Politikanët përsërisin shpesh të njëjtën gjë, veçanërisht për faktin se këshilltarët që përgatisin fjalimet janë të njëjtët. Kështu ndodhi kur Kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalim për sektorin e energjisë kur erdhi në pushtet dhe “Top Channel” zbuloi se të njëjtin fjalim e kishte mbajtur edhe paraardhësi i tij, Fatos Nano. Shkaku qe i thjeshtë: i njëjti zyrtar që kishte përgatitur fjalimin e Nanos, kishte përgatitur edhe fjalimin e Berishës.
Ka gjithashtu një legjendë që thotë se një këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë gjatë kohës së qeverive socialiste, arriti t’i shesë pesë a gjashtë ministrave të ndryshëm të njëjtin fjalim.
Dy ditë më parë, Kryeministri Berisha mbajti një fjalim mbi bujqësinë, i cili në shqetësimet e ngritura, ngjan pikë për pikë me një fjalim të Ramiz Alisë.
“Vendi ynë është nevojtar për tokë, prandaj të luftojmë për ta shtuar atë”, – deklaroi Alia më 5 mars 1988, ndërsa vizitonte një kooperativë bujqësore në Lushnjë.
“Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë parasysh çdo minutë, çdo orë e çdo ditë, se jemi vendi me sipërfaqen e tokës bujqësore më të paktë për frymë në Europë, gjithsej 1800 metër katror për frymë”, deklaroi Berisha në mbledhjen e qeverisë ndërsa media e interpretoi fjalën e tij si një rikthim te fushata e viteve ’70 “t’u ngjitemi maleve dhe kodrave dhe t’i bëjmë ato pjellore si edhe fushat.”
Jo vetëm nga shqetësimi i ngritur, por edhe nga formulimi, duket se Kryeministri i sotëm ka huazuar fjalimin e Alisë. Nuk është e sigurt nëse Berisha e ka gjetur fjalimin e Alisë nëpër librat e historisë, apo e ka marrë nga këshilltari i përbashkët. Dihet se këshilltari i sotëm i Kryeministrit për bujqësinë dhe mjedisin, Lufter Xhuveli, ka qenë gjithashtu zyrtar i bujqësisë në kohën e komunizmit.
Mundet që Berisha të ketë thjesht të njëjtin shqetësim, dhe përputhja mes dy fjalimeve të jetë një koincidencë, por kjo mundësi është e vogël, për shkak se toka e pakët është një shqetësim që i përkiste ekonomisë shqiptare të kohës së komunizmit, ndërsa sot, kur e gjithë bota ushqehet me drithëra të importuara nga Rusia, Kanadaja apo Australia, sasia e tokës për frymë nuk përbën kurrfarë shqetësimi.
Duket se Berisha bën një gabim që Alia nuk e bën: Kryeministri i sotëm del në konkluzionin që Shqipëria është vendi me tokën më të paktë bujqësore për frymë në Europë, gjë që është e pavërtetë, pasi Italia e Gjermania kanë edhe më pak tokë për frymë sesa Shqipëria.
Edhe renditja e suksesit në bujqësi me shifra margjinale që nuk shprehin ndonjë realitet, është shumë i ngjashëm mes Alisë dhe Berishës.
“Po bëhen disa vjet që ekonomia jonë po përparon me rritje frontale. Që nga fillimi i viteve ’80 deri më sot, prodhimin bujqësor e blegtoral ju e keni shtuar gati 50 për qind, me një ritëm katër herë më të shpejtë se ai i shtimit të popullsisë”, deklaronte Alia në fshatin Sevasteri të Vlorës. Shifrat ishin të gënjeshtërta. Që nga viti 1980, prodhimi bujqësor për frymë ishte në pakësim. Popullata po rritej më shpejt sesa prodhimi bujqësor.
“Lajmi shumë i mirë ishte lajmi që dha dje Ministria e Bujqësisë, sipas së statistikave të saj, ka një rritje prej 31 për qind të eksporteve bujqësore në gjashtëmujorin që kaloi, krahasuar me gjashtëmujorin e një viti më parë”, deklaroi Kryeministri Berisha të mërkurën e shkuar. Sipas Institutit të Statistikave, Shqipëria eksportoi 4.96 miliardë lekë mallra të grupit “Ushqim, pije dhe duhan” gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, me rritje 18.1 për qind në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, kur u eksportuan 4.2 miliardë lekë. Eksportet e ushqimeve përbëjnë 5 për qind të totalit të eksporteve të bujqësisë dhe përbën 0.371 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Shqetësimi për tokën
Shqipëria gjatë regjimit komunist jetonte me besimin se është e mundur që popullata të rritet shpejt, ndërsa prodhimi i ushqimeve të rritet edhe më shpejt. Ky besim rridhte nga fakti që Karl Marksi kishte folur me përbuzje për Robert Malthus, një demograf anglez i shekullit të tetëmbëdhjetë, i cili besonte se popullata rritej më shpejt se ushqimet dhe se kjo gjë shpërthente gjithmonë me krizë në fund.
Në vitin 1975, në Shqipëri u hap për kultivim këneta e fundit e disponueshme dhe pas kësaj, qeveria iu rikthye tokave të pafrytshme që më herët përdoreshin si kullota. Në vitin 1985, qeveria e kohës u bind se tokat e hapura në zonat kodrinore nuk jepnin frute dhe rrjedhimisht hoqi dorë nga hapja e tokave të reja. Vetëm në këtë kohë, qeveria u ndërgjegjësua për herë të parë që toka qe e fundme, por nuk hoqi dorë nga politika e nxitjes së riprodhimit të popullatës.
Sot shumë gjëra kanë ndryshuar. Shqiptarët kanë emigruar në masë, popullata po ulet, vendi po urbanizohet dhe sasia e tokës bujqësore për frymë po rritet.
Dy fjalimet e ballafaquara me njëri-tjetrin, tregojnë se njëzet vjet postkomunizëm dhe ekonomi tregu nuk i kanë mësuar gjë udhëheqësisë së vendit.
*SHQIP
Lexoni këtë link dhe do kuptoni shumë.
http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html
Sdo mend qe do ta kopjoje,se fara e tij eshte.I thashe nje mikut tim sot se Sali bisha eshte izoluar e flet percart,ska rruge tjeter e do dorezohet,se pret askush.
Pergjigja qe kjo;Pse si kujton ti nga vjen ky njeri,nda civilizimi qe ka te nevojshme shoqerimin me njerez te tjere.JO o jo,ky vjen andej ku njeriu shikon nje tjeter njeri, njehre ne dite,keto kafshe jane mesuar te rrojne vetem.Vetem druri e shpor kete sharlatan..
.
Ne fakte shqetsimi mund te jete i njejte , po harroni nji gja esenciale qe PRONSIA mbi token eshte e ndryshme e ky eshte dhe ndryshimi i sistemit , pra ne rase ne kohen e diktatures katundaret punoni qe kur zbradhte deri ne darke per 40-leke ne koperativat ose gulaket e komunizmit , ose per 120 leke te vjetra ne Fermat skllaveruese , qe tu rritshin eksportet , qe te merrnin valute kupola e kuqe , ndersa sot n.q.se eksportet rriten ose toka bujqesore vihet ne eficence , perfituesi eshte katundari qe e prodhon , ky eshte nji ndryshim esencial , po ish komunistave ju ka mbete ore te diktatura.
ke te drejte kur thua qe ish komunisteve ju ka mbetur ora te diktatura.saliu eshte i vetmi komunist ne pushtet dhe do jete ne pushtet deri sa ti vije ngordhja
Ja c’kandodhur ne Shqiperi:Katundaret per 60 vite braktisen bujqesi-blegtorine,fshatrat,pushtuan Tiranen tani u thone shqiptareve,tokat qe lame ne shkoni ti punoni juve.
Saliu ne eshte patriot i vertete te veje ne fshat ta ringjalle atje bujqesi-blegtorine e Vicidolit paskesaj te vije ne Tirane.Ne kete rast edhe katundaret e Vicidolit s’kane si ta shajne.
Bej baba te te ngjaj, nga ajo vrime ka dale dhe ate lloj pordhe di te bej, çfar prisni ju…..
Sa naive eshte populli, por eshte per te ardhure keqe dhe komentuset e internetit mendojne se Sala eshte kunder (Topit dhe Edit…) Ne ate pallatin famekeq “pallati GJETHEVE” SI NE KOHENE e Enverit dhe ne kohen e Ramizit, ashtu dhe ne keto 20 vite te zeza…ne ate pallatin e GJETHEVE jane te njejtet agjente, sot quhen “keshilltare” keshilltaret qe pregatisen fjalimet e ty partive PD+PS=PPSH edhe te disave te te tjere, keta jane te njejtet “Ramizi,Nexhmija,Sabri Godo, Saliu,Nano,Edi,Gjenushi,Ceka,Agolli,”…Ne se ne shqipetaret nuk perdorem “LITARIN,HANXHAR,SEPATEN,GOZHDEN, DHE ME NE FUND ACID”.