Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani mendon se kriza e sotme ekonomike dhe mënyra se si qeveria po e trajton atë, është shumë e ngjashme me krizën e viteve ’80 dhe mënyrën se si qeveria komuniste e asaj kohe veproi. Në një intervistë për “Shqip”, Cani thotë se “vendi mund të shkojë në një krizë tjetër të ngjashme me atë të vitit 1990 nëse nuk ndryshon në kohë”.
“Kriza aktuale e shoqëruar me deklarata për mrekulli ekonomike nga Kryeministri Berisha më kujton gjithnjë e më shumë vitet ’80”, thotë Cani. “Edhe në atë kohë, kishte parashikime jorealiste të të ardhurave që shoqëroheshin nga shkurtime të dhimbshme në mes të vitit. Por shkurtimet shkaktonin probleme të shumëfishta në linja të tëra prodhimi”, thotë Cani, i cili në atë kohë punonte te departamenti i menaxhimit të valutës në Bankën e Shqipërisë.
“Ndodhi që për 1 mijë dollarë shpenzime të shkurtuara, fabrika e shkrepëseve nuk qe në gjendje të prodhonte kutitë”, kujton Cani. Ajo çfarë pasoi qe një krizë e kutive të shkrepëseve. Vendi mbeti i pafurnizuar me shkrepëse për muaj me radhë. Për shqiptarët që në atë kohë gatuanin me furnela me vajguri, mungesa e shkrepëseve qe një telash më vete.
“Sot ekonomia është 80 për qind private dhe kriza të tilla nuk do të përsëriten. Por shkurtimet emergjente shkaktojnë gjithmonë probleme të tilla”, shtoi Cani.
Shqipëria hyri në një periudhë të gjatë stanjacioni në vitet ’80, e cila qe pasojë e një stanjacioni më të gjerë të ekonomisë së të gjithë botës. Megjithatë, qeveria e kohës refuzonte të pranonte krizën dhe vijonte të deklaronte vendin një “fanar ndriçues”, një ishull parajsë në një botë në flakë.
Situata duket se nuk është shumë ndryshe sot. Prej tre vjetësh, të ardhurat e qeverisë janë në stanjacion, ndërsa shpenzimet vijojnë të rriten, së bashku me borxhin publik. Për çdo vit, në qershor, qeveria është përpjekur të korrigjojë vetveten duke kryer shpenzime në buxhet, por këto shkurtime bëhen gjithnjë e më të vështira dhe gjithnjë e më të dhimbshme.
Këtë vit, qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” mbeti praktikisht pa ilaçe gjatë muajve maj e qershor. Policia mbeti pa karburant për të patrulluar rrugët. Në institucione të ndryshme raportohet se mungon letra për të printuar dokumentet zyrtare.
Vendimi i qeverisë për t’u marrë policëve paratë e paguara për lejet e pakryera në vitin 2010 duke i zëvendësuar këto para me pushime në masën 1.5 herë, sipas Ministrisë së Brendshme, rrezikon ta lërë vendin edhe pa efektiva policie në qarkullim, pasi brenda gjashtë muajve të ardhshëm, rreth 1000 policë duhet të kryejnë një muaj e gjysmë leje për vitin 2010 dhe një muaj leje për këtë vit.
Në fund, i gjithë kursimi i qeverisë nga kjo skemë pritet të shkojë në 60 milionë lekë, një shifër kjo minimale përballë gropës prej 42 miliardësh që mund të rezultojë te të ardhurat deri në fund të vitit.
“Unë nuk e kuptoj dot se pse Berisha zgjodhi të thotë se vendin nuk e kapi kriza. Mund ta kishte më të lehtë t’ia vinte fajin krizës. Por duke zgjedhur idenë e një parajse të paprekur nga kriza, qeveria ia ndaloi vetes masat antikrizë”, thotë Cani.
“Është shumë e qartë se gjërat mund të shkojnë më keq. Qeveria po kërkon zgjidhjen e problemeve ekonomike te propaganda që mund të prodhojë. Por kjo propagandë nuk krijon dot të ardhme”, thotë ish-guvernatori i BSH.
Ministria e Financave planifikoi të mbledhë 362 miliardë lekë të ardhura këtë vit dhe të realizojë shpenzime prej 409 miliardë lekësh. Problemi është që në gjashtëmujorin e parë të ardhurat qenë vetëm 155.3 miliardë lekë dhe në rast se ekonomia nuk përmirësohet, deri në fund të vitit të ardhurat mund të shkojnë në 310 miliardë. Me një deficit prej 42 miliardë lekësh në të ardhura, shkurtimet e planifikuara të qeverisë prej 18.4 miliardë lekësh janë të pamjaftueshme. ?Për më tepër, edhe shkurtimet e planifikuara duken jorealiste. Qeveria ka programuar të shkurtojë 4.5 miliardë lekë nga shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes një nismë kjo e provuar si e dështuar edhe në vitet e shkuara.
Sa herë që qeveria ka qenë në vështirësi ekonomike gjatë dhjetë viteve të fundit, aq herë ka tentuar të shkurtojë shpenzimet operative dhe rezultatet kanë qenë të dobëta.
EKOMOMIA E SHQIPËRISË
Disa njerës ne përvjetorin e vdekjes ishin te shqetësuar se kishte rënë gripi
dhe kishin frikë se mos sëmurej i vdekuri………..
Kështu mendojnë sot disa politikan ,ekomist, analist, gazetar, zagar etj……
Disa qeveritar tip kryeministër shkojne dhe shumë më lark………..
EKONOMIA E SHQIPËRISË KA VDEKUR
EKONOMIA E SHQIPËRISË ËSHË VRAR
EKONOMIA E SHQIPËRISË U VRA QELLIMISHTË
PËRSE DHE KUJT PO I BËHET DHURAT ………………………..!!!?
Ve bast se Serbia do hyje ne BE para Shqiperise!!!
Jane babaxhanet ketu, qe ja ulin xhirot shqiperise si ma do, dhe kur ma do!!!
Sa ecen pak Shqiperia, dhe biznesmenet mezi e kane levizur situaten.. I fut Berisha nje te frenume.. e con ne zero po deshe ti!
Ka njeri ketu qe ta heqe, ta denoje,..Jo mor vlla, nuk bohet gjo fare..
Ai solli ortakun drejt e ne Shqiperi, dhe iku pa e gjet gje!
Me gjej nje SHqiptar te iki ne Serbi ashtu shpejt e shpejt.. s’bo vaki, se e shkrijne. Kush te le me hy ne vend t’huj ashtu si gjel!
Eshte bo Shqipnia si han!
Shqiperia ne Europe s’ka per te hyre ndonjehere, ju genjen mendja juve, Saliu e mban parrullen do hyjme ne Europe se mban me genjeshtra shqiptaret. Dhe e dini pse nuk e fut europa Shqiperine ne Europe, sepse s’ka absolutisht asnje lloj interesi. Mjafton qe ne Shqiperi te mos kete levizje violente Europa do i mbaje shqiptaret me gajret duke ju thene. Rrini urte se ja tani afer , plotesoni keto e ato kritere dhe do ju fussim ne Europe, beni kete apo ate reforme dhe mos kini merak vitin tjeter ne Europe. prit gomar te mbije bar. Shqiptaret duan te futen ne Europe sepse vete nuk jane te afte per asgje, nuk dine te prodhojne,nuk dine te qeverisin vendin e tyre,nuk dine te organizohen e te krijojne nje shtet solid. nuk dine te punojne , per te mos thene qe punen nuk e hane fare e keshtu me rradhe, po te jete per droge dhe kriminalitet , aty s’ke ci thua , ja u kalojme te gjitheve, atehere perse duhet europa te na fuse ne europe, ju genjen mendja mor tutkune….
o zoti CANI si ne 80 ku ta gjejme ,por kam frik se do behemi si ne 44 sepse kane filluar te na damkosin si KOMUNISTE (NJESOI SI BALLISTET NE 44) dhe do na marin dhe ato pak prona e lek qe kemi bere.
Problemi eshte se Cani kam frike se ben propogande per vete ne nje kohe qe kritikon propoganden!
Kur thote se qeverira ka mbledhut 155.3 miliarde leke ne gjashtemujotin e pare dhe ne fund te vitit po te vazhdoj keshtu do te mbledhe 310 mlilard ne vend de 362 miliarde te parashikuara ne buxhet e ka gabim.
Te ardhurat nuk jane konstante ne buxhetin e shtetit po ciklike, Cani harron ne llogarine e tij se muajt korrik e gusht jane muajt me dinamike ne Shqiperi pasi korepondojne me ardhjen te nje pjese te madhe emigrantesh per turizem, nje pjese e madhe e shqiptareve te Kosoves qe shkojne ne Durres duke bere ekonomine me dinamike. E njeta gje ndodh dhe ne muajin dhjetor, ku festat e fundit te vitit rrisin kosumin ne tregje, restoracione e hotele, kjo peroudhe shoqerohet me kthimin e nje pjese te emigranteve per festa pra me rritje konsumi e kthim parash ne ekonomine Shqiptare.
Me duket me te vertete e çuditeshme se si nje ish guvernator i Benkes se Shqiperise, ben analiza kaq mediokre ne parashikimet e tij!!
I sakte je Viny –
-Megjithate Cami e ka mire kur thote :–……Pse qeveria nuk perdori rugen qe tja hidhte fajin krizes…… —Por ndoshta Sala ka dashur te mburret per efekt elektoral, sidoqofte analiza e tij eshte me te vertete mediokre ,
-O shoku tani ka inport,vine mallrat nga jashte–ate do sala te shtoj dhe ca sh.p.k-ra..
pasurohet klani i tij me eksluzivitetet qe kane,populli merr rruget per nje eksod te dyte se tani s’kemi nevoje as per viza.
Eksod “i heshtur”ky i tanishmi-tip…raxh kapur i kulturuar,jo me me skafe.
ky popull po genjehet me emigracion,madje ka paguar miliona per ate-te mendosh qe te lesh vendin tend eshte liri..kjo eshte cmenduri.
Te rrezosh komunizmin per te marr rruget e emigracionit dhe tja lesh Shqiperine hajduteve dhe spiuneve–kete se kishim menduar kurre.
–Nje corbe me helm po i gatuhet vendit tone,u shperndame si cifuti.
O Lale te paska merzit kurbeti me duket?
-Jo zigo…me ka marre malli per fiqte e tu, poqen ata zigur?
I pata rekomanduar nje gazetareje te “Le Monde” qe po bente nje reportazh per autostraden e Kukesit qe te kontaktonte Shkelqim Canin per nje interviste pak a shume realiste po ajo si adoleshente e sapo dale nga shkolla nuk kishte shkuar te Cani po kishte marre nje legen te qeverise. Ne blogun e saj te perditshem kishte debat si ketu per Shqiperine dhe u gezova se kishte nga ata franceze qe flisnin mire per ne natyrisht kishte edhe nga ata qe jane verbuar nga antishqiptarizmi. Po me beri pershtypje nje franceze qe kishte jetuar nja 8 muaj ne Tirane me burrin ( punet e burrit) dhe kishte thene “ne Shqiperi ne pergjithesi dhe ne Tirane ne veçanti jam ndjere me e lire se ne lagjen time ne Paris ku njerezit jane te veshur ne menyra nga me folkloriket dhe ku naten eshte e rrezikshme te qarkullosh, nderkohe qe ne Shqiperi njerezit ishin shume mikprites, kam qene e sigurte ne çdo moment dhe askush nuk na shikonte si te huaj, ne fakt ne nuk benim dallim nga shqiptaret te cilet visheshin dhe silleshin si evropiane, askush nuk na ngacmonte diskutonim me njerezit ne pozita te barabarta dhe kam shetitur te gjithe Shqiperine nga veriu ne jug dhe me ka pelqyer shume, natyrisht qe kishte dallime persa i perket varferise, po detaj i veçante, kishte shume vetura luksoze qe ne lagjen time shihen me rralle” kjo pjese eshte marre origjinal nga komenti i saj ne blogun e gazetares, e perkthyer natyrisht nga frengjishtja. Kjo nuk do te thote se komenti i saj do te thote qe çdo eshte ne terezi, po e kam fjalen se te huajt kur vijne ne Shqiperi perballen me nje realitet tjeter nga ai qe mundohen te shpalosin armiqte e Shqiperise, se kjo francezja s’kishte harruar te shtonte se “u çudita se çfare imazhi i kane dhene Shqiperise ne pergjithesi ne perendim nderkohe qe ne terren s’ka asgje te perbashket dhe Shqipetaret jane njerez te bute dhe mikprites dhe evropiane pa dallim nga ne persa i perket menyres se jeteses dhe pashe qe kishte femra te bukura atje”. Kishte edhe nga ata franceze qe e dinin se shqiptaret nuk jane myslimane te vertete po keshtu ju ka ngelur nga propaganda e atyre qe nuk i duan. Natyrisht qe komentet e mia ne blog kontribuan qe edhe disa te nderronin mendje per mire.
Mentalitetin dhe filozofine e viteve ’80 ka edhe Skenderbeu II.
Ky artikull nuk ka lidhje sesi e perceptojne te huajt shqiperine .Ketu nje specialist i mirefillte i ekonomose ben fjale per nje realitet ekonomik qe perkeqesohet dhe qe ne te gjithe e ndjeme ne xhepat tane ,pervec qeveritareve dhe sahanlepiresve te tyre .Paralajmerimi eshte serioz pasi shembull tipik eshte Greqia .
Duket qesharake dhe marrezi ‘kopshti me lule “qe predikon qeveria e sotme . Sigurisht shqiptaret te regjur perjetesisht me varferine, fjala krize nuk ju ben pershtypje . Ekonomia tone ngjason me nje makine pa drita dhe nje shofer te dehur qe ecen kuturu ne erresire .Te pakten grekerit bene dhe vila me parate e botes por tek ne bejne vetem politikanet dhe lakejte e tyre .
Qe ka vdekur ekonomia shqiptare eshte marre vesh por nuk eshte shuar komplet eshte problemi se ateher do ngrihen njerezit kunder mafies.
zoti politikane te sotem ,mos e krahasoni shqiperine dhe ekonomine e saj me vitet 80dhe te kaluaren ,sepse asgje nuk i bashkon keto periudha.e kaluara ishin ne dhe Embargoja nga nderkombetaret dhe sot shqiperia eshte shitur dhe vazhdon te shitet dita dites
Haaaaaa O populli i tiranis nuk je vetem naive por je populle me i pa-gedhendur…E dini perse se ke zbritur nga shpellat…kurban qe bete SOT eshte DOMEDHENSE Sala dhe Luli i thote GJITHE POPULLIT SHQIPTAR, ne ju VRRAME ne mezin e dites 4 veta dhe 100 te plagosur e te rahur ne 21, janar…NE SE JU!, DO TE NGRINI KOKEN NE DO TU THEREM KESHTU SI SOT…O POPULL SHQIPTAR ZGJOHUNI NGA GJUMI! EJANI KETU NE TIRAN, TA CLIROJME, KUSHE ME LITARE, KUSHE ME HANXHARE, KUSHE ME SEPATA, O SOT SE NESER DO TE JETE SHUME
Ngjajshmeria eshte si dy pika uji ne pershkrimin qe ben Cani Por desha te shtoj ne vijim te ketij argumenti , per sa mbaj mend kjo situate vijoi edhe mbas viteve 80 ,bej fjale per vitet 1986 deri 1992 .Me eshte dhene mundesia te punoj ne sektorin e prodhimit dhe te shperndarjes se gazit natyror ku per shkak te krizes qe thote z.Cani prodhimi i gazit rritej dhe humbjet financiare rriteshin, nje paradoks ky ,qe ne ate kohe shume pak njerez e dinin dhe ca me pak e komentonin Sistemi i naftes perpiqej qe me prodhimin e naftes e te gazit te mbante vet-vehten gjalle ,dhe te ndihmonte ekonomine ne teresi sidomos per plehun kimik ,dhe lendet djegese per nevoja te vendit ( eksporti ishte teper i reduktuar vetem rreth 30 0000 ton virxhine ne vit ).Kjo situate vijoi gati per tre vjet ,mbaj mend qe prodhimi vjetor i gazit natyror ne vitin 1986 arriti rreth 232 milion metra kub ,rreth 60 milione me teper se ne vitin 1985 dhe ne vitin 1987 rreth 264 milione ose gati 30 milione me teper se viti para ardhes , megjithate humbjet financiare ne sektorin e gazit rriteshin ne te njejtin ritem me ate te rritjes se prodhimit te tij .Megjithese shpenzimet te cilat ne ate kohe kontrolloheshin dhe komandoheshin me dore te hekurt perseri çdo gje rrodhi siç dihet tashme nga te gjithe qe kane patur interesin dhe mundesine ta njohin , prodhimi i gazit vijoi te ruhej gati ne nivelet e kapura me ndonje luhatje te pranueshme si rezultat edhe e kalimeve ne objekte te zbuluara e te interpretuara me pare dhe te ri interpretuara rishtaz nga zbulimi i V.B. te gazokondensatit ne Delvine si dhe disa rezultate ne Povelçe Panaja dhe ndonje shenje shpresedhenese ne Durres nepermjet puseve te rinj,Kjo situate u shty edhe me shpresen e investimeve te huaja te cilat megjithse u bene nuk dhane rezultatet e pritura sidomos per zbulimin e rezervave te reja .Ne fund te fundit si ndodhi ky paradoks dhe kjo ngjajshmeri .Me poshte po perpiqem ta spjegoj ;
Planifikimi i te ardhurave nga prodhimi i gazit ne fillim behej mbi bazen e puseve te quajtur te shfrytezimit ,te cilet qe ne fazen e projektimit dhe miratimit te tyre merrnin mbi vehten e tyre shpenzimet por edhe planin e rezervave qe duhej te sigurionin sepse ata projektoheshin brenda kontureve te vend burimeve ekzistuese por gradualisht per shkaqe objektive por edhe subjektive ,objektive sepse “KAZANI” i zbuluar aq aftesi mbajtese kishte dhe subjektive sepse edhe pse projektohej dhe shpohej ne zona te njohura jo te gjithe puset qellonin ne shenje ,me kohe ky fenomen vijoi te behej shume me shqetesues dhe i dukshem dhe meqene se qeveria e atehereshme kur ndertonte planet i planizonte dhe ndante fondet per kerkime ,per studime e projektime dhe per shfrytezim etj ( raporti i fondeve kerkim dhe shfrytezim e projektim ruhesh sipas orjentimeve te paracaktuara ) Ministria vihej ne veshtiresi ne menaxhimin e tyre dhe kur vinte koha per raportim e dhenie llogari ngecte ne shifrat qe diktonte plani dhe mbante pergjegjesi ,prandaj filluan te bejne makinacionet per çvendosje te fondeve ,ndryshime te emertimeve ,ndryshime te destinacioneve deri ne kufijte qe u lejohej dikastereve si dhe mjaft artifica te tjera te cilat ndoshta edhe sot nuk i njohim.Kjo ishte loja qe ne na ngecte dikasteri per te patur hapesira justifikuese por nuk vijoi gjate sepse ekonomia ecen me llogjiken e saj matematikore si ne sistemin e ekonomise se planifikuar ashtu edhe ne ekonomine e tregut
Dikur ne nje analize ne Kolegjiumin e Ministrise kur ” veza ngeci” nje nga udheheqesit e asaj kohe gjat “kerkeses se llogarise lajthiti dhe tha Ore Ti pse nuk i the Partise ti qe te mos e ndertonte Urene e Re ne Fier ,sepse ti nuk merr persiper ta furnizosh mee gaz ” Do ti dergojme Komitetit Ekzekutiv te Rrethit te te analizoje ” Kjo do te thoshte largim ( Shkarkim) nga detyra ,nderkohe qe Ureja e Re ne Fier ishte ndertuar qe ne kohen kur ne ishim ok me Kinezet ,d m th para rreth 10 vitesh me pare ,dhe kur ende personi te cilit i kerkohej llogari as e kishte idene se do te projektohej apo ndertohej ndonje Ure
Sot nuk mund te hiqet paralele ne kuptimin e politikave te asaj kohe me ekonomine e sotme por ne marifetet e fshehjes ,justifikimeve manipulimeve etj si keto eshte e njejta loje ose teper e ngjajshme
Sot gazi natyror per fatin e keq tonin as qe mund te permendet pasi prodhimi i tij eshte gati zero, shpesh degjohen fjale te politikaneve per rrjetin e gazsjellesave qe enderrojne te ndertojne jo nga Amerika ,jo nga Europa ,rusi etj etj Ky problem ka jo me pak se 20 vjet qe zien neper zyra dhe asgje nuk behet per here te pare nje propozim per hapje te shqiperise dhe lidhje te saj me rrjetin Europian te gazit datohet muaji janar ose Shkurt i vitit 1991 ,ne nje kohe kur ende nuk ishin lidhur kontratat me Chevron,AGIP,HMILTON, OXY e OMV per kerkimet ne det Eshte per tu permendur se devijimi i magistralit te Gazit ka rrjedhur sipas fleteve te politikes ,deri ne ngjarjet e Peshkepise ne kufirin shqiptaro Grek ngrohtesia e Grekeve ngjallte shpresen per tu lidhur me rrjet magistral Burgas Athine fondet per te cilin ishin akorduar nga B.Europian qysh ne vitet 1980 ,pas ketyre ngjarjeve filloi braktisja per shaqe politike e ketij varianti dhe filluan flitrimet nepermjet Maqedonise dhe Serbise ,pastaj me te famshmin Koridor Nr 8 etj etj Sot gjendja eshte gati si ne vitet 90 (sipas informacioneve te publikuara )
Ndersa nafta ka kaluar ne duar te pivateve te cilet te ardhurat prej saj nuk i investojne ne vend por ndoshta ne vendet e tyre ,them ndoshta sepse nuk kemi as me te vogllin informacion se sa prej te ardhurave qe rrjedhin nga shfrytezimi i vendburimeve tona me ligj duhet te investohen ne vend (perjashto ato qe investohen ne vete vend burimet per zgjerimin e tyre qe ne fund te fundit jane nje riciklim i pareve per vete kompanite ) ( une nuk e quaj kushtezim ndarjen e prodhimit qe “bankers” “Strim” e tj lene sipas kontratave me qeverine Shqiptare.
Ndoshta u zgjata pak por nuk mund te argumentoja mendimin me shkurt .
Doni te kuptoni si ecen ekonomia…..? Nuk ka me kuptimplote se fotoja e artikullit. Eksperti i ekonomise ( per aq sa eshte ministri i Financave) ul koken ndersa doktori kryeminister flet me nje vetekenaqesi demagoge. E keni degjuar kur flet per shifra, i nxjerr sic i vjen…
Sali Berisha di vetem nje gje me ba,si komunist qe eshte:me gjete arken plot edhe me shpenzuar pa vend deri sa arka te jete bosh,edhe me djersen e tjeterkujt qe mbushen arken ,me u lavderuar!Komunistet gjeten arken plot kur konfikuan florit e pasanikeve shqiptare,edhe gjeten arken plot me pasurite e shqipnise e punen fal qe te burgosurit benin!edhe nuk din as nje lek me shtu buxhetit deri sa thesari teharxhohet.Keshtu edhe berisha me piramidat,keshtu tash.Pra ma mire te veprojme vete edhe thesarin ta mbajme vete neper shtepite tonase sa t’ia japim Berishes,pra STOP REMITANCAVE,te shohim sa di me ba pa paret tona ky politikan i nje mije e nje mrrekulive!
PER KETE ARSYE DUHET TA RREZOJME SA ME PARE KETE IDIOTE ME IDIOTE RRETH E RROTULL;,, SEPSE KETA IDIOTE TE NJEJTE QE ISHIN NE “97 PO E RRENOJNE EKONOMIKISHT KETE VEND SI NE “97,, PRANDAJ DUHENRREZUAR SA ME SHPEJT;; NDRYSHE DO TE NGRIHET POPULLI SI I HALLAKATUR SI NE “97,, DHE NE DO TI PAGUAJME TE GJITHA… http://www.facebook.com/profile.php?id=100002638061696 ju lutemi friend ketu ata qe duan te bejne dicka per vete, vendin dhe familjet e tyre….