Edi Rama: Saliun nuk e heqim duke djegur Shqipërinë

25 Korrik 2011, 09:31Politika TEMA

Sot në karrigen e kryebashkiakut të kryeqytetit ulet Lulzim Basha, pas një serie peripecish politike e juridike të interpretuara gjerë e gjatë nga mediat e nga opinioni publik kombëtar e ndërkombëtar si anormale e të pazakonta. Për herë të parë në 11 vjetët e fundit Edi Rama e sheh veten jashtë institucionit me të cilin ka lidhur fort një pjesë të mirë të punës dhe të imazhit të vet si politikan. Në një intervistë ekskluzive për “Shekullin” Rama tregon për këndvështrimin e tij aktual mbi politikën, cila do të jetë strategjia e opozitës socialiste në muajt në vijim, e si do të mbërrijë kjo forcë të artikulojë një alternativë bindëse për të larguar nga pushteti Berishën. Rama flet për mungesën e drejtësisë në Shqipëri ku “arbitri është njëherazi dhe vjedhës”, por premton se në planet e PS nuk qëndron radikalizmi politik. Sipas kryeopozitarit, fajtor për vjedhjen e zgjedhjeve është Berisha, e nuk ka pse të paguajë për të e gjithë Shqipëria. Në planet më emergjente të PS qëndron reformimi i Kushtetutës dhe i kuadrit ligjor, ndërkohë që vetë Rama pranon se ndryshimet e 2008 i mundësuan Berishës instrumentet për të kryer abuzimet e deritanishme. Për reformën e kushtetutës Rama kërkon pjesëmarrje të gjerë, nga qytetarët, ekspertët dhe ndërkombëtarët. Por nuk ia mbyll derën as bashkëpunimit me Ilir Metën, që me LSI-në e tij dikur protestonte në mbrojtje të kushtetutës. A e pengojnë debatet e brendshme në PS? Sipas Ramës, këto janë pjellë e një projekti mediatik pro-qeverisë.

 

Zoti Rama, ka krijuar diskutime dhe kuriozitet prononcimi juaj se jeni i gatshëm të reflektoni mbi gabimet e bëra në ndryshimin e Kushtetutës. Nuk është diçka e zakonshme në këto njëzet vite pluralizëm që një lider politik të pranojë gabimet e tij. Po a jeni penduar vërtet për ndryshimet kushtetuese?

 

Që të pendohesh duhet të kesh bërë një mëkat, një faj a padrejtësi të vetëdijshme. Ky nuk është aspak rasti. Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte përmirësimi jo përkeqësimi i sistemit politik; konsolidimi i procesit demokratik, në marrëdhëniet ndërinstitucionale, në parlament e në qeverisje, jo shkatërrimi i tij; fuqizimi i alternativave konkurruese brenda një sistemi modern bipolar, jo rrënimi i shtetit dhe asfiksimi i pushteteve të pavarura kushtetuese përmes një koalicioni laraman pa din as iman. Ndryshimet nuk u shpikën për të bërë dëm, ato u adaptuan për të bërë mirë, duke marrë për bazë shembuj të konsoliduar të disa demokracive funksionale në Europë. Pra qëllimi ishte i mirë, por mesa duket rezultati jo, përkundrazi. Jo gjithnjë qëllimet e mira mjaftojnë për të pasur të drejtë kur vepron në emër të tyre. E këtu lind edhe detyrimi për reflektim, me vullnetin për të pranuar e korrigjuar gabimin e bërë. Reflektimi mbi çka nuk shkon dhe marrja përsipër e një gabimi të bërë s’është dobësi, po domosdoshmëri kur ke përsipër një përgjegjësi të çfarëdo natyre, familjare apo publike. Aq më tepër në rolin e një përfaqësuesi ose lideri politik s’duhet harruar asnjëherë ajo fjala e mençur: “Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore”.

 

Po çfarë dhe si konkretisht mund të korrigjohet gabimi i bërë me ndryshimet kushtetuese?

 

Së pari duke mos bërë gabimin e një procesi të mbyllur si ai që solli në ndryshimet e bëra. Duhet fillimisht një analizë e kujdesshme përmes dëgjimit të konstitucionalistëve, ekspertëve, opinionistëve që kanë kompetencën për të ndërtuar një kriticizëm konstruktiv në funksion të korrigjimeve që nevojiten. Ne po e bëjmë këtë me mendje të hapur e vullnet për veprim. Pastaj sigurisht nevojitet një proces mirëkuptimi me publikun dhe çdo faktor qytetar, politik e ndërkombëtar të interesuar që këto ndryshime të ndodhin në të mirë të interesit kombëtar. Dhe këtu s’flitet thjesht për ndryshim të ndryshimeve, po edhe për ndonjë ndryshim tjetër të nevojshëm në kushtetutë.

 

 

Zoti Berisha e ka përjashtuar marrjen në konsideratë të prekjes së Kushtetutës, ndërkohë që Ilir Meta apo të tjerë zëra të lartë brenda kampit të pushtetit të sotëm, që dje i kundërshtuan ndryshimet kushtetuese, janë të heshtur. Si mund të bëhen korrigjimet pa votat e shumicës së sotme parlamentare?

 

Nuk është befasi që Saliu të mos dojë të prekë ndryshimet, që siç e thashë u bënë për mirë nga ana jonë, por që prej tij përdoren si instrument për të fuqizuar pushtetin abuziv me të cilin po instalon në Shqipëri një fashizëm oriental. E kundërta do të ishte befasi në kushtet e sotme, kur zotëria kujton se i ka mbetur edhe pak për të kapur tërësisht shtetin pas litarëve të interesave politike e financiare të familjes së tij dhe për ta kthyer këtë vend në bajrakun e vet primitiv. Sa për Ilir Metën dhe ca të tjerë, të cilët u bënë pjesë dikur edhe e një komiteti të shpëtimit të Kushtetutës ndërsa sot janë bërë bilbilenjtë e oborrit të Saliut, mbetet të shohim në muajt që vijnë se si do reagojnë ndaj paketës së reformave që opozita do të propozojë. Ndërkohë konstatohet qartë se aleatët e mëdhenj të Shqipërisë në rrugën e demokratizimit e të integrimit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, e adresojnë pa ekuivok, sigurisht me gjuhën e tyre, shqetësimin për degradimin e shtetit tonë. Ata kërkuan publikisht ndërhyrje thelbësore reformuese për Kushtetutën, Parlamentin e institucionet e tjera, si edhe natyrisht zgjedhjet. Ne jemi gati të bëjmë tonën ashtu siç duan shqiptarët dhe siç kërkojnë miqtë e partnerët ndërkombëtarë. Shqipëria është e kërcënuar sot hapur nga një gjendje krize shumëplanëshe që duhet zgjidhur përpara se të biem në humnerën ku çon pashmangshmërisht ky degradim.

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së ka bërë një ftesë për të nisur punën nga reforma zgjedhore dhe s’ka marrë përgjigje. Pse?

 

Çështjet shqetësuese që shtron qartë dhe objektivisht komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimi Europian në prioritetet e nënvizuara vijimësisht për Shqipërinë, nuk janë një meny ku Saliu mund të zgjedhë thjesht atë që preferon sipas oreksit të tij. Ne jemi të painteresuar për një proces arnimesh në një ligj këtu e një ligj tjetër atje. Arnat ligjore për sy e faqe në ligje që as nuk zbatohen, na çojnë drejt çerdhes arabike të regjimeve pa barazi përpara ligjit, ku partia është shteti dhe sundimtari është partia. Do të presim raportin e OSBE/ODHIR-it dhe do të reagojmë në bazë të konstatimeve e sugjerimeve të tij, për një paketë garancish kushtetuese e ligjore që të pengojë përfundimisht hajdutët e zgjedhjeve të bëjnë një tjetër krim elektoral. S’ka dialog për dialog, aq më tepër me Saliun! Dialogu është një proces që duhet ndërtuar mbi një hartë bashkëbisedimi me teza të renditura qartë. Dhe në rastin e Shqipërisë, ku dhunuesi i rregullave të lojës është edhe arbitër, dialogu duhet garantuar medoemos nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Ju keni shpallur gjithashtu një kurs të ri politik për PS-në dhe opozitën. A është ky ndryshim kursi shprehje e një gjykimi të pavarur apo një “nënshtrim” ndaj presioneve të komunitetit ndërkombëtar?

 

Komuniteti ndërkombëtar nuk është as shërbëtori as tutori, po partneri ynë, një partner i madh e i pazëvendësueshëm në rrugën e demokratizimit dhe integrimit europian. Kursi ynë i ri është shprehje e vlerësimit se sot jemi në një fazë të re. Zgjedhjet e 8 majit i fituam si rezistencë e fortë opozitare, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t’i fitojmë si alternativë e besueshme qeverisëse. Shumica e shqiptarëve e kanë të qartë tanimë se kush është Saliu, e dinë që pushteti i tij abuziv është kanceri që po e shkatërron përditë këtë vend. Nga opozita ata duan sot recetën shëruese, alternativën e kapjes së shtetit, të sundimit përmes frikës e varfërisë, të mungesës së rendit, ligjit, punës, mirëqenies për njeriun e zakonshëm. Njerëzve të zakonshëm nuk u mjafton sot një opozitë që vetëm tregon sëmundjen e rëndë që ata e vuajnë orë e çast. U duhet një forcë që ndërton rrugën e çlirimit të shoqërisë dhe institucioneve nga metastazat e korrupsionit, rrugën e zhvillimit kombëtar, demokratik, ekonomik e social, rrugën e shpëtimit nga sëmundja. Këtë alternativë kemi detyrimin dhe vendosmërinë t’ia japim çdo zgjedhësi që do ndryshimin, duke e fuqizuar opozitarizmin me përmasën e prekshme të së ardhmes.

 

Si do ta bëni këtë me një parti të paçliruar nga konfliktet e brendshme në parti dhe një opozitë që shtrihet nga e majta në të djathtë, pra me dallime të ndjeshme ideologjike?

 

“Konfliktet e brendshme” në Partinë Socialiste janë sot projekt mediatik i financuar fuqishëm nga pushteti i Saliut. Amplifikimi i ndonjë zëri që nuk ka asnjë jehonë në hapësirën opozitare nga njëra anë, si edhe përçudnimi i qëllimshëm i shprehjeve normale të demokracisë së brendshme në debate të natyrshme brenda nesh nga ana tjetër, përmes titujsh mëngjesi e shërbimesh “katering” që ushqejnë publikun nga burimet e kontrolluara pushtetërisht të medias së kapur, janë sot një e përditshme e shpifur. Nëse zërave të lartpërmendur s’kemi arsye të mendojmë çfarë t’u bëjmë pasi s’vijnë nga gjiri ynë, sigurisht që do të bëjmë bashkarisht më të mirën për të fokusuar komunikimin tonë me njerëzit tek çështjet me interes publik. Sa për dallimet “ideologjike” mes forcave të Aleancës sonë për të Ardhmen, ato mbeten në thonjëza sepse alternativa që vendi do prej nesh nuk është ideologjike, po pragmatiste, një alternativë zgjidhjesh për problemet e rënda të vendit dhe jo dogmash që kanë vdekur bashkë me ideologjitë. Ky është një debat i thellë që do ta bëjmë duke dëgjuar e mirëkuptuar njëri-tjetrin, por le ta themi qysh sot se pikënisja është domosdoshmëria që Shqipërinë, nga vendi më i padrejtë i Europës, ta bëjmë një shoqëri të drejtë në çdo drejtim.

 

Pse zoti Rama, zërat e Kastriot Islamit dhe Andis Harasanit, dy sekretarë ende në detyrë të Partisë Socialiste, nuk vijnë nga gjiri juaj?

 

Është e vërtetë që të dy kanë ikur nga Partia Socialiste duke marrë me vete edhe “vulën”, gjë që sigurisht përbën një anomali serioze për momentin. Por është po kaq e vërtetë se, me vullnet të lirë, ata kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke braktisur detyrën dhe duke u ndarë nga grupi parlamentar. Në zgjedhjet e reja të forumeve drejtuese të Partisë Socialiste, sigurisht që edhe “vula” do të vihet në vendin e vet.

 

Le të kthehemi pak tek Tirana zoti Rama, për t’ju pyetur fillimisht sa mendoni se do të ndikojë lënia e karriges së kryetarit të bashkisë në punën tuaj si kryetar i Partisë Socialiste?

 

Për t’i bërë siç duhet të dy detyrat i kam gjetur orët duke fjetur shumë vonë dhe duke u zgjuar shumë herët. Nuk kam ndërmend t’i shkurtoj orët e punës, kështu që vetiu kjo do të ndikojë në kuptimin që do t’i përkushtohem me të gjitha energjitë dhe forcat detyrës së vetme që kam.

 

Po atyre që prisnin një reagim tjetër nga ju, janë të shumtë lexuesit tanë që shkruajnë se opozita duhet të përdorte forcën e rrugës, jo rrugën ligjore pas 14 majit, madje duke e braktisur përfundimisht edhe parlamentin, si i përgjigjeni?

 

Të gjithë e dinë se ne e fituam edhe betejën e Tiranës, siç fituam në dy të tretat e territorit të Shqipërisë, praktikisht Shqipëria që paguan taksa votoi për ne sepse do shtet, do drejtësi, do liri e të drejta demokratike dhe ekonomike. Grabitja e mandatit tonë për të qeverisur Tiranën do të justifikonte padyshim çdo qëndrim radikal. Por radikalizimi i menjëhershëm i veprimit tonë, në kushtet e asaj grabitjeje spektakolare, me pasojat e pashmangshme sociale që do të kishte, nuk do të justifikonte dot as shpresën dhe as pritshmërinë e shqiptarëve për të jetuar në një Shqipëri më të mirë. Unë e mirëkuptoj të gjithë dëshpërimin e njerëzve të revoltuar nga padrejtësia e hapur që u bë në këto zgjedhje, por çdokush duhet ta kuptojë se vjedhjen e zgjedhjeve duhet ta paguajë Saliu duke ikur, jo Shqipëria duke u djegur.

 

Po si mund të ikë Berisha?

 

Saliu do iki ashtu siç kanë ikur burra shumë më të zotë se ai, tamam kur kanë kujtuar se kontrollojnë gjithçka.

 

Kjo do të thotë se opozita nuk do të vazhdojë më tej me protesta?

 

Aspak, përkundrazi. Opozita pa protestën nuk është opozitë!

 

E meqë jemi tek protestat, lejomëni t’ju pyes lidhur me një rrëfim të ambasadorit amerikan, i cili para pak kohësh tha se këmbëngulja për të anuluar demonstratën tuaj të pas 21 janarit lidhej me kërcënimin e jetës suaj! A mund të tregoni diçka më shumë për këtë histori, sesa çka është thënë në media gjatë atyre ditëve kur ambasadori Arvizu u tregua publikisht i ashpër me ju?

 

Nuk dëshiroj të tregoj detaje për këtë. Ambasadori ka thënë të vërtetën. Po, ka pasur një kërcënim serioz dhe kërkesa e tij, e jo vetëm e tij, ka qenë këmbëngulëse dhe plotësisht qëllimmirë. Fatkeqësisht unë nuk mund ta përmbushja atë kërkesë pavarësisht se ajo që mund të ndodhte mund të sillte jo vetëm eliminimin tim fizik, po edhe shpërthimin e një konflikti civil. Tërheqja nga demonstrata e pas 21 janarit do ishte fundi i opozitës për kushedi sa kohë.

 

Ju e përkujtuat 21 janarin edhe pak ditë më parë, por ndërkohë duket se ndërkombëtarët e kanë harruar 21 janarin, ndërsa prokuroria e ka kthyer dosjen e asaj tragjedie në një proces ku përsëri s’ka gjasë të dënohet asnjë përgjegjës me pushtet apo uniformë shtetërore…

 

21 janari është nga ato plagë që nuk mbyllen pa drejtësi në trupin e një vendi. Por padyshim drejtësinë për 21 janarin s’mund ta japë një drejtësi e vdekur që kalbet para syve tanë si një kufomë e mbuluar nga zogj të babëzitur.

 

*SHEKULLI

60 komente në “Edi Rama: Saliun nuk e heqim duke djegur Shqipërinë”

  1. skeptiku says:

    Po te kaloi nje here miu ne mustaqe e ben rruge.

    1. Vlora says:

      as mish,,,,,,,as peshk

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Papergjegjshmeria dhe paaftesia politike e Edi Rames jane argumente mjaft bindese qe ai te largohet nga detyra e Kryetarit te PS.Ai po perdor te gjitha metodat e Berishes per te mbajtur pushtetin,po eleminon zerat opozitar dhe kundershtues brenda PS po sjell militantet dhe bindesit e tij ne Keshillin drejtues.Edi Rama i ka dhene OPIUM opozites shqiptare,e cila po dremit nderkohe qe Berisha e co po privatizojne dhe vjedhin Shqiperine.Si perfundim pas gati 10 vjetesh si Kryebashkiak,Tirana eshte kryeqyteti me i ndotur ne te gjithe Europen,mbushur me plehra dhe ajer te smoguar.PS eshte e percare dhe e pafuqishme per te bere opozite te mirfillte.Ju ishtit bere per Shqiptaret simboli i ndryshimit dhe shpreses se MADHE dhe ju na zhgenjyet.Dy here ju vodhi Berisha votat,ne 2009 dhe 2011.Cfare betu ju Mister Edi???Asgje.Asgje..Opozita eshte ROJA i DEMOKRACISE.Ju nuk e meritoni me kete Titull.Ju jeni BUFI i DEMOKRACISE.Ju duhet te largoheni perpare se te fillojme tju urrejne.

        1. deso74 says:

          o Dibran,te iki Edi,kete don dhe Sala,se te tjeret si pjerdh hic,,,,dhe nja 50 vite te tjere ja q….nenen Shqiperise,,,,po ,Edi ka gabime,qe bashkepunoi per kushtetuten,,mos na trego brockulla per qytetin me te ndotur,,,se atje ku ndertohet gjithmone behet ”pis”’,mos harro qe jane pronaret e trojeve,gjithe firmat,te 10 mije vetet qe jane punesuar ne sektorin e ndertimit ,qe kerkojne te ndertohet,,,,,pa harruar gjithe provincat nga dibra,kukesi,konsipoli e gjithe Shqiperia qe kerkojne te vijne ne Tirane,e vazhdojne te vijne,,,ishte e pashmangshme,por Edi e ka bere Tiranen te vetmin qytet ku mund te jetohet!!!!sa per zerat ”opozitar” ne PS, ata nuk jane ”opozitare”,ata jane dora e Nanos,qe u pajtua e pasi i dorezoi pushtetin Berishes ne 2005,beri cmos duke ndermjetesuar ne 2009 qe ta mbaje ate,ata nuk jane PS-ISTE,Edi nuk ka ca ben me,se populli i lagur,i lodhur,katunar e pa bole shqiptar eshte ky qe eshte…..keti populli i q….nenen dhe te jep dhe motren,,,,,aq keq eshte katandisur,,,,kam besim se Berisha do e thyje qafen,,,,,se perfundimisht i corri masken vetes ne syte e nderkombetareve,se Lulka do ta dhjese Tiranen me keq sec ishte ne kohen E BROJKES,kur te vriste lopa afer 15-kateshit,,,dhe ATA QE E VOTUAN,DO I VENE GISHTIN KOKES,,,PAC SHENDET!!!

          1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

            Duke tu pergjigjur brenda kornizes se mirsjelljes,po ta bej te qarte se ato qe kam shkruar nuk jane brockulla por ai eshte realiteti.Askush nuk ja ka mohuar ose nevleftesuar rolin e madh qe pati Edi Rama per ndryshimin e Kryeqytetit.Por vitet e fundit me marrjen e detyres se kryetarit te PS,Tirana ngeli vend numero,PS u shpartallua.opozita u corjentua.Realitet eshte se Shqiperia eshte vendi me i varfer i Europes dhe Tirana kryeqyteti ma i ndotur i saj.Realitet eshte se kemi nje rritje alarmante te semundjeve te rrezikshme kanceroze si rezultat i ndotjes se madhe te atmosferes.Mik i nderuar,Edi Rama humbi shancin e madh qe pati.Reputacioni i tij ka rene shum.Dritero Agolli i madhi socialist, i foli thjesht dhe kuptueshem,ose drejto PS ose drejto Bashkin, i tha.Edi fatkeqesisht nuk ka perkrahjen e shqiptareve dhe inteligjencen me permbys Berishen nga froni.Berisha luan me Edi Ramen si Tomi me Xherin.(macja me miun)

    2. turi says:

      Jo zoteri ,nuk ke pse e djeg ti me Saliun Shqiperine por vepro si ne Lituani. Ato tani sapo e shkrin parlamentin e tyre dhe kerkojne qeveri te re pa oligarkine korruptive te politikes se tyre duke hequr ligjin e imunitetit per politikanet dhe deputetet .Kerko te shkrihet parlamenti dhe kerko qeveri teknike pa pjesmarjen e te gjithe politikaneve dhe qeveritareve te deritanishem qe i kane perlyer duart ne korrupsion e krim dhe te vendoset ligji i heqjes se imunitetit te deputeteve.Ju qeveritaret dhe politikanet e deritanishem jeni pergjegjes per shkaterrimin dhe masakren qe i keni bere ketij vendi dhe populli.VAFSHIT TE GJITHE NE FERR, O HIJENAT TONA !.

    3. tb says:

      Pirdh pirdh se lirohesh….

    4. FAMILJE says:

      JANE TE SHUMT MBESHTETESIT E PS QE PER PJESMARRJE NEPER PROTESTA KANE NGEL DHE JAN PERJASHTUAR NA PUNA SOT JANE FAMILJET E TYRE PA BUKE ATA PRESIN KUR TI MBUSHET MENDJA EDI RAMES PER TE RREZUAR SALIUN TE USHQEJNE FEMIJET ME BUKE DIJE NJE GJE EDI SE SHUME SHPEJTE KA PER TE ARDHE FUNDI SI TY DHE SALIUT

  2. Majda says:

    Qe je trap nga mendja je ti. Po iken ai ndryshe o gomar. Dhe ne 2013 ashtu do beje ai. E prape pedet nderkometare do degjosh ti. Na ke ngritur aq shume nervat sa po na ben te ndyre nga goja. Toc toci.

    1. gazi says:

      -pershendetje Majda….ti nuk je e ndyre nga goja por je si bilbil.hahaha

  3. Glauku says:

    Nuk mund tè jesh nè tè njèjtin qèndrim dhe veprim me zotin Rama. Nuk kam vrejtje pèr tè personalisht, por me dhimbje duhet tè pranojmè se Ai èshtè mè i mirè seç duhet. Ai sot ndodhet nè njè kohè tè gabuar nè njè vend tè gabuar. Ky èshtè njè deluzion i madh, Ky qèndrim nuk i pèrgjigjet aspiratave tè shqipètarève, pèrfshi kètu dhe atyre tè opozitès. Njè popull i tradhètuar, i lènè nè mèshirèn e fatit, nè mes tè katèr rrugève si fèmijè jetim. Sa keq!

  4. Tafuti says:

    Saliun nuk e heqim duke djegur Shqiperine,thote gerdalla Edvin!
    Po Saliu nuk iken pa e djegur Shqiperine,mor Idiot,akoma nuk e ke marre vesh!!!!!

    1. zjarrfiksi says:

      digje shpin tende te paren tafuti ,,po te jesh futur dhe ti brenda,,

      1. lola says:

        per mendimin tim mire e ka boll u vrane njerez te pafajshem nuk ka cfare ben edi rama me nje psikopat qe i duket vetja ZOT si sali shpellari edi eshte i vetem ne mes te ujqerve smund ti thoje ai popullit ngrihu n q s populli vuan e di vete rrugen e shpetimit, po ne jami pak mazocista persa i perket kesaj pune aq me shume na torturon saliu aq me shume e “duam” dhe e mbajme ne krye

        1. jimmy says:

          pa lufte ska fitore cfare jane ato iluzjone qe i vertiten rrethe edit kafshes i pergjigjesh sic e meriton kafsha .Cfare prete me edi ku shtepine [ bashkija ] ja moren me force akoma bisedime aty teke sheshi deri sa te bjere qeverija . KY VEND NUKE DO TE MARRI PER MBARE ME KETO POLITIKANE ORDINERE VETEM PER VETEN E TYRE MENDOJE

          1. Deni says:

            o mjerane, do veni per lesh mooo.

  5. ilir says:

    pushteti ne shqiperi nuk merret me dhune tani ka dialog dhe reforma zgjedhore mos te kete abuzime me votat

    1. Geg Toskani says:

      Kèshtu po bèhet o Ilir. Pushteti nuk merret mè me dhunè. Por mbahet me dhunè, zgjedhjet vidhen, reformat zgjedhore i shèrbejnè Regjimit dhe kush do tè japè mè garanci qè nuk do tè ketè abuzime me votat ???

  6. Rani says:

    Ketij çunit do ti nderrojme emrin nga Edvin Rama ne Edvin Gandi dhe ndoshta mund te kete shans andej nga India se ne Shqiperi me politiken e tij Saliu fshi bythen. Normal qe do te thoje se “nuk duam te djegim Shqiperine” jo se nuk ka qejf qe te rrezoje Saliun, po nuk ka bythe ta beje, jane dy gjera krejt te kunderta. Kete donte te degjonte Saliu qe po pi çokollaten e ngrohte ne mengjes ne zyre ( ndersa une po pi kafe) tani duke lexuar gazeten qe i ben jehone arritjeve te qeverise, gazeten e famshme 55 se ciles i eshte propozuar per tu shpallur letra higjinieke me e arritur ne bote.

  7. gazi says:

    —Bej si di Ti Edi..Mbase ke fat dhe mbytet sala ne vaske,ose e ha ndonje peshkaqen kur noton..

    1. Rani says:

      hahahahahah e forte kjo gazo hahahah

  8. Shpresa says:

    Nuk e kuptoj sinqerisht padurimin e disave per ta rrezuar Salen me dhune!!! Eshte provuar mor zoterinj dhe nuk eshte rrezuar, e dogjem Shqiperine ne 97 po Sala iku vetem me zgjedhjet e parakohshme jo se u dogj nga zjarri. E provoi Sala te vij me dhune ne 98 kur i coi Tocit arkivolin ne zyre, por pervec arkivolit nuk u fut dot Sala me dhune ne ate zyre, priti sa beri KOPIN dhe bashke me Meten e Tocin qe paturpesisht tranferonin votat per PD, e erdhi me zgjedhje ne pushtet.Pra eshte e vetmja rruge e rrezimit te ketij Cikllopi, zgjedhjet dhe vigjilenca.Edi e ka thene bukur, kane ikur me bisht ne shale, burra me te mire se ky i cmenduri yne, por meqe ky se njeh humbjen, me e pakta qe do bej, do ja fusi vetes, parashikoj une, Zot me degjo….. A keni ju ndonje mendje me te zgjuar per te dhene, pervec djegjes se Atdheut?

    1. jimmy says:

      SHPRESA . I KE RENE MU NE PIKE UNE PO IKI TE FLE GJUME SE ESHTE SHUME FTOHET TEMOMETRI ESHTE 4 GRADE EDHE VEREN E MBAROVE LULJA MOSE E GEZOFTE BASHKINE NATEN E MIRE

  9. Halo says:

    Sa mire qe nuk keni ne dore gje o quna,se mllefun qe keni te gjith e kemi ,por nuk eshte e drejt qe shqiperise ti digjet edhe njeher shpirti me mijra te
    Vdekur si ne 97ten .une do kisha duruar edhe ndonje vite se sa ta paguajm aq shtrejnt me jete njerzish.Sali krimineli e dha shembullin me 21 janar se nuk e ka aspak problem ta djek edhe njer shqiperine.

  10. vlora 1 says:

    Ka te drejte Edi Rama.
    Nuk jemi popull per protesta ne sepse nuk jemi te pjekur demokratikisht.Ne jemi njerez qe te marim jeten per nje shikim te shtrember ne kafene por per te kerkuar hesap qeverise pse na vjedh e pse na vret pse nuk japin pronat e pse na gjykojne keq neper ato halete qe quhen gjykata aha nuk bejme per kete pune se na kane shtremberuar qe kelysha dhe keta student kulisha te rinj qe jane sot,mendjen e kane te kafenete e te shprehjet` o me ca ke bo nonji gjo mir e`.
    I di Edi Rama keto i di nuk eshte nevoja t`ja mesojme ne se duhen protesta mosbindje civile por me ke???-me te frikesuarit?
    C`era una volta nje 97 por ishin ne loje parate e njerezve se per pushtet nuk pirdhkan shume shqipot
    O SAL te uroj te shohesh parajsen sa me shpejt.Tani qe u fute ne histori si Ahmet Zogji na ler per ca kohe ta shijojme edhe ne demokracine se me te degjuar e kemi.Thone o Sal qe demokracia nuk ka vetem sex por edhe ligje te drejta per te gjithe,respekt per njeri-tjetrin tolerance,mireqenie jo vetem ekonomike o Salush por edhe pak qetesi larg stresit dhe luftes tende per pushtet.Ika o Sali se e di qe nuk degjon nga ai vesh dhe po pertoj te shkruaj.Te pjerdhsha ne vesh

  11. Sem Luma says:

    Me ne fund paske folur nje fjale burrash zoti Rama. Keshtu eshte. Shqiperia nuk digjet per surratin e nje gangsteri si Sali Berisha. Ai nuk e meriton nje nder te tille. Atij i duhet bere “kulaqi” pa zhurme te madhe.

  12. Tiku says:

    Nuk ke pse djeg Shqiperine more cun!!! Ik dhe veri flaken Saliut!!

  13. Tiku says:

    Nuk ke pse djeg Shqiperine, veri flaken Saliut. Apo je Lepur???? Preh e provokimeve Berishiane!!!!!!! Ne te gjithe boten kunder padrejtesive behen PROTESTA, MOSBINDJE QYTETARE

  14. Tiku says:

    Nuk ke pse djeg Shqiperine more cun!!! Ik dhe veri flaken Saliut!!Apo je Lepur!!! Preh e provokacioneve Berishiane!!! Ne te gjithe boten njerezit ngrihen kunder padrejtesive, protestojne, nuk binden, bllokojne institucionet…………… dhe po flas per Francen, Gjermanine, Angline, Italine, Greqine etj etj. Nuk je me i kuptueshem!! A u vodhen zghjedhjet???Gjykata u be “byth e brek” me qeverine??? Ne c’menyre do ndjekesh menyra ligjore, kur ligji nuk ekziston, kur shteti i se drejtes ka vdekur pa lindur akoma!!! Mos keni marre pushimet ju me gjithe stafin tuaj se kishte nje njave qe nuk degjojme asgje prej jush, ndersa na lodhen veshet e syte kur degjojme, shikojme e lexojme bemat e SALIBEUT NE SALIGRAD, inagurimet e mullinjve te eres, fjalimet para shokeve ne kongresin e VIII TE PPSH, akuzat ndaj zotnise tuaj, deklarimet se vendi yne eshte pari ne bote per cdo gje, madje dhe per hedhjen e shurres perpjete!!!!!!!! Nje mik i imi i huaj kenaqet duke parre surratin e Sales 5 here ne dite tek gazeta tema apo shekulli(qe jane opozitare), shembet fare kur shfleton nga panorma e siper!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Sikur njerezit te besojne vetem 10% te fjaleve te gjememadhit, shpresa juaj per te ngritur koke eshte 0 %, dhe me te mbytet dhe barka e Shqiperise…….

  15. tiku says:

    Ne te gjithe boten njerezit ngrihen kunder padrejtesive, protestojne, nuk binden, bllokojne institucionet…………… dhe po flas per Francen, Gjermanine, Angline, Italine, Greqine etj etj. Nuk je me i kuptueshem!! A u vodhen zghjedhjet???Gjykata u be “byth e brek” me qeverine??? Ne c’menyre do ndjekesh menyra ligjore, kur ligji nuk ekziston, kur shteti i se drejtes ka vdekur pa lindur akoma!!! Mos keni marre pushimet ju me gjithe stafin tuaj se kishte nje njave qe nuk degjojme asgje prej jush, ndersa na lodhen veshet e syte kur degjojme, shikojme e lexojme bemat e SALIBEUT NE SALIGRAD, inagurimet e mullinjve te eres, fjalimet para shokeve ne kongresin e VIII TE PPSH, akuzat ndaj zotnise tuaj, deklarimet se vendi yne eshte pari ne bote per cdo gje, madje dhe per hedhjen e shurres perpjete!!!!!!!! Nje mik i imi i huaj kenaqet duke parre surratin e Sales 5 here ne dite tek gazeta tema apo shekulli(qe jane opozitare), shembet fare kur shfleton nga panorma e siper!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Sikur njerezit te besojne vetem 10% te fjaleve te gjememadhit, shpresa juaj per te ngritur koke eshte 0 %, dhe me te mbytet dhe barka e Shqiperise…….

  16. Gushekuqi says:

    O`shofer! Dorezoje timonin e autobuzit,per koken tende! Beje nje mundin dhe pyeti pasagjeret,se tek cili kane besim qe te vene ne timon,sepse diploma jote u provua qe nuk do t`i dergoje kurre ne stacion. Beje kete,per te miren e pasagjereve,o`shofer,mos i merr me ne qafe se i torturove me gjithe kete rruge te gjate e te pa fund. Te lutem,per koken tende.

    1. Tregtari says:

      Bukur e ka thene dikush me larte Edi Rama nuk eshte Roja i Demokracise,Edi eshte BUFI i demokracise.Cobanit qe ja vjedhin delet per te dyten here,nuk e merr me kush ne pune.Ik ore Edi ik ma mire bej plazhe NUDO se e ke marre ne qafe PS dhe Opoziten.

  17. Ilir Haxhinase Pordha says:

    tani qe te degjoi Saliu nuk e prish fare terezin, do behet me agresiv, se ai vetem nga populli dridhet si miu

  18. xha Kasua says:

    sal ram pall gerdeci gjate gjithe ketyre viteve qe eshte ne politike ka nxjerre nga goja-vrime vec ndyresi, por nje gje e ka thene sakte, qe ti je tamam EDVIN. As mish as peshk do mbetesh. Fut deputetet ne greve, nxirri nga greva se do haje darke tek Korkodili. Bojkoto Parlamentin, futu ne parlament se skadojne afatet e deputeteve. Fillon demostratat, con nje popull te tere ne kembe dhe pasi te vriten 4 vete dhe te plagosen dhjetra te tjere, shkon ne zgjedhje me bisht nder shale. Te vjedh sal ram palla dhe Tiranen dhe rri si hu. Tani mbush hundet me mjell sa te merzitet sal ram palla me pushtetin, se ndoshta e merr ti ate dite.

  19. Fatmir says:

    Edi Rama thote: ”Saliun nuk e heqim duke djegur Shqipërinë” Une, do ti thoja te largohet nga drejtimi i opozites, eshte nje frikacak, le te merret me ndonje pikture, e t’ia leje vendin ndonje trimi, e mos te beje sikur i vjen keq, se mos digjet Shqiperia, ne te djegur jemi. Jo me large, por dje ne Itali, qeveria Berlusconi, per ndertimin e nje tuneli ne Val di Susa, diku afer Torino, duhen 22.Miliaerde eu. por banoret nuk jane dakorte, nuk e duan kete tunel, kur shteti Italian eshte i mbytur ne borxhe, para 3 javesh u be nami, Populli u ngrit, me gure, shkopinj, e c’fare te gjenin ndaj policise, dje po e njejta skene. http://youtu.be/6Ex2Nkkh8ok JEMI NE ITALI, POR KUR PREKEN INTERESAT E POPULLIT, KETU NGRIHEN E I VENE FLAKEN QEVERISE! Edi Rama nuk mendon per interesat e popullit, te largohet, e mos ja pafsha me surratin. Burra jane keta, kur populli ka nevoje, shkojne ne krahe te tyre, e nuk kane frike nga larot, qe i vejne mbrapa politikaneve, ky eshte Beppe Grillo, ka krijuar nje levizje, duke u mbeshtetur tek rinia, degjojeni me vemendje, keta jane burrat, jo Edi Rama. Beppe Grillo al corteo NO TAV: “Sono arrivate le prove di dittatura” (03/07/2011) http://youtu.be/64MYRLFmM5g Shqiperia ka nevoje per burra, jo per piktora!

  20. anticensurë says:

    “Saliun nuk e heqim duke djegur Shqipërinë”
    vetëm kaq më mjaftoi!nuk mund të lexoj palaçollëqet e dështakut më të madh që ka patur shqiptari në gjirin e tij!
    nuk e di se si mendon ta heqë ky injorant i politikës,por di të them vetëm një gjë!
    EDI RAMA JO VETËM LARGOHU,POR MË MIRË THYEJ QAFËN KUTË DUASH!
    ME KËTO QË PO BËN TI KA VETËM NJË FJALË QË MUND TI PËRMBLEDHË!
    TRADHËTAR!

  21. Berisha largohu says:

    Rama po mban Berishen ne pushtet, kurse ne shpresojme kot nga opozita.

  22. Fatmir says:

    Nese Haxhinasto, nuk duronte dot pordhet e Europianeve, populli eshte lodhur duke degjuar pordhet e tua, O i droguar, kur isha ne Delvine heren e fundit, nje nga shoket e ngushte te femijerise, me thote: A ke te me japesh 20 leke te reja!? U habita, e i theme, Saaaaaa! E ai me thote, Vetem 20 lek. te futem 10 min. ne internet, me vjen rende, po ku ka pune o Miri, ketu ka vdekur ç’do gje, per te punuar shkojme ne Sarande, kur ka ndonje pune ne ndertim. Populli eshte ne varferi totale, Sala ia fute ne ajer, me zhvillimin ekonomik e turizmin! Ky tjetri thote, e mo beni durim deri ne 2013! Jame, me te gjithe ata komentus, qe jane te nje mendimi,’Te largohet e te shkoje mbrapa diellit’

  23. korcari1 says:

    Rame”,me mire nje fund i tmershem,se nje tmerr pa fund”Kete fjali ti e di mire,po nuk shpresoj se mund te besh gje se ke shume te humbesh,kurse ne asgje.Prandaj qeroju,e mo na caj koken me peralla,hape rrugen per trimat.

  24. lilolabja says:

    Kjo do të thotë se opozita nuk do të vazhdojë më tej me protesta?

    Aspak, përkundrazi. Opozita pa protestën nuk është opozitë!

    Me kete i ka thene te gjitha ! Per mua EDI RAMA nuk do te luaje ate loje qe do berisha ,e ka perpara te vdekur po pret oren kur ta varrosi .Nuk eshte aq pa gjak sa ju duket ,po mos te kishte gjake nuk dilte ne mes te Tiranes me sqepar ne dore ,se ka bere asnje politikane ate veprim qe ka bere EDI .Ju tha te gjitheve ja respektoni ligjin ja me sepate do ju pres koken .Me kujtohet kur ishte ne fazen qe shembte gjithe ndertimet pa leje dhe nje i” forte” nuk pranonte te boshatiste objektin .Policet e bashkiak i thone Edit per kete person dhe ai thote lere se do e zgjidh une .Shkon takon kete te “fortin” dhe i thote “Ketu ne Tirane mua me mbajne per me budallain ,por ti qenke me budall se une .” dhe i jep urdher buldozerit ta rafshoje dhe ashtu u be .Ajo ishte thenie shume e i dregoi ketij krimbi qe shteti te thuen hundet kur nderton pa leje .Ne kete faze eshte Edi dhe me salen .

    1. anticensurë says:

      në atë kra fli o lilo!
      vazhdo e trego përrralla me mbret!
      edi jo vetëm që ka mbushur të tijat,por me këtë zgjatje dhe friksim qe po i bën popullit do tia kalojë dhe ibrrahim rrugovës!
      ai është e kundërta e sali berishës!
      saliu çdo gjë që ka thënë e ka bërë!
      edi për çdo gjë që ka premtuar ka dështuar!
      që të dy duhen futur në analet e historisë politike të shqipërisë!
      i pari si krimineli më i ndyrë!
      i dyti si dështaku më trap!

  25. Majda says:

    Flm Gazi
    dhe ty Rani te befte mire kafja ne cdo kohe qe ta pish. Po qe e kemi pire ne te njejten kohe. Kuptohet e kam pire ekspres ne lokal e jo ne shtepi.

  26. I zhgenjyeri says:

    O Edo, po te them dicka qe ta mbash vath ne vesh; Ti je djal qytetar, i rritur ne kryeqytet ne mes te librave dhe artit. Por keta vandalet qe ia kane hipur gomarit se prapthi, qytetarine ta marrin per DOBESI, mos e harro kurre kete….

    1. Sem Luma says:

      Jo vetem per qytetarin o lum “I zhgenjyeri”. por per cdo shqiptar qe ka te pakten dy gishta fytyre, dhe qe jeton me djersen e mundin e vet, e nejejta gje vlen. Per vandalet njeriu si njeri, pra secili qe udhehiqet nga humanizmi dhe arsyeja, perben vetem nje numer te vockel, fare pa vlere, ne “llogaritjet e tyre te medha.”

  27. anticensurë says:

    “E meqë jemi tek protestat, lejomëni t’ju pyes lidhur me një rrëfim të ambasadorit amerikan, i cili para pak kohësh tha se këmbëngulja për të anuluar demonstratën tuaj të pas 21 janarit lidhej me kërcënimin e jetës suaj! A mund të tregoni diçka më shumë për këtë histori, sesa çka është thënë në media gjatë atyre ditëve kur ambasadori Arvizu u tregua publikisht i ashpër me ju?”
    mos është bërë një lajthitje e vogël në këtë pyetje?
    mos vallë është çvendosur data e atentatit,të mundëshëm që do ti bëhej ramës?
    nuk u bë fjalë se do të “qëllohej” në demostratën që do të vinte pas asaj të 21 JANARIT?
    ajo demostratë u këthye në shëtitje e përqafime!
    pas asaj demostrate¨ndjejmë gjithnjë e më shumë erën e gjakut që i rrjedh çdo ditë për shalësh ramës!!!

    1. gazi says:

      -anticensure
      kete faze zhgenjimi qe po perjeton ti tani un e perjetova para pak kohesh..pershendetje.

  28. luis says:

    Edi Rama eshte shume i avancuar si nje politikan me te vertet europian,ne krahasim me nje popull shume te dobet ne te gjitha aspektet.E kam thene dhe here te tjera ne si popull nuk dime te luftojme per ideale te medha,ato per ne nuk ekzistojne asgjekundi.Ne jemi nje popull qe i neshtrohet vetem fatit,ne nuk dime te bashkpunojme,ne dime vec te kundershtojme njeri tjetrin,dhe tu lepijme bythen atyre qe jane me pushtet se mos perfitojme ndonje thele.Nje popull i civilizuar nuk ka nevoje per organizatore kur i preken interesat themelore te jetes nga nje qeveri qe nuk zbaton asnje norme demokracie.Edi Rama shpreson qe ta shpetoje kete popull dhe ta vendose ne binare te rregullt ne nje forme tjeter qe mesa kuptoj une eshte efikase,plotesisht ne rruge demokratike,por me piksynime te qarta per ta zhveshur komplet si figure Saliun qe per disa edhe sot mbetet nje idhull.Shkaterrimi i Shqiperise per ta eshte nje deshire,sepse ashtu ai mbulon zullumet e veta dhe ridel ne skene ashtu sic beri pas 97,duke fajesuar direkt opoziten dhe kryesisht liderin e saj Ramen.Pas kesaj do versuleshin ata qe nuk ja duan te miren atij per tja lene te gjitha fajet dhe per te risjelle ne skene figura te kompromentuara qe pavaresisht rotacionit ndoshta politik nuk do ndryshonte asgje per mire per popullin,por sejcila pale do mbronte palen tjeter ne rrugen e poshtersive,dhe atehere shpresa e shqiptareve do venitej plotesisht.Kuptojeni qarte se bashke me Berishen duhen zhdukur shume lukuni qensh qe nuk mungojne as nga krahu opozitar te cilet me manovrat e tyre djallezore kane minuar,dhe kane zgjatur pushtetin berishian.Pas zhdukjes se tyre atehere me te vertet them se Shqiperia do marre fryme lirisht dhe populli do ndergjegjesohet se nuk duhen lejuar te preken interesat e tij por perkundrazi ti mbroje e kultivoje ata.Jam i bindur se me ardhjen e Rames ne pushtet ne popull do kultivohet kultura demokratike,pushtetet do te jene te ndara,dhe keshtu do funksiononte shteti demokratik.

  29. Labi Vlore says:

    Mire,rri bej sehir.Ca te te themi ne??????
    Prit nga nderkombetaret se ata do na zgjidhin,si na kane zgjidhur e futr per 20 vjet.

  30. Albann says:

    Hallall.Me keto mend qe kini ju PS do zhduket si parti.Gjithe militantet do kalojne me Lsi ose ndonje parti te re.Bye…Bye….Sapo firmose deshtimin ne 2013

  31. Kaonia says:

    Ik o edi se na cmende dhe ti me keto teorite e tua.

  32. Shqiptaro Australiani thote says:

    Mos u merzisni vellezer se jane oret e fundit te Sali Berishes do iki njehere e mire po i thuret gracka

  33. AlbinoBlackSheep says:

    Titulli duhet te ishte:Saliun nuk e heqim dot.Ai do te vazhdoje te djege Shqiperine. Per te gjithe ata qe mendojne se Rama paska ndonje plan e po i thur gracka Saliut eshte mire qe te hapin syte e te shikojne.Ndryshimet ne demokraci vijne nga vota e lire e Rama ka treguar 2 here se nuk di ta mbroje voten e lire te popullit.

  34. hamit says:

    Vetem fjale e teorira boshe.Fatekeqesia me e madhe eshte se sot kemi te bejme me nje opozite ,politikanet e te ciles jane te gjithe milionere,e kan xhepin plot dhe nuk e vrasin shume mendjen per hallet e popullit.Kete fakt e din shume mire edhe Berisha ,prandaj rrin i qete.Ne vitin 1997 ishin po keta politikane “trima” qe nuk u tuten para asgjeje deri sa moren pushtetin dhe shtysa e vetme ishte se kishin ngel pa para dhe jo se ishin idealiste e iu dhimbsej populli.Pra ,mos pritni asgje nga opozita e politikaneve milionere,ata punet e tyre i kane ne terezi dhe vecse gallate bejne me elektoratin e tyre.Jane shume hipokrite,Zoti na ruajte e na ndihmofte!

  35. Zamira says:

    Me vjen shume keq qe shumica ose disa njeres te pa pergjegjshem diskutojne si e jema e zeqos ne maje te thanes. Sali berisha nuki ka turp. Ai e ka ngrene ate me buke se bashku me ushtrine e zagareve dhe hajduteve qe ka. Qe nga komenti i pare qe vkjen nga HAMBURGERI ,qe e quan shqiperine vendin me te piste. A e di ky zoteri se si e mori EDI RAMA tiranen. Ne çdo cep kishte nji hale . Ne cdo kjoske shitej droge . Bulevardi kundermonte era dodorant i markes M+SH malokesh. Po NQS digjej shqiperia kush do e kishte fain ? perseri EDI RAMA; E merreni vesh qe ai eshte politikan i kompletuar dhe jo politikan sharlatan si Berisha. Me vjen keq per Lulezim Bashen qe pranon kaq i ri te hyje ne histori si nji pinjoll i votave te vjedhura. Autoriteti i tij eshte 0. Po keshtu eshte kur krushqite jane brenda qeverrisjes. Edi Rama te lumte . Mire bere qe e dorezove pa sherre. Ata qe do vriste Saliu ishin popull. Nuk vriten politikanet. Te shikojme me pas. Turp per ju te pa ndergjegjshem dhe te pa kulturuar qe fajesoni politikanin me te mire EDI RAMEN. Kjo ishte vjedhje ne tavoline ne bashkepunim me kerrmat nderkombetare.

  36. skela says:

    Jepi EDI beja forra se ketu ka vec horra .
    Derdellisin dite e nate se opozita , s’ka inate .
    Nuk harrohen as te vraret , nuk harrohen as grabitqaret.
    Horrat e Sali gerdalles , po na mbajne vare Tiranen
    Ndersa ministrat mbajne Saline se po ikne nga fiqire
    Bejne ca pordhe me rigon nga kuzhina e Haxhinastos tone
    Dhe Saliu i shijon se jane pordhe koalicion .
    Nuk mendon i ziu se do perfundoje si miu .
    Fluturo Sali si Tritani , se me presh do t’a shfrym inatin
    Ti me plumba sigurishte me ” trimat ” e tu gardiste
    S’mund ta vrasesh dot nje popull , po me mire hape vete gropen
    Sot e ka populli ne dore po me Edin ne timone .

  37. julian101 says:

    Dikush kishte thene me siper ne komentin e vet “qe nuk iken saliu pa u djegur shqiperia”. A ja vlen ne gje e tille per ne shqiptaret? Dikush tjeter kishte thene se “fajin e ka edi sepse nuk ngre popullin ne kembe kunder saliut”. Cili popull mund te dal ne protesta kunder ati idioti (saliut) ku kjo kafsha i pushon nga puna i vret ne mes te bulevardit? Dikush tjeter thoshte se fajin e ka edi sepse “ndryshoi kushtetuten”. Nuk mund te jete i gjithe faji i ndryshimit te kushtetutes sepse ky idioti (saliu) kur ka nen kontroll te gjitha institucionet e pavarura si: KQZ, Kolegjin Zgjedhor, Gjykaten e Larte etj, kushtetuten mund ta lakoje si te doje. Dikush tjeter thoshte s” PS po percahet per fajin e edit” Faktikisht ato zera qe flasin kunder edit brenda PS jan servilet e fatosit sepse ai ja dorzoi pushtetin saliut, ai e percau PS me ilir meten, ai ishte kunder PS-se ne zgjedhjet e 2009 dhe te 2011. Pra te nderuar shqiptar opinioni im eshte se shume nga ato te lart permendurat nuk jan per fajin e edit. Te vetmin faj qe ka edi edhte sepse ai eshte i vetmi ne lufte kunder saliut, lulit, metes, nanos, islamit, milloshit, ristanit, kolegjit etj. nqs se ne si popull i shohim keta njerez si alternative me te mire se edin ather mire ja bejme se e leme ne opozite, nqs keta njerez jane alternative me e dobet se edi ateher edhe ne si popull i ketij shteti duhet te mbajme pergjegjesine tone e jo tja leme nje personi te vetem. Flm per mirekuptimin

  38. boni says:

    o edo ik mor burr se boll vodhe11vjet. sle kusur pa bo

  39. Evropiani says:

    Llafe Edi frikacak , llafe dhe ju me komentet tuaja !!!!
    Ne që ikëm këtu e 20 vjet e s’do kthehemi më nuk Mund tju ndihmojmë ……. Prandaj ngrihuni shqiptarë e leni diskutimet shporreni Saliun , Edin që të shikoni një ditë të bardhë në MOS ju fëmijët tuaj !!!!

  40. Dhimiter Trebicka says:

    Qeverite rrezohen me vota.Kjo eshte mese e vertete,por cfare duhet bere kur kjo vote vidhet,bastardohet shtembrohet? Atehere lind nevoja e pashmangshme qe keto lloj qeverish(termi me i sakte do te ishte bande) te rrezohen me force. Cfare pret ti zoti Rama se po bere ndryshime kushtetuese do largosh Sali Kafshen? Me gjithe respektin qe kam,po ta them. Zgjohu te lutem,sepse keto jane iluzione qesharake.Po ja po e zeme qe e largove Saliun ne ate forme (gje qe mua personalish nuk me mbushet mendja) pastaj cfare?
    Cfare do te besh me ata gjyqtare maskarenj,prokurore qe flene gjume,hajdute me cizme qe kane vjedhur sa kane dashur keto 20 vjet pasurine e popullit,KQZ-te qe kane zvendesuar karnavalet e Korces,profesore qe shesin provime dhe rritin nje brez te korruptuar,shefa policie me gjithe polica qe jane bere si Ali babai me 40 hajdute,talebanet e Sales qe kane mbushur institucionet shteterore anembane vendit.doktora apo sekseret e tyre qe po nuk ia u mbushe xhepin te lene te japesh shpirt tek shkallet e spitalit,biznesmene hajdute qe na hiqen si ajka e shoqerise,etj etj etj.Meqe ti nuk dashke te digjet Shqiperia,atehere lerja ne dore hijenave qe e kane Shqiperine se ata do ta “mbrojne” nga zjarri. O zoteri i dashur,te lutem shume zgjohu nga gjumi dhe merr drejtimin e vertete ne dore.Une e kuptoj qe gjithe kjo lukuni uqerish te eshte vene kundra me ne krye Tosin e Nanos dhe Sali Jashteqitjen,por ti ke armen me te fuqishme me vete, ke shumicen e popullit.Ke ata njerezit e thjeshte qe mezi sigurojne buken e gojes,ke ata intelektuale qe punojne per nje cope buke sepse nuk e shesin dot nderin dhe shpirtin e tyre,ke te gjithe ata qe nuk duan ta shohin Shqiperine ne doren e kafsherise.Po qe se di ta perdoresh kete arme,perdore.Nqs jo,te lutem lejo dike tjeter qe di ta perdore. A e sheh ti zoteri i nderuar shkaterrimin total qe po i behet vendit dita dites nga keta bastarde qe jane ne pushtet? Cfare na flet ti per zjarr? Zjarri i eshte vene me kohe ketij vendi nga Saliu&Co,prandaj duhet dikush qe ta shuaj dhe ta ndaloje kete zjarr qe ka filluar me kohe? Ketu duhet nje revolucion dhe nje pastrim rrenjesor i sistemit nga papastertite dhe llumi qe nuk e le kete popull te marre fryme.Keta jane jashteqitje e komunizmit qe po qelbin gjithe vendin Ai politikan qe do te beje kete gje,une do ta mbeshtes me gjithe forcen e shpirtit tim. Sinqerisht kam besuar ne aftesite tuaja,por sot po me lindin dyshime. Qe ne momentin qe degjon keta karagjozat e huaj,je i gabuar.Ku ishin keta zoterinj ambasadore kur ndodhi ’97, ’98, Gerdeci,21 Janari,Vjedhja e votave ne ’96, ne 2009,ne 2011.Mos duhet te presim ata te thone po Rama ka te drejte dhe Saliu duhet te jape dorheqjen? E ke shume gabim.Ata gjejne parajsen tek ne.Hane e pine si mbreter,zoterojne prona dhe aksione,flene me vajzat e reja shqiptare apo djem sipas deshires.Keto gjera ata vetem i enderronin ne vendet e tyre. Mjere ai qe ka dy leke mend dhe i kupton gjithe keto padrejtesi qe i behen Shqiperise,sepse e ze koka.Kurse ata qe u ka zene myk truri, si pune e atyre qe bejne kurban dashin qe ti ece mbare Bashes apo perfshire dhe nje pjese te atyre qe komentojne ketu,jane ne rregull.Nuk ia vlen as tu kushtosh 2 minuta kohe e ti komentosh.Jane thejesht nje gabim i natyres.Kete fjali e kishin shume.Kalofshi mire.

  41. Dhimiter Trebicka says:

    Nuk do ti shtoja as nje presje.Respektet e mia zoteri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje