Shpëtim Idrizi - “Pse jemi jashtë qeverisë”

27 Korrik 2011, 10:24Politika TEMA

Ndryshimet e fundit të qeverisë dhe mbetja sërish jashtë e PDIU-së krijojnë një ekuilibër të ri, por të paqëndrueshëm të kabinetit Berisha. Marrëdhëniet e PD-së me dy aleatët ish-socialistë, që lenë socialistët në opozitë, LSI-në dhe PDIU-në, bëhen edhe më të kushtëzuara mbas zgjedhjeve të 8 majit. Nga Meta që pret fundin e procesit ndaj tij për të vendosur vetë për praninë apo jo në kabinet, tek Idrizi që e ka refuzuar së fundi këtë mundësi. Me gjasa, ky është kabineti i fundit i zotit Berisha deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Presidenti i Republikës nën sulm dhe tërhiqet si zakonisht

 

Nga: Lorenc Vangjeli, MAPO

 

“Politika nuk është garë sprinti në 100 metra, politika është garë e gjatë maratone. Një garë që kërkon edhe gjunjë, edhe durim, edhe mushkëri të forta”. Shpëtim Idrizi është nervoz. Nuk pranon të komentojë lënien jashtë kabinetit qeveritar të partisë së tij, ndonëse një gjë e tillë, të paktën mediatikisht ishte lënë të kuptohej si mision i përfunduar. Në fjalitë e pakta që thotë në telefon, nuk ka zemëratë të drejtpërdrejtë, nuk ka as ankesë, por më shumë ngjan se ka një provokim për një lojë në të cilën nuk është kënaqur me rezultatin e pjesës së parë dhe ka besim se gjithçka mund të përmbyset në pjesën e dytë. Sikur të ishte thjesht çështje sprinti, tashmë do të ishte në kabinet, por duke qenë se është çështje maratone, Idrizi më shumë se i mohuar, ngjan se mohon një vezë aktuale në këmbim të një pule të së nesërmes. I bindur se për një parti me sfond dhe verb nacionalist si ajo që drejton, të qënurit në pushtet, është një domosdoshmëri, njëlloj siç ka bërë deri më tani edhe “antonimi” i saj, PBDNJ-ja, Idrizi i sotëm në pozitë, në këtë mënyrë, nuk i mbyll çdo derë edhe opozitës së sotme.

Deri këtu, mund të jetë një lojë pushteti. Por përtej këtij fakti, kjo nuk është një histori personale me qejfmbetje personale. Ajo ka të bëjë kryesisht me të ardhmen e një shumice delikate qeverisëse, ekuilibrat e të cilës mund të ndryshojnë edhe në mënyrë krejt të papritur. Për shkak të dy çelësave të artë të kabinetit Berisha, LSI-ja e Ilir Metës dhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, gjashtë deputetët e të cilave, mbajnë qeverisjen në këmbë. Dhe natyrisht janë e vetmja garanci, të paktën morale, që zgjedhjet e përgjithshme të bëhen në vitin 2013. E përbashkëta e të shkuarës politike të atyre numrave, është ish-përkatësia socialiste, Idrizi në vitin 2009 dhe Meta shumë më herët, që në vitin e largët 2004 kur ai ndërtoi shtëpinë e tij vetjake politike. Kjo rrethanë është një shkak më shumë që çfarë mund të konsiderohet e “huaj” në shumicën qeverisëse, mund të jetë më e lehtë për të kryer divorc nëse “martesa” nuk vazhdon më gjatë me dashuri. Në Shqipëri, “plagprishësit” duhen më shumë se djemtë që nuk janë larguar kurrë nga shtëpia. Doktor Berisha një gjë të tillë mund ta vërtetojë edhe vetë me pjesën e dytë të historisë së tij politike.

 

Në korrik si në korrik

Korriku i këtij viti ngjan, për arsye dhe shkaqe të ndryshme, si dy pika uji me korrikun e vitit të kaluar. Në vitin 2010, pikërisht në fund të sesionit të verës së Kuvendit, shifrat e shumicës qeverisëse u vunë në një provë reale dhe mjaft të rëndë, e cila u provua si e patejkalueshme. Futja me urgjencë në rend të ditës të një projektligji për Shërbimin Informativ, që synonte largimin nga detyra në mënyrë të butë të shefit aktual të shërbimit, Bahri Shaqiri, kompozoi një shumicë të përkohshme, një shumicë tjetër nga ajo që qeveris. Kryesisht nën “dirigjimin” e amerikanëve që ishin kundër atij projektligji, votat e LSI-së u deklaruan kundër, po kështu edhe votat e dyshes çame Idrizi e Tahiri, ndërsa ish-zëvendëskryeministri Oketa dhe një ish-deputet demokrat, Paulin Stërkaj, u deklaruan gjithashtu kundër. Ky ishte momenti, që zoti Berisha e pa veten në minorancë dhe u detyrua të bëjë në heshtje një rivlerësim të votave që e mbanin atë në qeverisje. Po atëherë u verifikua mundësia matematike që Meta të bëhej kryeministër me votat e mundshme të PS-së, një mundësi që ai vetë dhe socialistët e hodhën poshtë politikisht duke sjellë thjesht forcimin e paktit të tij me Doktorin. Nga korriku në korrik, ky pakt nevoje reciproke tashmë është shndërruar pothuaj përfundimisht në pakt domosdoshmërie.

Nga kjo distancë një vjeçare, skena politike është pasuruar me elementë të rinj. Një nga të cilët, në këtë korrik, është mbajtja jashtë kabinetit të zotit Meta. Por kjo gjë lidhet kryesisht vetëm me vullnetin e tij dhe me fatin e procesit gjyqësor në të cilin është përfshirë. Meta i ka të gjitha mundësitë, që në përfundim të procesit dhe në varësi të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën e Lartë që të vendosë për rikthimin në qeveri. Gjithmonë brenda të njëjtës formulë aktuale, tre poste ministrash, përfshi dhe atë të zëvendësit direkt të kryeministrit. Kushtet e negociatës së dy vjetëve më parë në korrik 2009, kur partia e tij garantoi mandatin e dytë të zotit Berisha janë respektuar dhe mbi të gjitha, distanca e tij me Partinë Socialiste, kryesisht me mtonjësin e pushtetit, zotin Rama, është thelluar edhe më tej.

Në këtë formulë duhet të shtohet dhe fakti jashtëzakonisht i rëndësishëm që vota e LSI-së pati për Tiranën në datën 8 maj dhe pesha që vota e pesë këshilltarëve të kësaj partie do të ketë për katër vjetët e ardhshëm të mandatit të zotit Basha në bashkinë e Tiranës. Qoftë dhe kjo kartë e vetme të ishte në dorë të zotit Meta, vlera dhe pesha e tij specifike për të djathtën bëhet e pallogaritshme: Meta ka në dorë që votat në këshillin bashkiak nga 28 me 27 në favor të Bashës, të mund të përmbysen teorikisht në pikën 23 me 32 në favor të opozitës. Ky çelës për Tiranën mund të hapë derën e çdo digasteri ministror që Meta do të vendoste të kërkonte për veten. Deri në momentin që do ta donte. Ndaj në këtë rast, mes PD-së dhe LSI-së thjesht nuk ka negociatë. Ka një lëvizje në kahun: detyrim e përcaktim si në lojën e vjetër të fëmijëve, në lojën “damë”.

 

Çfarë nuk eci me PDIU-në?

Në rastin e PDIU-së, diçka ngjan se nuk ka shkuar mbarë në negociatat mes zotit Berisha dhe zotit Idrizi. Ky i fundit refuzon të komentojë shkaqet, por nuk mohon se ka refuzuar edhe kërkesën e kryeministrit që të bëhej personalisht anëtar i kabinetit. “Komunikimi me kryetarin e Partisë Demokratike ka qenë politik dhe konfidencial dhe nuk është politike që ta shuaj unë konfidencialitetin”, thotë Idrizi nga jugu i Shqipërisë, ku ndodhet me gjasa, pikërisht për pushime “politike”. Idrizi gjithashtu nuk mohon dhe nuk konfirmon se në fillim të javës që vjen është parashikuar një tjetër raund bisedimesh me kryeministrin, për të zgjidhur një ngërç mes dy aleatëve partiakë që për momentin janë të domosdoshëm për njëri-tjetrin.

Situata e krijuar me plotësimin e dy vendeve “vakante” në qeveri, me Halimin tek drejtësia dhe Bumçin tek kultura dhe turizmi, në vend që të mbyllte problemet, ngjan se vetëm sa i ka lënë ato hapur. Kryeministri Berisha e ka pasur të lehtë të zgjidhë njërën nga dy dilemat e tij, por e ka të vështirë të gjejë një zgjidhje për dilemën e dytë. Të dyja ato kanë të bëjnë me dy partitë kryesore aleate të tij që i garantojnë atij vetë numrat në qeverisje. Me LSI-në e ka zgjidhur në emër të tij Meta, me PDIU-në duhet të gjejë ende një zgjidhje.

Logjikisht, ngjan se palët janë po aq afër sa dhe larg gjetjes së formulës që do të kënaqte të gjithë. Pika ku negociata është prishur ka qenë jo emri i digasterit, por emri i ministrit çam që do të pranonte kryeministri. E sigurt është që zoti Berisha ka ngulur këmbë që ministër i tij i ri të ishte vetë Idrizi duke tejkaluar me veten në këtë rast, edhe kundërshtimin e mundshëm grek, dhe po kaq e sigurtë është që vetë Idrizi nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Arsyeja? Në fakt ka disa. Logjikisht, kreu i PDIU-së duket se ka gjykuar se një hap i tillë do ta pengonte atë në forcimin e partisë së tij. E njëjta arsye që e mbajti dhe një vit më parë, fiks në korrikun e vitit të kaluar, sërish jashtë kabinetit. Por që atëherë, kartat në dorë të çamëve janë shtuar. Një marrëveshje e vjetër, e verës së 2010-ës, mes Metës dhe Idrizit, nuk u realizua vetëm në një pikë: Meta largoi Dritan Priftin nga kabineti, ndërsa Idrizi, ndryshe nga sa ishte parashikuar, mbeti jashtë kabinetit. Një vit më pas, ajo çfarë mund të quhej edhe një dhuratë e kryeministrit, sot ka ndryshuar sepse kanë ndryshuar kushtet. Nga korriku i vjetshëm në këtë korrik, vështirësia për gjetjen e kësaj zgjidhjeje vetëm sa është shtuar. Duke pasur kohë në dispozicion, duke qenë edhe aleat në qeverisje, edhe jashtë saj, Idrizi mundi që të shpallet fitues në zgjedhjet e 8 majit me 65 mijë votat e papritura që morri në të gjithë Shqipërinë. Dhe mbi të gjitha, me dy këshilltarët që morri për këshillin bashkiak të Tiranës, arriti të dyfishojë forcën e numrave të tij dhe të presionit që mund të bëjë me numra mbi Doktor Berishën. Nga ana tjetër, në Kuvend, pesha e dy votave çame, shpesh e padukshme, është bërë vendimtare. Një vëzhgim i shpejtë i seancave parlamentare të mbajtura gjatë këtij viti, shumica e të cilave të bojkotuara nga opozita, dëshmon se në shumë raste, dy deputetët çame kanë siguruar kuorumin e nevojshëm në shumicën dërmuese të tyre. Njëlloj siç ndodhi në seancën ku u votuan dekretet për dy ministrat e rinj, në të cilën mungoi dukshëm në formë proteste Idrizi, por u paraqit në minutën e fundit Tahiri, si element kompromisi. Një skemë e lexueshme lehtë si presion, por pa ju vënë emrin presion.

Burime të rezervuara pohojnë dhe një detaj tjetër. Nga e hëna, kryeministri do të afrojë për aleatin e tij të domosdoshëm një tjetër tortë pushteti: të paktën tre deri në katër zëvendësministra të rinj. Kjo mund të jenë oferta e momentit të fundit. Qoftë dhe pa sakrifikuar zevendësministrat aktualë, qoftë dhe duke shtuar numrat e tyre. Idrizi refuzon ta komentojë edhe këtë skemë. Loja e hollë politike, që vetë Doktori ka dëshirë ta luajë, mes ekuilibrit numrave dhe lojës dinake me zjarrin, si një makinë që ec me xhiro maksimale motori, i ka të gjitha gjasat të bëhet edhe më interesante. Nëse ky pakt do të realizohet, atëherë, përjashtuar të papriturat e zakonta që ju dalin përpara qeverive shqiptare, fotografia e kësaj vere e kabinetit Berisha, do të jetë fotografia përfundimtare deri në zgjedhjet e reja të përgjithshme.

 

Presidenti, një shans i humbur

Java ishte e ngjeshur dhe si zakonisht ka ndodhur me korrikun e politikës shqiptare, ka qenë edhe ngjethëse. Deklarata e përbashkët Ashton-Fyle, parashikimet e zymta për çfarë note do të marrin zgjedhjet e 8 majit, sherri absurd për Piramidën me mërinë e pafshehur ndaj Top Channel-it, incidenti i dyshimtë në Bruksel i ministrit të jashtëm Haxhinasto dhe sidomos, sulmi i papritur, por pa emra të përveçëm i kryeministrit ndaj Presidentit të Republikës dhe kufiri i fundit për të plotësuar vendet në kabinet – nëse “vakanca” nuk do të duhej të zgjatej në kufirin e pesë muajve – janë shumë edhe për një vend si Shqipëria.

Në këtë javë, kryeministri Berisha morri një sërë lajmesh të këqia. Refuzimi kryeneç i Idrizit për të qenë edhe aleat në qeverisje, edhe vartës i zotit Berisha në kabinet, ishte një nga këto andralla që i kanë shkaktuar dhembje koke zotit Berisha.

Për të mbetur tek mundësia që kabineti do të vazhdonte të punonte me zëvendësministra, një rast i përsëritur që nga viti 2003 kur Nano e bëri një gjë të tillë, kjo ishte një mundësi më tepër se reale. Nëse atëherë, zoti Berisha në opozitë ka shfyrë kundër Nanos që e lejonte një gjë të tillë, kësaj rradhe, ai ishte fare pranë një situate identike. Duke ditur një gjë të tillë, në mënyrë krejt të papritur, ai sulmoi pothuaj edhe më ashpër se mbas 21 janarit Presidentin e Republikës. Pa i përmendur emrin, por duke lënë të kuptohej se me kë e kishte mllefin e tij të madh. “Ata të cilët shfrytëzojnë karriget e larta shtetërore, ata i përdhosin këto karrige, ata përdhosin kushtetutën, postet dhe karriget dhe janë më të mjerë se çakejtë e tyre, sepse çakejtë të paktën lehin, ndërsa ata vetë fshehin fytyrën dhe kanë frikë të dalin dhe kështu shndërrojnë institucionet kushtetuese të vendit në strofulla praktikash, konceptesh dhe qëndrimesh ataviste, primitive”, tha zoti Berisha në datën 20 korrik, në mbledhjen e qeverisë. Me një adresim të qartë ndaj Kreshnik Spahiut, nënkryetar i KLD-së dhe drejtues i Aleancës Kuq e Zi dhe sidomos, ndaj Presidentit të Republikës që gjykohet se qëndron mbas kësaj lëvizjeje që kundërshton regjistrimin e popullsisë. Ky sulm ndodhi për një arsye fare të thjeshtë. Presidenti kishte të drejtë që t´i vononte për një javë dekretet për Bumçin dhe Halimin, çka do të sillte votimin e tyre vetëm mbas fillimit të sesionit të vjeshtës. Në përgjigje të këtij sulmi, Presidenti vendosi vetëm një ditë më pas, të enjten, që me dy dekrete të njëpasnjëshëm, me numër 7050 dhe 7051 të verë firmën mbi dekretet. Madje, dekreti i dytë ishte për llogari të njeriut që kishte marrë përsipër të hetonte veprimtarinë e Presidentit në tragjedinë e 21 janarit. Qoftë dhe për pak “dinjitet” vetjak më shumë, zoti Topi mund të shfrytëzonte një shans që të kryente një hakmarrje të vogël pallati: të shtynte dekretet që t´i prishte humorin kryeministrit. Në vend të saj, zoti Topi zgjodhi sërish gjuhë të drunjtë kur u shpreh për problemin e gjykatësve të kolegjit zgjedhor të cilët i ishin ankuar me letër dhe kishin kërkuar mbrojtje nga institucioni që ai drejton gjithashtu, KLD-ja: “Presidenti i Republikës thekson se debatet publike mbi çështje të tilla, nuk duhet kurrsesi të tërheqin vëmendjen, ose të kalojnë në plan të dytë nevojën e madhe që ka vendi për zgjidhjen pa vonesë dhe afatgjatë të situatave politike”. Teksti i shkruar dhe natyrisht i menduar gjatë nga presidenca, le qartë të vihet re ndryshimi i fjalorit: zëvendësohet fjala “krizë” që përdor opozita për situatën, fjala “ngërç” që përdorin ndërkombëtarët; në vend të tyre, Presidenti zgjedh fjalën pa ngjyrë: “situatë”. Por kjo kishte ndodhur një ditë përpara se kryeministri të përdorte fjalën “çakall”, që sipas tij, ndodhet në institucione kushtetuese.

Kjo është një verë e nxehtë. Njëlloj si vera e vjetshme, pothuaj njëlloj si të gjitha verat politike në Shqipëri, njëlloj si vera e vitit tjetër që do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës.

18 komente në “Shpëtim Idrizi – “Pse jemi jashtë qeverisë””

  1. tourkofagos says:

    ai kufoma i pari ne foto,eshte sabri godo??????

    1. anastasi says:

      po sumofakosi ku esht

      1. grekndrydhesi says:

        Skatafagosi fshihet pas pseudonimeve se ndryshe ia masnin koken me spango vlonjatet!!!

        1. tourkofagos says:

          hahaha,,,,,per ke koke e ke fjalen!!!!

          1. anastasi says:

            hahahahah po 200evro imore shtij ne grindje shhqiptaret biri im ksu te tthash ke mesha

    2. "Pse jemi jashtè Shqipèrisè" says:

      Ndèrsa ky komentuesi kètu lart èshtè gjithmonè i pari ‘fango’ ndaj quhet ‘tuorko-Fango’?!?!!

  2. elio says:

    Camet nuk i do njeri as e majta e as e djathta..preferojne me mire te bien nga qeveria sesa te jene ne qeveri me camet…KANE TE DREJTE….”I love cameria PFFFFFFFFFFF

    1. tourkofagos says:

      per kuriozitet,a kane camet ndonje site!!!!??????
      do te ishte me ineres,te tu benim pak lexion,,,,,!!!

    2. tg usa says:

      camet vertete jane te pa bese por per rastin ne fjale plaku i rjedhur i lutet dhe cami nuk mer pjese ne qeneveri

  3. tiransi says:

    po esht e mira qe sala tja u haj te gjith ketyre plerave koken jo ti fus ne qeveri

    1. Viola says:

      Dakort jam me ju ,por kush do tyja haje Sales pastaj?

  4. tom says:

    “Terheqja” e Presidentit eshte kushtetuese, mos u kruani…

  5. tom says:

    Idrizi eshte ndeshkuar per qendrimet e tij pro-camore dhe pro-kombetare…

    1. altin says:

      ouuuu…Kush eshte qendrimi pro -cam ? jam dakort qe ai mund te jete cam me origjine por qe ai ceshtjen came vetem e ka perdor per ti sherbyer Sales dhe Tos Nanos. Ka kohe qe nuk e kemi degjuar ate studion angleze te avokatise qe do merrte pronat e cameve ! ku humbi studjo? ISHTE MASHTRIM ! Me siguri shum gjynafqar qe presin hajer nga Timi mund te jene genjyer nga ky premtim alla Tos Nano per kthimin e fajdeve, por ne realitet ai eshte thjesh nje mashtrus ordiner.
      A eshte ky Shpetim |Idrizi qe u be deputet me votat e te majtes dhe ka perfundu te preheri Sales duke i tundur topet njeren ai dhe tjetren Lir Meta?. Me bukra ishte kur tha qe jemi gati te riblejm pronat tona per te ndihmuar Greqine te dali nga kriza….eshte per tu dhi gazit me kto idiotizma foshnjerake.
      Po ky qendrimi pro-kombtar kush na qenka apo qe perdor flamurin ne fushate? Sjelljet e tij jane tipike prej mashtrusi por qe po i del boja shpejt e shpejt dhe nuk ka per te zgjat shume.

  6. Nabukodonosor says:

    Kush eshte ai hajvan qe beson se Shpetim Idrizi eshte patriot??Shpetimi per para shet camet,camerine,Tahir Muhedinin dhe ke ti dale para.Frike Shpetimi ka vetem Fatos Nanon se ai ja merrte tufen me euro dhe per 5 minuta e bente bythe ne kazino.

  7. Sociologu says:

    KALLIRI I RENDE E MBAN KOKEN POSHTE, Kurse Ky e mban koken perpjete! me gjithe shkerdhatokracine e tij. koha e Pordhes!

  8. Luli says:

    Ti shume e ke qe je dhe deri aty!
    Ti je nga ata burra qe s’meriton asgje!

  9. Hija says:

    Po i marim pyetjet nje nga nje.

    Nese Idrizi eshte hajdut sipas teje,faktoje qe ka vjedhur?

    Ne te vertete eshte pyetje retorike, historiku i TIMIT ne fakt ka vetem vjedhie. Drejtori i targave (njeriu i tosit te nanes) fillon e fut ne pune 3 mije euro e siper pa llogariur patentat,sa dhe autoshkollat e denoncuan ne tv para nje jave. Drejtori i ri i policise ndertimore, nipi i tij ka nje rroge mujore 12-18 mije euro ne muaj(ne fakt prandaj hoqen te vjetrin per 50 mije euro). Nendrejtori i hipotekes se tiranes (24 vjac nga kukesi)e bleu vendin (se ka nxjerre shumen deri tani). Kryekeshilltari i qarkut ne durres i ka dhene deri tani ne dore 30+8 mije euro “kontribut”. Projekti i monumentit perkujtimor bente 10 mije euro nga te cilat 5 mije do ja japin projektuesit 5 mije per vete (te pakten keshtu ka rene dakort).Drejtori i hipotekes ne durres pagoi 50 mije euro per te ndenjur ne kete post. etj etj etj etj

    A ka futur ne pune njerez te elktoratit te rraskapitur te partise qe grabiti?
    Praktikisht, asnje te denje te ketij elektorati.
    Pervec cameve qe u bene te tille pas vitit 2009.
    Ardian Tana dhender i sekretarit te pare ne elbasan, ish sekretar rinie, me shkolle mesuesie 3 vjecare, tipik mole e bute servile qe nuk i plas fare per komunitetin e partise se grabitur.
    Abaz Hado, cam safi pas vitit 2009, sekretar partie i shijakut ku nga cdo gje mund te marri vesh por vetem nga piktura jo.Hipokrit i lindur

    Kush jane konkretisht deklaratat e tij kunder çameve?

    Po jap vetem nje.
    Mqse greqia eshte keq me financa, camet do ti blejne me leket e tyre pronat.(qe ne fakt thelbi nuk eshte prona por pranimi i spastrimit etnik)etj etj

    Nese Idrizi e ka degjeneruar çeshtjen çame,thuaj nje fakt?

    TIMI qe kur ka dale ne skene per kete ceshtje vetem e degjeneron sepse po e kthen kete ceshtje ne nje tragjeti satirike ku vetem genjeshtra premton dhe me vone i haron. Aq keq eshte puna sa qarkullojne barsaleta per camet ne baret e tiranes ku ajo me e perdorura eshte: Nanua i cameve te Qirje Timit.
    Asnje aktivitet serioz per kete komunitet…..

    Je i sigurt qe Greqia eshte punedhenesi i tij?

    Vete lajmi i zv mistrit grrrek e tregon fare qarte kete.
    Por edhe dicka, a e dini ju se nuk eshte shprehur i pari zv ministri grek por e ka pyetur gazetarja e para. Cfare pergjigje prisnit ju nga zv ministri grrrek!!!?

    Z. Dashamir Tahiri ne fakt me pak fjale kete ka thene qe Qirje Timi e ka bere me kohe e me vakt biznes privat kete pune.
    Dhe sa per kulture
    Familja e Timit ka IKUR nga Cameria shume para vitit 1944 dhe kur ka ikur e ka shitur KASOLLEN, dy delet, dhine bile dhe qenin.
    Qirje Timin nuk e lidh asnje gje me ate krahine.

    Populli i kesaj krahine ne fakt eshte “fatkeqi” i vertete.

    Edhe dicka, me sa kam pare nqse eshte bere dicka ndonjehere per kete ceshtje ka te beje vetem ne vitet 2007-2009 me partine PDI etj etj etj

    Kush jane miqte e TIMIT!!
    Fevziu qe e pompon ne klan, Mesila dora e te gjithe partive (ne fakt si ka lene gje mamit), Tosi i Nanes dhe gjithe shpura e drejtoreve te tij, Enkel Demi “burrrri i devotshem”, etj, etj, etj

    Hapini syte dhe zbuloni veshet o njerez te mire!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje