabriel garko says:

      Zonje e nderuar Anila(me ndje qe ste drejtohem ne mbiemer. çeshtje alergjie jo per fajin Tuaj)

      Perse dreqin i drejtoheni Lulit… A nuk e kuptuat pse e beri ate deklarat ky pupac..

      Ju si gazetare e ndier por edhe si intelektuale e re duhet qe kete adresim specifik t’ja u drejtoni “Intelektualve” te levizjes per Tiranen

      Ata zvarranik te pamoral, te vetquajtur intelektual qe e dashurojne Tiranen, qe mbeshteten nje vrases per kreun e bashkis duhet ti detyroni me çdo menyre te shprehen edhe per piramiden. Un nuk e di se si duhet tja arrini kesaj por ata duhet te vihen per ball publikut..

      Sa per Lul-in po ju kujtoj nje fakt te thjesht.. Promovimi i tij si Minister i Transporteve u zhurmua me 6 muaj debat dhe prishje mbikalimit te zogut te Lulit(mund ta quajm edhe keshtu tani)..

      E filloi me prishje e vazhdoi me vjedhje e shtyu me tej me tradheti ndaj kombit(marrveshje) e perfundoi me vrasje me Janar 21… dhe perseri me vjedhje halldupo barbare votave qe ruante tezja e Sali Sërbo Qeqenit..

    5. jaho labi says:

      Zonje e nderuar Anila(me ndje qe ste drejtohem ne mbiemer. çeshtje alergjie jo per fajin Tuaj)

      Perse dreqin i drejtoheni Lulit… A nuk e kuptuat pse e beri ate deklarat ky pupac..

      Ju si gazetare e ndier por edhe si intelektuale e re duhet qe kete adresim specifik t’ja u drejtoni “Intelektualve” te levizjes per Tiranen

      Ata zvarranik te pamoral, te vetquajtur intelektual qe e dashurojne Tiranen, qe mbeshteten nje vrases per kreun e bashkis duhet ti detyroni me çdo menyre te shprehen edhe per piramiden. Un nuk e di se si duhet tja arrini kesaj por ata duhet te vihen per ball publikut..

      Sa per Lul-in po ju kujtoj nje fakt te thjesht.. Promovimi i tij si Minister i Transporteve u zhurmua me 6 muaj debat dhe prishje mbikalimit te zogut te Lulit(mund ta quajm edhe keshtu tani)..

      E filloi me prishje e vazhdoi me vjedhje e shtyu me tej me tradheti ndaj kombit(marrveshje) e perfundoi me vrasje me Janar 21… dhe perseri me vjedhje halldupo barbare votave qe ruante tezja e Sali Sërbo Qeqenit..

  2. Altin Ketro says:

    DHE VJEN NJË DITË, DO VIJË NJË DITË, MOS ARDHTË AJO DITË!

    Dhe vjen një ditë që ajo ngrehinë në formë konike, që fare mirë mund të quhej “Krahët e Shqiponjës”, do shembet. Simbol, po po, simbol i Tiranës, i qytetarëve të saj që u përdhunuan nga arroganca qeveritare. Ata nuk u pyeten për atë ndërtesë që ka hyrë thellë në memorjen e gjithsecilit per nesh. Ishte më e pakta që mund të bëhej, t’u merrej një mendim, në një referendum lokal (megjithëse ajo ndërtesë ka përmasa kombëtare) e t’u thuhet thjesht e shkoqur: E doni? Po apo Jo! Vetëm dy fjalë, vetëm një pyetje, vetëm kaq!

    Marrëzia do e çojë deri në fund marrëzinë e vet dhe askush nuk e ndalë. Sepse marrëzitë ndjekin njëra-tjetrën, ndonëse në distancë kohe, por të njëjta janë. Atëherë u prish një ndërtesë bashkie, më e bukura që plotësonte ansamblin e ndërtesave ku përfshihen edhe ministritë ekzistuese përreth sheshit “Skënderbej” dhe në vend të saj u ngrit një muze. Brezi i ri nuk e ka jetuar atë kohë dhe mund ta dijë ose nga tregimet e prindërve, ose nga kronikat televizive të kohës. Sapo e ka parë a dëgjuar padyshim ka menduar – “Oh, sa keq”! Por, atëherë vendoste Partia dhe popullit nuk i ngelej tjetër veçse të duartrokiste.

    Po tani, çfarë e bën popullin kaq indiferent që ta pranojë në heshtje?! Do vijë një ditë edhe për brezin e sotëm t’u tregojë fëmijëve të tyre për historinë e ndërtesës konike që përfaqësonte në arkitekturën e saj, vet simbolin tonë Kombëtar. Oh, sa keq – do thonë ata fëmijë. Po, ku ishit ju prindër? – do pyesin. Ne, vetëm folëm – do u themi. Ja, bëmë disa shkrime mediatike sensibilizuese, emisione televizive, shfrymë dufin sa mundëm në Facebook, dolëm atypari për të protestuar me intelektualë, arkitektë, ekspertë, studiues, idealistë, indiferentë-kurjozë, por pa i shkaktuar asnjë dëm marrëzisë që kishte vendosur të kundërtën.

    Kësaj here nuk do ketë shfajësim. Jetuam në këtë farë demokracie që edhe ashtu mbytëse prej marrëzisë së rregjimit në fuqi, na e jep gjithsesi mundësinë për t’i thirrur ndjenjës qytetare të gjithkujt prej nesh për ta kundërshtuar me forcë, aq sa ta detyrojmë të kthejë udhë, e në mos të vendos ta prishë brutalisht, të paktën të na pyes për të qenë të qetë në ndërgjegjen tonë që “shumica vendosi e ne, pakica, duhet të heshtim e t’i bindemi verdiktit të saj”.

    Po i lëmë të qetë ta çojnë deri në fund marrëzinë e tyre. Dëgjojmë zëra se “ata kanë pushtetin dhe me të bëjnë ç’të duan përsa kohë janë në qeverisje” apo “mirë t’i bëhet këtij populli që i voton”! Po pse more, argumenta janë këto?! Me këto tolerime të shumicës popullore do lëmë ne një grusht njerëzish të vendosin për fatet tona e të qytetit ku jeta na lidhi?! Sa cekësi mendimi dhe sa frymëzim për të marrët që inkurajohen për marrëzi të tjera.

    Ajo ndërtesë në formë konike apo piramidale, ka veçantinë e saj, sepse është një nga veprat më të mira e të bukura të arkitekturës komuniste, e cila shquhej për shëmtinë steriotipe në ndërtim. Çdo periudhë ka historinë e saj e cila duhet trashëguar brez pas brezi për të parë evoluimin e mendimit krijues, si dhe të shërbejë për raste studimi e krahasimi midis brezave.

    Nuk ka ndërtesë tjetër që të ketë marrë aq shumë energji negative nga pushtetarët (përjashto objektet e kultin gjatë diktaturës), a thua se e keqja fshihet brenda dhe me shembjen e saj do fillojë një erë e re për shoqërinë tonë. Absolutisht JO! E keqja fshihet në mendjet e djallëzuara të politikës dhe fati i keq i asaj ndërtese është vetëm se ndodhet në një vend “pëllumbash”, shumë e lakmuar nga mafia për të bërë para. Ashtu si është, ajo nuk sjell fitime, ose ato janë shumë minore. E për këtë arsye ajo duhet zhdukur, por për këtë duhet ngritur një kauz e madhe që të bëhet e besueshme. Dhe u gjet “lufta kundër komunizmit”, fryma e së cilës demek fshihet brenda ndërtesës. Sa fyese për çdo person që zotëron inteligjencën më minimale për të kuptuar mbrapshtësinë e kësaj teze të dalë boje. Por, marrokut aq i bën, mjafton ta hedh në eter e pastaj të ngjisë ku të ngjisë deri sa ta çojë në fund marrëzinë e tij.

    Ajo do shëmbet. Tiranës do i mungojë Piramida, një nga pikat e pakta mitike referuese të saj. Aty ku grupet të huaja turistësh ndalin hapin. Fotografojnë dhe shohin me trishtim rrjepjen për së jashtmi pa e parë dot vjedhjen për së brendshmi. E marrin në celuloid një kujtim nga Shqipëria, nga metropoli i saj, pa e ditur që ajo do rrafshohet nga themelet një herë e mirë.

    E bëra edhe unë shkrepjen time nën sfondin e saj. E dua një kujtim përpara se të më shfanepset nga sytë. Edhe për t’ia treguar fëmijës tim. Kur të rritet e të më pyesi – Po ti babi, çfarë bëre për ta ndalur?, – unë do i përgjigjem thjesht – Ja, shkrova këto rradhë! Vetëm kaq! Turpërisht për vehte e të tjerët. Turp nga se? Ja pra, sepse nuk shkuam më shumë se tek keqardhja mediatike e nuk qemë të zot ta ndalnim me fuqinë fizike. A jemi në kohë? Absolutisht PO! E kemi vetë në dorë, ne, qytetarët e Tiranës t’i themi NDAL kësaj barbarie. Vendimet qeveritare nuk mund të dalin kurrë kundër fuqisë së vullnetit popullor.

    Por, deri sa ta shoh të materializuar këtë fuqi popullore, nuk më ngelet tjetër veç të them : Lamtumirë Piramidë! Madhështisë së krahëve të tu do i zërë vend një ngrehinë “moderne”, e kohës, me çelik e xhama, me gardistë të armatosur që nuk do na lenë ti kalojmë pranë, e cila do strehojë “kokat” e politikës që tash 20 vjet demokraci kanë luftuar kundër memorjes së kombit, prosperitetit dhe ardhmërisë së tij, duke e vjedhur, plaçkitur e vrarë jo vetëm atë, por edhe ëndrrat e qindra-mijra familjeve

    Unë do jem përpara Piramidës, më 21 korrik 2011, ora 19:30, jo vetëm për të protestuar, por edhe për të matur pritshmërinë time për ndërgjegjësimin qytetar. Për të mos i thënë lamtumirë asaj, por të marrëve që na qeverisin.

    Kush ka sy – të shikojë, kush ka vesh – të dëgjojë, kush ka gojë – të flasë, kush ka zemër – të luftojë. TANI!

    Dhe së fundi, po shkëpus këtë sentencë nga thirrja apel e njërës prej organizatoreve, Inida Gjata ZHAKU : “Ne Populli i Shqipërisë, kërkojmë një Piramidë! Për ta shndërruar në Monumentin e Vuajtjeve tona si shenjë pendimi për çdo sistem që kemi zgjedhur të na drejtojë! Piramida duam të jetë tek PIRAMIDA dhe duam të jetë Qendër e të Drejtave të Njeriut. Të jetë plotësisht në dobi të qytetarëve, taksapaguesëve, zgjedhësve tuaj”.

    1. drejtesia says:

      mos ta lejojme prishjen e piramides ,cdo shqiptare qe ka arsye ta hapi mendjen dhe te llogjikoj pse jan kaq te deshiruar per ta prishur piramiden sali berisha e topalli,,populli s duhet te harroj se piramida eshte memorja e kombit qe i tregon ca kan bere diktatura dhe bashkpuntoret e vet si sali berisha qe qen benjamini bllokut dhe familjes se enverit,po u zhduk memorja e nje kombi kombi vdes .cdo komb identifikohet nga historija dhe vlerat e veta te cdo kohe nga lindja e nje shteti e deri ne te ardhmen e vet kombit , cdo shqiptare duhet te mbroje gjakun e vete ,sepse cdo veper ne kete shqiperi eshte ndertuar me gjakun tone ,jane paret tona jane taksat tona ndaj zeri jone duhet te degjohet ,duhet ti bejme keta pushtetare pushta te na degjojne ne popullin dhe te beje si thote populli,por mos prisni qe luli te perballet me salin e topallin .ata jane bashkefajtore te vujtjes,varferis dhe krimit ne kete vend .mos ju duket engjell njeru qe dha urdher per vrasjet e bulevardit,per vjedhjet ne tre ministrit ku ka qene minister .jo njerez djalli nuk mund te behet engjell kurre ,djajte duhet te pagujn faturen e krimeve dhe poshterimeve qe kan bere popullit ,nuk ka falje dhe kompromis me djallin,te gjithe ne shesh

    2. Shqiperia per shqipetaret says:

      Edhe nese dikur ajo piramide do te prishet, me pretendimin se perfaqeson nje simbol te komunizmit, Sali Berisha & banda kurre nuk do te arrijne te fshijne historine apo ta rishkruajne ate.
      Ti themi jo prishjes se piramides, ti themi jo shkeljes dhe marrjes neper kembe te drejtave tona!

  3. Ramy says:

    Po moj Anila pse te duket shqetsuese heshtja e kryetarit te ri te bashkis, ai e ka dhen qendrimin e tij gjate fushates pro prishjes se piramides dhe per kete ka marre besimin e qytetarve te tiranes.

  4. vlora 1 says:

    PO Lola ke te drejte .Basha eshte kopil i xhaxhit Enver. Dobic i themi ne ketej nga anet tona

  5. alban says:

    Zonja Anila Basha!

    Kenmi kapur nje ceshtje mjaft te rendesishme dhe me vlera te posacme politike dhe shoqerore. Pyetjet e mia jane keto: Perse me te vertete besoni se Z. Basha eshte kunder shkaterrimit te Piramides? Nese po, ai del kunder Tutorit te tij, Sali Berisha! Kopili, per te cilin flisni ju, nuk e ka ate burreri qe te dale kunder Atij (e kam shkruar me shkronje te madhe, sepse behet fjale per Zotin e vdekshem te Lul Bashes) qe e beri minister te Komunikacionit, Minister te jashtem, Minister te Puneve te Brendshme, dhe se fundi kryetar te bashkise se Tiranes. Ju mendoni se ky Luli te jete kaq mosmirenjohes. Kur tha se ishte kunder prishjes se Piramides, e tha si kundervenie te Jozefina Topalles qe, kjo e fundit, po bente antifushate ndaj Lul Bashes. Pyetja tjeter eshte kjo: Po si mendoni ju se Lul Basha eshte aq i padjallezuar, me nje fjale aq naiv, sa te lere nje zog t’i iki nga dora? A e merrni me mend se sa eshte fitimi i Z. Basha, vetem nga nje firme qe do te nenshkruaje ai me kete rast? Se shpejti do te mesoni se nxenesi do te jete me vrastar, me i zi, me hajdut, me kriminel se vete mesuesi dhe tutori i tij qe quhet Sali Berisha!
    Pergezime per shkrimin Zonja A. Basha!

  6. Bobi says:

    Basha lulja e Sales eshte…asgjo me shume…

  7. miri suedi says:

    nila mos u mer me lulin po te bejme luget gati te bashkia per nje pjate supe gratis.

  8. eri says:

    O ANILA SHKRIMI BUKUR….POR MOS PRITNI NGA LULSALIU TE DY NJE FETYRE KANE PASTAJ AI NUK FITOJE POR I VOLLI SHKERDHATA ..ZOTI E VRAFTE MU KU RI…TE NDYRIN QE DO ULET NE ATE KARIKE TE TURPIT…

  9. skifteri says:

    Lerini fjalet, te gjithe tek Piramida sot. Merrni familjaret me vete, fisin, komshijen, vjehrren….
    Mos harroni karten e identitetit. ?
    Ti nuk je vote e pavlefshme !!!

  10. Bamka says:

    T’ju vij turp nga ato qe thoni. Basha ka thene se eshte kunder prishjes se piramides dhe keni per te pare qe fjala e dhene per te eshte ligj. Ai do te jete sot, neser apo kur ta lyp nevoja ne balle te cdo demonstrimi kunder prishjes se ketij objekti. Sepse, zoti Basha, qe ta merrni vesh ju mjerane pa Zot dhe Atdhe, eshte njeri qe nuk e ha kurre fjalen qe jep. Ai eshte i bindur se shoku Enver me shume aktivitet ka kryer ne seline Komitetit Qendror te PPSH dhe ne ish ambasaden sovjetike, selia e sotme e Presidences, se sa tek Shqiponja, qe gabimisht per disa kohe u thirr piramida. Pra, Basha, si nje antikomunist i vendosur e ka te qarte, se simbolika me te theksuara te komunizmit jane keto dy seli dhe jo Shqiponja, vend ne te cilen udheheqesi i lavdishem nuk ka shkelur kurre. Ndaj, ai do te kerkoj qe te prishet ndonjera prej tyre dhe jo Shqiponja. Por zoti Basha ka gjithashtu besim se shoku Ramiz dhe shoqja Nexhmije (qe shyqyr o Zot jane gjalle..) do te nderhyjne tek zoti Berisha, qe ta nderprese shakane per prishjen e Shqiponjes, sepse tanime u muar vesh, qe ai, me shume se te tjeret nuk do qe ajo te prishet. Sepse ata e dine qe Berisha nuk eshte aq budalla sa te prishi kete objekt me vlera te rralla arkitekturore dhe te lejoje mbajtjen ne kembe te ambasades sovjetike…

  11. Kadri fisheku says:

    Cmund te pritet nga nje vjedhes dhe Vrases.
    Vetem vjedhje dhe vrasje ,ndoshta dhe me shume.

  12. haskoduka says:

    Zonja Basha, zoti “basha” tip kryetari Bashkie për Tiranën nuk ka kurajon tuaj. Ai të dalë sot dhe të flasë vetëm një fjalë për piramidën, por siç duken bathët ai nuk mund të bëj dot kurrë hije. Ju e ngacmoni kot, lereni të haj buk me kos.

  13. I zhgenjyeri says:

    Lola, mos ja bej qejfin grekut per kermillin, se kermilli sido qe te jete eshte i bute… Ti , po deshe ti japesh gaz, jepi gaz tamam me ndonje gje me sinjifikative… hahaha (me humor)

    1. gazi says:

      Lola eshte bere sex simboli i forumit—i jep lezet forumitqe eshte vetem me meshkuj dhe homo greqie
      dhe e le me gisht ne goje
      Qirje turkofekosin.lol

      1. tourkofagos says:

        korrak arab,vec mjekerroshave me pantallona trecerekshe te bardha,byrazereve te Erdoganit,pa harruar[mendimi im] byrazerin e mbretit saudo arab,Ben La Leshne ne vryme,nuk shikoj ndonje sex simbol,,,,,!!

        1. LOLA says:

          po ti qorr je akoma e ke marre vesh ti nuk shikon nga syte ti dhe ate kruajtesen e dhembeve qe ke e shikon me pasqyre se nuk arrin dot me sy kujdes kur te shkosh ne banje se pika e fundit bie gjithmone ne kepuce

          1. skifteri says:

            Lola, je njish.
            Vetem ver pika e presje se eshte lexim i lodhshem.

          2. LOLA says:

            detyre te veshtire me vure dhe ti po tourkofagos nuk i kupton me pika dhe presje se aq kapacitet ka

  14. tiranare says:

    Po te kish degjuar zerin e c’do qytetari, sot nuk do te ishte k/bashkie, por nje i burgosur ordiner ne qelite e 313. Por duke degjuar zerin e Mafies vetem, ai eshte atje ku e duan ate te jete. Piramida per te eshte vetem nje tjeter tull ne murin e madh kinez te korrupsiont.

  15. berti says:

    zonja anila ti ke qene dhe do te jesh nje gazetare shume emire po me keta horra nuk ka drejtesi qe i jane vene shqiperise me themel per ta shkaterruar .Une do thosha qe jeni ju gazetaret qe i jipni buje cdo lajmi dhe hallit te popullit dhe kjo eshte e drejta.Si po shikojme saliu nuk ia doli dot me mediat duke i shkaterruar i djegur dhe ndrroi menyre duke i poshteruar ato duke i blere prandaj nuk duhet lejuar grabitesi i tiranes te sillet si nuk ka ndodhur asgje i madh e i vogel duhe ngritur per te mos u prishur piramida se ajo ka qene muzeu i Enver hoxhes i nje burri qe u mundua per te miren e kombit nuk jam as komunist as socialist as enverist se jam vetem 25 vjec pornga kjo e keqe qe na ka zene do zgjidhja te keqen me te vogel pra enver hoxhen

  16. Ledi says:

    Kjo lola e cmendi fare tourkofagos , eshte dashuruar marrezisht ne shkrimet e loles. Ja ky forum po sherben tani edhe per zemrat e vetmuara

  17. tg usa says:

    Sot me 7 e 30 te mblidhemi te piramida..Te pakten ne bejme tonen dhe plaku i rezikshem do beje te veten.Ai do ta shkateroje si beri me zogun e zi.Si Neroni qe kenaqej kur digjej Roma ai kenaqet kur shkateron.Ai do beje te pamunduren te largoje Top Channel nga ambientet qe ka.Per top channel po e peson piramida.

  18. Fatmir says:

    E nderuara Anila Basha. Po thoni; ”Një burrë e një grua kanë marrë vendimin për të prishur një vepër në qendër të kryeqytetit, me një veprim dhe vendim tërësisht arbitrar, jashtë çdo lloj parametri të funksionimit të demokracisë në një shtet të konsoliduar.Do të ishte mirë, sikurse thotë kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, që zëri i çdo qytetari të dëgjohet.” Por do te ishte me mire, qe populli te reagonte per votat e vjedhura, per vrasjet e 21 Janarit, te Gerdecit, per prokurorine, per rendin, minatoret, pensionistet, punetoret, etj. Ti thuhet, ndal kesaj qeverie anti-kombetare, populli ka nevoje per rruge, drita, uje, ambjente te pastra, siguri, etj. Shqiptaret nuk duhet te shkojne per te mbrojtur piramiden, por bashke me problemin e piramides, edhe ato me kryesoret. Ka turpe me te madhe, pas gjithe bemave te kesaj qeverie,e mungon nje reagim popullor!!! Reagimi i opozites eshte sikur ne Shqiperi, nuk ka ndodhur asgje! Por, a munde te reagosh me qetesi, ndaj ketij mostre, ” Sali Berisha dhe trimat e tij priten me plumba ne nje fjalim elektoral ne Lushnje qershor 1997. http://youtu.be/iramcReU3HQ

  19. turi says:

    Piramida,kjo Shqiponje krenare si pjese e kultures se trashegimine shqiptare dhe kontribut i mundit e djerses se popullit tone nuk do te shembet,duan apo nuk duan mizat e kalit te diktatures komuniste dhe bijte me mostrat e saj.

  20. jeta says:

    z.Anila me behet qejfi qe lexoj kete artikull te shkruar nga ju…..DHe pse ta kishin friken e te luftuan ti prap re kembe akoma me te forta ne toke. Pershendetje dhe urime

  21. arjani boston says:

    nje ure ,dhe serbet e mbrojten me jeten e tyre..shqiptaret nuk mbrojne dot emblemen e Tiranes ..Sali Bisha shkaterroi gjithe shqiperine po ka problem te shkaterroi Piramiden,,,Ai eshte lindur dhe rritur larg civilizimit,ne shpellat e Dragobise dhe me urrejtjen e te gjithe bashkfshatarve qe e njihnin mire kete familje qe perdhunoi kusheriren e tyre…kjo eshte dhe arsyeja qe ai ka kaq urrejtje per shqiptaret dhe Shqiperine …e dyta eshte se ai e kupton qe eshte inferior ne nje qytet si Tirana dhe ne mes te intelektualve te vertet ,prandaj shkaterron,vret ,pret sa here qe i jepet mundesia

  22. luis says:

    Nje dite vajza ime qe eshte e lindur ketu ne Amerike me pyet kush ishte Enver Hoxha.Une i them se ai ishte diktator qe e mbajti Shqiperine te izoluar nga bota.Po mire vazhdon pyetjen vajza kishte ndonje gje te mire ky apo vec te keqija.Po ja i them une duke folur realitetin sinqerisht se ata jane rritur ne nje mjedis ku nuk duan te deformojne realitetin.I them se pavaresisht fukarallekut,kishte ane pozitive se i kishte punesuar te gjithe,hapur shkolla te cdo niveli,nuk ka pasur krime,droge,prostitucion,io abort te femijeve,jo divorce,jo gjakmarrje e te tjera si keto qe nuk po i permend ne kete koment.Atehere vajza me pergjigjet pse e shan ti babi kete,ai paska qene hero se paska vepruar ashtu sic thote Zoti.Me kete desha te theksoje se prishja e piramides do jete e demshme per vete historine e popullit tone,se brezat e ardhshem nuk do e gjykojne historine me urrejtjen qe kemi ne ndaj asaj periudhe por me nje llogjike tjeter ku do kerkojne te gjejne cdo gjurme te asaj periudhe.

    1. Amerikani says:

      Ahh cfare njerezish ka pranuar kjo e shkrete Amerike. Njerez qe kane nostalgji per komunizmin. O luis futja nje vrap pele se afer e ke Kuben dhe Venezuelen.

      1. shpulla says:

        Amerikani nga bathorja, ku e keni pare ju ne vendet e lindjes qe ishin te gjtha nen diktature, perse nuk e prish Putini kremlinin ose rumuni pallatet e chausheskut, po ti ngataron ngjyrat si nje pakice ne shqiperi. po do te prishi simbolet komuniste Saliu, perse nuk prish bllokun dhe vilen e Enver hoxhes, po aty jetojne demokrate, apo jo, shko bleje nje apartament tek blloku dhe do ta shohesh vleren qe ka mare komunizmi, po ti je trap dhe jo n amerike te shkosh po dhe ne hene po trap do ngelesh, se eshte semundje qe nuk sherohet.

  23. Engjell Shehu says:

    Te prishet piramida nje sahat e mepare se na eshte bere si fantom ne mes te qendres se kryeqytetit

  24. saranda2001 says:

    kur turqit pushtuan shqiperine si vdiq Skenderbeu shqipatret ishin ata qe treguan dhe shkatrruan varin e tij,keshtu jemi gatuar ne,por koha ka per te shkrruar me vone te verteten e kesaj qe jetuam dhe po jetojme

  25. valbona says:

    Anila falemnderit per shkrimin,ishalla luli i vogel mos ta kthej tirane ne hale sic e kthey sala para 12 vjetesh ,.me fale se sala ashtu eshte ritur dhe do qe dhe tiranene ta beje si TROPOJEN ,turp turp turp ne asnje vende te botes nuk ka ndollur kjo qe po ndodhe ne vendin tone ,vlerat historike ruhen me fanatizem me te madhe ,ngrihuni o popull sa nuk eshte vone ,se sala jo parlamnet nuk do beje po do ngrej ndonje kulle qe te bertas nga maja e saj.

  26. luis says:

    Ore ti me emrin amerikani ti me duket se nuk merrke vesh fare nga komentet dhe analizat ose je i semure ne koke qe ke vetem deshire te kundershtosh cdo gje qe bie ne kundershtim me psikopatin Sali.Ore idiot ne Amerike kam ardhur dhe jam arratisur ne kohen e diktatures dhe e dine njerezit e mi se ckane hequr ne ate kohe per shkak timin,por perpos saj jam njeri qe gjithe jeten time kame folur realitetin,dhe prej ketij realitetit qe kam thene ne ate kohe jam denuar me burg per agjitacion e propogand,e mesa duket ti je nje ish i perkedhelur prej atij sistemi perderisa perkrah nje ish komunist si Saliun tend qe pavaresisht poshteresive nje dite edhe kete person brezat e ardhshem do e njohin per meritat e tij.E pra kjo eshte historia e jone me te mirat dhe te keqijat dhe nuk duhet zhdukur asgje.

    1. Amerikani says:

      Ti je denuar me burg dhe ta siguroj qe ke qene spiun se ska si ja bene listen me merita Enverit. Sot dolet te gjithe te persekutuar ju. Une s’thashe qe kam nostalgji Saliu por e kisha me ate tregimin qe i kishte bere ti more kelysh komunisti vajzes me meritat e atij qe po i qelben kockat ne varr dhe liderit shpirteror tendin. Une s’kam qene i perkedhelur i asnje sistemi mor guak dhe kam patur prinderit te burgosur dhe internuar por kurre sa te jem gjalle smund te thur elozhe per kohen e diktatures. Ta perseris sje asgje me teper se nje spiun i rendomte qe i kalonte Enveri ne USA per te spiunuar te tjere.

      1. deso74 says:

        o Amerikan,pse e merr me te nxehur,ky zoteria s’tha gje,dihet qe ne sistemet e mbyllura,ka shume probleme,zhvillimi ekonomik,varferia,etj,po ka dhe gjera pozitive,qe mund te quhen pozitive,une shkoj ne Kube 1 here ne vit me pushime,fukarallek ne mase,tani qe u lejohen motocikleta apo makina per biznes(po mundohen te hapen)Kubanezet jane shume te lumtur,kur bisedoja me punetoret e resortit,se a ka gjera qe atyre u pelqejne ne Kube,nje punetor me tha:VELLAI IM JETON NE MIAMI,BERI NJE OPERACION NE SY,I KUSHTOI 15 000 $,NENA BERI NJE OPERACION NE STOMAK,S’PAGOI KOKERR $,ja pra i nderuar,qe dhe sistemet komuniste ,kane dhe ato anen tjeter te medaljes,qe megjithate,nuk mbulon dot ate qe keto sisteme mbahen ne kembe ne saje te brutalitetit,mosrespektimit te drejtes se fjales,votes etj,qe ne sHQIPERI FATKEQESISHT NDODHIN AKOMA,

  27. historiani says:

    Te gjithe brezat jane pjese e historise dhe duhet te respektojne njeritjetrin edhe per te mirat edhe per te keqiat ,pasi historia i pranon.Vetem keshtu historia pasurohet.Kush mohon jeten dhe veprimtarine e nje brezi,ka mohuar vehten e tij.Une qe nga Amerika votoj familjarisht veti i 8 per mos prishjen e piramides.Ajo bart vlera historike lendore.Faleminderit.

  28. blero says:

    faleminderit gazetares per sqarimin se kush eshte lul basha,,,,po ska nevoje fare se edhe gomari e ka kuptuar kete gje tani,,,lul basha eshte hajduti i kombit,,,durres kukes,,,lul basha eshte vrasesi i 21 janarit,,,lul basha tani e kuptoje se qeveria e ti i ka ditet e mumeruara edhe numerimi ka nisur persembrapshit,,,,per te shpetuar koken e ti nga burgu vendosi ti harxhoje miljonat e ti ne tirane edhe te behej me mandat si kryetare bashkie,,,bleu vota me miljona edhe kur ato i munguan kerkoje tek ristani llogari se pse nuk kam fituar me jep miljardat e rruges se te nxjerr vet fitues ju prgj ristani se jane ca flete ne kutine e kabuar edhe ca te tjera ne vc popullore edhe te rakojne ty po miljardat i dua un shumicen ca te tjera jepja kolegjit edhe ca dergoja gjygjtarve qe te shpetojme meten,,,,,,,,,,sa bukur eshte kure njeriu e shikone qeverine e vendit te ti nga large edhe bene vetem gallat,,,,me vjen keq per shume shqiptare qe jetojne ne shqiperi,,,,,,pika qe sju bie disave qe ngelen injorant gjithe jeten,,,,jemi ne 2011 bota ecen perpara ne mbrapa,,,,na e tregoje europa se kush jemi,,,edhe injoranti haxhinasto u thote ju jeni me ramen,,,,edhe tjetra i thote majlindes ngelem duke degjur porrdht e ketyre,,,,shikoni ke kemi ne qeveri ca maloke ca injoranta pa shkolle qe smushin fare,,,edhe pa shkuar me poshte se na korisin fare

  29. Luan says:

    Do deshiroja qe njerezit te shpreheshin pa paragjykim apo parizanship lidhur me Piramiden. Znj. Anila shkruan, besoj une, thjeshte nje opinion apo deshire, por pa asnje argument. Nuk e kuptoj cka te beje ketu Basha me kete piramide. Shume adresime gabim behen ne shkrimet e kesaj gazete, perfshire edhe Z.Baze. C’jane keto tymnaja boshe qe eksitojne partizanet, mos valle ky eshte misioni i shtypit te “lire” te kesaj gazete? Me te vertete beson Anila qe Basha do te preket nga fjalet e saj dhe zerat e qytetareve si Anila? Jo moj zonje, jo, Zoti Basha e ka patur fjalen per qytetaret qe votuan per te dhe jo pr Ju

  30. Jovani says:

    Me ty Altin jam plotesisht dakort.Idete tuaja duhet te respektohen.Kush ka pak respekt per vehten dhe ARDHMERINE duhet te reagoje ne kete menyre.RESPEKTE.

  31. oni says:

    o engjell shehu kur ke qene policcar gafe bere qe te liruan ate trego . pos e tregove, neser avazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje